SHKRIMI
e diel, 21 janar 2018

FATMIR BRAJSHORI: BELBËZAKU BATON HAXHIU DHE RRËFIMI I SHKUMBIN MEHMETIT NË 'KLAN KOSOVA'

Zürich, 12. 01. 2018: Praktika e demokracisë është praktika e mendimit të lirë. Çdo gjë që ekspozohet publikisht do t‘thotë i nënshtrohet gjykimit të masave.

Emisioni „DEBAT“ në Klan Kosova (kupto: Zemuni) i cilësuar „SPECIAL“ i porositur nga të tjerë dhe i udhëhequr nga Baton Haxhiu, njeriu i cili në kohën kur vriteshin e verboheshin syt e Kosovës, e kishte fuqinë e takimit me shefin e UDB'ës serbe, ishte shumë keq i parapërgatitur, me manipulime të hetueshme sikur edhe „qëllimi“ sipas Makiavelit...

Ky Baton Haxhiu, që mendoj fare nuk është gazetar, që nuk e njef gazetarinë, bile s‘paku katër shtyllat kryesore të saj, me gjasë, shërbimet sekrete, për publikun, kanë krijuar tek ky njeri „gazetarin!“

Por duke qenë i krijuar me zor - ky na del - një kopje imituese shumë e zbehtë e Blendi Fevziut!

Meqë Ruzvelti kishte thënë që „asgjë nuk ndodhë rastësisht„ gjatë historisë, thënja e Kadri Veselit, se „ata që kanë punuar për UDB-ën sot janë vlerë për ne“, duke aluduar në shërbimin sekret të Kosovës, s‘do mend që nuk ishte e rastësishme por e qëllimshme dhe e bazuar në ndonjë shembull konkret, të njohur për të...

Por t‘i kthehemi sihariqeve të „lajmit ekskluziv“ dhe të keqparamenduar, për ta përpunuar opinionin, nëpërmjet rrëfimit, të një vrasësi, i cili, siç u tha „që nga viti 2001 i takonte një organizate „kriminale“.

E para dilemë që mund të shtrohet është kjo: Si është e mundur, që një dëshmitar i mbrojtur i prokurorisë speciale të EULEX'it, që mbahet i izoluar në burgun e sigurisë së lartë, të arrijë të jap intervistë, opinionin e tij, dëshmi për ngjarjet më bombastike, në Kosovën e pas luftes, dhe atë, për një televizion privat siç ishte Klan Kosova?

Se çdo gjë ishte e montuar dhe e porositur mjafton ky fakt:

1. Nuk mund të jesh, edhe dëshmitar i mbrojtur në njërën anë dhe në anën tjetër, i burgosur dhe i vendosur në burgun e sigurisë së lartë.

2. Në tërë botën dëshmitarët e mbrojtur prokuroria i mban anonim dhe si bën të njohur gjerë ditën kur ata paraqiten, në ditën e gjykimit, për të dhënë dëshminë e tyre, për XY personat e akuzuar... Por edhe me këtë rast, identiteti i dëshmitarit të mbrojtur, ruhet dhe mbahet sekret nga opinioni publik.

3. Nga ana tjetër, kur një i burgosur izolohet dhe transferohet në një burg të veçantë atëherë ky i burgosur, s‘ka mundësi dhe të drejtë komunikimi me asnjë person të tretë civil përpos atyre zyrtar dhe atyre me leje të veçantë të dhënë nga gjykata që zakonisht ka të bëjë me ndonjë kryefamiljar...Pra, nuk ekziston as de jure dhe as de fakto mundësia e komunikimit me opinionin e jashtëm e aqë më pak, komunikimi me mediat, qofshin ato të shkruara apo edhe ato difuzive (elektronike)...

Se si ia doli një televizion “privat“ të hyjë në burgun e sigurisë së lartë (nëse është bë intervista në atë burg) për të intervistuar të burgosurin me rrëfimin e tij më „hollivudjan“ i mbetet prokurorit të shtetit të hetojë, opinioni të veprojë, teksa drejtori i burgut dhe oficerët e tjerë të arsyetojnë...

Nëse KLAN KOSOVA, ka marrë leje për të intervistuar personin në fjalë, lejedhënësi duhet të arrestohet dhe hetohet ngaqë në radhë të parë, u shqetësua opinioni i gjerë me „t‘vërteta e thashetheme“, sikurse, zbardhja e disa të dhënave, mund të jetë pengesë për prokurorin, për t‘hetuar rastet.

E, nëse thashethemet që përfliten një kohë të gjatë, që s‘pari Gazetaexpres (në fillim e Baton Haxhiut e sot e Berat Buzhalës) e më vonë Klan Kosova janë të themeluara nga SHIK-u, arrijnë të hyjnë në qelit e burgut me „siguri të lartë“ qytetarit siç duket s‘po i mbetet gjë tjetër përpos të përjetonë, ato që kishin përjetuar kileanët nën Pinoçen...

Se si e kishin merituar kileanët gjeneralin Pinoçe (me grushtet) pak a shumë e dimë që, nuk e kishin zgjedhur vet por ne në Kosovë, jemi ata që këta që po i mbajnë jetërat tona në duart e tyre, vet i kemi zgjedhur...


Por të analizojmë pak vet rjedhën e emisionit...

Ajo që binte në sy në radhë të parë ishin belbëzimet e moderatorit në këtë rast Baton Haxhiut, sa herë që paraqitej për të lajmruar, storien apo rrëfimin e radhës të rrëfimtarit që pas vete bartte një bagazh të rëndë me 30 vite dënim me burg.

Por ishte shumë interesante që, autorët e emisionit në fjalë, kishin bërë përpjekje që, herë herë „rrëfimtarin e porositur“ ta cenzuronin me një bipppppp, me arsyetimin se, përmenden emra por për të cilët rrëfimtari kishte dëgjuar, nga të tjerë, por që vet s‘mund ta vërtetonte pohimin ngaqë nuk ishte prezent!

Dhe m‘u këto bipppppat e Klan Kosovës e kishin dhe kanë bishtin mbrapa dhe këtë për këto arsye:

E para, dihet që ekzistojnë ekspertët e leximit të buzëve të cilët deshifrojnë jo vetëm emrat e shqiptuar të iks ypsilon personave por edhe fjali të tëra të shqiptuara. Dhe shi për këtë, sa për ironi edhe pse diletantë në fushën e leximit të buzëve, arrija të kuptoja dhe deshifroja emrat të cilët Klani i Baton Haxhiut, në mënyrë amatore, me një BIP mundoheshin gjoja t‘i mbronin personat në fjalë...

E dyta që me siguri mund të jetë kjo: në një anë të kenë alibi që me bipat televizivë mbrojtëm „nderin tuaj“ nga rrëfimtari dhe nga ana tjetër, gjoja pa dijenin e tyre, megjithëse bëmë përpjekje, u deshifruan.

Por ekziston një pyetje e logjikshme:

Përse KLAN KOSOVA nëse ka dashtë të mbrojë ca emra përpos BIPat nuk ka bë edhe mbulimin e buzëve?

Natyrisht që nuk ishte e vështirë për t‘u kuptuar që personat e BIPave, janë disa që sot gjenden nëpër pozita të larta udhëheqëse...

Se qëllimi i emisionit ishte kompromitimi i Ibrahim Kelmendit (veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare) tregon e dhëna që: megjithëse rrëfimtari i porositur me asnjë fakt nuk dëshmoj që kishte pasur kontakt fizik me Ibrahim Kelmendin, për çudi, Klan Kosova nuk e cenzuronte me BIP kur përmendej ky dhe vëllai i tij...

Ajo që më bëri të mendohem ishte fakti, për mua shumë interesant, se fill pas përfundimit të emisionit, dy tre minuta pas, në portale u dha një Intervistë me Ibrahim Kelmendin, s‘pari në një farë portali me emrin gazeta express ( jo kjo e Buzhales) rreth „rrëfimit të Klan Kosoves“ që ishte, për mua shumë e dyshimtë... Krijova përshtypjen që Intervista ose prononcimi ishte përgatitur shumë më herët; se vet Ibrahim Kelmendi ishte i njohtuar paraprakishtë për ato që, njeriu që pranonte vet se ishte vrasës „rastësor“ do t'i thonte,,,

Edhe kjo për mua, ishte e mbështjellë me velon e sekreteve nga shumë sekrete tjera,,,

Dhe për fund margaritari diletant i një „gazetari belbëzor i krijuar me zor“, i cili në mënyrë donkishoteske, komenton pamjen e jashtme, të njeriut të cilit, ia kishin rezervuar një orë të tërë, për të akuzuar ata që realisht s‘mund t'i akuzonte dhe për t‘i mbrojtë ata që ndjehen të akuzuar!“

Ai krahason mjekrën e „rrëfimtarit“ me ato mjekrat siç tha ai “moderatori belbëzor“ të luftetarëve të Sirisë, me çka ja huqi në tërësi ngaqë personi që veten e identifikonte si pjesëtar i një grupi kriminal, vizuelisht dukej në rregull dhe po ashtu mjekrra e tij, ishte ku e ku ma në rregull se ajo e Baton Haxhiut!

Por nëse për autorët e emisionit pamja e tij ishte e çrregulluar atëherë me të drejtë shtrohet pyetja: përse i servuat një njeri të tillë opinionit, me pamje të çregullt „alla Isis“ sipas „moderatorit belbëzak“ Baton Haxhiut, në një „soapshow“ alla biakosovare?!

Kur e gjitha të analizohet atëherë mbesin „dilemat“ e mëdha:

Kush e organizoi tërë intervistën televizive me një të burgosur, i cili hë për hë, i ka të ndaluara prononcimet publike?

Si hyri ekipi i Klan Kosovës në qelitë e burgut me siguri të lartë?

Kush u dha lejen nga ekzekutivi për t‘hyrë në lokalet e burgut?

Kujt i duhej kjo intervistë?

A do t‘thotë kjo që, i burgosuri për krime të rënda, jetën e tij e ka në duart e porositësve të rrëfimit dhe të mediumit të tyre Klan Kosova?

Kush do ta marrë përgjegjësinë, nëse rrëfimtari do bëjë vetêvrasje?

E shumë pyetje tjera që kërkojnë zbërthim, ku më kryesorja është: A jemi ne qytetarët e thjeshtë të sigurtë në një Kosovë, që siç dëgjuam, sipas „moderatorit belbëzak“ Baton Haxhiu - qenka shumë e pasigurtë!

Zoti e ndihmoftë Kosovën por, s‘kam qare pa u shpreh në mënyrë degoljane:

Poshtë kosovarët (kupto: shqiptarët)!

Rroftë Kosova (kupto: Shqipëria)!



Zona e Debatit - Shkumbin Mehmeti: Rrefimi ekskluziv per vrasjet e pasluftes - 11.01.2018



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

LOBI SHQIPTAR NË EUROPË!

DOKUMENTAR

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks