SHKRIMI
e diel, 18 nëntor 2018

FAHRI DAHRI: PROBLEMATIKAT EPOKALE PËR ҪAMËRINË

Itali, 16 janar 2018: Kumtesa e sotme merr shkas nga pragtakimi i radhës i ministrave të jashtëm të dy shteteve, lidhur me agjendën e shumëpritur të ndreqjes së dëmeve të mëdha të trashëguara nga perandoria osmane dhe të qeverisjeve të 100 viteve të fundit. Për një kurorëzim të suksesshëm të këtij takimi, me karakter të rëndësishëm politik, social dhe historik, kërkohet që të dy shefat të ngrihen me vendosmëri dhe guxim mbi urrejtjet, frikërat, budallallëqet që na kanë shoqëruar gjatë 200 viteve dhe të nënshkruajnë me bindje dhe ndërgjegje të plotë "Manifestin e mirëkuptimit, bashkëpunimit, bashkëjetesës paqësore midis dy popujve tanë".

Me forcën e së drejtës, të hedhin poshtë me neveri zërat çjerrës etno-fetarë të çdo individi, grupnjerëzve shpirtzinj apo partive konservatore, neonaziste, qoftë dhe të kujtdo përfaqësuesi të institucioneve fetare.Të arrihet pa hezitim vendosja e paqes duke shkelmuar ligësitë e pamotivuara, të shtypen njëherë e mirë si parazitë të pështirë. Të hidhen në koshin e plehrave pretendimet e paargumentuara, të sajuara me taktika të djallëzuara nga palët duke shfrytëzuar favoret që u shërbente koha, të çlirojnë nga mendjet mediokre ngurtësitë narciste me teoritë e mbrapshta nihiliste, që “ekzistencën” e quajnë “inekzistencë”. Të krijohen standarte serioze në marrëdhëniet dy palëshëse; ndërsa sajesat dhe këmbënguljet qesharake të niveleve të budallallëqeve të marrin fund njëherë e mirë; të sigurohen atmosfera pajtuese,ku të dy popujt të ecin përpara, në bashkëjetesë, bashkëpunim reciprok dhe të pavarur.



Urrejtja, Frika. Egoizmi, budallallëku, diskriminimi dhe Inteligjenca

Epoka jonë ka krijuara mundësira të reja në qendrimet që duhen mbajtur ndaj individëve, grupeve shoqërore, komuniteteve të ndryshme, deri tek marrëdhëniet mes popujve që përfaqësohen nga shtetet përkatëse. Shekulli i XIX-të ndikoi në perfeksionimin dhe kapërcimin në shkallë më të larta organizative të shoqërisë njerëzore, gjithmonë duke patur në themel etninë, fiset, besimet fetare, territoret etj. Ngritja në nivele më të larta të organizimeve shoqërore u shoqërua edhe me krijimet e institucioneve më të gjëra përfaqësimi, mbështetur tek specifikat e identiteteve të secilit grupim shoqëror, nga ku lindi “Ndërgjegja kombëtare”.

Kapërcimi organizativ në shoqëritë njerëzore, krahas kompaktësisë që prodhoi veçimi etnik, pruri dhe pasoja negative të natyrave serioze si efekt i dallimeve etnike, racore, ngjyrave dhe besimeve fetare. Bashkë me ndërgjegjen kombëtare lindën edhe mosmarrëveshjet mes kombeve, të cilat krijuan distancimet dhe ambiciet mes tyre. U shtuan urrejtjet, frikërat, egoizmat, budallallëqet, diferencimet mes popujve të mëdhenj dhe atyre më të vegjël, mes të pasurve dhe të varfërve, më të fortëve ndaj më të pa fuqishmëve, mes shumicës dhe pakicës.

Të gjitha këto ndryshime në organizimet e shoqërive njerëzore, si çdo lindje apo transformime rrënjësore që shoqërohen me dhimbje dëshpëruese, edhe lindja e nocionit komb nuk mund ti shpëtonte dhimbjeve të lindjes. Krijimet e kombeve tek popujt u shoqëruan me veprime tepër armiqësore, krijuan luftëra të përgjakshme, urrejtje, mungesë bashkëjetese, etj. fenomene negative të cilat u përhapën edhe më shumë në shekullin e XX-të, me më tepër egërsi, derisa u shkaktuan dy Luftëra Botërore dhe Luftërat Ballkanike. Para këtyre ngjarjeve çnjerëzore, popujt e Gadishullit të Ballkanit u përfshinë në konflikte të armatosura, ku si të fortët dhe të pambështeturit ishin të pranishëm respektvisht ndaj pasojave pozitive dhe negative.

Kumtesa do të përqëndrohet tek pasojat që kanë shkaktuar veprimet e paprecedentë të shtetit Serb dhe të shtetit Grek ndaj etnisë shqiptare në përgjithësi dhe pakicave etnike shqiptare, banuese në trojet autoktone por nën sundimin e shtetit Jugosllav dhe shtetit Grek. Arësyeja për këto shtjellime lindi nga takimet e Kretës dhe të Tiranës.

Fillimisht e shoh të nevojshme të bëj një shkëputje për të njohur terrenin social të rajonit të Çamërisë. Në të tria prefekturat e rajonit, në Thesproti, Prevez, Artë dhe rrethina e tyre, përpara Luftës së Parë Botërore dhe Luftërave Ballkanike, popullsia përbëhej (85%) me banorë autoktonë çamë të etnisë shqiptare me dy besime fetare, të krishterë dhe myslimanë. Mbas Luftës së Parë Botërore dhe atyre Ballkanike, gjatë viteve njëzet, ndaj banorëve çamë myslimanë të prefekturës së Artës dhe Prevezës, shteti Grek fillimisht u përqëndrua në ushtrimin e dhunës, detyrim për shpërngulje nga vendi tyre me emigrim në shtetin Turk; ndërsa në vendbanimet e çamëve myslimanë u vendosën ortodoksët turq të ardhur nga Azia. Ato lëvizje demografike, ndryshuan rëndshëm strukturën përbërëse të popullsisë në prefekturat e rajonit të Çamërisë.

Ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore, shteti Grek, i cili në strategjinë e tij kishte çpopullimin tërësor të krahinës së Çamërisë nga banorët autoktonë çamë myslimanë, ndërmori masa tejet shtrënguese, duke filluar nga viti 1913, në të gjitha drejtimet si: ndaj pronës, besimit fetar, mohimit të të gjithave të drejtave si pakicë etnike, fetare, politike e sociale. Me mjeshtërinë e shpifjeve dhe mashtrimeve, siguroi miratimin e misionarëve “Aleatë” për kryerjen e masakrave, gjenocidin etno-fetar ndaj gjithë popullsisë myslimane që kishte mbetur në Thesproti dhe i dëboi me dhunë nga vendi i tyre autokton, gjatë viteve 1944-1945.

Urrejtje qorre, e pa argumentuar dhe realisht e pa motivuar, por që ishte pjellë e ideologjisë ogurzezë “Megalloidhea”, që, sipas saj, populli etnik shqiptar duhej të përqafonte besimin ortodoks që të arrihej shtimi i kombit grek, në të kundërt ndaj etnisë shqiptare do fillonte armiqësia, urrejtja: ndërsa ndaj pakicës shqiptare, çamëve myslimanë, do ushtrohej dhunë e tërësishme deri në ç’farosjen e saj. Me këto taktika synohej arritja e plotësimit të strategjisë së përhapjes së helenizimit të popujve në Ballkan, duke ringjallur Perandorinë Bizantine.

Urrejtjet e përhershme dhe keqkuptimet antagoniste mes dy popujve.

Në periudhën që sot jetojmë, duhet ta themi me plot gojën dhe ta pranojmë se mes popujve tanë, grekë, shqiptarë dhe serbë, nga e kaluara trashëgojmë stereotype të përhershme, të “kurorëzuara” kryesisht me viktimizimin. Të tre popujt ndajnë mes tyre mendimet se secili prej tyre paska qenë gjithmonë viktimë. Shqiptarët akuzohen nga greko-serbët se edhe sot, si dhe në të kaluarën janë përpjekur për t’u bërë dëm grekërve dhe serbëve, kur faktet si historike dhe të kohës tonë vërtetojnë të kundërtën. Anagjore vrehet edhe tek shqiptarët, të cilët në kujtesën e tyre ruajnë përherë se fqinjët, si jugorët dhe veriorët, kanë qenë armiq, gjithmonë kanë vrarë shqiptarë, kanë përdorur dhunë fizike, pasurore dhe morale, kanë kryer gjenocid etno-fetar, dhe shpërngulje masive nga vatrat amtare si ndaj kosovarëve dhe ndaj çamëve myslimanë. Tek shqiptarët faktet historike dhe të kohës së sotme vërtetojnë praninë reale të viktimizimit.

Siç jam shprehur disa herë, këto urrejtje, qendrime negative, të ashpra e armiqësore, të theksuara u shfaqen me krijimet e shteteve Serbe dhe Greke, në fillimet e shekullit të XIX-të, me strategjitë e tyre “Naçertania” dhe “Megalloidhea”, ku parashikoheshin zgjerimet e territoreve në trevat shqiptare, që at’kohë i takonin Perandorisë Otomane. Ndërsa më të theksuara dhe që kaluan në ekstreme, vepruan me shkëputjen e trojeve etnike shqiptare, kalimit të territoreve Kosovë-Metohisë në veri, Çamërisë në jug, Janinës dhe Grebenesë në juglindje dhe lindje, në juridiksion, respektivisht të Jugosllavisë e Greqisë, në vitin e mbrapshtë 1913.

Në periudhat para formimit të ndërgjegjes kombëtare dhe të organizimeve shoqërore sipas kombeve, të tre këta popuj, banues në territoret përkatëse, kanë jetuar si fqinj, mbanin lidhje dhe e rrepektonin njëri-tjetrin, duke mos përjashtuar incidentet, ngjarjet rutinë, monotone.

E shoh të nevojshme ndalesën tek lindja e nocionit “komb”, i cili u shfaq po thuaj rreth gjysmës së dytë të shekullit XIX-të, kohë e cila është karakterizuar nga fjalimet, bisedimet rreth ekzaltimit, lartësimit, lavdërimit të kombit nga secili popull. Kohë ku nocioni komb ishte mbizotërues në mendimin publik dhe që tipizonte kuptimin reciprok tek të tre popujt fqinjë (serbë, shqiptarë, grekë). Në këta popuj, mbizotëronin thëniet për secilin komb që i bashkonte gjaku, terrritori, fisi, traditat, gjuha apo dhe besimi fetar dhe secili, tashmë, lartësonte kombin e tij. Në kushtet e diferencimeve dhe lavdërimeve të njërit komb, e natyrshme që tek kombi tjetër lindin keqkuptimet, të cilat kalojnë në urrejtje, egoizëm, përballje deri në amiqësi mes tyre. Kjo situate krijoi ndarjet e mëdha dhe u harruan marrëdhëniet, mirëkuptimet e dikurshme mes fqinjëve.

Mendoj se urrejtjet, egoizmat etj. duhen lënë mënjanë, sigurisht mbas realizimit dhe zbatimit seriozisht të institucionit të pendimit, dëmshpërblimit, faljes dhe bashkëpunimit mes palëve. Mbetet me rëndësi të konfirmohen traditat e marrëdhnieve miqësore mes të tre këtyre popujve. Në ditët tona, ku kemi një “bollëk” informacionesh edhe nga e kaluara, nuk është e pranueshme mos reflektimi ndaj periudhave intensive të krijimit dhe përhapjes së paragjykimeve të kohës së Luftërave Ballkanike, të dy Luftërave Botërore dhe në vazhdim. Raportet mes nesh duhen përmirësuar hap pas hapi, nëse duam të jetojmë në miqësi dhe paqe. Kërkimfalja e sinqertë është kushti kryesor dhe merr vlera të vërteta kur ndjehet se duhet thënë, jo kur i kërkohet apo detyrohet. Kërkimfalja për krimet e kryera duhet të jetë një e drejtë e veçantë etnike, dhe jo sa për sy e faqe, as për hipokrizi.

Në vazhdim kujtojmë disa ndjenja, pasione negative, të dala në sipërfaqe nga shekulli XIX, dhe të përdorura me sukses nga të dy shtetet Serb e Grek edhe gjatë shekullit XX-të, ndaj shqiptarëve si: diskriminimi, urrejtjet dhe këmbënguljet e pa justifikuara. Në mos pranimin e bashkëbisedimeve, zgjidhjen e problemeve të lindura në kohët ku veprimet çnjerëzore nuk njihnin kufi, mungonin konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare për ruajtjen e të drejtave të individit, grupeve shoqërore, pakicave etnike apo fetare etj.

● Urrejtja, emocion njerëzor që paraqitet si efekt i agresivitetit të mbledhur kundër një personi ose ndonjë grupi shoqëror. Urrejtja e krijuar pa marrë parasysh motivet dhe paprekshmërinë e të urrejturit, tregon se jemi përpara një “urrejtjeje qorre”, e cila ndryshon shumë nga urrejtja që vjen si arësyetim i inatit. Urrejtja ndodh të konsiderohet edhe si një reaksion paragjykimi "i drejtë nga ata që e japin" në situata të krijuara nga njerëzit ose ambienti që na rrethon. Në këtë këndvështrimi e pandehim si të drejtë urrejtjen, si diçka normale, dhe reagojmë për të bërë keq. Por këtë mënyrë të kuptuari, mendimtarë e profesionistë, e gjykojnë të pa drejtë, një mentalitet i vjetër, paragjykues.

Ndjenja e urrejtjes lindi dhe u krijua ndaj çamëve myslimanë nga shteti i at’hershëm Grek, duke u bazuare tek diferencimi etnik, fetar, gjeografik, pasuror, ekonomik dhe politik. Në kushtet politike dhe ushtarake të kohës, të favorshme per palën greke, politika shtetërore dhe kishtare greke, nxitën urrejtjen tek pakica greke e zonës dhe hap pas hapi urrejtja u shtri dhe mori përmasa më të gjëra, të cilat ndjehen fuqishëm, apriori edhe sot, megjithëse të pavetdijshëm tek brezat që i trashëgojnë nga të parët.

● Frika teorikisht dhe praktikisht është vërtetuar se krijon urrejtjen. Njerëzit urrejnë atë që e kanë frikë, prandaj, atje ku ka urrejtje, prapa saj fshihet frika. Urrejtja shfaqet në shumë forma e ngjyrime të ndryshme. Andrew Michael Sullivan, autor amerikan (lindur në Angli Sullivan, më 10/08/1963), frikën e përkufizon: «Ekziston urrejtja që ka frikë dhe urrejtja që thjesht ndien përbuzje; urrejtja që shpreh pushtet dhe urrejtja që vjen nga mungesa e pushtetit; hakmarrja dhe urrejtja që vjen nga smira….Ekziston urrejtja e shtypësit dhe urrejtja e viktimës”.

Pikërisht ishin këta faktorë që krijuan shtatin e urrejtje greke ndaj pakicës çame myslimane, e cila deri në fillim të shekullit XX, ishte racë superiore, gjeografikisht, moralisht dhe ekonomikisht.

● Egoizmi. Dihet se njerëzit janë të pajisur me arësye, me ndjenja dhe pasione, të cilat në saje të mbizotërimit prej nesh, arrihet të vendoset ekuilibri ose baraspesha. Nëse nuk do të kishte “vendosje ekuilibri”, në mos e pamundur, do të ishte e vështirë ekzistenca në një shoqëri. Po kështu, nëse njeriu nuk do ti drejtohej arësyes, siç shprehet edhe Kanti, nuk do të mund të përpunonte, apo rendiste fenomenet natyrore dhe shoqërore, por të gjitha do mbeteshin ashtu, kaotike siç edhe paraqiten të lira në natyrë. Një ndjenjë tjetër apo pasion që shfaqet tek njeriu është egoizmi, i cili dëshiron që të mirat e tij të jenë pa kufij; egoizmi sjell keqdashje; nxit dëshira për ti bërë keq tjetrit, deri tek mizoria e skajshme. Siç kemi dhe të kundërtë e tyre mëshirën, e cila dëshiron të mirën e tjetrit dhe dallohet me bujarinë, madhështinë e shpirtit.

Rastet e mësipërme të egoizmit, vërtetohen historikisht të pranishme në gjithë praktikat shtetërore, sidomos të shteti Grek ndaj komunitetit mysliman të rajonit të Thesprotisë. Fatkeqësisht veprimet e palës greke karakterizohen me përvetësimin e njëkohshëm të dy nxitsave të mësipërm të egoizmit. Ndërsa mëshira që është baza e vetme e moralit dhe që lind nga ndjenja e identitetit tek të gjithë njerëzit, nuk ka qenë e mundur për të qenë e pranishme tek pala greke ndaj komuniteteve me raca, etni dhe besime ndryshe nga ortodoksia.

● Sipas përkufizimeve të dijetarëve, tiparet dalluese për një person, apo grup njerëzish për tu cilësuar “budalla”, apo budallenj janë: Zëmërimi pa shkak. Fjalët pa kuptim. etj. Shumica e njerëzve, duke marrë mendimet e të tjerëve pa u bindur me fakte, në të vërtetë kthehen në “njerëz të tjerë”. Nuk flasin me mendjen e tyre, por me mendjen e të tjerëve. Diferencimet, përjashtimet, të qenurit të “padëshirueshëm” në territoret e shtetit Grek të çamëve myslimanë, të cilëve edhe sot nuk u lejohet lëvizja e lirë në vendin e tyre apo të të parëve, është shembull i gjallë që politika, shteti apo kushdo tjetër në Greqi, veprojnë me mendjen e parardhësve, të atyre që kryen masakra dhe gjenocid ndaj një komuniteti, pra veprojnë me mendjen e atyre. Pikërisht kjo tregon se nëse nuk duan të quhen “njerëz të tjerë”, le të ndryshojnë në veprime dhe të ecin me mendjen e tyre.

● Një aspekt tjetër i padenjë, i turpshëm dhe aspak njerëzor është përdorimi i diskriminimit. E tillë quhet çdo formë e dallimit, e përjashtimit, kufizimit ose ndonjë preference, me qëllim të mohimit, refuzimit të të drejtave të barabarta, të mbrojtjes, mohim të parimit të barazisë, fyerje ndaj dinjitetit njerëzor. Diskriminimi dallohet me veprimet jo të drejta, si tek “diskriminim në baza racore, kombëtare, ngjyre, gjinie, religjioni (besimeve fetare), etj”. Diskriminimi është përdorure ndaj njerëzve autoktonë, ndaj minoriteteve, ndaj fëmijëve, kundër atyre që kanë të meta fizike dhe psikike etj. Diskriminimi shfaqet në shumë forma, dhe secili mund të supozojë disi, se ka qenë i prekur nga diskriminimi. Prandaj, vetëdijësimi për këtë çështje është esencial për ta përballuar atë në mënyrë efektive.

Sot, si rezultat i përvojave historike, ndalimi i diskriminimit është miratuar me konventa ndërkombëtare dhe legjislacione kombëtare. Diskriminimet duhet të trajtohet seriozisht si shkaktarë të konflikteve, rreziqeve që dëmtojnë paqen, stabilitetin ndërkombëtar.

Komuniteti çam mysliman, i viktimizuar nga shteti Grek, pikërisht nga mos pranimi dhe zbatimi i konventave dhe ligjeve të tij, ka kërkuar dhe kërkon njohjen e dinjitetit të lindur dhe barazi në të drejtat, siç është parashikuar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, ku pasqyrohen shtyllat për liri, drejtësi dhe paqe në botë.

● Së fundi, ajo që i eklipson të gjitha veprimet e ndjenjave çnjerëzore, të cilat janë fryte të ndjenjave të mësipërm është “Inteligjenca”. Kjo ralizon ekuilibrimin e instinkteve, emocioneve dhe intelektit. Në të kundërt, çekuilibrimi i tyre përcakton budallallëkun. Albert Ajshtajni mençurinë e përkufizon: "Nuk ëhtë e vërtetë se jam më i mençur, unë u qëndroj më gjatë problemeve mbi kokë" .

●●●

Me vëmëndje tepër të veçantë dhe me besim tek ndikimi i erës së paqes dhe mirëkuptimit, po ndjekim takimet “Kretë-Korçë”, me bindje se qeveritë e dy vendeve do të spostohen nga ndjenjat negative dhe me guxim, e trimëri të bazuar tek e drejta, do të veprojnë në zgjidhjen e problematikave me arësyetim dhe inteligjencë, duke u qendruar “problemeve mbi kokë”. Urojmë zhdukjen e errësirës në këto hapësira Ballkanike.

Nëse arrihet nga çdo individ, grupe apo shoqëri njerëzish të përfshira në komb dhe sidomos nga shtetet që ndërtojnë politikat e zhvillimit jetësor, të kuptohen të mirat dhe të ligat, është e sigurtë se njerëzimi po shkëputet nga epokat që mbollën lufëtra, egërsi, urrejtje dhe diskriminime, drejt epokës së re, që karakterizohet nga paqja, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi.

Urojmë dhe besojmë arritjet më të mira në takimin “Kretë-Korçë”. Besojmë se do mbizotërojë, në gjykimet e qëndrimet ndaj zgjidhjes së problemeve, arësyeja njerëzore.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks