SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

BESIM CENGU: POROSIA E FILOZOFIT KARL POPER DHE FANTAZMA E 'NURI BEUT'!

Tiranë, 5 shkurt 2018: Filozofi dhe politologu i njohur austriak i fundit të shekullit të XX, Karl Poper, te libri i tij brilant “Mjerimi i Historicizmit”, nënvizonte se “mazhorancat absolute priren (rrezikojnë) të bien në qeverisje tiranike”.

Ky është rreziku real që kanos mazhorancën sot.

Opozita duhet respektuar e dëgjohet jo se si e në ç’mënyrë paraqitet, apo vepron në jetën e përditshme politike e sociale, por se ajo është institucion legjitim e kushtetutor. Për tu kërcyer tangoja e politikës duhen dy vetë, ndryshe nuk ka asnjë kuptim.

Opozita duhet të respektohet si institucion, se ajo është fytyra e pushtetit të nesërm. Mazhoranca të përjetshme s’ka e s’do të ketë me këtë sistem demokratik që aplikojmë sot. Herëdo kurdo, opozita do të jetë në pushtet.

Mirëpo për të realizuar misionin që ky institucion thellësisht i rëndësishëm e jetik, ajo duhet deomos të prodhojë modelin e ri që grish votuesin te alternativa e vet mbushamendëse. Thirrjeve të paqarta të liderit të opozitës, për ndërtimin e një koalicioni antiqeveritar nuk i mbushin mendjen askujt.

Mjerisht deri sot opozita nuk e ka “asin nën mëngë” për të qenë faktor serioz. Përderisa nuk e ka, nuk e arrin dot pushtetin që aspiron as sot e as mot. Nëse “as nën mëngë” konsiderohet Ervin Salianji apo Grida Duma, ardhja në pushtet e opozitës nuk shihet gjëkundi në horizont.



Karl Popper (1902 - 1994)


Tipi i këtyre politikanëve nuk përfaqësojnë e frymëzojnë askënd, nuk rrëmbejnë zemrat e njerëzve, përkundrazi i irritojnë ata. Me “relike” të marra prej partive fantazmë që janë përdorur sa për të plotësuar mozaikun politik, nuk fitohet gjë.

Mediu, Ndoka, Dule, Duka etj, janë “idhuj pa krena” të një praktike politike të harruar qëmoti krejtësisht të pasuksesshme. Aq më keq kur merret në krah shembulli më i keq i një partie familjare që është ngritur mbi bazën e privilegjeve të punësimit në administratën e djeshme të korroptuar si LSI.

Opozita e sotme ka nevojë permanente modelin e ri që sjell frymën e re, jashtë këtyre shushunjave, por mjerisht i mungon për një mal shkaqesh. Figurat politike groteske nuk janë gjetje. Nuk janë as model i ri, përkundrazi, kopje e shëmtuar e Nuri Beut- politikisht e ideologjikisht te vdekur.

Rrjedhimisht, e ardhmja te opozita nuk gjendet e nuk duhet të kërkohet nga një produkt i këtij lloji që modelin e vet e ngre mbi shembullin më të keq të prijësve që e kanë katandisur në këtë gjendje partinë e vet.

Produkti politik kërkohet të jetë tjetër: mendim i ri, gjuhë e re, praktikë tjetër që troket energjikisht në ndërgjegjen e njerëzve. Opozita na rezulton se para zgjedhjeve të qershorit të vitit të kaluar nuk e ka krasitur pemën e vet, por i ka prerë degët asaj që ka ndërprerë prodhimin. E kam fjalën, prodhimin e filizave të rinj, krejt të ndryshëm prej shembullit të “babait”.



Sali Berisha alias Nuri Beu i PD'së!


Mohimi i “babait” te opozita është sot imperativ i gjithësecilit që merr frymë jo vetem te PD, por te i gjithë spektri i djathtë sot. Sepse ashtu sikurse “një fantazmë, sillej në Evropë" fantazma e komunizmit, sot rrotull kokës së çdo opozitari sillet një fantazmë, fantazma e Nuri Beut si teori, parim e veprim.

Bota e “vrau” fantazmën që sillej nëpër Evropë. Fantazma e “Nuri Beut” duhet “vrarë” prej atyre që pretendojnë të vijnë nesër në pushtet.

Përkundër kësaj gjendje të nderë e pa shpresa të opozitës, mazhoranca, si një rast jo i zakonshëm në zhvillime të tjera politike, e ka “asin e vet nën mëngë” që përfaqëson modelin që funksionon.

Erion Velia si model i ri, përkundrejt “kukullave ruse” të opozitës, ka profilin e plotë dhe përfaqëson frymën e re me rezultatin e dëshmuar suksesshëm këto dy vjet. Profil që ka mbyllë edhe gojët më kritike, madje cinike të "çakejve" dembelë që dje nuk bënë asgjë.

E megjithatë prej mazhorancës, përballë fatkeqësisë politike që buron prej varfërive të ideve të opozitës, mungesës së alternativave të saj qeverisëse, akteve kryekëput destruktive, duhet patur më shumë se asnjëherë tjetër parasysh porosia e filozofit austriak Karl Poper se “mazhorancat absolute priren (rrezikojnë) të bien në qeverisje tiranike”.

Arroganca, megalomania, mospërfillja, rënia e ritmit të punës, janë elementet e para të “qeverisjes tiranike”, prej të cilave duhet të ruhet mazhoranca..

Ndaj kujdes!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks