SHKRIMI
e diel, 20 maj 2018

FAHRI DAHRI: DY FAZAT E ' ÇËSHTJES ÇAME' DHE E DREJTA PËR T'U TRAJTUAR DHE ZGJIDHUR

Itali, 7 shkurt 2018: Takimi i dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, padyshim është një ngjarje e cila ndiqet me shumë interes nga të gjithë dhe me dëshirën që të arrihet një përfundim sa më i plotë, i qartë dhe i drejtë.

Nisur nga leximi i shkrimit:“Takimi Bushati-Kotzias, Paskal Milo zbulon detaje nga negociatat”, botuar tek gazeta shqiptare, datë 20. O1,2018, më duhet te sqaroj dy çështje:

I.- Nga sa lexuam në gazetën “Shqiptare” mendimet e shfaqura nga ish ministri i jashtëm z, Milo, i cili ndërmjet të tjerash, shfaq dhe përfundimet për dy probleme, për problemin e detit (problem i paqenë, por që u qënësua) dhe për “Çështjen Çame”, të cilat sipas ish ministrit nuk do të zgjidhen, bile për problemin e “çështjes çame” i jep edhe një parashtesë të theksuar:

“Nuk mendoj se do të zgjidhet as çështja e kufirit detar dhe jo dhe jo, çështja çame”, sigurisht ai shprehet paraprakisht, por duke qenë figurë “e rëndësishëm” për të dy palët, diçka e tillë mundet të jetë ashtu. Personalisht nuk më intersojnë mendimet e kujtdo qoftë, sepse nuk janë mendime zyrtare dhe që për më shumë, kur në këto mendime personale, vrehen edhe “dëshira” për po dhe jo.



Megjithatë për z. Milo dhe për të gjithë ata që nuk e njohin problemin e Çamërisë dhe të çamëve, do të paraqes shkurt disa të veçanta.

Problemi, që njihet me “Çështja Çame”, ka dy faza tepër të veçanta dhe të rëndësisë ndërkombëtare, që duhet të njihen, dihen dhe zgjidhen.

a) Çështja çame, lindur në vitin 1913, me kalimin e rajonit në shtetin Grek,

b) Gjenocidi Grek ndaj çamëve myslimanë në vitin 1944-1945):

● Kalimi i territorit të rajonit të Çamërisë, teritor etnikisht shqiptar në shtetin Grek (pa u ndalur- këtu – mirë apo keq), u shoqërua me masa tejet armiqësore, ndaj shqiptarëve çamë të rajonit. Shteti i atëhershëm Grek, i trajtoi “të padëshirueshëm”, nuk u njohu etninë, u mohoi gjuhën, traditat, besimnin fetar dhe mbi të gjita me reformat agrare i shpronësoi pasuritë e palujtshme dhe të lujtshme. I quajti turq, i dëboi nga vendi autokton dhe në trojet e tyre, gjatë viteve njëzet, instaloi ortodoksët e Turqisë. Ndërsa nga viti 1913 deri në vitin 1944, pjesa tjetër e çamëve që nuk kishin pranuar largimin nga vendi, i u nënshtrua diskriminimit, fetar, etnik, diferencime në të gjitha fushat e jetës, nuk u bëhej as shërbimi demografik (nuk rregjistroheshin as lindjet, as vdekjet etj.).

Kjo periudhë, 1913-1943 përbën “Çështjen Çame”, ku shteti Grek nuk ka pranuar për zbatim asnjë Konventë apo ligj Ndërkombëtar për banorët e atij rajoni (si të krishterëve dhe myslimanëve).

● Faza e dytë, që shumë politikanë, apo zyrtarë nga të dy palët, nuk “dëshirojnë” ta trajtojnë me këtë “term”, është periudha e “Gjenocidit grek ndaj çamëve myslimanë”. Masakrat e shtetit nazi-fashist të arhershëm Grek, ku në atë rajon, çamët myslimanë u vranë, u therën, u internuan, u dogjën me benzinë fëmijë dhe gra çame, dhe si masë e fundit ndëshkim i pa parë, u krye largimi i dhunshëm i atyre banorëve.

Kjo periudhë, maj-qershor 1944 deri në Mars 1945 përbën “Çështjen e gjenocidik grek ndaj çamëve myslimanë”, ku shteti Grek akuzohet për gjenocid ndaj një komuniteti të tërë dhe që sipas ligjeve ndërkombëtare, duhet që ai veprim të dënohet si “krim ndaj njerëzimit”.

Ndaj këtyre veprimeve vrasëse, mohuese dhe shkelje të të drejtave të njeriut, që kanë ndodhur këto 100 vjet, besoj askush nuk e mohon se “Çështja Çame”, bashkë me ‘të dhe “Gjenocidi grek ndaj tyre”, është çështje greko-shqipatare dhe ndërkombëtare. Çështje parësore për tu trajtuar dhe zgjidhur nga bisedimet dypalëshe. Pra, mendoj se qendrimi që interpreton z. Milo se: “jo dhe jo çështja çame”, nuk duhet të trajtohet si diçka ordinere dhe e pa rëndësishme, në takimin që po mbahet, apo dhe në vijim. Edhe nëse vërtet qendron mendimi i z. Milo, dhe se vërtet mbas pak kohe, do të ndodh ashtu, përsëri nxitimi dhe shpejtësia e z. Milo për të dhënë një lajm të tillë, në çdo aspekt njerëzor, jep një shije të hidhur, të keqe. Nëse mendimi i tij është i porositur për të përgaditur opinionin publik, ndryshon puna. Sidoqoftë e keqja çnjerëzore që ka ndodhur për atë komunitet, nuk krahasohet me të keqen e sotme, të mundshme, e cila të na përcillet me zell të madh për të marrë “flamurin e lajmëtarit!”.

II.- Çështja e pronave, që trajtohet po këtu nga studiuesi Ksenofon Krisafi, i cili e lidh me Ligjin e Luftës, ku kërkohet të shoqërohet edhe me amendamentin e një ligji grek të vitit 1998, që lidhet me rregjistrimin kadastral..”dhe që shqiptarët nuk e patën mundësinë të bënin rregjistrimin e pasurive të tyre atje në kadastra sipas kërkesave të ligjit të vitit 1998.....duhet patjetër të amendohet edhe ky ligj sepse përndryshe rënia e Ligjit të Luftës nuk do të ketë efekte praktike”. Sigurisht këto janë rrjedhoja, dhe me miratimin e tyre, patjetër do të ketë shumë gjëra që duhen sistemuar dhe rregulluar nga ana ligjore. E rëndësishmja e madhe, nëse arrihet heqja e Ligjit të Luftës”, qendron se mes dy shteteve tona nuk ka ligj lufte, pra hiqet nga mendjet e njerëzve “acarimi” se jemi në luftë. Të tjerat “shkojnë e vijnë”, thotë populli. Por, për këtë problem, dëshiroj të sqaroj se ligji i vitit 1998, vërtet është i tillë, por nga pikpamja ligjore, morale dhe mbi të gjitha e të drejtave universale, ligji i vitit 1998, ishte absolutisht i pamundur për tu zbatuar nga banorët çamë myslimanë me banim në Shqipëri. Siç dihet nga të gjithë, çamëve myslianë, shumë më heret u është ndaluar me ligje për të shkelur në vendin e tyre “po se po”, por në të gjithë territorin e shtetit Grek. Ligj që vepron edhe në ditët tona!. Nëse shteti Grek do shfuqizojë ndalimin e lëvizjes së lirë tëçamëve myslimanë në trojet e tyre, pra edhe në shtetin Grek, atëhere atyre u lind e drejta për të kryer veprimet e rregjistrimit kadastral.Në llogjikën time, e njëjta gjë argumenton mos mundësinë e pronarëve shqiptarë për rregjistrim pasurie, sepse në këtë mosveprim, ndikonte pokërisht Ligji i Luftës.

Përfundimisht, shpresojmë se organizimi i takimeve të këtij niveli dhe me të tilla problematika, të krijuara gjatë këtyre 100 viteve, do të gjejë rrugët më të mira dhe me arësyetime njerëzore të mbështetura në fakte, me drejtësi ligjore, morale dhe gjykimet bashkëkohore, të bazuara në Konventat dhe Ligjet Ndërkombëtare, do të arrijnë të krijojnë atmosfera miqësore mes dy shteteve dhe poujve tanë. Rëndësi të veçantë ka se është çelur faza e diskutimeve, e cila paraqitet miqësore dhë strukturore. Personalisht uroj sinqerisht angazhimin e të dy palëve për të ndjekur në vazhdimësi dhe mbajtur gjallë frymën pajtuese dhe risjelljen e miqësisë vllazërore mes dy vendeve.

Ulja në tavolinë për bisedime, ka vlera të pakrahasuara me qendrimet e ngurta ndaj njëri-tjetrit duke treguar forcën ushtarake. Kjo tregon se kemi hyrë në një epokë të RE. Le të shpresojmë për më të mirat që i presim të na vijnë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks