SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

GJEKË GJONAJ: ETHET PASZGJEDHORE- A(S')JANË SHQIPTARËT TË DENJË TË QEVERISIN ME ULQININ?!

Ulqin, 9 shkurt 2018: Ulqini të dielën e kaluar mbajti zgjedhjet lokale të radhës. Nga rezultatet paraprake të Komisionit Zgjedhor Komunal qytetarët e kësaj komunë me të drejtë vote, edhe kësaj herë si çdo herë deri më tani, votuan shqip. Votëbesimin ua dhanë subjekteve të tyre të preferuara politike. Thënë me gjuhën e statistikës u siguruan atyre 19 ulëse në përbërjen e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Me këtë veprim civilizues dëshmuan pjekurinë e tyre politike për t’u mundësuar shqiptarëve të qeverisin me Ulqinin katër vitet e ardhshme.

Dhe derisa sovrani e tha fjalën e vet. Tani mbetet në partitë politike shqiptare Forcën (9 këshilltarë), Unionin Demokratik të Shqiptarëve (3 këshilltarë) dhe Koalicionin “Zgjohu Ulqin” ( 7 këshilltarë) të përbërë nga Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Iniciativa Qytetare “Perspektiva”, që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Të bëjnë atë që nuk arritën ta bëjnë para zgjedhjeve. Të kalojnë vetveten. T’i lënë interesat personale. T’i harrojnë mosëmarrëveshjet. Mëritë. Mllefet. Inatet. Intrigat e kaluara dhe të bëhen bashkë këto parti, që të formojnë një koalcion serioz, stabil e të qëndrueshëm.



Ndërkohë partitë shqiptare në Ulqin, sikurse edhe në të gjitha trevat tjera shqiptare në Mal të Zi, vazhdimisht kritikohen me të drejtë për mungesë bashkëpunimi dhe për mosarritjen e një uniteti të përbashkët. Ato për fat të keq ende vazhdojnë të jenë të përçara dhe shumë keq të çara në mes vete sa kjo duket se është e pamundshme. Megjithatë, mbështetësit e tyre duan të besojnë se liderët e partive të përmendura shqiptare do ta kuptojnë se me teke nuk ecet në politikë. Dhe, se pikërisht mund të jenë ata që të ulen në tavolinë. Të bashkëbisedojnë e të shtrijnë dorën e pajtimit, duke lidhur besën me njëri-tjetrin dhe të tregojnë fuqinë e kombit shqiptar për të marrë timonin e drejtimit dhe të zhvillimit në këtë komunë.

Këtë “besëlidhje” të re të partive politike shqiptare e presin me padurim të gjithë bashkëqytetarët dhe bashkëkombësit e tyre brenda dhe jashtë vendit. Kjo do të ishte formula më e mirë dhe modeli më i preferuar për të zgjidhur ethet paszgjedhore në këtë komunë dhe për të zgjidhur dilemën se a janë apo jo shqiptarët e denjë dhe të gatshëm për të qeverisur me Ulqinin.

Partitë politike shqiptare në këtë komunë duhet të arrijnë të unifikojnë interesat dhe qëndrimet e veta politike e në asnjë mënyrë të ndahen disa në pushtet e disa në opozitë. Sepse asisoji ujin e çojnë në mullirin e huaj dhe do të merren veçse me njëra-tjetrën, duke harruar popullin shqiptar që ua dha votën dhe nuk i ndëshkoi për dështimet e tyre të deritashme. Pra, subjektet nacionale shqiptare le të jenë bashkë, qoftë në pozitë, qoftë në opozitë. Bashkimi bën fuqinë. Dhe kjo fuqi është fitore.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks