SHKRIMI
e mërkurë, 24 tetor 2018

GJEKË GJONAJ: SHKOLLAT SHQIPE NË MALIN E ZI DUHET TË MBAJNË EMRA TË FIGURAVE KOMBËTARE SHQIPTARE E JO EMËRTIME SLLAVE

Ulqin, 13 shkurt 2018: Institucionet shkollore me mësim në gjuhën shqipe në Malin e Zi, ende vazhdojnë të mbajnë emërtime sllave nga periudha e komunizmit. Kjo bëhej në bazë të kritereve ideologjike dhe kornizave partiake e shtetërore të pushtetit, të cilin, veç tjerash, e karakterizonte antishqiptarizmi i skajshëm. Sa për ilustrim po përmendim Shkollën Fillore “Jedinstvo” në fshatin Skorraq, në vendlindjen e kreut të shquar të fisit të Hotit Dedë Gjo Lulit, mbase figurës më me zulmë të të gjithë luftëtarëve të Malësisë. Gjimnazin “25 Maji“ në Tuz”. Shkollën Fillore “Mareshali Tito” dhe Shkollën e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” në Ulqin. Nuk janë këto raste të vetme që nuk përfaqësojnë as vullnetin dhe as kulturën e popullit shqiptar në këtë republikë..

Drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe këshillat e prindërve nuk kanë fuqi, guxim apo janë të paaftë të bëjnë diçka në rishikimin me përgjegjësi të emërtimeve sllave antishqiptare me ideologji komuniste dhe zëvendësimin e tyre me personalitete të mëdha historike nga radhët e shqiptarëve.



Dedë Gjo Luli - Dedvukaj (1840 - 1915)


Këto dhe të gjitha institucionet e kulturës në përgjithësi, duhet të mbajnë emra të denjë, atdhetarë të shquar, njerëz të dijes, të artit e kulturës shqiptare për të cilët tashmë koha e ka thënë fjalën e vet dhe ato figura janë bërë ndërgjegjja kolektive e popullit shqiptar. Emërtimi i shkollave me emra të rinj është imperativ i kohës. Për këtë problem nuk duhet të heshtim më. Kemi heshtur mjaft. Patjetër duhet të ndryshojmë këtë mentalitet përulësie kohësisht i skalitur thellë në shprehi. Drejtuesit e shkollave shqipe në marrëveshje me mësimdhënësit dhe këshillat e prindërve duhet të kërkojnë zyrtarisht nga Ministria e Arsimit ndërrimin e emrave aktual. Vallë, pse mos ta bëjmë këtë ne shqiptarët (autoritetet e shkollës), në kohën kur edhe Mali i Zi në shumë raste i ka ndryshuar emërtimet sllave të periudhës komuniste dhe emrat e partizanëve e heronjve serbo-malazez? Mangësitë dhe gabimet e tilla, mund dhe duhet të korrigjohen. Përndryshe, pranimi me indiferencë i një dukurie të tillë, mund të konsiderohet si nëpërkëmbje dhe përbuzje e vlerave të mirëfillta historike dhe kulturore kombëtare.

Edhe një shkollë fillore në Berlin mbanë emrin e një heroi të heshtur shqiptar, Refik Veselit, i njohur si njëri ndër shqiptarët jo të pakët që i ka shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë do t’u kthejmë shkollave tona identitetin dhe fytyrën e vet bujare si tempuj të dijes të shqiptarëve në një shtet që ka zgjedhur rrugën drejt Europës së bashkuar.

Ne kemi personalitete të mëdha historike dhe nuk kemi nevojë të huazojmë emra figurash joshqiptare. Me këtë do të nderojmë emrat e personaliteteve të shquara të historisë dhe kulturës shqiptare. Emërtimet e këtilla kanë për qëllim që ne dhe gjeneratat pas nesh, t’i përkujtojmë dhe të afirmojmë personalitetet historike dhe kulturore të kombit tonë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks