SHKRIMI
e enjte, 19 korrik 2018

FATMIR BRAJSHORI: JO TELENOVELËS 'DEMARKACIONI'!

Cyrih, 26 shkurt 2018: („Loja e fëmijëve mali i mbretit!“)

E tërë telenovela me emrin "Demarkacioni" ka si protagonist të këqinjë dy subjekte: Hashim Thaçin dhe LDK-ën!


I pari, nënshkruan demarkacionin, më 26 gusht 2015, kur deputetët ishin në pushim, pa pyetur njeri! Ai i di arsyet e një veprimi të tillë! E dyta LDKja, partia e vetme ekzistuese në Kosovë, që themelimin e saj e ka të regjistruar në Beograd dhe e cila, që nga zanafilla kokën gjithnjë e ka (e kishte) të kthyer në drejtim të Beogradit, Podgoricës, Skopjes (këta se njohin Shkupin), pra me sy mallëngjyes për Jugosllavinë mos ekzistente dhe gjithmonë rezistuese dhe tepër luftarake dhe me shpinën kthyer, shtetit të vetëm të shqiptarëve, Shqipërisë!

Pastaj, e tërë zhurma, rreth raportit Bulliqi, është tentim- manipulim, i z. Ramush Haradinaj, që mundësishtë, të shpëtoj 'me ner'.

E para, nuk mundet në Kuvend të aprovohet, edhe dokumenti i nënshkruar, i gushtit të vitit 2015 në njërën anë edhe raporti i komisionit të Bulliqit në anën tjetër!

Meqë pala malazeze, e ka miratuar në parlament marrëveshjen e vitit 2015, do të thotë se çdo marrëveshje tjetër, e nënshkruar, sa për sy e faqe, është e pavlefshme!

Sa herë që Mali i Zi t‘i drejtohet gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar, kjo e dyta, gjithëherë dhe kurdoherë, do i jap të drejtë Malit të Zi.

E vetmja mundësi e Kosovës është që:

"Kuvendi i Kosovës, me votë, të shfuqizoj marrëveshjen e vitit 2015 me arsyetimin se është shmangë Kuvendi i Kosovës si i vetmi organ vendim‘marrës dhe me këtë akt, ratifikimi i dokumentit nga pala malazeze, do të ishte i pavlefshëm, jo obligues dhe i një anshëm!"

Vendimet e njëanshme gjykata ndërkombëtare i shqyrton madje ndryshe,,,

Qeveria e Ramush Haradinajt, me tentim votimin e tri mundësive bëri një mashtrim të trefishtë dhe atë, duke sjellë për votim:

Ratifikimin e Marrëveshjes së vitit 2015

Raportin e Komisionit Bulliqi, dhe

Nënshkrimi (privat) i Thaçit me Vujanoviqin, në cilësinë e presidentëve.

Pra kjo është akoma tentim‘mashtrim më i madh se ai i gushtit 2015 ngaqë, nëse aso kohe, u bë përpjekje për një mashtrim t‘vetëm, teksa sot, qeveria e zotit Haradinaj po tenton të na imponoj një mashtrim të trefishtë!

Pse është mashtrim i trefishtë?

E para, mos anulimi i nënshkrimit të 26 gushtit 2015, si akti kryesor i të gjitha kundërshtive, duke mos e shfuqizuar dhe duke e sjellë në parlament, për ratifikim, është mashtrimi i parë,,,

E dyta, sjellja për miratim e raportit të Komisionit qeveritar i njohur si „Komisioni Bulliqi“ është mashtrimi i dytë i z. Haradinaj ngaqë secili e di që, pa anulimin e të parit, raporti i Bulliqit është 100% i pavlefshëm dhe është përdor (po përdoret) vetëm për konsum të brendshëm.

Për ta kuptuar më mirë, këto dy mashtrimet e para, po ua ilustrojmë me një shembull, jo ndoshta adekuat por gjithësesi shumë tregues...



Votimi në parlament i dokumentit të vitit 2015 s‘bashku n‘paket me raportin Bulliqi do të ishte njësoj sikur:

Kosova e shpallë pavarsinë e saj në vitin 2008 në njërën anë, dhe

Në anën tjetër Serbia e fut në kushtetutë të saj Kosovën si pjesë të Republikës së Serbisë!

E tash, kjo i bije kështu: „Sikur të gjitha shtetet që e kanë njohë Kosovën si të pavarur (SHBA, BE, Vende tjera) të vepronin në atë mënyrë që do të thonin: Ti votojmë që të dy propozimet, edhe Kosovën si shtet të pavarur por edhe si pjesë të Serbisë,,, E kjo nuk shkon kështu ngaqë s‘ka logjik për këtë arsye, Kosovën vetëm si të pavarur e kanë votuar ato shtete që e kanë votuar,,,

Për aqë sa mund të jetë e logjikshme që në paket dikush ta pranoj Kosovën si shtet të pavarur dhe njëkohsishtë si pjesë e republikes së serbisë po aqë ka logjik, që dokumenti i gushtit të vitit 2015 dhe raporti Bulliqi (me orientim pa orientim) të miratohet,,,

Për aq sa munden me korrespondue në mes veti Kosova edhe si e pavarur edhe si pjesë e Serbisë po për aqë korrespondojnë dokumenti për demarkacionin e vitit 2015 me Raportin e komisionit Bulliqi,,,

Pra, mashtrimit të parë dhe të dytë të qeverisë Haradinaj, mendoj se penjtë ju çjerrën...

Dhe mashtrimi i tretë:

Nënshkrimi i dokumentit privat në mes Thaçit dhe Vujanoviqit në prani të Gjukanoviqit,,,

Ky nënshkrim i dokumentit, si i tillë, është fare i pavlerë në krahasim me dy t‘parët. Ky nënshkrim me gjasë ka ardhë si nënshkrim si kërkesë e vet z. Hashim Thaçi, drejtuar homologut të tij malazez, që t‘i ndihmoj atij, për të dalur nga kjo krizë... Është një dokument i cili si i tillë është i pavlerë si për Thaçin po ashtu edhe për Vujanoviqin... Ata që deshifrojnë të folurit me buzë, thonë se Thaçi i drejtohet Vujanoviqit me „veç ta kalojmë“ teksa Vujanoviqi ia kujton: “Mos harro vlen vetëm nënshkrimi i parë, kjo sot është formale,,,

Pra, ky ishte mashtrimi i tretë i zotit Haradinaj!

Po e përserisim:

Qeveria solli në Kuvend një projektligj tepër disfatist për Kosovën, në cilën do formë që do miratohej ngaqë edhe me Raportin Bulliqi, si me orientim si pa të, ishte farsë ngaqë për Malin e Zi dhe Gjykatën ndërkombëtare vlenë vetëm dokumenti i vitit 2015,,,

Si duhet të veproj Kuvendi?

Kuvendi s‘pari duhet ta shpallë të pavlefshëm dokumentin e vitit 2015 si jo ligjor dhe antikushtetutar,,,

Pastaj, Komisionin qeveritar me Bulliqin, ta ngarkoj që të merr kontakte me palën malazeze, të fillojnë nga zeroja me demarkimin dhe në afat prej tre muajsh, të dalin me propozime të reja dhe vijizim kufiri të ri,,,

Pastaj të sillet projektligji në parlament për ratifikim,,,

Kujtojmë!

Kufijt kur vendosen njëherë, në paqe, asnjëherë më nuk lëvizin me kushtë që, më pastaj të vërehen qartë gabimet,,,

E vetmja është Shqipëria, e cila si pasoj e gabimeve të dikurshme, sot ka në kufij, tokën e saj dhe popullin e saj, me t‘cilët kufizohet,,,

Asnjëherë me vonë s‘lëvizi dhe s‘u përmirsuan gabimet e kufijve: Sanxhaku i Nishit, Toplica,,, Kosova më vonë, Liqeni i Shkodrës i ndarë, ai i Pogradecit i ndarë si dhe Shën Naumi, Liqeni i Prespës,,,

Po ashtu Kosovës kur i hiqen Presheva dhe Medvegja e Bujarovci ( jo Bujanovci) në kohën e Rankoviqit, as luftrat e mëvonshme si përmirësuan ato,,,

Se Plavë, Guci, e Vuthaj,, Hot e Grud e Kelmend e Ulqin, jo se jo!

E në vitin 2005, në Debellde, kufiri në mes Maqedonisë dhe Kosovës u miratua, duke i falë shtetit fqinjë 2500 hektarë tokë,,,

E tash Ramush?

Vizat nuk janë shkas,,,

Kosova, hë për hë sot, ka tre kategori të qytetarëve:

Kategoria e parë e pasur tej mase e në të cilën bëjnë pjesë politikanët, pushtetarët, bisnismenët, pra pronarët e firmave të suksesshme, e të cilat për asnjë moment s‘kishin as problemin më të vogël për sigurimin e vizave e të cilët më shumë udhëtojnë nëpër botë, me vizë dhe pasaporta të Kosovës se sa unë që kam një pasaport, të pranuar nga e gjithë bota...

Kategoria e mesme, e të cilët me pak përjashtime, sigurojnë viza: ca duke shkuar për vizitë tek familjarët e tyre jashtë vendit me viza turistike dhe ca të tjerë me viza të kufizuara,,, Pra me një fjalë, kjo kategori me pak vështirësi por megjithatë ia dilte të siguronte vizat,,,

Dhe e fundit na mbetet kategoria e qytetarëve të varfër e të cilët më së paku kanë kohë të mirren me punën e vizave ngaqë nuk e kanë miserniken të siguruar për nesër,,, Edhe po u bënë vizat këta s‘i kërkojnë ngaqë s‘kanë ku të shkojnë sepse po të kishin një familjar në shtete të perëndimit, ata s‘do të ishin të varfër... Pastaj, edhe po u bë liberalizimi i vizave, këta s‘kanë para për t‘financuar udhëtimin sepse po të kishin, s‘do bënin pjesë në këtë kategori,,, E vetmja shpresë u mbetet:“ Sigurimi i vizave për shtresën e mesme, largimi i tyre dhe eventualishtë një vend pune për ta!

Nga e gjitha kjo sërish kuptojmë që nuk na duhen vizat me caktim kufijsh në dëm të Kosovës, por na duhet një Kosovë pa dëm kufijshë e në dëm të vizave,,,

Epilogu i shkrimit

(jo i telenovelës: Demarkacioni)

"Në kohërat Antike, Pushtetarët për gabimin ndaj qytetarit, vrisnin veten; sot, në kohërat moderne, pushtetarët për gabimet e tyre vrasin qytetarin!“

Tashti kjo thënje, që e nxora nga shkrimet e mia personale, nga arhiva e shkrimeve, nuk m‘u kujtua, në ishte krijuar nga unë, huazuar si citat apo thjeshtë fjali e humbur dhe e fshehur në notesin tim por e solla për të treguar kuptimësinë e citatit ngaqë sot asnjë pushtetar s‘vret veten për gabimet, dëmet, vjedhjet që i shkaktuan Kosovës në kontinuitet që 20 vite por ndodhë e kundërta; vritet, vidhet, dënohet, mashtrohet qytetari,,,

Nëse Sokrati duke mos bë fare gabime por meqë e akuzonin në vend të dëbimit zgjodhi të pinte helmin nga Kupa, nëse ndodh që të ratifikohet projektligji që shenon demarkimin e kufirit me Malin e Zi, sipas dok. të 2015, Raportit Bulliqi dhe nënshkrimit privat të dy presidentëve, atëherë të shpresojmë që Thaçi, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj (manipuluesi më i madhi në këtë lojë) deputetët e Kuvendit, për dëmin që do i sjellin Kosovës, të kenë fundin e Sokratit; të pinë kulmin me helmë!

Por Kaini dhe Bruti se kanë këtë nderë të fundit ngaqë janë mësuar t‘jenë t‘panderë!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks