SHKRIMI
e shtunë, 21 korrik 2018

XHEVAT BISLIMI: DUKAGJINASIT FALËNDERUES PËR KUFIRIN ME MALIN E ZI (Humor i zi!)

Viti, 27 shkurt 2018: Shqiptaret e rajonit te Dukagjinit më në fund janë të lumtur që u gjend dikush që ua tregoi kufirin! Ka dekada, qysh se ishte copëtuar Shqipëria, që populli i Dukagjinit (sidomos komuna e Pejës dhe e Deçanit) nuk e dinte kufirin ndërmjet Dardanisë (Kosovës) dhe Malit te Zi! Ata kishin kullotur bagtinë në ato bjeshkë e kullota me dekada duke besuar se ishin bjeshkët e tyre! Mirëpo, një ditë vere të vitit 2015, doli një djalë nga Broja dhe ua tregoi kufirin e ri-mezhdën!

Po bëhen gati tri vite që banorët e atyre zonave të Dukagjinit nuk po besonin se kufiri ishte aty ku e vendosi djali fshatar nga Broja... Biri i Dukagjinit, Komandanti i asaj Zone, u vu në ballë të kundërshtimit të kufirit që përcaktoi djali i Brojës me Gjukanoviçin a Vujanoviçin! "Atë kufi s'ka mundur ta ndryshoje sulltani, tha ky biri i Dukagjinit, e po e ndryshon djali nga Broja që s'm'i ka dy ditë shkollë"! Thoshte kështu sa ishte në opozitë ky bir i Dukagjinit! Mbase nga poshtë edhe nuk e shihte mirë vijën kufitare të djalit të Brojës!



Mirëpo, tash që u ngjitë lartë (u bë kryeministër), biri i Dukagjinit dhe Komandanti i asaj Zone të Luftës, po e dallon qartë vijën kufitare dhe po i duartroket e po e falënderon djalin e Brojës që ia ka zgjidhur këtë çështje Dukagjinit (zonës kufitare)!!

Për ta kuptuar se kufiri është vendosur drejtë dhe saktë birin e Dukagjinit e kanë ndihmuar: Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj, Ilir Meta e Kadri Veseli, të cilët i ka falënderuar posaçërisht! Nuk është pa merita edhe Avdulla Hoti!

Kështu përfundoi (sipas këtyre dainjve!) historia e kufirit me Malin e Zi dhe lajthitja e popullit të asaj ane! Kaq të trashë paskan qenë këta dukagjinasit që nuk e paskan ditur ku e kanë kufirin!! Fat i madh që patëm këtë djalin e Brojës e ua tregoi kufirin dhe e shpëtoi një popull të izoluar nga BE-ja, që po kërkonte ratifikimin e kufirit me Malin e Zi në kembim të heqjes së vizave!

Me këtë u vendos edhe një standard i ri: "Secili politikan-pushtetar mund të leshojë e të fale tokë Kosove, por askush nuk ka të drejtë të pengojë liberalizimin e vizave"! Po u bënë edhe "zajednica" dhe kufiri me Sërbine (340 km!) me këtë "standard" të ri dikush ka gjasa të mira të shpëtoje edhe nga ingranazhet e Gjykatës Speciale...


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks