SHKRIMI
e enjte, 19 korrik 2018

ADIL FETAHU: ÇFARË DO TË JETË 'KARRIGA' E KOSOVËS NË KOMBET E BASHKUARA?!

 Prishtinë, 27 shkurt 2018: Në qarqet diplomatike të Bashkimit Evropian dhe të Amerikës, është folur që moti, se në fund të procesit të bisedimeve midis Kosovës e Serbisë, duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obliguese për normalizimin e plotë të marrëdhënieve midis dy vendeve. Se a ka normalizim të plotë pa njohjen reciproke, këtë mund ta gëlltisin vetëm ata që nuk kanë njohuri për marrëdhëniet midis shteteve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, këtë ia ka bërë të ditur Serbisë qysh në korrik të vitit 2013, si kusht për procesin e integrimit në BE. Nga bisedimet e deritashme janë lidhur një numër i madh i marrëveshjeve, por pothuajse asnjë prej tyre nuk është zbatuar as nuk po zbatohet si duhet, për shkak të obstruksioneve që po i bënë Serbia.

Kohëve të fundit, sidomos pas marrjes së statusit të kandiatit të Serbisë për BE, diplomacia e BE-së dhe ShBA-ve, kanë intensifikuar njëfar presioni mbi të dy palët, që bisedimet të përfundojnë sa më parë, dhe që të arrihet marrëveshja e “shumëpritur” për normalizimin e marrëdhënieve. Duket se Perëndimi e ka vërejtur ndikimin gjithnjë e më të madh të Rusisë në Ballkan, dhe po përpiqet që Serbinë dhe Malin e Zi sa më parë t’i futë brënda gardhit të BE-së, që në njëfar mënyre do t’i largonte paksa nga ndikimi i Rusisë. Mirëpo, duke ditur politikën serbe, ma thotë mendja se edhe pas anëtarësimit të Serbisë në BE, kjo do të jetë vetëm si kali i trojes ruse aty, sepse nuk do të shqitet nga politika ruse, për shkak të orientimit tradicional politik, fetar dhe emocional të popullit serb ndaj “nënës Rusi”.


 



Sidoqoftë, diplomacia evropiane dhe ajo amerikane duan ta shtinë procesin e bisedimeve në shpejtësi, nga “leri” i deritashëm, dhe të nxjerrin një përfundim. Se çfarë epilogu do të jetë, është vështirë të dihet. Po qarkullojnë opsione të ndryshme, varësisht se kush i plason ato: pala shqiptare, apo ajo serbe, duke lëshuar tullumbaçe në opinion, për të matur pulsin dhe disponimin e popullit. Pala ndërkombëtare është enigmatike, si gjithnjë.

Kryetari i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, sot (më 26 shkurt 2018) ishte në Beograd, në një turne nëpër Ballkan. Në deklaratën që dhanë mediave Junker e Vuçiq, pas vizitës, zyrtari i lartë evropian u tha qartë: “Vendet të cilat nuk i kanë zgjidhur kontestet bilaterale, nuk mund të bëhën anëtare të Bashkimit Europian. Dëshirojmë që Ballkanit t’i ofrojmë stabilitet, e jo të importojmë jostabilitet. Brukseli dëshiron normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës. Nuk na takon neve të themi se çfarë karakteri do të jetë ajo marrëveshje; i takon Beogradit e Prishtinës t’ia caktojnë atë”, tha Junker.

Opsioni i karrigës së Kosovës në KB

Kryetari i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, qysh në korrik të vitit të kaluar lansoi një tullumbaçe, të quajtur: “Dialogu i brendshëm serb për Kosovën”. Ç’është e drejta, me atë rast ai tha se “duhet të shikojmë të ardhmën e të dy popujve, dhe të mos kapemi shumë pas miteve të së kaluarës, dhe se nëse Serbia don të hyjë në BE, duhet të paguajë një çmim për këtë”. Megjithatë, Vuçiq në çdo rast e përsëritë, si papagall, se Serbia nuk do ta njeh Kosovën shtet të pavarur, as nuk ka njeri në Serbi që do ta nënshkruante njohjen e saj, veçse duhet të gjendet një zgjidhje, me kompromise të dhemshme për të dy palët?! Se ku është ajo vija e kuqe, nën të cilën nuk mund të shkojnë kompromiset, mbetet të shihet.

Kohëve të fundit po flitet për një kompromis, sipas mendimit tim fare të padobishëm për Kosovën, e shumë të dobishëm për Serbinë. Sepse, sipas atij opsioni e “kompromisi”, Serbia që Kosovën e ka guri në qafë në rrugën e saj për integrimin e në BE, do të lirohej prej “atij guri”, duke dhënë pëlqimin që Kosova ta “fitojë karrigën” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Me gjasë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është i kënaqur me këtë opsion. Ai këtë marrëveshje e konsideron historike, që i mundëson Kosovës karrigën në KB, ndërsa Serbisë anëtarësimin në BE, edhepse nuk prêt që Serbia do ta njeh Kosovën!

Deri sa të vjen ai “dakik i marrëveshjes historike” ka edhe shumë punë, edhe shumë bisedime akoma më të zorshme e më të ndërlikuara se deri më tash, sidomos për sa i përket statusit të Veriut dhe të gjithë serbëve e të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë? Bile, në qarqet serbe sillen propozime, që serbëve në Kosovë t’iu jepet një autonomi, sikur e ka Vojvodina në Serbi. Natyrisht këto janë opsione dëshirash, pa kurrëfar baze. Sepse asgjë më tepër se iu garanton Plani i Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës që është derivate i atij plani, dhe kurrëfar kompetencash ekzekutive për “Zajednicën” nuk duhet të lejohen. Bisedime edhe më të rënda do të zhvillohen për aspektet ekonomike, rreth pretendimeve pronësore të Serbisë, e cila synon të mbajë “Trepçën”, Liqenin e Gazivodës, Brezovicën, dhe shumë pretendime tjera, siç i quajnë ata, mbi pronat shtetërore e publike. Natyrisht, të gjitha ato i potencojnë me kërkesa maksimale, për të nxjerrë atë sa mund ta nxjerrin, dhe kjo varet shumë nga aftësia negocuese e palës kosovare në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel, gjë që deri më tash është treguar shumë e ngathtë, e pa përgatitur dhe pa përvojë. Udhëheqësi i ekipit për bisedime, që tash kryeministri Haradinaj e caktoi këshilltarin e tij të pa përvojë për këtë punë dhe pa njohuri për politikën serbe, lë shumë për të dëshiruar, apo edhe dyshime, nëse do bëhën kompromise në dëm të Kosovës, për ta ruajtur Haradinaj karrigën e kryeministrit, e cila i rrezikohet në çdo moment nga “Lista srpska” me votën e saj paralizuese në Kuvendin e Kosovës! Udhëheqësit kosovarë janë të shantazhuar edhe nga Gjykata Speciale, që po iu rri mbi kokë si shpata e Damokleut.

Opsioni i karrigës së Kosovës në KB, po mbështetet gjoja në formulën dhe shembullin e dy Gjermanive, të cilat ishin anëtare të KB, edhepse nuk e njihnin njëra-tjetrën. Nëse vërtetë, “karriga” do të nënkuptojë statusin e anëtarit të plotë, me të drejta të barabarta, në KB, ku do të valojë flamuri i shtetit të Kosovës në mesin 193 flamujve tjerë, kjo nënkupton se ajo Organizatë, po e njeh pavarësinë e Kosovës, gjë që deri sa është në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, është iluzore të mendohet. Nëse e pranojnë Kosovën, por si çështje të hapur, sipas asaj Rezolute, kjo do ishte politikë krejtë e pafrytshme dhe e rrezikshme për Kosovën. Nga ana tjetër, nuk e besojmë se opsionin e anëtarit të plotë, si çështje të mbyllur të shtetit të Kosovës, mund ta gëlltitë Vuçiqi, sepse kjo do të thoshte se edhe ai e ka njohur pavarësinë e Kosovës, e që është jo vetëm në kundërshtim me të gjitha deklarimet e tij të deritashme, por edhe në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë, e cila “Kosovën e Metohinë” e ka pjesë të patjetërsueshme territoriale e politike të shtetit të Serbisë, dhe kështu Vuçiqi do ta merrte epitetin e tradhtarit të shtetit e të kombit të vet.

Pala shqiptare duhet pasur shumë kujdes, që marrëveshjen përfundimtare me Serbinë kurrësesi të mos e fus nën ombrelën e Kombeve të Bashkuara, për shkak se atëherë (Kosova) do të pranonte se akoma nuk e ka zgjidhur statusin përfundimtar, tamam ashtu siç është përmbajtja e Rezolutës 1244 e KS, dmth. vullnetarisht po i nënshtrohet asaj Rezolute, se cilës qëmoti i ka kalua data e skadencës! Bisedimet janë zhvilluar nën patronatin e BE-së dhe ShBA-ve, dhe zbatimin e marrëveshjes duhet këto ta garantojnë, e jo Kombet e Bashkuara, të cilat nuk janë gjendje të garantojnë asnjë marrëveshje as rezolutë të tyre.

Në Organizatën e Kombeve të Bashkura, respektivisht në Asamblenë e Përgjithshme të saj, karrigat kanë statuse të ndryshme. Karriga e shtetit anëtar të KB, me të drejtë vote e të drejta tjera të barabarta; karrige e shtetit vëzhgues; dhe karrige e entitetit jo-shtet, që mund të jenë organizata apo lëvizje të ndryshme në botë. Karrige si shtet vëzhguesi ka Vatikani; ka pasur edhe Zvicra deri në vitin 2002, kur pas vendimit të marrur në referendum u bë anëtare e plotë. Po karrige vëzhguesi kishte edhe Organizata për Çlirimin e Palestinës, ka Sahara Perenëdimore, madje ka edhe Aradha Ushtarake Sovrane e Maltës, etj. Në status të vëzhguesit mund të debatosh ose të përgjigjesh në pyetjet që të bëjnë anëtaret tjera, por nuk nuk mund të votosh as nuk je i barabartë në asnjë pikëpamje. Duhet pasur kujdes se çfarë “karrige” do të fitohet në KB, dhe asnjë karrige atje, nuk ia vlenë në qoftë se blehet shtrejtë në dëm të Kosovës. Mund të jetoje e të zhvillohet shteti i Kosovës edhe pa karrigën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks