SHKRIMI
e enjte, 19 korrik 2018

DILAVER GOXHAJ: TERTIPE PËR SHQIPËRINË

Tiranë, 27 shkurt 2018: Jo më kot thonë se historia përsëritet. Ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë për çështjen e kufirit me Malin e Zi nuk janë aspak më shumë se ngjarjet e vitit 1913, kur luftohej për mbrojtjen e kufijve nga Qeveria e Vlorës dhe kur Evropa i fali fqinjëve tanë territoret tona. Dhe në periudhën që luftohej paralel, si për mbrojtjen e Shkodrës edhe të Janinës, rapsodi popullor lab prodhojë këngën, e cila këndohet edhe sot në Labëri, të cilën e kemi marrë të plotë nga libri “Këngë popullore të Labërisë”, Instituti i Folklorit, Tiranë, 1991, vëllimi 8, f.900-901.


TERTIPE PËR SHQIPËRINË

Çikëre1) haberet vijnë,

Prizëren, Shkodër e Janinë:

Tertipe2) për Shqipërinë!

Vlladika me Jorgj lubinë3)

çetnikë e andartë4) i nisnë

të marrën Shkodr’ e Janinë.

dhe, sa të arrijnë Shkumbinë,

Shqipërinë ta përpijnë!

Si dy ujq lopën në brinjë5),

Tok6) ta ndajnë në dy copa,

Siç na dashkërka Evropa!

Thonë “kudo kemi krah

Gjithë kralet e mëdha”.

Thonë “s’ka dreq që na mba

dhe jo një grusht shqipëtarë,

pa topa, pa gjeneralë,

me dyfeqe me strallë,

që s’dihet nga kanë ardhë!...”

O burra, o shqipëtarë,

E di gjithë bota mbarë:

që kur leu diell e hënë,

Ne jemi në vëndin tënë,

Më të vjetrit në Evropë,

Dhe më të besës në botë!


Gjë të huaj s’lakmojmë,

Po dhe tënën7) s’e lëshojmë,

Kë do ndihmë, e ndihmojmë,

vdesim, po pa nder nuk rrojmë.

Miqtë sot na u bënë hasmë.

Mbi ta, burra shqipëtarë,

të ligjve t’u bëjmë varrë!

_______________


1 Çikëre= një nga një

2 Tertipe = marifete

3 Knjazi i Malit të Zi dhe mbreti Jorgo i Greqisë

4 Andartë = “kompanitë e shenjta” me ushtarë grekë

5 Brinjë = faqe e thepisur e një mali

6 Tok = së bashku

7 Tënën = tonën.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks