SHKRIMI
e enjte, 19 korrik 2018

FADIL MALOKU: DIPLOMACIA PA LOBIM STRATEGJIK!

Prishtinë, 5 mars 2018:

1. Diplomacia pa lobim strategjik, mbetet veç monolog vetëkënaqësie 1. Lobimi për njohjet dhe bisedimet e gjertanishme rreth Kosovës, ashtu siç e dimë të gjithë janë zhvilluar kryesisht përmes propozimeve të aleatëve tanë, e jo përmes ideve, e koncepteve “made in Kosova”. Bile thuhet që edhe agjendat ishin që të gjitha të tyre, dhe të kundërshtarëve tanë.


2. Por, fajet e ngecjes së njohjeve s’e besoj që “adresën” e tyre e gjejnë vetëm jashtë Kosovës. Për faktin se qeveritarët tanë lobues, ishin dhe mbetën akoma vetëm ‘postierë’ të asaj që në përvojën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njihet si teori dhe praktikë e ‘zgjerimit të ndikimit’ diplomatik.

3. Nga 17 shkurti 2008, Kosovën e kanë njohur 115 shtete, ndërkaq, vazhdon mosnjohja e pesë shteteve anëtare të BE-e. Diplomacia serbe, aktualisht ndaj Kosovës është në ofensivë të ashpër në dy fronte;

a. frontin e parandalimit të njohjeve të reja eventuale, dhe;

b. frontin e kontestimit të njohjeve të vjetra.



4. Ideja dhe synimi kryesor i Serbisë, nē këtë ndërkohë të bisedimeve… për “normalizim” (jo njohje, e as pranim dosido të sovranitetit!) me Kosovën, është që para debatit publik për anëtarësim në KB, ta zbres numrin e njohjeve në 96 (që nënkupton 50% e vendeve anëtare) njohje!

5. Në mënyrē qē në këtë fazë, edhe më shumë ta vështërsoj “ulësen” në OKB. Kurse, në fazën tjetër (pasi që të anëtarësohet në BE-në), edhe ta kontestoj skajshmërisht deri në rraskapitje dhe dorëzim.

6. Deri në vetin 2023/25, nëse diplomacia kosovare nuk e shton apo të paktën nuk arrinë ta mbaj numrin e njohjeve në 117 (sa po thotë që i ka arritur), e jo 107, (sa po thotë ajo serbe) numrin e njohjeve, gjasat pēr ta kontestuar e bllokuar tërësisht Kosovën në procesin e zgjerimit të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, në BE, janë shumë reale dhe afër mendjes.

7. Mosnjohja e Kosovës nga ana e Serbisë, nga prizma e marrëdhënieve të reja komplekse ndërkombëtare, nuk paraqet asfarë problemi as teknik e aq më pak politik, për t’u anëtarësuar në “ndërtesën e ftohtë” (alias; siç quaj unë) të BE-së.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks