SHKRIMI
e shtunë, 20 tetor 2018

XHEVAT MEHA: LUFTA E FAMILJES JASHARI (1998) PA MBËSHTETJEN E POLITIKËS!

Prekaz, 6 mars 2018: (Në 20 vjetorin e Epopesë së UҪK'së) - Lufta e Familjes Jashari e vitit 1998 përmban shumë elemente të cilat janë me interes që të njihen dhe të dihen nga publiku. Deri tani, kjo luftë më shumë është përdor për interesa të të tjerëve ose më mirë të thuhet është keqpërdor se sa është njohur dhe vlerësuar drejt e në interes të popullit për të cilin është bërë. Kjo luftë në fakt ka qenë veprim politik i Familjes Jashari për interesin e popullit, luftë e cila është kryer pa mbështetjen e faktorëve politik të kohës. Pas kësaj lufte, politika zyrtare në Kosovë e ka përdor për nevoja të veta dhe në të njëjtën kohë e ka fshehë vlerën dhe karakterin faktik dhe të vërtet të vet kësaj lufte. Ky shkrim është shprehje e mendimeve dhe pikëpamjeve që edhe mund të merret si reagim ndaj mendimeve dhe pikëpamjeve të shprehura nga shumë individë tjerë në lidhje me veprimtarinë politike të Familjes Jashari.

Veprimtari luftarake vs veprimtari politike

Gjerësishtë është i përhapur diskursi edhe politik dhe edhe shoqëror që kur përmendet Familja Jashari shoqërohet me fjalët që përshkruajnë veprimtarinë luftarake dhe tepër rallë ose hiç përmendet veprimtaria politike e Familjes Jashari. Veprimtaria e Familjes Jashari është veprimtari politike dhe jo luftarake, pse dhe si kjo?

Një nga përkufizimet gjerësisht të pranuara mbi luftën është ky: lufta është vazhdim i politikës me mjete tjera. Familja Jashari duke bërë luftën ka vazhduar politikën me mjete tjera.

Edhe autori ka një përkufizim të vetin mbi politikën, si vijon: politika është demonstrim i zotësive për realizim të interesave. Sipas këtij përkufizimi, politika partiake është demonstrim i zotësive për realizimin e interesave partiake, politika personale është demonstrim i zotësive për realizimin e interesave personale, politika kombtare është demonstrim i zotësive për realizimin e interesave kombtare, e kështu me radhë. Familja Jashari përmes aktiviteteve politike, përfshi aktivitetet politike me mjete tjera, ka demonstruar zotësi në realizimin e interesave kombtare.



Sakrifica si kontribut vs kontributi politik si kontribut

Gjerësishtë është i përhapur diskursi edhe politik dhe edhe shoqëror i përmendjes së sakrificës si kontributi kryesor i Familjes Jashari dhe nuk përmendet kontributi politik kombtar për lirinë e Kosovës. Lufta e Familjes Jashari e marsit të vitit 1998 është vazhdim i veprimtarisë politike me mjete luftarake e cila domosdoshmërisht sjell edhe sakrifica.

Familja Jashari ka qenë e angazhuar eksluzivisht në veprimtari politike. Gjatë gjithë veprimtarisë politike të Familjes Jashari, pjesëtarët e kësaj Familje të kyçur në këtë veprimtari kanë demonstruar përcaktueshmëri politike të pastër dhe vendosmëri të palekundur të drejtimit të tyre politik për lirinë e Kosovës. Përcaktueshmëria politike dhe vendosmëria e palëkundur për liri janë demonstruar gjatë gjithë veprimtarisë politike, në të gjitha etapat dhe në të gjitha format, qoftë gjatë kundështimeve të ndryshimeve kushtetuese, qoftë në organizim të demonstratave dhe protestave, qoftë në organizimet dhe në veprimtarinë e alternativave të reja politike të fillimviteve ’90, qoftë në stërvitjet ushtarake në Shqipëri, qoftë në organizimin dhe drejtimin e grupeve të armatosura, qoftë në luftën e drejtëpërdrejt me forcat serbe.

Gjatë gjithë veprimtarisë së tyre politike, pjesëtarët e kësaj Familje në drejtimin e tyre politik kanë demonstruar padjallëzi e sinqeritet të lartë me të gjithë bashkëveprimtarët, kanë demonstruar afërsi me bashkëveprimtarët. Në këtë mënyrë, pjesëtarët e kësaj Familje kanë ndërtuar marrëdhënie shumë të shëndosha me të gjithë bashkëveprimtarët gjatë gjithë veprimtarisë së tyre politike. Drejtimi i tyre politik i dëshmuar përmes demonstrimit të besimit në lirinë e Kosovës, përmes demonstrimit të përcaktueshmërisë politike dhe vendosmërisë në besim për lirinë e Kosovës që nuk ndryshuan asnjëhere dhe në asnjë rrethanë janë kontributi i tyre politike më i lartë dhe nuk është sakrifica kontributi i tyre më i lartë për lirinë e Kosovës.

Se drejtimi politik i Familjes Jashari është kontributi më i madh që ka dhën kjo Familje dëshmohet më së miri në luftën e tyre në mars të vitit 1998. Kjo familje u futë në këtë luftë e mbështetur vetëm nga disa shokë bashkëveprimtarë dhe farefis por pa mbështetjen as edhe të LPK-se që kishte proklamuar luftën si mjet për arritjen e synimeve politike dhe as edhe të LDK-së që si drejtim politik kishte mospërdorimin e luftës si mjet për arritjen e synimeve politike. Në momentet e zhvillimeve politike të Kosovës në drejtimin politik të mospërdorimit të luftës si mjet për arritjen e synimeve politike nga të dy krahët politik të kohës, në momentet e drejtimit politik të historisë së Kosovës të mospërdorimit të luftës si mjet për realizimin e synimeve politike, kjo familje vendos që të përdor luftën si mjet në arritjen e synimeve politike. Me këtë, kjo Familje ndryshoj rrjedhën e ndërtimit politik të historisë së Kosovës nga drejtimi i mospërdorimit të luftës që nuk e dijmë përfundimin dhe rezultatet në ndërtimin politik të përdorimit të luftës si mjet në realizimin e synimeve politike përfundimin dhe rezultetet e të cilës i kemi sot dhe i dijmë.

Ideologjitë tjera vs ideologjia kombtare

Pjesëtarët e Familjes Jashari gjatë gjithë veprimtarisë së tyre politike kanë demonstruar vetëm ideologjinë kombtare dhe nuk kanë demonstruar asnjëlloj ideologji tjetër. Ideologjia kombtare ka shërbyer si udhërrëfyes për mbajtjen e drejtimit politik gjatë gjithë veprimtarisë politike si drejtim politik kombtar i pangjyrosur me elemente tjera.

Drejtimi politik kombtar, si drejtim i vetëm politik, është demonstruar në kundërshtimet e ndryshimeve kushtetuese gjatë diskutimeve të organizuara nga Lidhja Socialiste dhe Lidhja Komuniste e Jugosllavisë, është demonstruar në mbajtjen e demonstratës së parë në Skenderaj në mbrojtje të prijësve politik komunist të kohës të burgosur, është demonstruar në organizimin e protestave dhe demonstratave qoftë për kundërshtim të ndryshimeve kushtetuese qoftë për liri, demokraci e pluralizëm politik. Drejtimi politik kombtar është demonstruar në angazhimin për themelim të Lidhjes Demokratike në Skenderaj, është demonstruar në pjesëmarrjen në stërvitjet ushtarake në Shqipëri të oganizuar nga LDK, është demonstruar në stërvitjet ushtarake të kryer nga oficerët ushtarak të shtetit Shqiptar ende komunist, është demonstruar në bashkëpunimin e afërt me LPK-në që doli si drejtim politik përkrahës i luftës, është demonstruar në mbajtjen e lidhjeve të afërta me LDK-në edhepse mbante drejtim politik mospërkrahës të luftës, u dëshmua edhe në hyrjen në luftë me forcat serbe në mars të vitit 1998 si e vetme pa përkrahjen e LPK-se edhe pse deklarativisht ishte përkrahëse e luftës.

Në të gjitha aktivitetet politike të paraqitura sipër, pjesëtarët e Familjes Jashari padjallëzishtë janë përpjekur që të krijojnë marrëdhënie të sinqerta, të afërta, dhe të shëndosha me të gjithë të tjerët që në çfarëdo forme angazhoheshin për lirinë e Kosovës, pavarësisht se a kanë qenë të majtë a të djathtë, qoftë të majtë a të djathtë të Kosovës qoftë të majtë a të djathtë të Shqipërisë.

Simboli i Adem Jasharit vs Simboli i Familjes Jashari

Gjerësishtë është i përhapur diskursi edhe politik dhe edhe shoqëror i përmendjes së Adem Jasharit si Simbol i Familjes Jashari dhe nuk përmendet Familja Jashari si Simbol Familjar. Adem Jashari si veprimtar dhe kontribues politik kombtar është vetëm njëri nga pjesëtarët e shumtë kontribues të Familjes Jashari, dhe atë vetëm të familjes së ngushtë të Shaban Jasharit pa përfshi familjen e gjerë Jashari.

Shaban Jashari ka qenë ndër mësuesit e pare në Drenicë. Për shkak të veprimtarisë politike, përjashtohet nga mundësia për të punuar si mësues. Shaban Jashari, përmes zotërimit të vlerave të burrënisë nëpër oda, është pranuar nga të tjerët si burrë shumë i respektuar nëpër Odatë e Drenicës. Ky respekt është fituar edhe përmes mbajtjes së qëndrimeve të drejta dhe edukuese politike e kombtare për lirinë e Kosovës. Në veçanti, Shaban Jashari ka ngritur dhe edukuar kombtarishtë e politikisht gjithë familjen, ka brumosur me bindje dhe besim në lirinë e Kosovës.

Hamëz Jashari ka qenë njeriu më aktiv në Skenderaj në kundërshtimet e ndryshimeve kushtetuese, në organizimin dhe bashkimin e Sindikatave të Punëtorëve të Skenderajt për marshime dhe protesta për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese, të njëjtat struktura të sindikatave kanë marrë pjesë në organizimin e protestave dhe demontratave për liri, demokraci dhe pluralizëm politik. Hamëz Jashari ka qenë njeriu më aktiv në themelimin e LDK-së në Skenderaj, ka organizuar së bashku me vëllaun Ademin dhe të tjerët demonstratën e parë në Skenderaj në vitin 1989 për të kundërshtuar burgosjen e prijësve politik komunist ku kjo demonstatë është vlerësuar nga organet kompetente të atëhershme si demonstrata më agresive dhe më e rrezikshme në Kosovë. Po ashtu, Hamëz Jashari ka punuar së bashku me vëllaun Ademin në të gjitha veprimtaritë dhe angazhimet rreth organizimit të grupeve të armatosura dhe rreth drejtimit të veprimtarisë së këtyre grupeve.

Adem Jashari ka qënë organizatori kryesor i demonstratës më agresive dhe më të rrezikshme që u cek sipër, ka qenë personi kyç në organizimin e të gjitha marshimeve, protestave dhe demonstrative në Skenderaj, duke filluar nga ato për kundërshtim të ndryshimeve kushtetuese e deri tek ato për demokraci e pluralizëm politik. Adem Jashari ka qenë pjesëmarrës i stërvitjeve ushtarake në Shqipëri ku nga oficerët e Ushtrisë Shqiptare është shpallur Komandant i Grupeve të Stërvitura. Adem Jashari së bashku me vëllaun Hamëza ka krijuar grupe të armatosura dhe ka drejtuar veprimtarinë luftarake të këtyre grupeve gjatë gjithë viteve nëntëdhjeta deri në luftën e tij të fundit.

Murat Jashari po ashtu ka marrë pjesë në stërvitjet e organizuara në Shqipëri. Rifat Jashari ka qenë shumë aktiv në të gjitha organizimet dhe aktivitetet e mërgimtarëve në Gjermani qoftë në organizim të tubimeve të grupeve politike të majtë e të djathë pa dallim, qoftë të shoqatave bëmirëse, qoftë në organizim të fondeve financiare dhe formave tjera të ndihmës. Lulëzim Jashari, Bekim Jashari, Bashkim Jashari, Kushtrim Jashari dhe të tjerët, edhe pse shumë të rinjë në moshë, kanë patur angazhime të shumëllojta në aktivitetet politike të Familjes dhe kanë patur ballafaqime të shumëta dhe të llojllojta me forcat serbe. Njëjtë edhe të gjithë pjesëtarët tjerë të Familjes kanë patur angazhime të shumëllojta në aktivitetet politike të Familjes dhe kanë patur raste të shumëta të ballafaqimeve me forcat serbe. Në pothuajse të gjitha tubimet e përkujtimeve, tubimet e përvjetorëve, marshimeve të ndryshme, tubimet e faljes së gjaqeve të mbajtura në rajonin e Drenicës, çdoherë disa nga pjesëtarët e Familjes Jashari ose kanë qenë pjesëmarrës ose kanë qenë organizator dhe pjesëmarrës të këtyre tubimeve.

Besim në sakrificë vs besim në liri

Gjerësishtë është i përhapur diskursi edhe politik dhe edhe shoqëror i përmendjes së Jasharëve si besues në sakrificë dhe asnjëherë nuk përmendet se Jasharët janë besues tipik në lirinë e Kosovës. Portretimi i Familjes Jashari si besues në sakrificë ka një defekt logjik por që mjeshtërisht fshihet dhe nuk hetohet nga njerëzit e zakonshëm. Si është defekti logjik? Përgjigja në këtë qëndron në përgjigjën se për çfarë besimi është bërë sakrifica, e që ky besim është besimi në lirinë e Kosovës.

Familja Jashari, besimin në lirinë e Kosovës e ka dëshmuar qysh para fillimit të angazhimit në veprimtari politike. Po të mos kishte besim Familja se Kosova mund të bëhet e lirë, pse do të kyçeshin në angazhime politike. Bindjet dhe besimi në lirinë e Kosovës ka qenë i shpërfaqur në të gjitha angazhimet në aktivitete politike duke filluar nga kundërshtimet e ndryshimeve kushtetuse për të vazhduar gjatë gjithë aktiviteteve të paraqitura sipër deri në luftën e vitit 1998, dhe për të vazhduar njëjtë edhe në periudhën e pasluftës. Familja Jashari ka dëshmuar besimin në lirinë e Kosovës edhe në rrethanat kur shumë pak individë a subjekte politike kanë besuar në lirinë e Kosovës. Në rrethanat e luftës së kësaj Familje me forcat serbe në mars të vitit 1998, kanë qenë vetëm pak individë shokë dhe farefis të Familjes që kanë dëshmuar besimin në lirinë e Kosovës me pushkë në dorë për t’u përballur me sulmet e ashpra të forcave serbe, nuk ka besuar as LPK që bënte sikur ishte përkrahëse e luftës si mjet në realizimin e synimeve politike. Familja Jashari ka vazhduar me këtë besim për të mos e lëkundur besimin në lirinë e Kosovës në asnjë kohë dhe në asnjë rrethanë sado të vështira që të janë, qoftë edhe në luftë të drejtpërdrejt me forcat serbe e cila sigurisht se sjell edhe sakrifica.

Pronë e një partie politike vs pronë kombtare

Gjerësishtë është i përhapur diskursi edhe politik dhe edhe shoqëror i përmendjes së Jasharëve se i përkatësin një partie politike sikur të ishin pronë e një partie politike a një grupi politik dhe asnjëherë nuk përmendet se Jasharët janë tipik në përkatësin e tyre kombtare dhe se janë pronë kombtare.

Familja Jashari asnjëherë nuk i ka përkitë dhe as ka qenë pronë e asnjë grupi politik ose partie politike. Siç edhe është paraqitur në paragrafët sipër, pjesëtarët e Familjes Jashari kanë bashkëpunuar afër ose kanë mbajtur lidhje të afërta me të gjithë, qoftë individë qoftë subjekte politike, pa marrë parasysh se a kanë qenë të majtë a të djathtë të Kosovës ose të majtë a të djathtë të Shqipërisë. Familja Jashari ka qenë vazhdimisht, edhe në periudhën e paraluftës së Familjës së tyre dhe edhe në periudhën e pasluftës së Familjës së tyre, të afërt e bashkëpunues dhe kanë mbajtur derën hapur për të gjithë ata dhe ato që janë angazhuar për lirinë e Kosovës. Po ashtu, kjo Familje është bashkëpunuese dhe mbanë derën e hapur për të gjithë ata dhe ato, qofshin individë qofshin subjekte politike a subjekte tjera, që angazhohen për ndërtimin e Kosovës për të cilën janë angazhuar pjesëtarët e kësaj Familje dhe të gjithë bijtë dhe bijatë e kombit tonë.

Mistik vs burimor popullor

Gjerësishtë është i përhapur diskursi edhe politik dhe edhe shoqëror i përmendjes së Jasharëve si mistik dhe asnjëherë nuk përmendet se Jasharët janë tipik burimor popullor. Familja Jashari mistike është një ngjyrosje artificiale që i është ngulitur opinionit tonë. Kush, si dhe pse e bëri këtë?

Ngjyroshja e Jasharëve si Familje mistike ka filluar qysh me përfundimin e luftës së kësaj Familje në mars të vitit 1998. Kjo ngjyrosje është kryer nga grupet politike përfituese politike nga ky ngjyrim. Ngjyrosja është kryer përmes diskursit politik të këtyre grupeve politike si dhe mediave për infromim të gjerë. Grupet politike përfituese nga kjo ngjyrosje kanë kryer ngjyrosjen me qëllim që realiteti, e vërteta dhe vlerat e vërteta të kësaj Familje të mos shihen dhe të mos njihen nga të tjerët, për të krijuar hapësirë për ndërtim të realitetit, të vërtetës dhe vlerave të tyre. Kjo u është dashur këtyre grupeve politike për të ndërtuar pushtetin e tyre mbi popullin e Kosovës. Grupet politike kryesore që kanë përcaktuar pushtetin në Kosovë nga fillimvitet ’90 e deri tani kanë qenë dhe janë LPK, LDK dhe PDK. Tanimë gjerësisht është bërë e njohur prania e shërbimeve të mshefta të Tiranës dhe prania e shërbimeve të mshefta të Beogradit në LPK dhe në PDK si dhe prania e shërbimeve të mshefta të Beogradit në LDK. Sipas gjykimit të autorit të këtij shkrimi, prania e këtyre shërbimeve në këto grupe politike ka qenë deri në nivel kontrolli dhe se këto shërbime qëndrojnë prapa ngjyrosjes së Familjes Jashari si Familje mistike.

Familja Jashari ka qenë dhe vazhdon të jetë bartëse dhe përçuese e vlerave burimore popullore. Familja Jashari gjatë gjithë veprimit politik nga vitet e ’80 e deri në luftën e tyre të vitit 1998, dhe e vazhduar nga paslufta e deri tani nga pjesëtarët e gjallë të kësaj familje kanë demonstruar sinqeritet e padjallëzi, kanë demonstruar afërsi e ngrohtësi, kanë demonstruar besnikëri e përkushtim në të gjitha veprimet e tyre politike. Fmilja Jashari asnjëherë nuk ka qenë mistike dhe e mbylltë dhe nuk është as sot, përkundrazi ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapët, e afërt, e sinqertë dhe e çiltër me të gjithë. Vlerat burimore popullore të Familjes Jashari të paraqitura në këtë shkrim janë dëshmuar dhe vërtetuar nga kontaktet e drejtpërdrejta që kanë patur të gjithë bashkveprimtarët me pjesëtarët e kësaj Familje në të gjitha periudhat edhe të paraluftës dhe edhe të pasluftës, numër që nuk është i vogël. Përveç bashkveprimtarëve, këto vlera janë dëshmuar dhe vërtetuar edhe së paku nga disa qindëra-mijëra individë që në ndonjë moment në ndonjë kohë kanë patur rastin që të shtërngojnë duart dhe bisedojnë nga afër me ndonjërinë nga pjesëtarët e kësaj Familje.

Vlerat burimore popullore nuk lënë vend për vlerat e hajnisë rrenës, mashtrimit e tradhëtisë të cilat qëndrojnë si themeli i pushtetit të ndërtuar mbi Kosovën e pasluftës. Kësisoj, këto vlera janë edhe caku i sulmeve për shkelje poshtë si vlera të mirëfillta të shoqërisë tonë.

Trima e luftëtar vs veprimtarë politik

Gjerësishtë është i përhapur diskursi edhe politik dhe edhe shoqëror i përmendjes qoftë të Adem Jashari qoftë të Familjes Jashari si trima e luftëtar shumë të zot dhe asnjëherë nuk përmendet se Jasharët në fakt janë tipik veprimtar politik.

Siç është paraqitur në paragrafët sipër, pjesëtarët e Familjes Jashari sidomos nga vitet ’80 të shekullit të kaluar kanë qenë të kyçur në aktivitete dhe veprimtari eksluzivisht politike, qoftë edhe kur aktivitetin politik e kanë vazhduar me mjete luftarake. Modeli i lavdërimit që në fakt ka qenë “lavdërim” i individëve por edhe trevave të caktuara si trima, luftëtarë, patriot, e të ngjajshme është përdor me të madhe nga Enver Hoxha për individët nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova dhe përgjithësishtë për veriun e Shqipërisë dhe Kosovën. Këtë e ka bërë për të krijuar hapësirë për shtrirje të pushtetit të vet, duke trumpetuar zotësit për trimëri e për patriotizëm por jo edhe për politikë, se zotësitë për politikë janë të rezervuara për vetën e tij. Ky model është zbatuar ndaj Familjes Jashari njëjtë nga prijësitë politik të pasluftës së fundit, edhe të atyre të PDK-se dhe edhe të atyre të LDK-se.

A janë rastësi diskurset ndaj Familjes Jashari?

Sigurisht se diskurset ndaj Familjes Jashari nuk janë rastësi. Veprimet që përsëriten nuk janë rastësi, janë veprime të menduara në mënyrë të organizuar dhe të kryera në mënyrë të organizuar. Diskursi edhe politik dhe edhe shoqëror është ndërtuar me veprime kontrete të panumërta në vazhdimësi. Veprimet që përseriten janë sistematike, është fjala për sistem. Diskursi ndaj Familjes Jashari është sistem i veçantë i ndërtuar ndaj Familjes Jashari. Secili sistem që ndërtohet dhe funksionon ka një synim. Edhe ky sistem i ndërtuar ndaj Familjes Jashari ka synim konkret.

Përveç diskurseve të ndërtuara siç janë paraqitur në paragrafët sipër, ndaj Familjes Jashari ka patur edhe veprime tjera. Gjatë gjithë vperimtarisë politike të Familjes Jashari, qysh nga vitet ’80 të shekullit të kaluar, pjesëtarët e Familjes Jashari janë ballafaquar me shumë mashtrime, rrena por edhe tradhëti nga bashkëveprimtarët e vet. Edhe mashtrimet, rrenat dhe tradhëtitë ndaj pjesëtarëve të Familjes Jashari nuk janë rastësi sepse kanë qenë të përsitura, e kur janë të perseritura janë sistematike, d.m.th. është fjala për sistem të ndërtuar me synim konkret. Ndonjë lexues mund të krijoj mendimin se rreth veprimtarisë politike të pjesëtarëve të Familjes Jashari ka patur vetem mashtrime, rrena dhe tradhëti. Nuk është rasti ashtu, shumica e bashkveprimtarëve kanë qenë besnik dhe të përkushtuar, mirëpo vazhdimisht ka patur edhe mashtrime, rrena dhe tradhëti. Sikur mos të kishin mbizotëruar angazhimet e përkushtuara dhe besnike, nuk ka patur as gjasa më të vogla që të kryhen aktivitetet politike që janë kryer nga pjesëtarët e kësaj Familje. Familja Jashari asnjëherë nuk ka folur dhe as nuk flet për pjesën e mashtrimeve, rrenave dhe tradhëtive mirëpo kjo nuk e ndalon autorin e këtij shkrimi që të shprehet për këto.

Sistemi i diskurseve ndaj Familjes Jashari dhe sistemi i mashtrimeve, rrenave dhe tradhëtive ndaj Familjes Jashari kanë patur synime konkrete. Synimet e që të dy këtyre sistemeve kanë qenë dhe vazhdojnë të janë shkelja poshtë e vlerave të Familjes Jashari. Mbetet që vetëm të dihet se kush qëndron prapa ndërtimit të këtyre sistemeve. Tanimë është publikuar e dhëna se në Kosovën e pasluftës Serbia ka në veprim në Kosovë 720 spiunë të stërvitur të betuar. Sigurisht se veprimtaria e tyre është e drejtuar në shkeljen poshtë deri në shkatërrim të vlerave të mirëfillta të shoqërisë tonë. Vlera e Familjes Jashari është ndër vleratë më të larta në shoqërinë tonë, dhe sigurishtë se aksionet e Shërbimeve të Mshefta Serbe (SHMS-ve) janë të drejtuara me shumicë edhe kundër kësaj Familje.

Autori këtë shkrim e ka paraqitur nga pozicioni i të qënit bashkëveprimtar politik i pjesëtarëve të kësaj Familje në periudhën e fillimviteve ’90 të shekullit të kaluar. Paraqitjen e aktiviteteve politike të Familjes Jashari autori e ka bërë si një përmbledhje pa kryer ndonjë gjurmim të veçantë në atë veprimtari. Për këto arsye, kjo përmbledhje mund të ketë ndonjë pasaktësi dhe sigurisht se nuk është e plotë. Pavarësishtë kësaj, autori gjykon se kjo përmbledhje është e mjaftueshme si e tillë për nevoja të analizava dhe të gjykimeve të nxjerra në këtë shkrim.

Drzhava e Kosovës po bien, shteti i Kosovës po fillon të ndërtohet. Bac nuk u kry, mashtrim ka qenë.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks