SHKRIMI
e shtunë, 20 tetor 2018

FATMIR BRAJSHORI: BURGOSJA E DYTË E ADEM DEMAҪIT (1964)!

Cyrih, 8 mars 2018: FILLON JETA ILEGALE - Në një kohë shumë të shkurtër, pasi që e merr bekimin e nënës, Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve,numëron jo më pak se 300 anëtarë. "Frikë ne nuk kishim por përvojë jo edhe aq. Sikur të kishim, do të punonim ngadalë mençurisht dhe më shkathtë. Programin dhe statutin e kësaj organizate e kishte shkruar dhe ideuar vetë Adem Demaçi.

„Unë as që e dija se organizata e jonë ishte rritur dhe kishte më shumë se 300 veta, ku njihja, mezi dikund, nja 25 veta. Qëllimi ynë kryesor dhe primar ishte: BASHKIMI I KOSOVËS ME NËNËN SHQIPËRI!

Në statut e kishim shkruar: " Se këtë BASHKIMIN,do të tentojmë ta realizojmë me mjete paqësore,dhe,nëse këtë nuk do ta arrijmë, atëherë do të përdorim, edhe ato "jo-paqësore". Kur vendosëm të shpërndajmë flamujt njëri nga anëtarët e organizates tha :

"kjo nuk është kurrgjë".

- "Pritni, u thashë - do të shihni që; me të vërtet është diçka!

Më vonë na kishin akuzuar se kemi punuar sipas sistemit të "tresheve" po nuk ishte kështu sepse ne takoheshim edhe nga dhjetë përnjëherë…

BURGOSJA E DYTË DHE NDARJA NGA VAJZA ABETARJA

Në mëngjes të 8 qershorit të vitit 1964 burgoset dhe arrestohet Adem Demaçi. Nga liria ishin privuar edhe anëtarët e tjerë të Organizatës. Përpos nënës dhe motrës, kësaj radhe Simboli i ynë i rezistencës kombëtare, në shtëpi lë edhe vajzën Abetaren dhe gruan Xhemailien. Ajo, vajza ishte në gjumë, kur kishin ardhë, për të bërë arrestimin e babait. Ishte veç shtatë muajshe dhe akoma nuk e dinte se; bota në të cilën do t'i duhej të jetonte ishte plot me hipokrizi.



Ademi tregon:

"Kur pata vendosur të formoj organizatën ilegale, qeshë përshendetur nga të gjitha sentimentalizmat. Kur të vendosish njëherë, që ti nuk je më, atëherë të gjitha ato që munden të të gjejnë, i pranon në mënyrë të qetë. Ishte vështirë të marrësh një vendim të tillë - por atë, e kisha marrë shumë më herët, se të më burgosnin dhe thellë në vete isha pregatitur, që të ndahem edhe nga nëna, gruaja, fëmijët...

Kështu që arrestimi dhe vetë burgosja nuk më janë dukur si diçka e rëndë".... Një udbash me emrin Bogdanoviq, të cilin Ademi e cilëson si më dinaku, që e kishte takuar ndonjëherë, kishte urdhëruar që ai kësaj radhe në vend të burgut të Prishtinës të dërgohej në Podujevë...

Por Ademi kësaj radhe e kishte përvojen e burgosjes së parë.

Në hetuesi

- Kur ke pas guxim me punuar kundër nesh atëherë duhet të kesh guxim të flasësh edhe para nesh dhe të tregosh se cilët janë bashkëpunëtorët e tuaj... kërkonin që ai të fliste

- Kur është njeriu jashtë lokaleve të burgut, - u thotë Ademi - ju kërkoni që Ai të mos flasë. E, kur e fusni këtu mbrenda ju i thoni që të flasë: interesant është kjo puna e juaj...

- Fole apo nuk fole ne kemi mjaft fakte që ty të të shkatrrojmë! - i thotë udbashi

- A mendon, ti për vete, për nënën për familjen? - i thotë udbashi tjetër.

- JO! - përgjigjet Ademi si prej pushkës. - Unë mendojë vetëm për shkatërrimin tuaj!

GJYKIMI I DYTË

Seanca gjyqësore mbahet në Prishtinë. Adem Demaçi në gjyq, e pranon, se ai e ka formuar Organizatën ilegale. Por, kësaj radhe, nuk i kishin lejuar, që gjyqin ta shfrytëzonte, që edhe një herë, ti pështynte xhelatët në fytyrë.

Gjyqtarë ishte Tahir D-ibrani - "shqiptarë". Nuk e lejonte të burgosurin të fliste duke e ndërpre. Në fund ky farë tradhtari i shqipton Adem Demaçit 15 vite burg. Pra gjyqtari Tahir (D)Ibrani e dënoj maksimalisht. Në këtë proces ishin dënuar edhe: Ramadan Shala, Rexhep Elmazi, Zeçir Gërvalla, Hilmi Rakovica. Të gjithë këta kishin marrë nga 12 vite e më pak burg. Kështu gjyqtari Tahir Ibrani, një serbofil i përbetuar plotësonte dëshirat e padronëve të tij. Fazli Grajçevcin dhe Shaban Shalën (të dy mësues) i kishin mbytur gjatë torturave...

TMERRET E NISHIT

Në Nish ishte tmerr.

Të gjithë ishin pregatitur; udhëheqja, gardianët, për të na " pritur": sharje, kërcenime, punë të rëndë, rrahje! Përditshmëri burgu! Isha në "17-ën" dhe aty ishin më shumë se 80 veta. Shtretrit ishin deri në katër katë. Ishte vështirë. Si gjithkund që shqiptarët ishin të diskriminuar edhe këtu, ani pse kishte të burgosur të tjerë, shqiptarët ishin më të diskriminumit. Ndjehej një diskriminim i madh ndajë shqiptarëve. Për gabimin më të vogël i burgosuri - shqiptar, dërgohej në vetmi. Nëse ndonjëri nga ne nuk i kishte fshirë mirë si duhet këpucët menjëherë e dërgonin në vetmi... Shqiptarët ishin në fund të durimit.

Më thonin duhet të ndërmarrim diçka! U thoja: prisni, ngadalë, do të qëndrojmë! Do ta përballojmë edhe këtë! Një ditë po qelnim kanale. Din Spahia ishte i sëmurë nga sarilleku. Ishte nisur me shkue te mjeku i burgut . Ai mjeku as që kishte dashur ta ndëgjojë bile. E kishte hudhur jashtë dhe atë me arroganc. Atëherë filluam të bëjmë grevë urie. Pas tri dite grevë, erdhën na morën dhe na shpërndanë, nëpër burgje tjera...

DËSHIRA DHE INATI

Adem Demaçin e dërgojnë në burgun e Pozharevcit. Ai atje fillon një jetë të re burgu. Plot 13 muaj i kalon në vetmi në burgun e Pozharevcit.

Ademi tregon:

"Kisha filluar të ha. Nuk mërzitesha dhe pes pare si jepja që isha në vetmi.. një ditë vjen mbikqyrësi dhe kur më pa më tha:

- Pa shiko ti këtë, ky edhe qenka përmirësuar..qenka trashur...

Pse çka ke menduar, - i thotë Ademi. - se unë do të mërzitem a?

Mbikqyrësi kishte ikur. Në burg ishte ligj që i burgosuri mund të hargjojë aq para sa mundet me i pas. Pra aq sa mund ti dërgonin familjarët. Në kantinë mund të blenim: pemë dhe perime, qumësht. Ne që ishim në izolim, pra në vetmi, nuk kishte nevojë të prisnim në rendë sepse ishte një i dënuar që e kishin caktuar për ne të vetmisë, të cilit i jepnin një listë me gjera, për të cilat, ne kishim nevojë... Pas disa ditësh vije prap ai mbikqyresi që më kishte thënë „shiko ti shiko ky edhe qenka trashë" dhe më thotë:

- Ti prej sotit nuk ke të drejtë më shumë se 2000 dinarë ti hargjosh në muaj!

- E në qoftë se ka ardhur puna gjerë aty atëherë nuk do t'i hargjojë 2000 por vetëm një mijë, sa me ta bë Ty qejfin . - i thotë Ademi me sarkazëm.

Dhe për inat të tij, thotë baca Adem, aq i kam hargjuar një mijë.

VIZITA E NDALUAR

MË 28 JANAR TË VITIT 1965 NJË DITË TË FTOHTË DIMRI, NËNA E ADEM DEMAÇIT NISET PËR TË SHKUAR DHE PËR TË VIZITUAR TË BIRIN. Kur kishte mbërritur me shumë kiamete, para dyerve të burgut, rojat i kishin thënë; „ti nuk mund ta shohësh të birin“. I kishin thënë: “ose të flasësh serbisht me të ose nuk do ta takosh!“

Por nëna e shkretë nuk dinte serbisht.

I kishte thënë të bijes Aishes, motrës së vetme të Ademit:

• „bija ime, unë s'kam përse të jetojë më. Ata mua nuk po më lënë ta shoh Ademi tim! Dritën e syve të mi! Birin tim të vetëm!

NJË ËNDËRR E ÇUDITSHME

Në vetmi, në izolim, Adem Demaçi shehë një ëndërr të çuditshme. Në ëndërr kishte dëgjuar zërin e motrës që po e thërriste: „ZGJOHU ADEM, VLLAI I MOTRËS SE NËNA E JONË KA VDEKUR! ZGJOHU!“

Ai ishte dridhur dhe kishte brofë nga shtrati. Ishte një natë e vështirë plot ankth e makthë për të.

• Nata e 3 marsit të vitit 1966.

• Pas kësaj nate, njëzet ditë më vonë Ademit i vie në vizitë motra Aishe... Ajo ia dha lajmin. Ishte taman e njejta ditë, kur ai kishte pas makthe nate. Motra i tregojë që:

• NËNA PIKËRISHT I KISHTE VDEKUR ME 3 MARS TË VITIT 1966

Pa e pa të birin dhe i biri pa e pa të ëmën!

DITA MË E PIKËLLUAR

Ademi rrëfen: "Dita ime më e pikëlluar ka qenë, kur kam dëgjuar që nëna më kishte vdekur. Ajo nuk ishte një nënë çfaredo, por ishte një nënë-shok, një nënë-mike!

Ajo ishte ma shumë se nënë! Edhe babë edhe nënë! Kur ajo vdiq unë isha në izolim. Shumë-shumë rëndë e kisha përjetuar vdekjen e saj. Por disi e ngushlloja vetën, kur e dija se ajo më, nuk do të hiqte dhe nuk do të rropatej... E dija, që ajo, tani më, nuk do të ketë mundime nga jeta! Në një farë mënyre, e kisha më lehtë që nuk e kisha parë të vdekur! Mua edhe sot, më duket, sikur ajo e gjallë është dhe të cilën do ta shohë. Këtë ndjenjë e kam. Atëherë në intermecot e pikëllimeve të mëdhaja e gjeja edhe prehjen se ajo nuk do mundohet më.



Kisha qarë sa kisha mundur.

Kur ata që na komandonin na i mbyllnin dyert e qelisë, atëherë filloja dhe qaja për nënën. Kur vinte koha të më jepnin bukën, unë shpejt e shpejt, i fshija lotët dhe ndalesha pak. Asnjëherë nuk u kam dhënë rast të më shohin me sy të përlotur. Dhe kështu, kur ata i mbyllnin dyert unë ia filloja. Kur nëna më vdiq e kuptova që kisha mbetë një fukara. Deri sa njeriu e ka nënën nuk është fukara, por i ka të gjitha...

SHKURORËZIMI

Kohët megjithëse kishin ndryshuar dhe nuk ishte më koha sikur përpara kur "pushtetarët" kërkonin nga familjarët e të dënuarëve politik që të distancoheshin prej tyre dhe nëse një gjë të tillë nuk e bënin, ata pësonin, megjithatë metodat kishin mbetur të njejta. Presioni që u bënte UDB-a familjarëve të të burgosurve kur ata nuk liheshin të punësoheshin por as edhe të shkolloheshin ishte i madh. Pas burgosjes së dytë të Adem Demaçit, gruan e tij Xhemalijen, që ishte mësuese në një fshat të Vushtrrisë, kishin filluar ta pengonin në punën e saj. Sy këqinjët dhe zemërzinjët së bashku me drejtorin e shkollës, një njeri i frikësuar dhe sipas direktivave të pushtetarëve, gruan e Ademit, e kishin larguar nga puna, si mësuese duke e degraduar dhe për ta poshtëruar edhe më shumë, e kishin bërë pastruese të shkollës. Ajo duke pas dy fëmijë në shtëpi dhe pa burrë iu kishte dashur të pranojë. Të gjitha këto i merr vesh Ademi nëpërmjet motres Ajshe..

Ademi tregon: "Kam menduar dhe e kam pyetur veten se pse do të duhej grauaja për shkakë timin dhe fëmijët të pësonin. Burgimi dhe dënimi, të gjatë ishin dhe për vete e dija që kurrë nuk do të lëshoja.

... Kisha vendosur të ndahem nga Xhemalija... Motrës i thashë:

- Motër unë do të ndahem nga ajo.


Ajo më thotë:

„Mos të lutem vëlla, në mos për tjetër për hatër të fëmijëve mos“...

Motra nuk e dinte se mu për shkakë të atyre fëmijëve unë doja të ndahesha.

I thashë: do të ndahem dhe pikë!

Dhe, motra e dinte se unë kurrë të themë ndonjë gjë ashtu duhet edhe të jetë dhe pikë. I shkrova një letër Xhemalies në vitin 1967. Kërkova nga ajo, që të shkojë dhe të kërkojë shkurorëzim nga unë. Nuk donte të pranonte një gjë të tillë. Ajo refuzonte, refuzonte në fillim por si duket, më vonë edhe ajo e kuptojë që në pyetje ishte ekzistenca e fëmijëve. Represioni në familje dhe mbi familjen ishte i tmerrshëm! Ajo ka shkuar në gjyq dhe ka thënë se dëshiron të ndahet nga unë. Më dërguan një letër ku më pyesnin "në pranoja unë të ndahesha"?

Menjëherë pa u menduar e kam nënshkruar letrën e ndarjes sonë.

Pas ndarjes së Xhemalies, atë e kanë kthyer në shkollë, që të punojë sërish, si mësuese.

Me këtë patëm fituar mjaftë. Gruan dhe fëmijët më nuk i kishin maltretuar, a edhe unë psiqikisht isha i shlodhur tani. Me gruan i kisha nderprerë kontaktet. Ajo nuk kishte më nevojë të merzitej për mua.

E saja ishte të kujdesej për fëmijët. Të gjitha obligimet ndaj meje i kishte marrë mbi vete: motra ime Aishja!

Xhemailja ishte me fëmijët dhe mjaftë ka hequr për t'u kujdesur për ta..

Tani isha edhe më i rehatshëm sepse e dija që; rruga ime e vetëflijimit tani ishte e hapur dhe se në këtë rrugë s'kisha asnjë pengesë!

TAKIMI I PARË ME TË BIRIN

Deri sa ishte në burgun hetues në Prishtinë, Ademit i kishte lindur djali i tij SHQIPTARI (kështu quhet i biri i tij). Kur ka dëgjuar për lindjen e tij, me çka plotësohej dëshira e nënës Nazife, ai ishte në vetmi dhe në një burg hetues nën presion të tmerrshëm.

Ademi rrëfen:

"Pak para se të dal nga burgu, në vitin 1974, i kisha thirrur fëmijët, të më vinin dhe të më vizitonin.

Doja t'i shifja!

Më erdhën dhe për herë të parë e pashë birin tim. Dukej i çuditshëm. Për herë të parë e shihja dhe ai tani më; edhe luante edhe fliste."

Ademi e kujton bisedën e tij të parë me të birin:

- "Në Prishtinë e kemi pas një fqinjë tanë dhe ai mbante pëllumba. Djali më thotë:

- Bebushi ka vdekë!

Dhe unë për herë të parë e dëgjoi se ai flet me mua. Gjithashtu edhe vajza, sepse edhe ate e kisha lënë 7 muajshe. Por, unë tani nuk isha një baba normal. Unë isha nga "ajo ana tjeter" kështu që në mënyrë të ftohtë i shikoja. Aso kohe kisha vendosur ti leja të gjitha: kisha zgjedhur rrugën e vetëflijimit! Ai takim kishte zgjatur shumë shkurtë. Fëmijët si fëmijë: nuk kishin reaguar me ndonjë interes të veçantë; shikonin anash, shëtisnin dhe luanin. Dhe, unë i shikoja pa guxuar që ti marrë dhe t'u dhurojë një puthje balli.

"MËSHIRA PËR KONTRAREVOLUCIONARËT"

Kur kishte ra nga pushteti Rankoviqi, Adem Demaçi ishte në izolim dhe i vetmuar por megjithatë ju kishte gëzuar një gjëje të tillë. Ai as që kishte ëndërruar që dënimi i tij do të zbritej prej 15 vite në 10-të. Edhe, pse asnjë nga pushtetarët e atëhershëm nuk ishin pajtuar që ; disidentit numër një në Jugosllavi Adem Demaçit ti zbriteshin vitet e denimit, prapë se prapë, kishin vendosur, pasi që me këtë mendonin se do të mashtronin popullatën dhe do të thonin; se ja hoqëm Rankoviqin dhe se ai ishte fajtor për të gjitha sepse ne nuk kemi ditur gjë!

Por e vërteta qëndron krejt ndryshe: Ata - jugosllavët në plenumin e Brioneve kishin bërë qerimin e hesapeve në mes veti dhe nga këto qerime hesapesh, si fitmitar kishte dalë klani i Titos, i përkrahur edhe nga sllovenët dhe kroatët kundër klanit unitarist serbë...

Por nëse ka të atillë që mendojnë se shqiptarëve pas kësaj iu dhurua ndonjë gjë, mashtrohen lehtë. Shqiptarët me vite të tëra, i kishin bërë ballë terrorit serbo-jugosllav, kishin organizuar për aq sa mundnin rezistencën e tyre karshi një terrori kanibalist, që ushtronin serbët, si dhe demonstratat, që në popull dhe në Histori njihen si; demonstratat e vitit 1968... Pra shqiptarët pas këtij Plenumi të Brioneve, çdo të drejtë që e fituan më parë e kishin paguar me gjakë!

ME SAKO TË PUNËTORIT

"Para se të lirohesha nga burgu i Pozharevcit, kisha kërkuar që nga shtëpia, të më sillnin një sako të punëtorit (aso kohe i kanë thënë "një pallt "radniqki)". Nuk kam dashtë, që motra të hargjohej për të më blerë, një sako pak më të mirë, rrëfen Baca Adem dhe vazhdon. - E dija që ajo nuk kishte para, prej nga ti merrte? Për këtë arsye, e kisha kërkuar atë sakon e kaltër që ishte me e lira, ndërsa këpucët i kisha blerë në burg...

Pas dhjetë vjetësh pritje më në fund Ademi lirohet. Nata e fundit e burgut thotë ai, ishte shumë e gjatë. Nuk mundja kurrsesi të flija.

Ishte sikur të ishe në frigorifer dhe tani pas kaq vitesh të dalish prapë. Kur jam ngritur e kam pirë një gotë qumësht sikur çdo mëngjes që bëja.

Dola nga burgu. Akoma pa e lëshuar qytetin e policisë kur na ndalën policia. Kërkuan të kontrollonin çantat (një çantë e kishte)...Kjo për Ademin ishte sinjalë që; ai do ta kishte më vështirë jashtë burgut se gjatë kohës që ishte në burg...

fatkeqësisht ngjarjet e mëvonshme e dokumentojnë një gjë të tillë...!

"MERITAT E REJA" TË RANKOVIQISTËVE TË VJETËR

Ademi erdhi në shtëpi. Në Prishtinën e tij. Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit e që ishte shumë i gjatë Kosova për shumë çka e kishte ndrruar gjendjen e saj si ekonomike po ashtu edhe politike. Si ajo kryesorja Rankoviqi dhe politika e tij tani më ishin të kaluara. Ishin bë ndrrime në amandamente, Kosova kishte një statut të Autonomisë si dhe Universitetin. Natyrisht, prapambeturia ekonomike, papunësia, mjerimi dhe varfëria e bënin këtë pasqyrë më komplete.

Është e vërtetë - thotë Demaçi - "Se klasa burokratike e shqiptarëve i kishin fituar do të drejta por në esencë nuk kishte ndërruar asgjë. Absolutisht asgjë s'kish ndryshuar dhe çdo gjë ishte si më parë. Sërish në pushtet ishin klasa burokratike - parazite vetëm dallimi ishte se ata tani flisnin shqip. Në pushtet kishin ardhë Fadil Hoxha dhe Xhavit Nimani me kompanin e tyre. Ata kishin vazhduar të punonin sipas direktivave të Beogradit. Rezulltatet që i kishin arritur gjatë kësaj kohe nuk ishin meritë e kësaj klase shërbëtorish por e studentëve, punëtorëve, intelektualëve. Ata që tani ishin në pushtet të arriturat e Kosovës mundoheshin t'ia lenin vetes si merita por Ata ishin njerëzit e njëjtë, të cilët si sahanlëpirsa, i kishin shërbyer Rankoviqit. Tani na u ishin bërë si „do farë luftëtarësh" të të drejtave të njeriut (aludon në Zekirija Canën gjatë vitit 1990 - vërejtja ime) e ata ishin njerzit e njejtë që më kishin dërguar në burg...

ANATEMAT E VJETRA

Flet Ademi: "Sërish posa dola nga burgu isha vënë në përcjellje të policisë dhe përsëri isha në një izolim të "lirë". Nuk më lejonin as të shkruaj dhe botojë ndonjë gjë, por as edhe të punësohem. Tregimi po përsëritej serish. Vetëm në kohë të re dhe me fytyra të reja. Për mua të gjitha dyert sërish ishin të mbyllura. Menjëherë e kisha kuptuar se makineria shtetërore po punonte edhe me tutje me saktësi dhe se fjalën kryesore e kishte policia...

Më tutje Simboli i ynë i Rezistencës vazhdon: "E dija se po më përcjellnin hap pas hapi. Po sa dilja nga shtëpia vëreja njerëzit e njejtë të cilët vinin pas meje. Dhe, atëherë vendosa të mos dilja nga shtëpia për dy a tri ditë. Gjithmonë vinte një "magjupe" afër dritares sime, e zgjaste kokën për të shikuar, as kërkonte gjë as pyeste por vetëm shikonte dhe ikte. Po ashtu gjithmonë vinin njerëz të cilët gjoja po e kërkonin dikë ose vinin e pyesnin se në mos e di se ku e ka shtëpin filani e filani. Në të vërtet më përcillnin vazhdimisht. Nëse shkoja dikund me makinë ose edhe kur hipja në autobuset urban atëherë më përcillnin dy "fiqa" të bardha, të cilat më kujtohet që të dyjat në fund i kishin numrin 49. Edhe ashtu kur më përcillnin edhe kur vinin se gjoja po e lypnin shtëpinë e filanit etj., unë bëhesha gjoja se kishe nuk po e di se po më përcillnin. Kontaktet me njerëz dhe me të afërm i kisha reduktuar në minimum. Nuk doja që ata për shkak të njohjes me mua të pësonin për ndonjë gjë... Shkoja vetëm te motra! Pra në ato momente as që isha i pregatitur për ndonjë punë serioze apo edhe per ndonjë jetë ilegale. Edhe po të doja nuk do të mundja sepse UDB-a në çdo hap më përcillte. Policia as edhe për një çastë nuk më lëshonte nga sytë...

DËSHIROJA QË TË GJITHË TË MË URREJNË, KËSHTU NUK DO TË PËSONIN! NDOSHTA NË SHIKIM TË PARË DO TË DUKET E ÇUDITSHME, e papritur apo edhe për shumicën e pakuptueshme por, pas daljes nga burgu 10 vjeçar, baca Adem nuk kishte shkuar së pari për të parë fëmijët e tij. Ai së pari kishte shkuar për të vizituar nënën e një shokut të tij të burgut, mandej motrën e tij Aishen, pastaj po ashtu nënën e një shoku të tij, i cili në ndërkohë kishte vdekur (Fazli Grajçevcin dhe Shaban Shalën (mësuesin nga Llapi) dhe pastaj, kishte shkuar te fëmijët e tij.



Ademi rrëfen: "Nuk e kisha ndërmend, që të rrija në shtëpi me ta sepse e dija, që përsëri për shkakë timin do të pësonin. Pasi për t'ju ndihmuar nuk kisha mundësi sepse punë nuk më jipnin atëherë nuk doja që t'ju bëhesha barrë; në vendë që unë Ata t'i mbajë ata të më mbanin mua! Për dallim nga takimi i ynë i parë në burg, tani takimi im me fëmijët ishte shumë më i vështirë dhe më i dhimbshëm. Disi, në mes nesh sikur mardhënjet ishin ftohur. Për 16 muaj sa më lanë në liri, pa më burgosur edhe për herë të tretë, i kisha parë fëmijët gjithsejt; pesë a gjashtë herë.. Krejt bashkë me i llogarit aq bëjnë; Ata fëmijët kishin ardhur nja dy a tri herë të më vizitonin në atë kasollën time (një dhomë kishte jo më shumë). Ata, fëmijët pra nuk kuptonin se çfarë po ngjet. Ata nuk e dinin se unë kështu me sjelljen time po i mbroja Ata; isha bë mbrojtësi i tyre në heshtje, pa e ditur. Nuk doja që për shkak timin të pësonte njeri e aq ma pak fëmijët e mij. Unë për vete kisha vendosur dhe tani më isha në rrugën e vet-flijimit! Nëse do ta takoja bie fjala rastësisht në qytet birin tim, i flisja pak, i jepja ndonjë monedh, të cilat më parë, mua mi kishin dhënë gjinja (aso kohe Ademin e kanë mbajtë të tjerët, sepse pushtetarët nuk e lejonin fare të punojë as edhe punët më të rënda. Ata donin ta shkatrronin moralisht - atë që koha tregojë që ky i shkatrrojë - vërejtja ime).

Dëshiroja që fëmijët të mos më donin, të më urrenin dhe të mos e përjetonin mandej rëndë atë që do të ndodhte më vonë. Por, në thellësi të shpirtit ndjeja atë që ndjenë çdo prindë: dashuri pa kufij!

Në faktë unë i doja shumë fëmijët dhe i dua fëmijët por, e keqja ishte se ndaj fëmijëve të mij duhej të shtiresha i ftohtë dhe i largët. Duhej të përmbahesha.. vështirë e ndrydhja këtë dashuri në vete por duhej. Më priste rruga e pakthim dhe në këtë rrugë doja të isha i vetëm.

_______________

FATMIR BRAJSHORI: ADEM DEMAҪI, STUDENTI I LETËRSISË BOTËRORE - PARA GJYQIT DEKLARON: "PA U BASHKUAR KOSOVA ME SHQIPËRINË NUK DO TË KETË STABILITET DHE PAQE NË BALLKAN!"

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7394


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks