SHKRIMI
e martë, 18 shtator 2018

XHEVAT BISLIMI: DEZINFORMATA E STILIT UDB'esk PËR ADEM JASHARIN

Viti, 8 mars 2018: Dje lexova edhe nje shkrim "xhevahir" të stilit udbesk nga nje kalemxhi i LDK-së (i krahut pro jugosllav!). Ky farë kalemxhiu me shkollen jugotitiste (gojekeqinjte thone qe e ka edhe shkollen e UDB-se!) leshoi edhe nje tullumbace (dezinformate) ne nje dite te perzgjedhur: ne njezetevjetorin e renies heroike te Komandantit Legjendar dhe Familjes JASHARI! Kalemxhiu me majen e mprehur te lapsit ne punishtet jugoudbeske paska shkruar-dezinformuar (sigurisht te painformuarit dhe ata qe duan te genjehen!) se Adem Jashari veprimtarine e Tij kombetare e paska filluar me LDK-ne, ndersa pergatitjen ushtarake me "marreveshjen" qe paska pas ber kryetari historik i LDK-se, Rugova, me shtetin shqiptar ne kohen e Ramiz Alise! Lexuesi i vemendshem e kupton edhe nga shkrimi i ketij kalemxhiu jugotitist se kjo eshte nje e pavertete e madhe, nje genjeshter me bisht!

Adem Jashari ka qene anetar i LPK-se (Keshilli i Prekazit te Poshtem) qe nga viti 1985! Te gjitha dokumentet arkivore dhe faktet tjera deshmojne se nisma dhe kerkesa per stervitje ushtarake ishte e LPK-se, atehere LPRK. Ishin drejtuesit e LPRK-se qe kishin kerkuar e ishin takuar me Ramiz Aline dhe ishin marre vesh per domosdoshmerine e organizimit te stervitjeve ushtarake per djemte e pjeses se pushtuar te Shqiperise, jo vetem per krahinen e Kosoves shqiptare me kufijte e imponuar nga Beogradi. Sot nuk eshte fshehtesi se Adem Jashari dhe shume te tjere ishin organizuar dhe derguar per stervitje udhtarake nga LPRK-ja... Eshte perziere edhe dikush nga LDK-ja (pa dijen e Rugoves) dhe ka rezultuar me dekonspirim e denoncim!...

Kryetari i Republikes se Shqiperise, Ramiz Alia, me deshiren qe ta perfshinte edhe LDK-ne ne kete marreveshje qe kishte bere me LPRK-ne, e kishte ftuar edhe Rugoven ne Tirane, per t'ia bere me dije se Kosova shqiptare dhe krahinate tjera te pushtuara te Shqiperise nuk mund te çliroheshin me dialog, mirekuptim, marreveshje e lutje me pushtuesit. Rugova sigurisht qe nuk ishte pajtuar per pergatitje ushtarake dhe lufte te armatosur kunder pushtueseve. Nuk ishte pajtuar dhe nuk u pajtua asnjehere, sepse nuk besonte ne fuqite dhe mundesite e kombit shqiptar per Lufte te Armatosur Çlirimtare. Ky nuk eshte kurrefare sekreti. Percaktimi dhe angazhimi i tij dhe i krahut jugotitist te LDK-se per dialog, mirekuptim, bashkepunim e marreveshje me Serbine pushtuese per nje Kosove (pa viset tjera shqiptare!) me nje autonomi kulturore (nese do te lejonte Serbia edhe politike!) ishte publik dhe i dokumentuar.



Shikoni marreveshjen qe ka nenshkruar Rugova me Slobodan Milosheviçin, me ndermjetesim te shoqerise kristiane, "Shën Egjidio", por edhe marreveshjen e nenshkruar me Milutinoviçin, ne prill te vitit 1999!! Gjurmoni sa te doni dhe ku te doni ju kalemxhinjte jugotitiste, por kurre nuk do te gjeni nje te vertete tjeter per percaktimin politik e kombetar te Rugoves dhe te krahut te LDK-se, qe perfaqesohej nga ai! Madje, arkivat mund te mbajne nje te vertete edhe me te hidhur se kjo qe thash une! Jo, se eshte deshire e imja, jo se ishte deshire e ndonje shqiptari, aq me pak deshire e LPK-se! Ne e deshironim nje LDK dhe çdo force tjeter politike tjeter te percaktuar, te angazhuar e te organizuar shqiptarisht dhe aktivisht kunder pushtuesve. Ky ishte interes madhor i pjeses se pushtuar te Shqiperise dhe e mbare kombit.

E verteta eshte se edhe vete LPRK-ja kishte kerkuar kontakte me Rugoven dhe ishte perpjekur ta terhiqte LDK-ne dhe çdo force tjeter politike ne veprimtarine çlirimtare. Koha tregoi, posaçerisht guri me i madh i proves,-LUFTA,- se Rugova dhe krahu qe perfaqesonte ai ne LDK nuk mund te shkuleshin nga istikamet e dialogut, mirekuptimit, bashkepunimit dhe shpreses per marreveshje me Serbine pushtuese! Dihet qe ka patur nisma dhe perpjekje edhe nga SHBA-te dhe miqte tjere per ta shkulur Rugoven nga keto istikame... Por, pa sukses!

Perpjekjet e ndonje kalemxhiu jugotitist per t'i dhene publikut vendor nje Rugove tjeter nga ai qe e njohu bota dhe qe nuk e mohoi kurre per te gjalle as vete ai, eshte pak me shume se mjerim intelektual, qytetar e politik!... Xh. Bislimi.


_________________

ISMET SYLEJMANI: ARIF SEFERI ISHTE TRIM E I VENDOSUR (VEPRIMTARIA E TIJ ME AHMET HAXHIUN, XHAVIT HAZIRIN DHE XHEVAT QERIMIN)

http://pashtriku.org/index.php?kat=64&shkrimi=7100


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks