SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

FATMIR BRAJSHORI: PASTHËNIA IME (ADEM DEMAҪI PAS DALJES NGA BURGOSJA E TRETË)

Cyrih, 10 mars 2018: Ata, të cilët Adem Demaçin, e kishin dërguar tri herë radhazi në burg; të tri herat, kishin përdorur metoda tjera por qëllimi kishte mbetur i njëjtë. Ata vendosën taktikën e ofrimit dhe të „pendimit“ në vend të asaj që kishin përdorur më herët. Në skenë kishte dalë tani e ashtuqujtura "Alternativa Kosovare" në grupimet e të cilës bënin pjesë, me disa përjashtime, ish anëtarët e Lidhjes Komuniste dhe për më keq; kishte edhe rankoviqistë të cilët kishin menduar se, bëmat e tyre janë harruar dhe se kishte ardhur koha, që tani të kamufluar,të hynin dhe të bëheshin pjesë e asaj Alternative.

Dhe, shi për këtë partitë e para u formuan nga po ajo polici e cila Ademin tri herë me radhë e kishte dërguar në vuajtje dënimi.

Ca prej atyre, që kishin dëshmuar në procesin e tij të parë, iu kishin lutur bacës Adem, që të mos fliste për ta ngaqë tani ishin bë, me familje, dhe se ishin penduar për atë që kishin bërë.

Bile - bile Zekeria Cana patë marrë leje dhe patë shkuar në burgë, tre muaj para se të lirohet Ademi, që t'i lutej dhe t'i falte mëkatin, e bërë ndaj tij. Baca Adem, i sinqertë siç ishte, fillojë t'i mëshirojë ata, që nuk duhej mëshiruar dhe kështu, ai nuk po vërente kësaj radhe, se rrjetën e merimangës po fillonin ta ndërtonin por tani me një pamje krejtësisht ,fare të re.

Lum i madh, i njerëzve, priste në radhë për të takuar njeriun: Simbol i Qendresës!

Pushtetarët e djeshëm të kamufluar në Alternativën kosovare, i shkuan dhe iu luten që të mos merret me politikë, sepse punët po vajnë mirë, dhe se, ata çështjen do ta shpiejnë përpara.

Por çka bënë këta mediokër?

Shpallën parollën, se të burgosurit politik do të bënin mirë, që hë për hë të mos angazhoheshin, sepse me këtë do të pengonin punët e Alternativës, dhe se po ashtu, policia ata do t'i pengonte, në punë. Pra, sipas kësaj shifej qartë që; Ata kishin marrë porosi të qartë nga UDB-ja: „Punoni lirisht por njerëzit e sakrificës ti mbani sa më largë jush!“



Prishtinë, 18 maj 1990: Adem Demaçi, Ibrahim Rugova dhe Mark Krasniqi, në selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, e cila ishte shndërruar në seli të LDK'së.


Dhe filluan ngadalë dhe me dinakëri, të godisnin, aty ku u dhimte më së shumti: Adem Demaçi!

Pas një vizite që i bënë Kosovës senatori Tom Lantosh dhe ish - kongresisti Josef Diogardi, Adem Demaçi u ftua në atë takim, që mbahej në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve, të cilat tani më ishin pushtuar, pa pyet njeri, nga Lidhja Komuniste e Kosovës tani me emër të ri: Lidhja Demokratike e Kosovës!

Aty u ftua baca Adem jo pse deshën këtë gjë këta por pse dy amerikanët, kishin kërkuar që të shkonin dhe ta vizitonin por, kreatorët e tri burgosjeve të para, me dinakëri e ftuan Demaçin, që të shkojë në takim, në lokalet e SHKSH...

Arsyetuan se Demaçi nuk kishte se ku ti priste..o zot!

Ai ato ditë, priste tërë Kosovën, që i shkonte për vizitë, e nuk kishte vend për dy veta që vinin nga Amerika... Filluan pëshpëritjet nëpërmjet "hafijeve" të tyre për Adem Demaçin... Ky nga Ana e tij, baca Adem bënte thirrje për një Unitet të të gjithë shqiptarëve. Njëri prej atyre që i kishte shkuar dhe i kishte thënë "na ndihmo bac" dhe mos formo subjekt politik, se po na ndahet populli, ishte Xhemail Mustafa (tash i ndjerë dhe nder të paktët që ishte i sinqertë) dhe baca e besojë këtë gjë. Bile edhe një iniciativë të disa të ish-burgosurve që ishin mbledhur në një natë dhjetori të vitit 1990, për të formuar Shoqatën e të burgosurve politikë,i kishte detyruar për të hequr dorë, nga kjo ide, vetë baca duke u thënë: kështu nuk duhet ndarë nga populli sepse ju ishit të burgosur të dyfishtë por edhe populli ishte në një burg të tërë kolektiv...

Aso kohe në lokalet e SHKSH, Adem Demaçit më kujtohet,kur ju afrue dhe me përkulje, sikur këlyshi kur i lepihet të zotit, iu prezentua Veton Surroi...

Por LDK-ja te Ademi shihte njeriun,i cili do t'i rrezikonte pozicionet e tyre dhe kështu që, ata nuk do të mund të kontrollonin popullsinë ,së cilës , siç e kishin marrë për detyrë ti hidhnin hi syve.

Grevën e Përgjithshme në Kosovë me 3 shtator të vitit 1990 si dhe Formimin e Sindikatës së Bashkuar, LDK-ja nuk e përkrahu.

Ishte kjo përçarja e parë.

Ademi më në fund filloi të vërejë se diçka nuk ishte në rregull... teksa thashethemet ndaj tij, kishin filluar të intensifikoheshin gjithnjë e më shumë. As edhe formimin e LASH "Naim Frasheri", fillimisht LDK-ja nuk e kishte përkrahur, por një grup arsimtarësh, më ne krye Rexhep Osmanin, e kishin ba këtë gjë dhe e komunikuan, në konferencën e Rugovës, në një të premte,,,

Pak nga pak duke thurur merimangën me mjeshtëri, Ademin po e fusnin të binte në të. Dhe, sikur Tanjugu që më 1964, që kishte shkruar se, "shqiptarët janë të kënaqur me jetën e tyre në jugosllavi" e që "Ademi kishte vendosur të tregojë të kundërten“, edhe kësaj radhe, kur Ai vëreu theqafjen që po e çonte popullin klika e Ibrahim Rugoves and Co, vendos të mos rrijë duarkryqë. Por, tani ish titistët, po thuajse, e kishin izoluar me mjeshtëri. Çdo iniciativ që mirrej për të kundërshtuar pushtuesit ndrydhej dhe pengohej, nga kjo e keqe, me emrin e LDK-ës, ose ma mirë me thënë nga udhëheqja e saj, por jo edhe anëtarësia.

Për të hedhur edhe më shumë hi syve popullit," titistët" organizuan, një farsë me do zgjedhje të lira, se gjoja formuan një Kuvend me deputetë, Kuvend që kurrë nuk ishte tubuar...

Dhe mu këtu, te ky Kuvend, do të ndalem pak më shumë..

Pas vdekjes së profesorit të nderuar Anton Çettës, që ishte deputet i atij parlamenti, kishte mbetur një vend i zbrazët. Të gjithë kërkonin mbajtjen, e bile një mbledhje të saj, por Ibrahim Rugova arsyetohej se Serbia nuk po lejonte.

E Ademi i tha: „pse çka mendon ti se Serbia do të thotë; urdhëroni o ju shqiptarë, ku po doni, kallxoni, se na jau rregullojmë sallen, edhe në hotele ju çojmë, me ngranë a?“

Kuvendin duhet thirrur vetë nëse duhet edhe në ara. Por misioni i Ibrahim Rugovës ishte tjetër. Ai nuk mund të dilte jashtë petkave, të cilat ia kishin prerë të tjerët... Një grup i të rinjëve,vendos të propozojë Adem Demaçin, që për vendin vakant të të ashtuquajturit Parlament të Kosovës të zgjidhej Adem Demaçi dhe jo vetëm një grup të rinjësh por edhe disa deputetë, e përkrahnin këtë inisiativ.

Por jo edhe LDK-ja ose ma mirë me thanë i pari i tyre. Propozimi për Ademin, për shumëkë ishte një goditje, e sidomos për Ata që deri atëherë, as që e përfillnin atë parlament ( LDK-ja). Kandidimi i Adem Demaçit ishte edhe një sprovë dhe sfidë për të gjithë, të cilët tani u vunë në panik sepse kishin frikë, që tani populli do të kuptonte, se kush po e damkoste në të vërtetë, se mos e kuptonte se kush janë me të vërtetë armiqtë e tij. Nga ana tjetër baca Adem, me kandidimin e tij deshi të shohë, se cilat ishin fytyrat e tyre të vërteta.. Ademi donte të kërkonte sinqeritet prej atyre që nuk ishin të tillë. Ata të cilët kurrizin e tyre e kishin të dobët ashtu siç është vetë kasollja e marimangës. Ata të cilët nuk i përfillnin mendimet e të tjerëve; kishin vendosur me çdo kusht që kurrë të mos konstituohej ai parlament dhe me këtë të pengonin hyrjen e Adem Demaçit në të...

Ata "gandistët titistë" nuk e dinin, se Jeta ishte mashtruese dhe shumë shpejtë, ashtu siç luajnë fëmijët lojën e tyre, për një kohë dhe shpërndahen, parlamentin e kishin bë lojë fëmijësh:" Ata do të kujtoheshin vetëm atëherë, kur Drenica shkonte flakë, në luftë me Serbët, të thirrnin atë parlament edhe nga fakti që; e dinin se tani më Ademi nuk ishte i interesuar për vendin e deputetit por për të quar luftën e Drenices përpara... fillojë loja haptas e LDK-ës, me pjesën tjetër të popullatës. Nuk përkrahen as edhe një veprim me të cilin rezistohej në mënyrë aktive ndaj pushtuesve... Adem Demaçi aso kohe me pranimin e kandidaturës për deputet, donte të mirrrte mbi supet e veta, një përgjegjësi të madhe: mbledhjen e kuvendarëve para hundëve të pushtuesit.

Por populli ishte po thuajse në një hipnozë kolektive! LDK-ja dhe kasnecët e saj përpiqeshin të njollosnin autoritetin e Ademit (të njejtit kasneca këtë gjë po e bëjnë edhe sot) por Ata nuk e dinin se nuk ishin asgjë tjetër përpos hipokrit dhe intrigant që edhe të tillë kanë mbetur edhe sot e gjithë ditën...

Para ca kohësh, Adem Demaçi u zgjodhë Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, të Kosovës që sot quhet Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës. Falë UÇK-ës dhe ndryshimeve që u bënë pas luftës edhe Lidhja e Shkrimtarëve, u çlirua nga uzurpatorët si Ibrahim Rugova, i cili që nga viti 1988 kur ishte zgjedhur, askujt nuk ia lëshonte atë vend dhe as që lejonte ndonjë iniciativë në këtë drejtim.

I shkreti Azem Shkreli patë tentuar një herë, të ngreh si problem zgjedhjen e kryetarit të shkrimtarëve, dhe veç sa se patën gozhduar për së gjalli... Pas Luftës u zgjodhë Tahir Desku, pastaj, Adem Gashi dhe sot Adem Demaçi njeriu i parë që shkroi "prozën e gjatë" te ne në Kosovë.

Dhe pas aktit më sublim, që mundë të bënte Ibrahim Rugova për Kosovën, e që ishte vdekja, kasnecët e njejtë filluan të bëjnë kritika në llogari të Lidhjes së Shkrimtarëve, jo pse ajo nuk e nderojë "presidentin e Velanisë" por pse aty është Adem Demaçi! Dhe ju që jetoni në Evropë të gjithë e dini që shkrimtarët Evropianë janë të Organizuar nëpër PEN - klubet e tyre.

Edhe në Kosovë ekziston PEN - Klubi Kosovar ku anëtarë të saj janë: Besim Bokshi, Eqrem Basha, Mehmet Kraja, A. Konushevci, J.Buxhovi, etj etj., dhe kryetar i këtij PEN Klubi është: SABRI HAMITI. Anëtar të Pen klubit nuk mund të bëhen ata që kanë veç dy libra të botuara. Dhe, askund nuk më ra të lexojë as edhe një të vetme kritike për PEN-klubin që nuk nderuan me ndonjë seancë "Presidentin e velanisë - themë të Velanisë sepse ai as që ka lëvizë nga aty. As edhe një kritikë. E, po nuk shkonë kështu,,,

Dhe krejt për fund

Fatlum është Ai që zbaton në jetë porosit e popullit! Fatzi është Ai që nuk llogarit për përgjegjësinë, që ka marrë përsipër e që e mundon vetën e më shumë të tjerët..

Presidenti i ri ia fillojë më së keqi që mund të fillohet. Ai s'u përkulë para dy Ademave: ADEM JASHARIT DHE ADEM DEMAÇIT!

Se çfarë bëri Ademi pas vitit 1990 edhe kjo dihet: Ai nuk bëri asgjë më shumë ose ma pak se atë që bëri 28 vite tjera të shkuara e që do të thotë: vetë-flijim për Kosovën. Pra edhe pas vitit 1990 Simboli i Rezistencës u vetë-flijua, për Ju për mua, për Ne - e për Atdhe!



Adem Demaçi


Por sot është shumë vështirë për t'i nxjerrë ca prej jush nga errësira dhe injoranca dhe për t'ju shpurë në dritë, sepse keni mbetë po Ata që keni qenë këtu e 100 vjetë më parë, herë me kral e herë me shkja. JU që nuk shihni më largë se deri te hunda e DESPOTIT tuaj është vështirë për t'ju emancipuar...


Ju pyes: A do te ishte mençuri apo budallëllëk që tani të sjellim para opinionit një të vërtetë, që sado e hidhur të mund të jetë ajo e vërtetë apo do t'i lejoni vetes "rehatllukun" pa i prekur ato të vërteta sado pak..

Të jesh përgjegjës për veprimet apo jo veprimet e bëra është virtyt i njerëzve të lartë ... Po ne japim vetëm një mendim të shikuar nga një sy krejt tjetër dhe shumë-shumë real, të argumentuar dhe të faktografuar. Dhe, nuk e di se; përse e gjithë kjo frikë? Çka është ajo që ju bënë të dridheni? Pyes të dridheni sepse edhe ashtu e di se për t'u skuqur ju nuk skuqeni asnjëherë, përpos atëherë, kur ju s'kuq e ju lag me bojë Çerçiz Topulli me shokë!

Por LDK-ja e kishin vendosur që: kushdo që do të mundohej që sërish shqiptarëve t'u kthente atë më kryesoren; trimërin, nderin, bujarinë dhe krenarinë, ta pengonin dhe mundësisht ta komprometonin...

Dhe, kjo shihet edhe sot kur Ademi atyre u pengonë në rolin e Kryetarit të Shrimtarëve: U pengon njeriu i cili Ibrahim Rugovën, presidentin e Velanisë, e kishte mësuar të flas shqip: po, po të flas shqip por, fatkeqësisht ai e braktisi gjuhën e Demaçit dhe ju kthye gjuhës së tij që e njihte më së miri: gjuhën e „druzhe Titos!“

Pas vitit 1990 ka edhe shumë ngjarje të tjera të cilat nuk dua ti ceku. Nuk dua sepse megjithatë e di që ata të cilët e kishin bë punën e dreqit, kishin qenë vetëm një leckë toaleti, në dorën e pastruesit të WC-ve. Fjala pastruesit të Wc-ve nuk ka aludim në asnjeri por thjeshtë është një shprehje figurative...

Ademi veprimtarinë e tij më të frytshme e ka dhanë mu gjatë këtyre viteve, pra në këto 15 vitet e fundit, vitet 1990-2005.

Kur e tërë Kosova ishte në luftë dhe kur popullata jonë po përjetonte Ekzodin Biblik dhe kur ca vetë shkuan në Beograd të përkulur në gjunjë për të jetuar me turp, Ai - Ademi s'lëvizi nga Prishtina: aso kohe një fqinje e tij që sapo kishte dalë në kampin e Stankovecit, kishte shkruar një letër ku thotë: “Tërë këtë të keqe e kishim pas nga ai që ka shkue te Milloshi në Beograd...erdhën policët civilë dhe i ranë derës së Adem Demaçit. Burri i Kosovës doli dhe u tha: Këtu jam denbabaden, kur doni të më merrni, këtu më keni dhe për vdekje jam përgatitur qysh moti.. qe 35 vjet pe pres vdekjen..."

Dhe këtë shkrim timin do ta perfundojë me fjalët e asaj zonje: Ai edhe një herë i tregojë tërë Kosovës dhe armiqve të saj se: zogjtë vdesin duke kënduar".

E Ademi ishte përgatitur të vdes me këngën - për Kosovën!


___________________________


FATMIR BRAJSHORI: ADEM DEMAҪI, STUDENTI I LETËRSISË BOTËRORE - PARA GJYQIT DEKLARON: "PA U BASHKUAR KOSOVA ME SHQIPËRINË NUK DO TË KETË STABILITET DHE PAQE NË BALLKAN!"

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7394


***


FATMIR BRAJSHORI: BURGOSJA E DYTË E ADEM DEMAҪIT (1964)!

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7405

***


FATMIR BRAJSHORI: BURGOSJA E TRETË E ADEM DEMAҪIT

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7411


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks