SHKRIMI
e diel, 19 gusht 2018

DR.LEDIAN DROBONIKU: SHQIPTARËT RRINË NË KAFENE SE NUK PRANOJNË SKLLAVËRINË!

Tiranë, 13 mars 2018: Shqiptarët rrinë në kafe se nuk e duan punën, apo kundërta, shqiptarët rrinë në kafe se nuk ka punë??? Oligarkia dhe ideologjia e saj neoliberiste, nuk fsheh të vërtetat, thjesht i përmbys. Efektet bëhen shkaqe dhe të mjerët bëhen fajtorë. Të gjitha mediat e sinkronizuar në kor, trumbetuan lajmin se "Shqipëria qenka vendi i 2 në botë për kafene" si dhe një lum akuzash për veset e shqiptarëve. Refreni i preferuar për ta demoralizuar e gjunjëzuar këtë popull. Nuk duam të bëjmë këtu apologjinë e shqiptarëve apo leksione morale. Besojmë se shqiptarët kanë të mirat dhe veset e tyre si çdo popull tjetër.

Mundohemi të shpjegojmë shkaqet objektive dhe strukturore të kësaj situate.

1. Shqipëria është i vetmi vend në rajon e Europë që "nuk prodhon një gozhdë". I vetmi që nuk ka një Ekonomi Prodhimi, por koloni importi.

2. Shqiptarët mund të investojnë vetëm në biznese të vogla se kasta ka bllokuar ekonominë, ka kapur bizneset e mëdha e nuk lejon konkurrencën, godet prodhimin vendas, bankat nuk kreditojnë biznesin prodhues apo bujkun por miqtë e kastës, krimi dhe pasiguria juridike pamundëson iniciativën private, kërkesa agregate e ulët, përqendrimi i pasurisë etj etj. Por situata po përkeqësohet kundër biznesit të vogël.

3. Shqiptarët emigrojnë e realizohen në vendet normale. Hapin biznese e bëjnë edhe punët më të rënda andej. Ata nuk i bëjnë bisht punës por nuk pranojnë skllavërinë me rroga e kushte afrikane. Kasta me politikat deflative (fleksibiliteti në punë) kujtonte se shqiptarët do skllavëroheshin lehtë, por ata preferojnë ose të vetëpunësohen, rrinë pa punë ose largohen. Kjo është situata dhe shkaku i vërtetë. Refuzojmë kastën dhe propagandën e saj. Kjo kastë nuk arnohet por vetëm rrëzohet.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks