SHKRIMI
e martë, 23 tetor 2018

FAHRI DAHRI: NEGOCIATAT PËR NJË MARRËVESHJE TË SHUMËPRITUR (Pragpritje historike?!)

Itali, 13 mars 2018: “Toka” lëviz, edhe “Akrepat e orës lëvizin”, por a rrotullohen të dyja në një krah?. Në të vërtetë dihet që njëri lëviz nga e djathta në të majtë dhe tjetri nga e majta në të djathtë. Megjithatë, pavarësisht se dihen kahjet e rrotullimeve ka diçka që e ndërlikon të kuptuarit e kahëve të këtyre rrotullimeve.

A ka ndonjë medikament që të ndihmojë trurin e njeriut për të kuptuar këtë apo atë “diçka” që ndërlikon në këto rrotullime?. Llogjika pranon se duhet të ketë ligjësi. Vështirësia qëndron tek të kuptuarit e këtyre ligjësive, mbasi jo tek të gjithë njerëzit ka të njëjtin intelekt. Një kategori njerëzish (fjala është për kohën tonë), sot gjykojnë dhe përpiqen të veprojnë me moralin e së shkuarës; një kategori tjetër, po sot përpiqet të veprojë me moralin që e rrethon; një kategori e tretë njerëzish përpiqen të veprojnë me moralin që mendojnë se do të jetë në të ardhmen. Kështu ndeshemi me kundërshti mes të së shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Janë këto tre qendrime që na shtyjnë (çojnë) në mendime të ndryshme: ndeshemi, përplasemi, sorollatemi, ndryshojmë gjykimet në rrotullimet e fenomeneve dhe dukurive, sipas interesit magnetik që ndodhet në ndërgjegjen dhe qenien tonë.

Aktualisht para nesh, koha dikton domosdoshmërinë për mundësitë e zgjidhjes së problemeve të krijuara nga e shkuara e paarësyeshme, agresive, arrogante mes dy shteteve Shqipëri-Greqi. Problemet janë të qarta, njihen dhe dihen, po ashtu dihet koha, shkaqet dhe subjektet që ekzistojnë dhe ndeshen me pasojat e problemeve të krijuara në një kohë të caktuar.



Problemet mbeten tek dy boshtet, ai “Tokës” dhe i “Akrepave të orës” që objektet i vënë në lëvizje sipas ligjësive të tyre.”Akrepat e orës” lëvizin me ligjësi subjektive, “Toka” lëviz me ligjësi objektive. Shekulli XX e mbylli historinë dhe u strehua në dhomat “funerale” si efekt i luftërave botërore të ashpra, trajtimeve të skajshme njerëzore. Memoria për të shkuarën dhe fosilet e të masakruarve u trashëguan në shekullit XXI. Dy dekadat e fillimit të mijëvjeçarit të tretë, po ecin me vështirësi drejt viteve, mbasi vazhdojnë tu rëndojnë peshat e rënda të mbartura. Krahas “mbartjeve”, të cilat pengojnë zhvillimin dhe bashkëjetesat, qendrojnë edhe mbeturinat e trashëguara në qenien dhe ndërgjegjen e njeriut. Qenia është reale, ekziston dhe përpiqet ti përgjigjet moralit të së ardhmes, largimit nga veprimet dhe mendimet çnjerëzore. Ndërsa ndërgjegja vazhdon të mbartë pjesë nga morali i së shkuarës, por me vullnet për të marrë diçka nga nuancat e moralit të sotëm dhe të moralit të ardhshëm, që mendohet për prurje virtytesh, normash dhe rregullash më të pëlqyera dhe më njerëzore.

Qeveria shqiptare dhe ajo greke, kanë arritur të dallojnë gjendjen kaotike që zotëron mes dy popujve fqinjë dhe se subjektivizmat dypalëshe të qendrimeve ndaj ngjarjeve të ndodhura në të shkuarën, vlerësohen të paarësyeshme dhe “qesharake”. Një sinjal i qartë që koha po përpiqet të arrihet në vendosjen e arësyes mbi atë të forcës së muskujve, trashëgimi skllavo-pronare dhe mesjetaro- bizantino-osmane.

Dy pozicione në qëndrimet ndaj problemeve, dy koncepte të kundërta ndaj njohjes së objektives dhe ndaj subjektives. Është e nevojshme njohja me përkufizimin e konceptit të tyre për një arësyetim të drejtë në përcaktimin se kush është parësor dhe dytësor. Objektivja ekziston jashtë ndërgjegjjes dhe pavarësisht prej saj, nuk varet nga ndërgjegjja dhe është parësore. Bota, gjithshka që na rrethon, realiteti, dukuritë, e vërteta, të gjitha janë objektive. Ndërsa subjektivja ka të bëjë me një njeri të veçantë, si qenie e ndërgjegjshme, që ndien, që provon e që mendon. Bota subjektive shprehet me dëshira, me ndijime, nuk ndikohet nga shkaqe madhore, por niset nga dëshira vetjake dhe jo nga faktet ose gjendja e reale, si e tillë është dytësore..

Meqë trajtesa ka objekt ngjarjet, ndodhitë që janë rrjedhojë e qenies njerëzore, lind nevoja të njihemi me përcaktimin e njeriut objektiv dhe njeriut subjektiv. Njeriu objektiv gjykon drejt, nuk niset nga interesat, nga ndjenjat ose nga qëllimet vetiake, nuk ndikohet nga paramendimet, është i paanshëm. Njeriu subjektiv niset nga dëshira vetiake dhe jo nga faktet ose nga gjendja e vërtetë. Objektiviteti është parësor, jashtë subjektives, por në të njëjtën kohë “parësorja” krijon kushte për të lindur dhe ekzistuar “dytësorja”.

Çdo popull ka vlerat e tij, ka trashëgiminë, traditat, zakonet, idhujt, territorin, të shtrenjtat e tij dhe ne u a kemi respektuar dhe i respektojmë. Populli etnik shqiptar, sigurisht nuk bën përjashtim, edhe ne kemi vlerat tona si popull dhe, normalisht duhet që popujt e tjerë të na i respektojnë, është gjëja më e thjeshtë, më e sjellshme për çdo shoqëri njerëzore. Pikërisht në këtë drejtim, ndeshen qendrime të kundërta, që kanë krijuar ndasira të thella, të ashpra, armiqësore, me pasoja të rënda në dëm të identitetit dhe territorit etnik shqiptar, si nga fqinjët dhe shtetet e fuqishme të Europës.

Etnia shqiptare asnjëherë nuk është prirur, apo të ketë trendencë që, subjektivja të përcaktojë qendrimet mbi objektiven, përkundrazi u kushton vëmëndje të veçantë dhe të kujdesëshme që, secila të ruajë vendin dhe rolin e saj. Pozicioni shqiptar ndaj objektives dhe subjektives, është i qartë, i pakontestueshëm. Ky qendrim i drejtë, objektiv, nuk përkon me inetersat e disa prej shteteve fqinje, të cilët në vijë të drejtë, shekuj me radhë kanë renditur subjektiven mbi objektiven. Nëpërmjet qendrimve të tilla arrijnë të realizojnë zmadhimin e kombit dhe zgjerimin e territorit në dëm të të tjerëve.

Në trajtimin tonë problemi qendron tek vlerësimi apo mbivlerësimi i “Fesë”. Duke qenë se feja është një sistem mendimi, ndjenje, një normë e sjelljes nga e cila individët mund të gjykojnë pasojat vetjake dhe shoqërore të veprimeve të tyre. Gjithkush e kupton se feja ekziston e kushtëzuar nga qenia e njeriut. Është tërësisht në vartësi me ekzistencën ose jo të njeriut. Shkurt është subjektive. Ndërsa njeriu është në vartësi të kushteve natyrore, ekzistenca e njeriut është në vartësi të objektives. Njeriu është më i parë se ndërgjegja, ndërgjegja krijohet mbas një kohe të caktuar nga lindja e njeriut, është në vartësi të veprimeve ose mosveprimeve të nejriut, është e varur prej tij. Feja duke qenë në vartësi të një norme sjelljeje e njeriut, një ndjenjë, rezulton se është subjektive.

Dy koncepte të ndryshme na ndajnë lidhur me përcaktimin e nocionit etnik të kombit. Koncepti ynë në përcaktimin e kombit mbështetet tek hershmeria mijëravjeçare e gjuhës, fisit, territorit, traditave, të cilat kanë bosht objektiven. Ndërsa shtetet fqinje, të cilët duan zmadhim të kombit dhe zgjerim të territoreve, në përcaktinmin e kombit përdorin si parësore besimet fetar, një dukuri e lindur gjatë dymijëvjeçarit të erës sonë, dhe nga disa besime fetare. Feja, ndjenjat, rregullat, morali, ndërgjegja janë subjektive, si të tilla nuk duhet pretenduar të jenë unike tek të gjithë popujt. Askush nuk ka të drejtë të diktojë njërin apo tjetrin besim fetar me anën e forcës, qoftë ndaj individit, grup njerëzve apo popujve.

Për fat të keq kjo ka ndodhur dhe ndodh me qendrimet e shteteve fqinje dhe të disa shteteve europiane ndaj popullit shqiptar, i cili është tepër i “lodhur” duke ua spjeguar se popullin shqiptar nuk niset nga besimi fetar në përcaktimin e etnisë së tij, apo identitetin e njeriut. Njeriu përcakton vetë se cilën fe dëshiron të mbajë apo të ketë. Ky realitet nuk është i dëshiruar nga disa shtete, pasi bie ndesh me synimet e interesave të tyre. Qendrime të tilla, të kundërta me lëvizjet e Tokës dhe të akrepave të orës, kanë penguar, pengojnë dhe vështirësojnë jetën e popullit etnik shqiptar, duke i kërkuar në forma dhe mënyra të ndryshme të heqin dorë nga subjektivja dhe të “parësojnë” subjektiven.

Realizimin e ndryshimit të rrotullimeve na e sugjerojnë ta bëjmë me konvertimin e besimit fetar, gjë që premton lehtësira në rrugën për tu kombësuar në “grek”, “serb” dhe hapje dyersh nga Bashkimi Europian. Të kuptohet qartë nga të gjithë: Populli shqiptar dihet për respektin dhe tolerancat fetare, etnike dhe racore, sikundër dihet ndër shekuj qendrimi korrekt dhe respekti ndaj pavartësisë dhe urrejta ndaj nënshtrimit.

Veçimi i popujve sipas besimeve fetare, sipas traditës shqiptare, është cektësi, varfëri mendimi, veprime abstrakte që, sigurisht burojnë elemente të padëshiruara, prishje ekuilibrash, sjellin antagonizma të vërtetuara sidomos gjatë shekullit XX, idera dhe strategji që kultivohen prej njerëzve të mbërthyer nga veset më të dobta si: prepotenca, arroganca, mendjemadhësia, kënaqësitë e pabazuara, fshehja e gjendjes reale, zbukurimi i gjërave me shprehje të mëdha, të fryra.

Aktualiteti i sotëm i qendrimeve mes dy shteteve Shqipëri-Greqi, nëpërmjet dy qeverive, ka sjellë mundësinë e uljes në tavolinë për të ndrequr marrëzitë e qeverive të kaluara, me rëndesa gati një shekullore në kurriz të dy popujve fqinjë. Takimet dypalëshe, të ndërgjegjshëm për të ulur “gjakrat” dhe shkrirjen e akujve, ndeshen me zërat e korbave që nuk arrijnë shkëputjen nga “Mesjeta e zezë”, duke lartësuar subjektivizmin në zgjidhjen e problemeve. Plotfuqishmëria për zgjidhjen e problemeve ndeshet në cektësinë e dëshirave foshnjore dhe në “madhështinë” e mendimeve adoleshente, që nuk arrijnë të vlerësojnë afrimin e së ardhmes në të sotmen, për të shëruar plagët dhe lehtësuar dhembjet e mbartura nga e shkuara.

Krahas këtyre klisheve, krejtësisht të panevojshme, në këto bisedime shfaqen qendrime deri diku “arrogante”, detyruese në sheshimin e problemeve, pa marrë parasysh parimin e barazisë, as kushtet në të cilat ndodhen dy qeveritë në takimin dypalësh. Çështja e zgjidhjes së problemeve mes dy shteteve Shqipëri-Greqi, u trajtua edhe në konferencën për shtyp mes kreut të Komisionit Europian, z. Juncker dhe Kryeministrit z. Edi Rama, ku mes të tjerash z. Juncker deklaroi:

“Problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur. Zgjidhja e tyre duhet të bëhet para anëtarësimit, jo pas anëtarësimit. Kur Shqipëria të ketë plotësuar të gjitha pritshmëritë, anëtarësimi do të jetë i kryer”. Ndërsa Kryeministri z. Edi Rama deklaroi: “Po ky proces do të zgjidhet me sukses, dhe kjo do të jetë një tjetër arsye që Europa të vlerësojë Shqipërinë si një shtet serioz”.

E sigurtë mendoj, është se të dy popujt dëshirojnë që të largohen nga paudhësitë e shkuara dhe ti kthehen marrëdhënieve reciproke, të sinqerta dhe paqësore. Megjithatë, qofsha i gabuar, përpjekjet dypalëshe vihen në pikpyetje, mbasi gjatë këtij proçesi po thuaj pesë mujor, janë shfaqur pengesa, të cilat shpresojmë të kapërcehen me maturinë që koha kërkon. Një nga pengesat (mendoj e pa parashikuar) është deklarimi i kreut të komisionit Europian, i cili e kushtëzoi anëtarësimin e Shipërisë në BE me kohën e zgjidhjes së problemeve që “kemi” me Greqinë. Është mëse e drejtë nevoja për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve, por kushti që vendoset tregon padrejtësi dhe njëanshëmëri, rezulton detyrues vetëm për palën shqiptare.

Në rastin konkret, zgjidhja apo mos zgjidhja e problemeve me Greqinë, është shprehur qartë se kushtëzon vetëm Shqipërinë. Nëse arrihen zgjidhjet Shqipëria anëtarësohet në BE, nëse nuk arrihen zgjidhjet Shqipëria nuk anëtarësohet, kurse Greqia, zgjidhen apo jo problemet, është dhe mbetet në BE. Do apo nuk do Shqipëria, në kushtet e caktuara, duhet të pranojë zgjidhjet sipas alternativave dhe kërkesave të Greqisë. Arësyetimi i këtij konkluzioni bazohet në atë që: Greqia është anëtare e BE-së, nuk përfshihet tek kushti i anëtarësimit; kurse Shqipëria nuk është anëtare e BE-së, por kërkon të hyjë në BE. Paanësia, në rastin konkret, mendoj do ishte një ndihmë e çmuar në arritjen e marrëveshjes dypalëshe, nëse kushti do të ishte: “Problemet mes Shqipërisë dhe Greqisë duhet të zgjidhen sa më shpejt, të bëhen përpjekje që zgjidhja e tyre të realizohet para anëtarësimit të Shqipërisë, në të kundërtën do ti hiqet anëtarësimi edhe Greqisë”.

Si përfundim vendosja e kushtit me argumentin e anëtarësimit të njërës palë, nuk i përgjigjet parimit të barazisë në trajtimin e bisedimeve dhe të drejtës objektive, por i jepet epërsi elementit subjektiv të vendosi me arësyetim të pambështetur në parimet demokratike. Etnisë shqiptare, në rrethana të ndryshme historike, i është diktuar “tkurrja”, dhe se prej saj është trajtuar padrejtësisht “një popull i vogël”. Në këto rrethana, duke mos ndryshuar dot realitetin, detyrohemi të ndryshojmë mënyrat e të parit të ngjarjeve, por kursesi nuk do të ndryshojmë qendrimet me të cilat i arësyetojmë dhe i gjykojmë të vërtetat.

Virgjili në një varg të “Gjeorgjikave” thotë për Lukrecin: “Si lumë ai që arriti të zbulojë të fshehtat e natyrës dhe zhduku frikën e ferrit”.

Dhimbja që mbartin shqiptarët në shpirt nuk mbahet dot përbrenda, ajo shfaqet në shumë forma dhe shprehet në mënyra të ndryshme. Të gjithë priremi nga e dukshmja dhe harrojmë brendinë. Shqetësohemi dhe lëndohemi duke parë plagët, por duhet të arrihet të shikojmë dhe të ndjejmë edhe dhembjet e plagëve tek të tjerët. Koha kërkon arritjen e dakortësisë në vlerësimin objektiv të zgjidhjes së problemeve. Dy popujt fqinj, shpresojnë për drejtësi, arësyetim, barazi dhe paanësi.

Fahri Dahri - Itali, më 13/03/ 2018.-


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks