SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

REXHEP KASUMAJ: KONCEPTI I LUFT脣S S脣 TIJ

Berlin, 8 maj 2018: I përfshirë zjarrshëm në debatin identitar - e Skënderbeu është qendra e tij, Kadare thotë: ai nuk luftoi muslimanizmin, por osmanizmin.

Ky shpjegim konkluziv, sado përgjithsisht real, ka një shkitje, një cen e paplotësi të vogël.

Osmanizmi ishte një ideologji, ashtu si kjenë me program, shenjë, kohë e përmasë tjetër, fjala vjen, fashizmi e sovjetizmi i mëhershëm a jugosllavizmi i vonë. I tillë, osmanizmi ishte mbinacional e, që këtej, mashtrues. Ndaj dhe do ishte e njësojtë sikur të thuhej se janë luftuar regjimet e jo pushtimet gjermane, ruse apo, së fundmi, serbiane.

Rrjedhimisht, ai nuk luftoi rendin, sistemin dhe ideologjinë. I pajuar njëj koncepti politik dhe kulture të lirisë, Kryezoti do të luftonte bërthamën: pushtimin dhe kolonializmin turk.

A s'është vërtetë kështu?

Një përvojë e hidhur nga shekulli ikur, provon të argumentojë këtë. Rendet e idetë serbe përftonin emblemash të ndryshme: mbretërore, republikane, komuniste e demokratike (de jure e tillë), por si fill i pakputshëm i zi, substanca koherente e së keqes, pushtimi, mbetej mbi to e përherë.

Ngasje të liga pati që dhe luftën e re të shqiptarëve në Kosovë t'a paraqesin një rebelim fetar kundër serbëve të krishterë (filozofi frëng Henri Lévy) ose, madje, përpjekje avancimi politik lokal. Po si kështu? Kroatët kjenë edhe të krishterë edhe pjesë e doktrinës, sistemit dhe ideologjisë jugosllaviste. E cila ishte kauza e luftës së tyre? Padyshim: jo krishterizmi e as jugosllavizmi, por vullneti për vetëjetesë të lirë kombëtare që çonte në përballje me aksin e betonuar të tyre: hegjemonin serbian.

Një e tillë përzierje e kuptimeve për perandoritë, ideologjitë e pushtimet, në mos kur ngjan e keqqëllimtë (frëngu i sipërcekur, kumbonat serbe...) është, shpesh, një ngatërri që dhimbshëm çorienton.



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks