SHKRIMI
e hënë, 28 maj 2018

REXHEP KASUMAJ: INTERANTI POLITIK

Berlin, 9 maj 2018: (Mbi pedagogjinë e zezë) - Nëse dielli terron, hëna zhduket e zjarri nuk flakëron - aherë është gjuha që bën dritë.

Rilexoja këtë margaritar nga libri "Upanishadat, urtia lashtoinduse", e vetishëm ndjeja vendin tim.

Dhe, jo i patrishtë, në heshtje do thoshja: mijëra vjet e fjala, sado e mirë dhe Un-i i shpirtësuar, sado kristalor, akoma nuk ndrijnë. Udhërrëfejnë të diturit naltësisë a ofshâjnë të mundurit e lirisë - por shpresa shtyhet rrokullimës kotnare. Sundtarët mbeten të pailuminuar. Të errtë e obskurë. Të vrazhdë e primitiv. Të padedikim e hajnorë.

Ndërkaq, në kërkim të prehjes mespërmes shtegut me emrin deshpërim, kujtesa ndalon tek një analogji dhe përvojë e vjetër.

E pra, Kosova, sferat e epërme që i prijnë jetës, sikur ngjajnë me një internat kolosal politik. Dhe si kudo e përherë, veç lëndësh të tjera, ligjërohet dhe pedagogji. Mirëpo, me ç'është parë, nxënësit, kjo klasë e përçudshme nomenklaturëse, do të dëshmojnë pak zell për dijenxënje. Aq më pak prirje karakteriale për notën e gjentilencës.



Vjedhin, mashtrojnë, gënjejnë e sfidojnë. Dhe secili tyresh tjerrë një histori të veten mitike: fabula prrallore mbi rendimentet e arritura në plojën e kamjes përtej çdo planizimi real apo ëndrre të fantazisë. E, gjithçka të stolisur nga qëndismat krenare dhe diadema e lavdisë. Kultura e turpit, aq e zhvilluar tek japonezët, si shkruan i magjepsur antropologu amerikan, Ruth Benedickt (viti 1946), është e panjohur, madje shkallmuese për tharmin moral të tyre.

Rrjedhimisht, Mësonjës e Edukatorë, ardhur nga larg, andej ku dielli perëndon mbi botë, në ekspeditën e bukur të Shtëpibërjes, mundohen, besojnë, lodhen... Pastaj, vjen një çast e hutohen, kapen në beft dhe gati çojnë duart dorëzimtare.

Megjithatë, vullneti i hekurt dhe fismëria e misionit, i bëjnë të qëndrojnë. Ngadalë evokojnë dhe nga pluhnaja arkivore nxjerrin metodikën e sprovuar: pedagogjinë e zezë. Tani është kultura e frikës që ata shohin të jetë e plotëngjizur, e njëshbërë me qenien dhe instinktin ekzistencial të tyre.

Atëherë, papritur, ndodh mrekullia. Kthesa magjike. Internatorëve iu bien veshët në tokë. Zbuten, përulen, disiplinohen e bashkëpunojnë. Deri në plangprishjen e radhës dhe orën e re të pedagogjisë së zezë...

A nuk është ky, vërtetë, një rotacion ciklor endemik? Gjithësesi. Që këtej dhe tepër i domosdoshëm. Por, njëkohësisht, sa i zorshëm e i paparë në kartat e Dhéut të madh Europë!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks