SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

BEHXHET SHALA BAJGORA: ASGJË NUK ËSHTË TRESHI APO DHJETËSHI KRAHASUAR ME KAQUSHËN DYMBËDHJETËTYTËSHE!

Prishtinë, 10 maj 2018: (O ku je Rrahman Morina hej) - Të ikurit e LV, më në fund e formuan - trashiguan subjektin politik i cili , përjashtuar disa raste , është partia e prindërve të tyre që bënin shtatë palë qejfe në kohën e kriminelit Tito dhe “ humanistit “ Millosheviq. Në fakt , subjektin politik e morën në formë të stafetës si në kohën e kriminelit Tito ku, Kaqusha Jashari ua dorëzoi partinë klinikisht dhe politikisht të vdekur por që e ka një emër , Partia Socialdemokrate e Kosovës. Kjo përngjanë me një gurë mbi varr ku është emri i të varrosurit dhe disa informata të tjera, për të vdekurin. Kaqusha , një emër tipik rus e që për bazë e ka granatahedhësin shumëtytësh u bë i popullarizuar pas luftës së dytë botërore , edhe në Shqipëri e sidomos në ish – Jugosllavi për shkak të rolit të ish – BRSS në çlirimin e ish – Jugosllavisë. Realisht , të ikurit nga LV , deklarimin se janë për bashkim kombëtar dhe patriotë e kishin falso me përjashtim të 3-4 vetave që kishin një përmbajtje kombëtare sikur që edhe luftuan në radhët e UÇK-së. Pas shkrirjes së disa ish - trashigimtarëve të politikës jugosllave dhe serbe në PSDK e Kaqusha Jasharit , skena politike në Kosovë po “ fisnikërohet “ me një politikë nga e kaluara por që është shumë e popullarizuar sot. Sa më shumë që ta shani luftën e UÇK-së dhe bartësit e kësaj lufte , aq më mirë do të sistemoheni në institucionet e Kosovës duke fituar poste me respekt dhe me shumë të mira materiale . Kjo kategori i ka dyert e hapura dhe ka përparësi absolute gjatë punësimit dhe thuaja asnjëri nga ta nuk punon me rroga të buxhetit të Kosovës. Këta horra të dikurshëm e patriotë të sotit , ose janë këshilltarë , ose ministra e më së paku bëhen ambasadorë . Realisht , nuk mund ta keni një post sot në Kosovë apo në diplomaci dhe ta keni përkrahjen e ndërkombëtarëve nëse nuk e keni një të kaluar jugosllave apo të mendësisë serbe , të jeni apo të keni qenë anëtar i UDB –së apo KOS-it , ju apo familjarët , kurse , këta tereqët që vetëm fiktivisht kanë pushtet në Kosovë në fakt janë vegla të mbeturinave jugosllave dhe serbe. Në kohën e ilegales sistemi i treshes ishte mënyra më e mirë e të vepruarit dhe këtë sistem e morën edhe një pjesë e LV gjatë orgjive seksuale , pas aksioneve “ politike “ duke e rrahur policinë e Kosovës. Më duket se edhe Rexha i LV , gjatë ilegales apo luftës njihej si Dhjetëshi mirëpo , Kaqusha Jashari ua kaloi dy modeleve duke e instaluar sistemin e 12 –it , duke fituar 12 deputetë me një parti , kufomë të balsamosur në kriptat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve . Të ikurit e LV e gjetën mënyrën më të mirë që me një procedurë të përshpejtuar ta legalizojnë organizimin politik duke i premtuar Kaqushës , Bajramit se do të bëhen deputetë në zgjedhjet e ardhshme për të cilat jam shumë i sigurt se nëse mbahen në afatin 12 muajsh do ta kalojnë pragun zgjedhor sikur dikur FER-i. Tradita mund të përsëritet sepse , përjashtuar disa personave që nuk ishin në FER , pjesa dërmuese ishin FER-istë sikur që edhe figura qendrore e FER-it të dikurshëm ishte edhe Zog Ahmeti , tash mbret i fronit politik të Kaqushës e që është garantues i dështimit të sigurt. Këta që fituan postin e deputetit e që hynë nën ” urdhër “ të Kaqushës , dezertorët , ia panë hajrin LV dhe Albin Kurtit. Përveç se i bëri deputetë , nga dështakët si çifti i Zogut me shokë , i bëri edhe kryetarë komunash ndërsa krahun kriminal e bëri “ klub të milionerëve “ që bënë pasuri përrallore me leje ndërtimi dhe kurvëri politike , me biznismenët e kriminalizuar . Tash , Albin Kurti nuk ka asnjë të drejtë t’i kritikojë të arratisurit sepse vet ai i bëri me poste , pa e konsultuar fare partinë. Nuk është sot Albini në pozitën e Homeinit që lëshoi Fatvën kundër shkrimtarit Salman Ruzhdi e që u detyrua të mëshihet dhe pjesën dërmuese të jetës e kaloi në ilegalitet. Këta po e sfidojnë Albinin nga qendra e Prishtinës të cilën e ka masakruar kryetari i Kaqushës , në një hotel me shumë yje dhe i cili ofron shërbime për të gjitha ata që kanë mundësi të pagusjnë. Nuk ka me rëndësi se ku e kanë mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm sepse këta që u shkrinë në zemrën politike të Kaqushës kanë para ta mbajnë Kuvendin edhe në hotelin Burjab El Arabi në Dubai ( hotel me 7 yje ) dhe për këtë merita të mëdha i ka edhe vet Albini sepse ua mundësoi ta sigurojnë “ me punë të ndershme “ këtë mirëqenie socialdemokrate krejtëshiht modeste prej të qenit milionerë të varfër. Pastaj , anëtar i PSD –së u bë edhe “ Dimitrie Tucoviqi “ nga Amerika , mbase për ta fituar ndonjë tender socialdemokrat në Prishtinë sikur që është ndërtimi i institucioneve në Hajvali e që është më se e nevojshme për Hashimin , me shokë pak . Ku keni parë shtet e që nuk ka rezidenca , salla argëtimi , dhoma për ngacmime , pishina , terren për tenis dhe fushë ku praktikohet sporti tradicional shqiptar dhe kosovar , loja me guxha për çka presidenti është mjeshtër dhe doajen. Po këta patriotë të socialdemokracisë e morën vulën kombëtare duke u pajisur me pasaporta të Shqipërisë dhe duke u bërë ( disa prej tyre ) pronarë të tri pasaportave ; të Kosovës ku janë vetëm rezidentë , të Serbisë dhe Shqipërisë ku janë shtetas . Në këtë drejtim Albini nuk është pa mëkate dhe tani po i paguan faturat duke e bërë LV me politikanë të skaduar mandati apo LPK-stë të konvertuar .



Kaqusha fitoi 12 deputetë në kohën kur asnjëherë nuk e kaloi pragun zgjedhorë . Kur ishim të burgosur në llogorin Stara Gradishka të Kroacisë , në Kosovë zhvilloheshin ngjarje dramatike; minatorët u ngujuan në zgafella kurse protestuesit marshonin drejt Prishtinës duke kënduar : “ nëpër borë dhe nëpër shi , oj Kaqushë oj bukuri ...” e që nëkuptonte përkrahjen për të . Atëherë , ne të burgosurit politikë shqiptarë që e identifikonim Azemin si njeriun më të urryer në Kosovë i cili ishte në gjendje që flamurit kombëtar t’i vendosë edhe kokardën e Drazh Mihajlit vetëm për të fituar simpatinë dhe bekimin e Millosheviqit , në mungesë të alternativës dhe mungesë të liderëve të guximshëm menduam se Kaqusha do ta bënte dallimin nga e kaluara duke i prirë lëvizjes masovike shqiptare. Azemi nuk kishte koqe të bëhej lider e as që kishte përmbajtje për këtë rol. Sa po e admiroj Kaqushën për vizionin politik dhe alkiminë e kthimit të një kohe të perënduar përmes riciklimit të politikanëve të dikurshëm në trajtën e trashigimtarëve biologjikë në PSDK-ë , po ndjej keqardhje që në mesin tonë nuk janë Rrahman Morina , Kolë Shiroka dhe Sinan Hasani sepse , me pak përforcime si puna e Azemit me ca shokë , me një pjesë të krahut të luftës që po i nënshtrohen çdo situate dhe që e ndjejnë respekt dhe nderë t’iu shërbejnë të lartpërmendurve , partia e tyre , nëse i kemi parasysh edhe rrethanat vendore dhe ndërkombëtare , pa asnjë dyshim do të bëhej grupi më i madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës . Atëherë askush nuk do të merrej më me Kaqushën dhe formacioni e ri politik të PSDK –së i cili do të llogaritej si pakicë parlamentare.

Merkel , si tregues i forcës politike në Ballkan

Në fillim , gruaja më e fuqishme në botë dhe më e fuqishme se thuaja të gjithë politikajt meshkuj në botë , kancelarja Angela Merkel kishte simpati dhe bënte përpjekje ta promovojë Edi Ramën si politikanin numër 1 në Ballkan , duke e lënë në hije Vuçiqin e Serbisë kurse Thaçin , as që e kishte në listën e pritjes. Më vonë Ramës iu ngatërruan punët në Shqipëri sepse nuk ishte në gjendje ta mbikëqyrë rritjen e “ barit “ i cili përhapej edhe në vendet fqinje , Italinë në rend të parë. Ramës i nxori shumë problem edhe “ gjyshi i Lazaratit “ i cili ishte në pushtet në Shqipëri thuaja 27 vjet sikur edhe “ nipi “ i tij i cili , sa ishte ministër , Rrugën e Kombit e shndërroi në një trajektore të një qyteze , pa treguar se ku shkuan lekët për autoudhën që kurrë , së paku deri më tani nuk u bë autoudhë sipas standardeve ndërkombëtare e që mrekullisht shpëtoi nga burgu falë fuqisë politike dhe pozitës që e kishte sponsori i tij politik , “ gjyshi i Lazaratit “. Tash , këta kusarë të Rrugës së Kombit , rrobat e palara duan t’ua veshin të tjerëve duke ua vënë flakën pikave ku duhet të paguhet taksa për shfrytëzim të autoudhës dhe e cila është në shpërputhje me mundësitë që i kanë shqiptarët. Pastaj , Edi Rama shkoi në takim me atlete të bardhe sikur të ishte ftuar si i ftuar special në Rrugën e Trëndafilave në Amsterdam. Rrjedhimisht , sa binte potenca politike e Ramës , me ndihmën e viagrës ruse ala Putin rritej potenca politike dhe besimi i Kancelares Merkel te trashigimtari politik i Millosheviqit dhe Sheshelit , te Aleksandar Vuçiq. Kancelarja Merkel , së fundi priti tre presidentët e shteteve ballkanike që ende kanë probleme të pazgjidhura dhe që mund ta rrezikojnë sigurinë e rajonit ; Vuçiqin , Ramën dhe Thaçin. Kjo ishte renditja e pritjes dhe pikërisht renditja tregon fuqinë politike dhe rëndësinë që e kanë te zonja Merkel. Natyrisht se Vuçiqi mori disa detyra e që janë shumë të të lehta se ato të Thaçit kurse nga Rama u kërkua që të ketë rol neutral midis Vuçiqit dhe Thaçit apo , në rast se kërkohet nga ai , të bëjë presion pozitiv te Thaçi të bëjë lëshimet e duhura që e forcojnë sovranitetin e Kosovës , me ndihmën e komunave serbe në Kosovë. Vuçiqi dhe Rama , me këtë vizitë e forcuan pozitën politike brenda vendeve të veta kurse presidenti Thaçi e shrytëzoi vizitën zyrtare për të shpërndarë librin : “ Shteti i ri , lideri i ri – Autobiografia “ e që , për të painformuarit , më duhet të them se aktualisht janë dy libra që po e trondisin botën me përmbajtjen e tyre , i pari : “ Zjarr dhe tërbim “ kushtuar Donald Trampit dhe e dyta Autobiografia e Hashim Thaçit . Mund të më llogarisni si të marrë dhe të painformuar por , ju lutem para këtij konstatimi , lexoni pak më shumë dhe do të bindeni edhe vet. E keni parë ku e bënë promovimin e librit presidenti Thaçi dhe kush merr pjesë në këto promovime ku Shkëlqesia e Tij , Presidenti Thaçi , me fjalët më të zgjedhura dhe më të mençura nënshkruan librat që shkojnë si bakllavaja e Sulltan Taipit . Dhe kush e mbanë fjalën e rastit . Nuk është e njëjtë sikur kur Mirsadi dhe Besiani shesin libra në sheshin “ Nëna Tereze “ , sikur kur Thaçi shpërndanë libra në prani të Makronit dhe Kancelares Merkel. Vetëm një gjë më vjen keq kur e shoh Presidentin tonë të shkëlqyer dhe shumë të dashur kur shpërndanë libra kur aty ka sherpas sakrifikues , njëri di shkrim – lexim kurse tjetri është hamall i përjetshëm !

Asociacioni , si bisht i Demarkacionit

Me faqe të bardhë e votuam Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës për Demarkacionin votuan 128 deputetë. Tash ka mbetur vetëm Asociacioni . Albini po thotë se Asociacionin qeveria do ta sjell pabesisht në Kuvend në muajin gusht kur temperaturat janë të larta dhe deputetët janë në pushime ( nga lodhja e madhe për punën që e bëjnë në mënyrë fakultative , me honorare fantastike ) . Nga aspekti i ligjeve të Fizikës , Albini ka të drejtë sepse në temperatura të larta çdo gjë zgjerohet kurse në temperatura të ulëta çdo gjë tkurret . Interpretimi shkencor thotë se në muajin gusht , për shkak të temperaturave të larta , rriten topet që rrinë të varura ( jofunksionale ) dhe zgjerohet prapanica që janë parakushtet kryesore që Asociacioni të kalojë pa probleme . Unë e kundërshtojë këtë interpretim shkencor të fizikës sepse kur u votua Demarkacioni , temperaturat ishin të ulëta , prapanica do të duhej të ishte e rrudhur mirëpo ndodhi e kundërta , u zgjerua më shumë se që duhej madje edhe te ata që mburreshin me muskujt e kësaj pjese të trupit që është përcaktuese për marrjen e vendimeve të mëdha për dallim nga platformat e deritashme të partive politike . Albini duhet ta ketë të qartë se Asociacioni nuk është përgjegjësi e Kuvendit e as që do të votohet në Kuvend por se formohet me një vendim të Qeverisë , apo sipas Thaçit , ky Asociacion do të regjistrohet në Departamentin e MAP –t për regjistrim të OJQ-ve të reja. Unë i besoj Thaçit , jo nga frika por se nuk ka ndodhur kurrë që Thaçi të thotë diçka e të bëhet ashtu siç thotë . Pastaj , kjo Gjykatë Kushtetuese , gjysmë analfabete siç është , nëse ka urdhër politik , edhe macen do ta bëjë qen në interpretimin e saj dhe do të ketë plotësisht të drejtë sepse , edhe maca , edhe qeni janë të së njëjtës familje . Ma sqaroni , ju lutem , si injorant që jam ta kuptoj interpretimin se : “ marrëveshja për formimin e Asociacionit e arritur në Bruksel , përbën 23 shkelje të Kushtetutës së Kosovës por se mund të vazhdohet me formimin e Asociacionit ...”. Është mëkat se këtë vit nuk do të ndahet Çmimi Nobel për Letërsi apo se nuk ekziston Çmimi Nobel për Budallaki sepse , me këtë formulim gjuhësorë dhe me këtë formulim superidiotesk , Çmimi Nobel për të parin formulim apo për të dyja bashkë nuk do të kishte konkurrencë , do ta fitonte Gjykata Kushtetuese e cila , moralisht do të detyrohej të ndante një pjesë të këtij çmimi për shkruesin e këtij interpretimi e që është dikush nga “ miqtë ndërkombëtar “ . Ne nuk kemi kapacitet të shkruajmë kësi interpretimi biseksual juridik por jemi të pakonkurrencë ta luajmë rolin e budallait . Për një grusht parash ! Lexues të nderuar , në shkrimin tim e kam bërë një gabim të qëllimshëm , gjejeni !

Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA, Prishtinë 10 maj 2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks