SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

REXHEP KASUMAJ: EKUACIONI I LOT脣VE!

Berlin, 10 maj 2018: (Fragment nga një shkrim i hershëm mbi shijen e tiranisë) - Në fokusin e atyre të rrallëve, me aftësinë e leximit elokuent e zhbirues të rrëzomës shpirtërore, është dhe i fundmi nga autokratët komunist të Koresë.

Dinasti i kuq Kim (Jong-Un), një risimtar i pasionuar i marrëzisë, kishte pikësynuar epshëm të maste gurrën e bardhë të lotsisë njerëzore: kumtin e cektësisë a vrushkullit të saj! Ndaj dhe do urdhëronte që vartës të tij: byroistë, ministra, gjeneralë e sekretarë, të ndiqeshin gjatë ditëve të zisë kombëtare për babanë e lavdishëm (Jong–Il), që posa kishte lënë këtë botë. Sigurisht, jo për ti shoqëruar në çastet e bashkëvuajtjes, apo për t'u dhënë krahun në organizimet e kësollit madhështor.

E ata, të devotë e zelltarë, do të vëzhgonin tabllonë e trishtimit të tyre: rrëkenë e lotëve, nurin e fytyrës, vetëgërrithjet shëmtuese, thekshmërinë e britmave, çjerrjen e zërave a ngjyresën e grykoreve të përjagura!..E përse? Udhëheqësi duhej të kuptonte se cila ishte thellësia apo çiltëria e ngashërimës tronditëse dhe këtë, më mirë së asgjë tjetër, do t'a jepnin lotët, sytë dhe pamja e tyre në celebrimin mortor.

Të hallakatur nën ethet e orës fatprerëse, armata e veteranëve të përbetimit, interpretuesëve të ritualit tradicional të kujës kolektive, shplarësve të trurit, hetuesve me detyrë, spiunëve vullnetarë, mentorëve të ngashnjimit – do të dilnin në gjahun e tyre: me një hov të vakët, pse përjetonin, si në trans, pengun e vjetër të ëmbël për dorëvënje mbi eprorët e lartë që kishin shfaqur, shpesh, përçmim e arrogancë për ta dhe, poaq, me frikën dridhmuese se mos nuk do arrinin të kapnin shenjat që kërkonte Prijësi i madh!

Por gjahu i tillë, s’vente kurrë bosh. Edhe sikur loti të ishte i paqtë, sovrani do të kërkonte të sajohej vezullimi i tij mashtrues. Vetëm ky cikël i ngujuar i gjakrrjedhjes së keqe, do ta shpëtonte atë, e meqë janë të nyjëtuar përjetë-aherë dhe kombin e shpresën e rrokullisë. Në rrjetin e tij të fshehtë, prandaj, për fatin e mirë të zogorisë përndjekëse dhe të së nesërmes së përndritur popullore bien, rëndom, i madh e i vogël. Yjë të shtruar të politikës dhe fjalamanë të thjeshtë mejhanesh.



Nuk ishte, pra, ikja e atit të dashur, humbja më e madhe e as disfata më e paprime. Një tjetër greminosje cënonte paktin, vetë ledhet e shtetit dhe rendit të përsosur: rrjedhnaja e paktë e lotëve dhe dëshpërimi i mangët, ose më keq akoma, mërzia e stisur, gati hajnore e tyre! Në vrojtimin deduktiv kjo mund të bëhej shkaku i zezonës madhore: zbehja, shëmtimi dhe përtrollisja e idhujtarisë! Dhe diktatori, me shtab e byro, do të mblidheshin me ngut. Kjo squllosje i parathoshte atij ngjizjen e farës së rebelimit. Partia e atdheu ishin vënë në rrezik. Betonimi i themeleve të tyre kërkonte më shumë lot, rënkim e mynxyrë! Pas një kohe, ata, ngarkuar rëndë mbi supe, do të sillnin me vete dosjetë e llahtarisë. Do të ndaheshin e specifikoheshin listat dhe, tutje, sipas peshës së fajit, do të binte ndëshkimi i dorës së tij, fatal apo mëshirues: ekzekutime e të degraduar, leçitje e të syrgjynosur!

Përzitja e pamjaftueshme, a mbase shtinjake, do t'u merrte jetën viceministrit të Armatës dhe 14 gjeneralëve, ndërkohë që shumë dinjitarë të tjerë, shefi i shatmadhorisë, mandej guvernatori i bankës e nëpunës të përkorë administrate, do të rroposeshin përgjithmonë! Agu i ditës së re do të lagej me gjak e lot dhe do të mbushej me dhimbjen që kërkonte ardhmëria e artë e njerëzisë së betuar nën këmbët e atit, demiurgut sipëran të gëzimeve dhe hidhërimeve, të jetës dhe vdekjes së saj.

E pabesueshme?

Aspak për ata q’e kanë jetuar vetë, kanë pasur prekje, qoftë dhe kalimtare, apo vuajnë akoma mbetjet e tehut të diktaturave: ekuacionin, barbarinë dhe perversitetin e tyre!..


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks