SHKRIMI
e mërkurë, 24 tetor 2018

BEHXHET SHALA BAJGORA: LDK, KJO PARTI OPORTUNISTE, KLIENTELISTE DHE PA KURRIZ TË QËNDRUESHËM POLITIK!

Prishtinë, 1 qershor 2018: Lartmadhëria dhe Shkëlqesia e Tij , Presidenti i Republikës së Kosovës , zotëri Hashim Thaçi dëshiron të jetë udhëheqësi i vetëm në bisedime me Beogradin përkatësisht me “ ortakun “ , Aleksandar Vuçiq i cili , për dallim nga z. Thaçi , paraqet fuqi të pakundërshtueshme në Serbi sikur që është lojtar i madh në skenën ndërkombëtare që i solli shumë përfitime politike dhe sidomos ekonomike Serbisë . Vuçiqi u bë tërheqës për të gjithë ; arabët në Kosovë investonin për t’i bërë falas synet fëmijët e shqiptarëve kurse në Serbi investuan dhe po investojnë miliarda euro dhe dollarë . Turqit , me arkadashin e Thaçit dhe Ramës , Erdoganin , në Serbi po investojnë miliarda euro kurse në Shqipëri po investojnë për mbylljen e shkollave të Gylenit dhe hapjes së shkollave të Erdoganit , si kontribut për ngritje të vetëdijës kombëtare të shqiptarëve kurse , në Kosovë, përveç investimeve të ngjashme sikur në Shqipëri , si bonus investime janë mjetet për financimin e aksioneve terroriste sikur që ishte kidnapimi i 6 gylenistëve dhe dorëzimi në duar të Kadiut Suprem të Turqisë , Rexhep Taip Erdogan. Fillimisht Thaçi kundërshtohej nga shumë subjekte politike për t’u legjitimuar se kryenegociatori i vetëm i Kosovës me Serbinë me shpresë se , me arritjen e marrëveshjes përfundimtare “ detyruese “ me Serbinë , së bashku me , më parë Ivica Daçiqin e tash me Aleksandar Vuçiqin , do ta fitojnë Çmimi Nobel për Letërsi ( këtë çmim edhe mund ta fitojnë këtë vit sepse nuk ndahet fare ) , Çmimin Nobel për Paqe , sikur dikur Sharoni , çifut i Ruzhdi Shkodrës dhe Jaser Arafat , palestinez i nuk e di kujt . Të gjithë jemi dëshmitarë për zhvillimet pasi Sharoni dhe Arafati e fituan Çmimin Nobel për Paqe , krimet ndaj palestinezëve nuk kanë të ndalur nga shteti i Izraelit. Deri më tani , nëse e kam gabim , më përmirësoni , detyrimi ka vlejtë vetëm për palën kosovare kurse pala serbe çdo marrëveshje përkatësisht zbatimin e saj e ka konsideruar si diçka fakultative , jodetyruese . Skena politike u mbulua me një pluhur të madh , edhe ashtu në një mjedis të kontaminuar apo thënë shqip , të ndyrë duke e kundërshtuar Thaçin si kryenegociator e në këtë kakofoni të kundërshtimeve , zëri i LDK dukej si më i fuqishmi dhe më përcaktuesi shkaku se aktualisht kjo parti ka më së shumti deputetë në Kuvendin e Hajkobillës apo Kuvendin e më të Urtëve dhe më të Mençurve të Kosovës . Shumica kërkonte që Kuvendi ta mandatojë apo ta pamundësojë me 2/3 e votave legjitimimin e Hashim Thaçit si kryenegociator . Dhe të gjithë deklaronin se votat nuk mund të sigurohen aq më parë që partia përcaktuese , LDK e kundërshtonte riciklimin e Thaçit si kryenegociator. Që në fillim Thaçi e siguroi përkrahjen e bashibozukëve të noterizuar sikur janë Bekimi , Enveri dhe Zezdita e më pastaj filloi të funksionojë formula e klientelizmit dhe injorancës politike . Se PDK e përkrah këtë rol të privatizuar nga Hashim Thaçi , nuk paraqet befasi ngase kjo parti ende është në servis të Hashimit në mos për asgjë tjerër atëherë , së paku , aty mund të pëshurrë papengueshëm çdo herë kur ka ngacmohet për nevoja fiziologjike dhe sidomos për nevoja politike. Të përmendurit më lartë i konsideroj si personazhe kyçe të Dekameronit moral , politik , njerëzorë dhe kombëtar e që janë ekuvalent me personazhet e Dekameronit të Bokaços. Nisma Socialdemokrate e Kosovës , si vëlla i motrës politike të Kaçusha Shpend Jasharit , po e kundërshton Thaçin si kryenegociator , jo për shkak të parimeve por për shkak të mosdurimeve personale dhe hakmarrjes . Nuk ka logjikë ta kundërshtoni Thaçin si kryenegociator e në anën tjetër t’i pranoni të gjitha marrëveshjet dhe përqafimet plotë epsh , pasion dhe tundim midis Thaçit , Viçiqit dhe Daçiqit sikur edhe platformën për bisedime ! Hajt se Nisma është e vogël po pse LDK po bëhet si PDK , Bekimi , Enveri dhe Zezdita ?!



Nëse i dëgjoni diskutimet e deputetëve të Kuvendit nga radhët e LDK-së për Thaçin dhe rolin e tij në bisedime, atëherë fitoni përshtypjen se mëngjesi i ardhshëm nuk do ta zë gjallë presidentin post – historik ! Unë habitem si kanë shpëtuar deri më tani Kadria , Hashimi dhe Ramushi pa u ekzekutuar edhe faktikisht , pas ekzekutimit oral që në vazhdimësi ua bëjnë Dritoni , Lumir , Vjosa , Besa , Albini , sidomos për rolin e tij , e vlerësoj si shumë të dëmshëm edhe unë , në procesin e bisedimeve me Serbinë. Ç’është e vërteta , edhe Milaimi gjuan shumë por plumbat i ka shkollorë , që nuk ta rrezikojnë jetën kurse Zafirit duke se i është lagur baruti krejt , nga djersa apo përmjerrja , nuk e di . Hashim Thaçi është i sinqertë sepse nuk po luan lojëra prapa skene dhe në çdo përballje morale , njerëzore dhe ligjore nuk do të ndëshkohet për faktin se botërisht po e pranon se do të bëjë kompromis edhe në të ardhmën me Serbinë por se këtë nuk e bënë për shkaqe personale por për të mirën e qytetarëve të Kosovës që aq shumë i donë dhe të cilët edhe më shumë e duan ate . T’ua them të drejtën , kur e dëgjova këtë deklaratë aq të siqertë të Hashimit , për 30 minuta nuk kam mundur t’i ndalë lotët kurse për një rast vdekjeje nuk e derdha as një lot të vetëm e që nënkupton se në këtë rrafsh jam i ngjashëm me Hashimin ; që të dy i sakrifikojmë intereset personale për ato të përgjithshme !! Rrej Behxhet , rrej ! Hashimi , në librin që ka bërë bujë dhe rrëmujë ndërkombëtare ku përshkruhet biografia e tij , saktësisht e përshkruan Ibrahim Rugovën ashtu siç mendon për të ; në një intervistë thotë se ajo nuk është deklarata e tij por e autorëve të kësaj biografie brilante , të shkëlqyer dhe madhështore të Udhëheqësit , vizionarit dhe Xhorxh Washingtonit të Muçibabës . Pastaj , flet fjalët më të zgjedhura për Rugovën e që jam i sigurt se e mendon pikërisht të kundërtën e asaj që e thotë. Familjes Rugova ia ndanë znaçkën e dekorimit , në praninë e tërë familjes Rugova të cilët buzëqeshnin sikur të kishin shkuar në audiencë te Rasim Thaçi – Cima. Pas një jave , Mendimi i Rugovës u bë koordinator për ruajtje të mjedisit . Dhe kështu me radhë.... Për të gjitha këto Hashimi u sulmua ashpër nga “ skifterët “ e LDK-së që nuk kanë kthetra as me u kap për m.ti e lëre për lëkurën e Hashimit që është regjur sikur të ishte e elefantit . Hashimi , në të gjitha këto zhvillime po del të jetë i pafajshëm sepse po e shtynë para agjeeenden e tij dhe faji është vetëm i yni sepse po bëjmë zhurmë , për asgjë! Po e sulmojmë Hashimin , po e shajmë Hashimin , po e quajmë tradhëtor kurse , kur po na fut në grazhdë , po e quajmë liberator !! Me shumë fytyra jemi ne , pa asnjë dyshim ! Ne e kemi ndalur Jugosllavinë dhe Serbinë , me shumë sakrifica , vuajtje , burgje , vrasje dhe luftë kurse nuk po e ndalim Hashimin ! LDK , po tregohet si parti oportuniste , klienteliste dhe pa kurriz të qëndrueshëm politik e për shumëfytyrësi të mos flasim sepse , në njërën anë e shanë Hashimin me fjalët më të zgjedhura kurse në anën tjetër , çdo herë kur Hashimi ka nevojë për ta , sipas një automatizmi të refleksit të Pavlovit ia luajnë “ bishtin “ duke ia siguruar votat . Gjithmonë e kanë atë arsyetimin se , duke qenë parti institucionaliste dhe shtetformuese , nuk mund të veprojnë ndryshe ! Kjo faturë e gjerë ua mbulon të gjithë klientelizmin politik dhe boshtin e deformuar kurrizoro – politik andaj , për t’u treguar edhe më koqemëdhenj bëjnë përpjekjen ta marrin autorësinë dhe pronësinë mbi luftën e UÇK-së të cilën e kanë sulmuar , jo të gjithë sepse një pjesë e saj u bë pjesë domethënëse dhe aktive e luftës , edhe në planin verbal , duke e denoncuar në të gjitha adresat si ushtri e Serbisë dhe terroriste ! A ka më e ulët se kur denoncuesit dhe penguesit e djeshëm të luftës , sot edhe komandantin legjendar , të Pavdekshmin , Adem Jashari bëjnë përpjekje ta përvetësojnë ?! Jam i sigurt se po të ishin gjallë sot Adem Jashari , Zahir Pajaziti , Ilir Konushevci , Fehmi dhe Xhevë Lladrovci , Rexhep Mala dhe heronjë të tjerë , gjërat do të zhvilloheshin ndryshe . LDK duhet të përcaktohet qartë , o është sinqersiht me Hashim Thaçin , si kryenegociator , o është kundër tij ?! Ndryshe , me të drejtë do të llogaritet si parti e kurtizaneve politike , morale dhe njerëzore ! Nuk shkon , edhe ta shashë , edhe ta duash ! Në LDK ka probleme rreth pronësisë së postit të liderit përkatësisht rreth trashëgimisë se kush do të bëhet lider. Isa , në një mënyrë e ka rezervuar postin e liderit të LDK-së për Dullën e Hotëve i cili e ka një natyrë të butë , është shumë sensitiv sikur të ishte artist indian i Bollivudit dhe i cili nuk ka gjasa kundër gladiatorëve të plakur por që ende e përdorin mirë llosin , si mjet për t’u bindur kundërshtarët , siç janë Agimi , Perëndimi , Hakia , Lutfia etj. të cilët , për një post ta shkokërdhojnë Dullën stupc dhe , në fund të fundit as Isën më nuk e pranojnë si pejgamer të LDK-së. LDK , duke i siguruar votat për Hashimin , si kryenegociator , nëse ia sigurojnë , nuk ka të drejtë kurrë më ta kritikojnë Hashimin por duhat t’ia kompensojnë të gjitha fyerjet duke ia kryer disa shërbime jashtëzakonisht të rëndësishme dhe specifike për shtetin e sidomos për Hashimin , me rritjen e temperaturave duhet të sigurojnë flladitëse funksionale për t’ia flladitur koqet Hashimit , presidentit post – historik . Tradicionalisht , në radhët e LDK –së ka pasur dhe ka edhe sot të tillë që çdokujt që ka qenë në pushtet , ia kanë flladiur koqe ..., për fillim! Hashimi e ndjenë veten si superfuqi karshi bashibozukve dhe lakejve , plus e ka përkrahjen e Mogerinit dhe duket edhe të amerikanëve për t’i përfunduar bisedimet ashtu siç i konvenon ... Serbisë. Mos të flasim për këta ish – politikanët me mandat të skaduar të cilët gjatë promovimit të librit të jashtëzakonshëm dhe të mahnitshëm siç është biografia e Xhorxh Washingtonit të Muçivërcës , për një darkë , biletë aeroplani , një dhome të hotelit me mish zogu i përgatitur me recetën e Ferid Muratit – vegetën viagra e sidoms për një honorar , më mirë flasin për Hashimin se për veten e tyre apo , për të më kuptuar më mirë ata flasin të vërtetën dhe ate që mendojnë për Hashimin sikur që Hashimi flet për të vërtetën dhe ate që mendon për Rugovën. Edhe një informtaë për lexuesit e nderuar , sa vendosa të aderoj në Vetëvendosje dhe mbështetur në moshën që e kam , t’i bashkohem shpresave të kësaj partie si Hydajeti , Ismajli , Shemsia dhe riosh të tjerë , më qiti nga loja Hakif Bajrami. Kishte përparësi , si për shkak të moshës , titujve akademikë , veprave të shumta e mos të flasë për pregatitjen politike dhe kontributin patriotik. Disi e kam përshtypjen që gjithmonë po vonohem në marrjen e vendimeve.

01 qershor 2018 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks