SHKRIMI
e premte, 22 qershor 2018

FATBARDHA DEMI: A KA PËRGJEGJËSI EDHE MEDIA?

Tiranë, 10 qershor 2018: (Letër drejtuar Z.Mero Baze, mbi domosdoshmërinë e trajtimit të disa problemeve të masmedias).

Po ju drejtohem juve duke patur parasysh se, jeni ndër të paktat e gazetave të mbetura, që shqetësohet dhe përpiqet të trajtojë shkrime, jo në interes partiak apo të shtimit financiar të gazetës, por në interes të vëndit. Jetojmë në një kohë, kur të gjithë janë të ndërgjegjsuar se sa e brishtë është siguria e paqes dhe e fateve të popujve sot, e aq më tepër për vëndet e vogla gjeografikisht.


Në çaste të tilla sejcili duhet të kthejë sytë në rradhë të parë nga ”shtëpia e vet” , dmth se çfarë po ndodh në Shqipëri. Nuk dua të bej një studim për të gjithë problematikën që ka kapur për fyti popullin tonë, i cili ka 28 vjet që përpelitet në tavolinën e lojës së ping-pongut të partive, por humbës, gjithmonë mbetet ay. Mjeti i vetëm i informimit për çdo shqipetar është MASMEDIA dhe informacioni elektronik, ku njerëzit e thjeshtë dëgjojnë dhe shikojnë atë, që vendos politika se ”duhet të dinë”. Për të mos u zgjatur, po shpreh dy shqetësime, që për mendimin tim, janë të lidhura ngushtësisht me njera-tjetrën:

1. Roli i masmedias

2. Largimi masiv i shqipetarëve nga vendi i tyre


Në ditët e sotme, gazetat, radio dhe TV po përdoren si mjete të interesave thjesht politike të Partive. Në “skenën” drejtuese të Shqipërisë pas viteve 90, kanë luajtur dy parti kryesore, që janë detyruar të zëvëndësojnë njera-tjetrën, si rrjedhojë e humbjes së besimit të shqipëtarëve. Maxhorancës fituese menjëherë i vishen të gjitha “fajet” e paraardhësve dhe çuditrisht pala humbëse në zgjedhjet ,duke kapërcyer ylberin, pastrohet nga çdo mëkat. “Kupa e fitores” (vendi më i varfër i Ballkanit dhe Europës) i falet bujarisht, votueve të tyre.



Mero Baze


Duke përjashtuar disa emisione televizive dhe disa gazeta ku redaktorët dhe gazetarët e kryejnë me përgjegjësi detyrën e tyre fisnike, masmedia, në faqet dhe ekranet e veta duke u vënë në shërbim të interesave partiake, vënë në dispozicion “pa kufi” mjetet e tyre, për të folur, sa dhe si të duan përfaqësuesit partiak. Konkurentë të politikës (sidomos të fytyrave të Bashës, Ramës dhe Berishës) për hapësirën mediatike janë kronikat e kriminalitetit, të tregëtisë së drogës dhe atij të vrasjeve (shyqyr Zotit ,jo vetëm të shqipetarëve brënda vëndit, por edhe atyre që jetojnë në çdo qoshe të botës). Kam jetuar 21 vjet jashtë, por këtë “zell” pasqyrimi mediatik, nuk e kam parë në asnjë vënd.

Në vënd të kronikave mbi kriminalitetin, që i tronditin njerëzit që në pik të mëngjesit dhe gjatë të gjithë ditës, që sigurohet me lehtësi nga gjykatat dhe policia, media do t´i shërbente më mirë shqipetarëve po t´iu afronin mikrofonin dhe faqet e shtypit, vuajtsve të dënimeve, viktimave në spitale, invalidëve të aksidenteve, si dhe prindërve pranë varrezave. Ajo që edukon dhe ul kriminalitetin është njohja e pasojave dhe jo lajmi i tij i përditshëm. Sepse, kur dihen pasojat mendohen edhe rrugët (nga të rinjtë, familja, shkolla, Institucionet e shtetit) për t´iu shmangur atyre.

Sigurisht edhe mediat e huaja na kanë qejf në këtë drejtim. Ky mund i masmedjes, brënda dhe jasht vëndit, nuk ka shkuar dëm. Është ulur padrejtësisht dinjiteti i shqipetarëve dhe i vëndit të tyre. Vërtet populli ynë thotë se “s´ka pyll pa derra”, por harrohet se sa ndikon kronika e zezë dhe “lufta e dy kunatave” kryesore partiake, në psikollogjinë dhe shëndetin mendor të shtetasve shqipetar. Është e vërtet gjithashtu se media drejt-përdrejt nuk ka faj në aktet e kriminalitetit, por është fajtore në propogandimin e përditshëm dhe disa herë në ditë, të këtyre fakteve që krijojnë ndjenjën e pasigurisë, pesimizmit për të adhmen, tronditjen e brezit të ri, dhe shumë pasoja të tjera.

Le të studiohen se në çfarë përqindje zë vënd “lufta” partiake dhe kriminaliteti në masmedian europiane. Në fakt, fryma që përcjell marrëdhënja e maxhorancës me minorancën tek qytetarët në këto vënde është demokratike, ku kryeson fjala që e ka burimin nga vendimet e gjykatave dhe veprimet e organeve shtetërore. Masmedia qëndron në pararojë, duke ju lënë vënd jo akuzave, ironive, fyerjeve reciproke të kryetarëve partiak dhe bashkëpunëtorëve të tyre, por fakteve, për të cilat mban përgjegjsi ligjore.

Hapësira shumë e madhe që i vihet në shërbim politikës nga ana e masmedias sonë (gazeta, emisione të informacionit dhe tryezat e debateve në TV) shkakton trauma psikologjike tek shqipetarët dhe krijojnë ndjenjën e pamundësisë për një jetesë normale në vëndin e tyre dhe rrjedhimisht ndikon në largimin e popullsisë.

Po kështu, masmedia ka muaj që “i ushqen” përditë dhe shumë herë në ditë shqipetarët, me lajme dhe tryeza-debatesh për tregëtinë e drogës nën emrat Habilaj-Xhafa, kur çështja është akoma në hetim. Të dyja partitë kryesore i kanë dhënë “vendimet” e tyre mbi këtë çështje, përpara organeve shtetërore të hetusisë dhe gjykatës (Partia mbi të gjitha !). Këtu qëndron edhe ”krimi” i medias, e cila mënjanon rëndësinë e organeve shtetërore (për punën e të cilëve mund të flasë pas përfundimit të çështjes) dhe ju imponon padrejtësisht bindje dhe i mobilizon njerzit që nuk kanë dijeni për faktet dhe provat e vërteta. Kjo nuk është nje dukuri vetëm për këtë rast, por siç shihet nga tematikat e pasqyruara në gazeta dhe programet informative në TV, është një metodë pune . Për pasojë, duke shfrytëzuar forcën e saj të ndikimit masiv, media po ndihmon në realizimin e “misionit” për zbrazjen e vëndit të cilit i përket.

Këtu duhet vënë gishti mbi kriteret që duhet të ndjek një media demokratike dhe kufijtë e asaj që emërtohet ”fjala e lirë”. A duhet të jetë i lirë mikrofoni, tryezat e diskutimeve apo faqet e gazetave për tu shprehur në mënyrë të përditshme, njerëz që i kanë shkaktuar vëndit drama të mëdha njerëzore, dëme të pallogaritshme ekonomike, që kanë cënuar edhe sovranitetin e vetë shtetit dhe e kanë lënë në mjerim shqipetarët ? Nuk kam qëllim të etiketoj ndonjë parti, por flas në parim. Studiuesit e ”të drejtave të njeriut” e kanë nënvizuar se, nuk ka ”liri pa kufij” dmth : e drejta për tu shprehur e çdo njeriu, grupimi, shkrimi apo emisioni në masmedia, që cënon në fakt interesat apo moralin e shoqërisë është e kushtëzuar.

Duke parë tematikën e masmedias tonë, sidomos informazionin që jep, të lind pyetja se : Po të llogarisim “hallet” 10% të popullsisë (të politikanëve, e krimielëve, shkelësve të ligjit ku përfshihen edhe ata që jetojnë jashtë, të aksidentuarve, etj., të kësaj natyre), si jetojnë, punojnë dhe çfarë problemesh kanë 90% të shqipëtarëve ? Ky raport duhej të ishte i kundert.

Detyra kryesore e medias në një shoqëri që ka synime demokratike, është propaganda mediatike për NDËRGJEGJSIM dhe dhënjen e MODELEVE për rrug-zgjidhjen e problemeve që i shqetësojnë shqipetarët kudo që ndodhen. Gjëndja shumë e vështirë në të cilën ndodhet vëndi ynë dhe pasoja që ka sjelle me largimin e popullsisë, kërkon që në mjetin më të fuqishëm të ndikimit :

• Të ndalohet përmbytja, me lajme mbi kriminalitetin, jetën e partive dhe e monologjeve, të përditshme dhe disa here në ditë, të kryetarëve të tyre në masmedia (ata le të vazhdojnë lirisht të shfrytëzojnë fejsbukun, ku mund të hyjë çdo përdorues tjetër).

• Reklamimet e shpeshta për vizat dhe llotaritë e emigrimit të vendosen, jo në vëndin e artikullit kryesor dhe as në faqen e parë, por të fundit të gazetave, në faqen e lajmërimeve, siç veprohet në çdo vënd europian dhe të mos lexohen në TV kur përmënden titujt e shtypit. Ҫdo i interesuar këtë informacion mund ta marrë lehtësisht në Ambasadat përkatëse si dhe në faqen elektronike të tyre. Ky zell informativ, vetëm rit ethet e ikjes (të sjell ndërmënd ”ethet e arit” të europianëve që vërshuan drejt Amerikës) dhe fsheh përgjegjësitë e qeverive në pushtet.

• Të ndalohen njoftimet e shpeshta dhe në të gjitha gazetat për pakësimin e popullsisë dhe shtimin e kërkesave për emigrim dhe azil. Kjo tematikë dhe shifrat, shumë lehtësisht mund të trajtohen si dukuri, në emisione apo tryezat me specialistë.

Për nevojat e sotme të Shqipërisë dhe kushteve që kërkohen nga Organizmat europiane, ku duam të marrim pjesë, roli i masmedias është vendimtar .

• Në organizimin e sa më shumë tryezave me specialistë për modelin dhe profesionin e politikanit dhe rrugët e suksesshme në drejtimin politik dhe ekonomik të shtetit. Për rëndësinë e zgjedhjeve dhe sidomos të kushteve që duhet të plotësojë një deputet për të kryer detyrën e tij në dobi të qytetarëve dhe të vëndit.

• Përqindjen kryesore në masmedia, të zënë temat ekonomike dhe të fushave që kanë interes jetësor për shqipetarët, duke afruar sa më shumë shëmbuj nga vëndi, të aritjeve të punonjësve të fushave të ndryshme (të cilat nuk mungojnë ), duke ngjallur kështu shpresën dhe entuziazmin për të ardhmen brënda vëndit.

Në këtë mënyrë masmedia do të bëhet një domosdoshmëri për jetën e shqipëtarëve dhe jo në krizë për popullaritetin e saj.

Pasuria më e madhe e çdo vëndi është pasuria e saj intelektuale, kudo që ndodhet. Shqipetarët kanë treguar në vëndet më të zhvilluara të Botës dhe në institucionet më të larta të tyre, se nuk u mungon kjo pasuri. Sa e pranishme është kjo elitë ne tryezat e shumta të TV apo faqet e shtypit ? Fatkeqsisht, me gjithë mundësitë që afron komunikimi elektronik, për masmediat, ajo bën pjesë tek 90% i shqipetarëve të papërfillur. Shpresa e popullit, siç e dëshmon përvoja historike, nuk janë partitë, por ELITAT intelektuale (ku përfshihen edhe ata të fushës politike). Është ajo, e mbështetur nga MASMEDIA, që do të krijojë edhe elitën politike, e cila do të luftojë për begatimin e vëndit dhe do t´u kthejë nderin e krenarinë të gjithë bashk-kombasve shqipetarë.

Jemi qytetarë të Europës, por në radhë të parë duhet të jemi edhe qytetare aktive të vendit më të lashtë, dhe jo refugjatë (politik, klandestinë, hallexhinj) që ikin sa sytë këmbët drejt saj. Për t´ia aritur apo dështuar në këtë synim fisnik, rol kryesor ka masmedia.

Me respekt

Fatbardha Demi, Tiranë - 10. 06. 2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

DOKUMENTAR

DR.MATHIEU AREF: 'PELLAZGËT DHE GREQIA E LASHTË'

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks