SHKRIMI
e shtunë, 17 nëntor 2018

ARIF EJUPI: 'HUMANIZMI' I MINISTRIT BAJRAM HASANI, PREPOTENCË APO MUNGESË REFLEKTIMI?!

Gjenevë, 29 qershor 2018: Diku në faqet e Gazetave tona lexuam që zoti, Bajram Hasani, Ministër i Tregëtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka shfaqur gatishmërinë që pagën e tij të muajit ta ofrojë si ndihmë për shlyerjen e dënimit të shqiptuar nga ana e FIFA-s, për futbollistët e kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Ky Ministër, xhentelmen dhe “shpirtmirë” këtë shpërblim e ofron për dy fubollistët e përmendur si mirënjohje, që ata s’kanë harruar origjinën e tyre. Garantojmë që një gjë të tillë s’do ta pranojnë as Shaqiri e as Xhaka, kur fare mirë e dinë që shumë talentë të fushave të ndryshme të sportit në Kosovë, janë shuar dhe shuhen në mungesë të mjeteve financiare. Pastaj, ata edhe pse me angazhime të shumta disa herë e kanë vizituar Kosovën dhe njohin tepër mirë varfërinë e tejskajshme të shumë familjeve kosovare.

Çdo ditë në gazeta e televizione, bile edhe në atë shtetëror na servohen pamje rrënqethëse me të sëmurë dhe me të pa kulm mbi kokë, e me kërkesa të vazhdueshme për mbështetjen e tyre materiale. Kjo gjendje e rëndë sociale dhe ekonomike e këtyre familjeve me shumë fëmijë, e pakurrfarë të ardhurash, shumë veta i ka çuar edhe në vetëvrasje të imponuar.



Një situatë si kjo lë të kuptohet që në institucionet e Kosovës, mbretëron korrupsioni,brishtësia dhe jo funksionaliteti. Patjetër duhet rikujtuar Ministrit, Hasani,dhe të tjerëve qeveritarë rastin tragjik të mërgimtarit Samir Dulaku, nga Opterusha e komunës së Rahovecit.

Dulaku 34 vjeç ish - ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i lënë në harresë nga institucionet tona kishte shkuar ilegalisht në Gjenevë të Zvicrës. Disa shokë e miq edhe pse ai nuk posedonte leje qëndrimi i kishin siguruar një vend pune në ndërtimtari.

Kur të gjithë menduan që Dulaku do ta sigurojë jetën e bashkëshortës, dhe të tre djemëve të tij të vegjël, ai më 13 nëntor 2013 aksidentohet për vdekje, nga një i ri i cili ishte vënë në garë automobilin me një shok të tij, paarritur të kuptojnë që mund të rrezikojnë jetën e njerëzëve të pafajshëm siç ishte Samir Dulaku, i cili me shumë përpjekje dhe mund po luftonte për sigurimin e bukës së gojës. Të prekur nga ky rast tragjik veprimtarët Nexhmedin Ilazi dhe Agim Paçarizi të ndihmuar edhe nga konsulli Arijan Kashtanjeva, nisën aksionin “Të ndihmojmë familjen Dulaku”

Ata në Gjenevë dhe Lozanë, siguruan diku 5 mijë franga për të lehtësuar këtë dhembje të madhe të familjes, e cila lajmin për këtë vdekje të papritur e përjetoi me dhembje të papërballueshme. Ky rast dhe qindra raste të tjera duhet të përkrahen nga udhëheqësit e Qeverisë sonë.

Zatën ata e kanë detyrë dhe obligim këtë punë. Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, nuk luajnë në kombëtaren e Etiopisë e as të Somalisë. Ata luajnë për kombëtaren e Zvicrës, dhe fatmirësisht institucionet e këtij vendi janë të fuqishme dhe funksionojnë sikur ora.

Hasani i kapluar nga euforia e çastit e ka bërë këtë vendim të tij publik pa menduar që statusi i futbollistëve të kombëtares së Zvicrës, është i rregulluar siç është më së miri, me ligjet dhe rregulloret e Federatës së Futbollit të këtij vendi.

Dënimet dhe gjithçka që ka të bëjë me futbollistët i adresohet kësaj Federate, e jo siç mendon Hasani, dënimi të paguhet si në han të babës, pa u shqyrtuar nga organet përgjegjëse të Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Po, edhe sikur të mos gjendej kurrfarë zgjidhje nisma për ndonjë aksion do t’u takonte mërgimtarëve tanë në Zvicër.

Rasti, Shaqiri - Xhaka është një imtësi, kur dihet se bashkatdhetarët tanë në Zvicër, dhanë miliona e miliona për Kosovën, dhe askush nuk u dha llogari për zhvatjen e tyre.

Kjo aventurë e pamenduar e Ministrit Hasani, nga ata që e njohin gjendjen reale në Kosovë, po cilësohet si mentalitet ballkanik, apo edhe si një rast për t’u dukur më i veçantë, nga të pushtetëshmit e tjerë të Kosovës.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks