SHKRIMI
e shtunë, 22 shtator 2018

REXHEP KASUMAJ: GĂ‹ZUAR GJERGJ...

Berlin, 2 korrik 2018: Pasdite e bukur vere në Berlin. Një erë e lehtë dëshmonte se piku i saj duhej të priste pak. Ndërsa vështroja titujt e librave, papritur ndalova: Burrat më të mëdhenj të historisë.

Dukej një vëllim gjithëpërfshirës. Total. Enciklopedik.

Dhe pa hezituar e hodha në shportën e blerjes.

Udhës për shtëpi shfletova kapitujt, emrat, madhështitë.

Por mungonte Dikush që, po të mos kishte radhë alfabetike, duhej t'i printe kolonës së tyre.

Ndër njëmijë, sa kishin marrë lejën e përndertë autoriale për të hyrë mes kopertinash të pafaj, mungonte kryezoti mesjetar, strategu e shpatari, Skënderbeu i Kastriotëve.

U ktheva pa vajtur fare në shtëpi. Jo, thashë. Kurrë. As Quirin Engasser, e as libri i tij, nuk do zënë vend në bibliotekën time. Fundja, kush ishte ky shkronjës i shkretë?

U afrova sërish në arkë. Më falni, por jam gabuar. Dua t'a kthej librin që posa kam blerë. Po përse, është i mrekullueshëm, u përgjegj librashitësi i kulturuar. Ju, vijova, sigurisht besoni, nuk mund t'a lexoja atë për gjysmë ore që, kështu, të kurseja meskinshëm. Aq më tepër që të tillët i shfletoj prorë e përherë. Është mënyra ime e dijenxënjës. E kujtesës. Natyrisht, shtoi ai. Më vjen keq. Vetëm kaq. Do kishit në dorë një literaturë elitare.

Meqë libraria është njëkohësisht dhe kafene, pasi falënderova zotërinë dhe mora sërish lekët, u ula në një kënd prehës të saj.

Pa vonuar u shfaq kamerieri i qetë dhe elegant.

Një gotë verë, ju lutem. Me kënaqësi, tha gatitshëm dhe, pas pak, e bekuara ishte aty, ndihmëtare e revoltës sime.

Gëzuar arbnori im Gjergj, urova në heshtje. Më i madhi i burrave të mëdhenj. Hyj i shpresës dhe lirisë!



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks