SHKRIMI
e shtunë, 17 nëntor 2018

REXHEP KASUMAJ: PAVARĂ‹SI E HUAZUAR...

Berlin, 6 korrik 2018:

1.

Antonio kishte marrë një vendim të çuditshëm. Të ngrente kredi nga Shylocku, të cilën, në rast pamundësie për t'a shlyer, do t'a kthente me kiste, copëra mishi nga trupi vet.

Këtë rrëfim tronditës gjejmë tek Shekspiri ("Tregtari i Venecias"), ky mjeshtër i tëhollimit artistik të dramës njerëzore.


2.

Fragmenti mizor, në fakt, do t'i shërbejë folozofit hebre Avishai Margalit, si përqasje politike në eseun e shkëlqyer mbi fenomenologjinë e kompromisit.

Në shkrimet e shenjta ose talmudistët fjala vjen, ndonëse i përfalen vlerës së tij të epërme tek thonë se "paqja e drejtësia janë në harmoni e puthen mes vete", pohojnë: drejtësia shpon shkëmbin...E pra, e drejta mbi të gjitha!

Në koncepte shteti, ndërkaq, ideja e Habsburgëve, kumti i saj "të jetosh e të jetosh prapë", justifikon atë si kult për jetën.

Por, sërish, duke pasur përherë një potencial kompromitues, çdo pajtesë e midisme i hakmerret drejtësisë së tashme dhe paqes së ardhme.

Në shtjellën shpjegimore lexojmë dhe një paralele të figurshme që, si me thënë, u jep atyre tipar e funksion bakterial. Pa to s'mund të jetohet, por prej tyre dhe vdiset.



E më i ligu i të gjithëve nga i cili vdiset, e ndaj, nuk duhet bërë kurrë, as në altarin e paqes, është kompromisi i pabesë, duhmonjës, i ndyrë (gjerm. "Faulerkompromiss"). Marrëveshja mes Çembërlenit e Hitlerit në vitin e largët 1938, në Mynih, do t'ketë qenë e tillë dhe, ndoshta, pat mneruar Ajnshtajnin kur këlthiste: "Ruajuni prej tyre"!

I përskajuar thjeshtë, forma e fryma e tij të ardhur në kohën tonë, janë - fuqi e mezingelur e të dobëtit. Dhe, natyrisht, i dijepaktit - që i rikthen të mundurit fillestar të drejtën e djegur. Madje, për palën e krusmuar, do shndërrohet disi në sadomazohizëm, në kënaqësinë e vetëvuajtjes. E aherë, dikush do festojë fshehurazi, për t'lënë përshtypjen mashtruese të humbësit, ndërkohë që tjetri do bëj zhurmë teatrale duke hedhur tymnajën iluzore të triumfit.

3.

Kaq i rëndë fati? Kaq zgjimtarë të vonë? Apo kaq fatale gjeopolitika e shqiptarëve?

Si ndodhi, njëmend, gati si në makth, që shqiptarët - ngadhnjimtarë në luftë, t'a dorëzojnë një pjesë apo gjysmën e fitores në tryezën e blertë?!

Përse nuk pati pas luftës, menjëherë pas saj, një Konferencë paqësore ku serbët do uleshin si të disfatuar?

Por në vend të saj, kishte më vonë kuvendim të ndërmjetësuar, ku serbi do ulet i barabartë, madje pozicionohet fortësisht si determinues i statusit dhe rendit të brendshëm të Kosovës! Nga luftëhumbës njëherë, arithmetika e kompromisit i kthen atij pretendimin e rrëzuar dhe të drejtën e tretur!

Natyrisht që shqiptarët s'patën fuqinë rrotulluese për t'a imponuar një epilog tjetër. Këtë fuqi, mjerisht, nuk e kanë as sot.

Fundja, të tjerëve, dorës së tyre të hekurt, i përkisnin strategjitë, ravijëzimi i hemisferave, doktrinat dhe armët. I yni ishte vetëm gjaku. I gatshëm të rrjedhë prapë vrushkull, bashkë me lumenjtë e heshtur që s'ndalojnë kurrë...

3.

Tani Antonio i fillimshkrimit na rivjen njëj simbolike të trishtme.

Pavarësia e Kosovës sikur i ngjason huasmarrjes së tij, të cilën dakordohet t'a kthejë me copëra të dhimbshme nga trupi i vet.

Nga ky trup, tashmë, qindra herë i prerë.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks