SHKRIMI
e shtunë, 22 shtator 2018

PROF.DR.TELO VELAJ: PROBLEMET E ZHVILLIMIT TË INDUSTRISË SË NAFTËS NË SHQIPËRI

Tiranë, 7 korrik 2018: Nafta dhe gazi jane nje pasuri e madhe. e cila po te trajtohet me proekupacion nga QEVERIA , jep nje kontribut te madh ne zhvillimin e vendit dhe rritjen e nivelit te mireqenies se popullit. Te bazosh zhvillimin e vendit ne dege shume sekondare qe nuk ndikojne thuajse fare ne rritjen e nivelit te jetes si dhe te mos besh asgje, biles as te mos ta zesh fare ne goje kete pasuri perallore qe natyra ja ka dhene Shqiperise, eshte e pafalshme. Te jete niveli i jetes se popullit shqipetare nga me te ultit ne Evope, kur Shqiperia ka nafte me shume se thuajse gjithe vendet e ndryshme te Evropes, kjo eshte tragjike.

Perse ndodh kjo?

Sepse qeverite qe kane sunduar vendin gjate gjithe periudhes se Demokracise kane qene te paafta dhe te korruptuara. Ato kane punuar jo per te rritur mireqenien e popullit, por per te gllaberuar gjtheshka per tu pasuruar kjo klase e degjeneruar politike. Jane bere milionere dhe super milionere gjithe politikanet, nga nivelet me te ulta deri ne majen e piramides shtetrore.

Ku i gjeten keto pasuri keta huligane?

Duke vjedhur dhe plackitur popullin fukara dhe shume te ndershem te Shqeperise. Nje sere politikanesh te majte dhe te djathte jane pasuruar me gjakun e popullit.

Ku i gjeti Ilir Meta gjithe ate pasuri prallore?

Vetingu ka vlere dhe eshte i domosdoshem te behet per politikanet e te gjitha niveleve deri ne kulmin e Piramides Shtetrore. Ne rast te kundert vetingu eshte pa ndonje vlere te madhe. Mbasandaj behet vetingu dhe nuk shoqerohet me sekuestrimin e pasurise se ketyre gjykatesve etj., qe jane pasuruar me gjakun dhe djersen e popullit.



Nje sere shtetesh te Evropes nuk kane fare nafte, megjithate nivelin e jetes se popullit e kane shume me te larte se Shqiptaria. Maqedonia, Mali i Zi, Kosova, Cekosllovakia, Serbia (prodhon shume pak nafte) etj.etj., por niveli i jetes se popullit eshte shume me i mire se ai i popullit shqiptare. Menyra e qeverisjes me ndershmeri eshte themelore ne rritjen e nivelit te jeteses. Nje shembull konkret eshte Venezuela qe eshte nje vend i madhe per prodhimin e naftes ne shkalle boterore, por populli eshte futur ne nje nivel jetese me kushte shume te mjerueshme dhe ne nje varferi te tmershme. Kjo per shkakun se qeveria eshte e komanduar nga hajduta dhe mafioza.

Me kete hyrje dua te tregoj se nje qeveri hajdute, si eshte Qeveria ekzistuese shqiptare, qe eshte jo vetem r paafte teknikishte por dhe kulmi i mafiozitetit dhe korrupsionit. Ketu nuk perjashtoj ne asnje menyre dhe qeverite e meparshme demokrate dhe socialiste. Sundimi i ketyre qeverive ne Shqiperi per me shume se 25 vjet ka sjell pasoja negative per popullin.

Per nafte kam parasysh dy probleme themelore:

1. Zhvillimin e prodhimit te naftes dhe gazit nga venburimet ekzistuese.

2. Zhvillimi i kerkimeve te naftes per te zbuluar venburime te rinj te naftes dhe gazit.

Zhvillimi i prodhimit te venburimeve ekzistuese

Venburimet ekzistuese te naftes dhe gazit jane produkt i punes dhe djerses se naftetareve heroik shqiptare dhe i specialisteve te mrekullueshem te naftes. Ketu perfshihen vendburimet si ai i Patos-Marinzes qe eshte vendburimi me i madh ne gjithe Evropen kontinentale, Kucoves si dhe venburimet ne gelqeroret si Visoka, Ballsh-Hekali, Cakran-Mollaj, Amonica, Delvina etj., si dhe venburimet e gazit te Divjakes, Frakulles, Povelces, Kryevidhit, Ballajt.etj. Ne situaten dramatike qe rrodhen nga politikat allogjike te izolimit total te vendit nga gjithe bota nga diktatura komuniste dhe politika e saj famekeqe te mbeshtetjes ne forcat e veta, nafta sherbeu si nje mjet i fuqishem per te zgjatur jeten e kesaj. Me ane te naftes diktatura, mund te cante bllokaden e eger qe kishte prodhuar vete per te shtuar jeten e saj. Ne kete prodhimi i naftes ne vend arriti maximumin historik 2.4 milione ton nafte ne vit.

Pra ky rezultat u arrit me pune vetmohuse te klases puntore te naftes nen drejtimin e specialisteve te shquar te tyre qe si shperblim nga diktatura moren prangat dhe denimet kapitale. I pa harruar kujtimi i ketyre martireve qe duktatura komuniste i sakrifioi pa as me te vogelen pergjegjesi per interesat e saj gjakatare. Specialist te mrekullueshem dhe puntore te palodhur per zbulimin e vndburimeve te naftes si Koco Plaku, Milto Gjikopulli, Proto Murati, Enriko Veizi, Petraq Xhacka etj. etj., disa u pushkatuan dhe te tjeret ndërruan shume shpejt jete nga pasojat e burgimit te tyre ne kushte te tmerrshme te burgut famekeq te Spacit. Me dhjetra specialist te tjere te apasionuar u internuan neper zona te largeta ne pune te rendomta duke i shkatuar nje deme te madh shhkences te gjeologjise se naftes. Dhe te gjitha keto krime u bene direkt me urdher te diktatorit kanibal Enver Hoxha.

***

Por mbas viteve 1990 te gjithe venburimet e naftes dhe gazit ju dhane me koncesione te huajve me kushte shume te disfavorshme per popullin shqipetare, me ane te te cilave perfitojne ata qe lidhin koncesione (zyrtaret e larte te vendit te perfshire ne veprimtare kriminale) dhe shoqerite e ndryshme aksionare. Populli nga keto kompani nuk perfiton asgje per shkak te hajduteve qe kane pasur dhe kane pushtetin, qe jane bere milioner me gjakun e popullit. Sot prodhimi inaftes eshte perqendruar ne vendburimin e Patos-Marinzes me rreth 1,3 nilion ton nafte qe i gllaberon Bankers qe perben 90% te prodhimit te naftes, kurse Albpetroli qe eshte kompania vendase merrre 3% te prodhimit. Kjo eshte paradoksale.

Githesej ne Shqiperi jane 50 milion ton nafte ne venburimet ekzistues dhe ngelen akoma dhe rreth 40 milion ton nafte pr te shfrytezuar. Gjate viteve te fundit jane nxjerr nga nentoka shqiptare 7.5 milion ton nafte qe sjell te ardhura prej 2.5 miliard EURO. Sasira te vogla nafte marre nga shoqerite e ndryshme aksionare. Stream oil eshte kompania e dyte e huaj qe shfrytezon venburimet e Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit, Cakran-Mollaj dhe Delvinen. Ne Toral vetem 3% te naftes se vendit tone shfryrezohet nga Albpetroli. 97% e prodhimit gllaberohet nga kompanite grabitqare te huaja, duke perfitur nga kontratat koncesionare te lidhur me hajdutet shqiptare ne pushtet.

Vendburimi kryesor qe i eshte dhene me koncesion kompanise kanadeze Bankers qe prej vitit 2004. Kjo kompani mbulon te gjitha shpenzimet operative dhe kapitale,qe ajo bene per nxjerrjen e naftes dhe pjesa tjeter e fitimeve te nxjerra nga shitja e naftes ndahet midis kompanise kanadeze dhe shteti shqipetare. Te ardhurat qe merr shteti shqiptare jane minimale gadi te pa perfillshme. Kjo per faktin qe bene kompania kanadeze nuk kontrollohen nga shtetit shqipetare duke i lene rruge te lire asaj te beje raportime fiktive duke rritur artificialisht shpenzimet.

Sipas ketij mekanizmi rezulton qe 'harxhimet' e kompanise dalin shume me te medha se sa jane ne realitet dhe si rrjedhim shteti shqipetare merr te ardhura 3-4% nga nafte gjigande.

Me pak fjale kjo pasuri e madhe e popullit trajtohet si mall pa zot dhe rrembehet nga kanadezet. Por e keqja nuk mbaron me kaq. Nafta e prodhuar nga ky vendburim eksportohen ne Itali dhe aty perpunohet mandej i shitet vendit tone. Nderkohe qe Uzina e perpunimit te Naftes nuk vihet ne pune ose perpunon sasira te paperfillshme, kur kapcitetin Uzina e Perpunimit te naftes ne Ballsh e ka 1 milion ton ton ne vit. Kjo situate eshte nje absurditeti te pa pare, qe tregon se shteti shqiptar nuk funksionon. Aq me teper nuk funksionon Ministria e Energjitikes me Damian Gjiknurin ne krye.

Nuk perqendrohemi te vendburimet e tjera te naftes qe prodhojne sasira te vogla me perjashtim te vendburimit te Delvines qe eshte leme ne meshire te fatit. Kompania koncesionare shfrytezon kondensatin e puseve Delvina-12 dhe Delvina-4 qysh prej viteve 1992-1994 dhe nuk kryen asnje punim per zgjerim te ketij vendburimi. Industria e nxjerrjes dhe perpunimit eshte thelbi per rritjen e mireqenies se popullit. Eshte mekat i madh qe qeverite qe kane sunduar ne Shqiperi dhe ne menyre te vecante i QEVERISe SOCIALISTE qe erdhi me premtime bombastike per naften dhe deri tani nuk ka bere asgje. Eshte e pakuptueshme qe te jete ne varferi populli shqiptare me gjithe keto pasuri. Boll me kete politike te llafeve boshe dhe te punojne per te miren e popullit. Puna e deritanishme eshte e paperfillshme. Kjo qeveri e llafeve duhet te lere mashtrimet dhe genjeshtrat dhe t'i kthehet punes ne menyre serioze Gjithe kabineti i qeverise duhet te pastrohet nga jo komptenca dhe mosndershmeria.

Duhet te rishikohet thellesisht gjithe prolemata qe lidhet me zhvillimin e naftes.Nafta duhet tu kthehet naftetareve dhe popullit dhe te sherbej per te rritur mireqenien e popullit dhe jo per te mbushur xhepat e grabtqareve te huaj dhe vendas. Mjafte shkencetare te naftes e kane ndritur zerin per keto probleme. Por qeveria mban qendrime antipopullore, duke mos degjuar askend. Ky eshte nje realitet tragjik. Njekohesisht kjo paqyron dhe nivelin shume te ulet teknko-profesional ne total te kesaj qeverie.

Aq me teper te kryeministrit qe eshte me nje nivel te ulet per problemet ekonomike. Zhvillimi i kerkimeve te naftes per te zbuluar venburime te rinj te naftes.


Zhvillimi i kerkimeve thuajse eshte anashkaluar. As qe zihen ne goje nga qeveritar problemet e mprefta dhe shume te rendesishme te kerkimeve te naftes. Eshte mjaftuar me disa llafe te thena nga E.Rama kur ka vajtur ne koferencen e fillimit te punimeve ne pusin Shpiragu-3, te cilat ishin disa mashtrime te zakonshme qe tani i ka bere ne mode ky “ kryeminister” i mashshtrimeve dhe vetem premtimeve boshe. Eshte nje turp i madh per kete qeveri se po vete nje vite e gjysme qe ligji per statusin e naftetarit kaloi ne Kuvendin e Shqiperise dhe deri tani vetem llafe, genjeshtra dhe mashtrime ordinere. Por kur do jepet statusi i ketyre heronjve te heshtur qe kane bere sakrifica sublime per kerkimin dhe zhvilllimin e vendburimeve te naftes dhe gazit. Deri kur do vazhdohet keshtu me keto genjeshtra dhe mashtrime ? Po i ashtuquajturi President i Republikes pse rri indeferent per nje ligj qe e ka miratuar kuvendi kur ai ka qene kryetar i pa merituar i tij.

Ndersa problemi i zhvillimit te vendburimeve ekzistuese eshte plotesisht e mundshme te behet nga vete naftetaret se i kane te gjitha mundesite. Problemi i kerkimeve te naftes nuk perballohet dot se nuk kane mundesi financiore dhe tekniko-profesionale. Kjo per faktin se objektet perspektive jane te thellesirave te medha (5000-6000m) dhe shume te komplikuara nga ana gjeologjike. Eshte plotesisht e vertet se ka shume objekte perspektive nen mbihypjet e strukturave siperfaqesore dhe shume struktura nen ujrat e detit Adriatik dhe Jon. Per keto probleme kam shkruar nje artikull te gjate ne Gazete Shqip, te botuar me 17 Nentor 2012.

Ne objektet perspektive vendin e pare e zene vargu i strukturave nen mbyhypjen e strukturave te ashtuquajtur brezi antiklinal i Beratit qe shtrihet nga Dumrea deri ne Greqi. Gjithe vargmalet e Shpiragut, Molishtit, Terpanit, Trebeshines, Nemerckes, Buretose etj., jane te mbyhypura ne drejtim te perendimit dhe maskojne nen vehte nje varg strukturash qe fillon me antiklinalin e Dumrese (nen mbyhypjen e diapirit te Dumrese) dhe vazhdon me antiklinalin e Shpiragut dhe me tej me nje struktura si Molishti, Memaliajt dhe me tej ne dejtim te jugut me disa struktura te tjera deri ne Greqi.

Ky eshte rajoni me me perspektive ne vendin tone. Aktualisht ne kete rajon eshte duke punuar kompania SHELL dhe ka marre rezultate shume te mira ne zonen e Shpiragut, i cili pa hezitim mund te deklarohet si vendburim i ri nafte mjafte te lehte dhe me sasi te konsiderueshme. Por duhet te theksohet se ritmet e punes jane teper te ngadalta dhe do te duhen me dhjetra vjet te vihet ne shfrytezim ky venburim.

Deri tani ne kete zone jane shpuar dy puse, njeri prej te cileve dha te dhena inkurajuese per vazhdimin e metejshem te puneve te shpimeve ne kete zone. Pusi i dyte i shpimit ishte Shpiragu-2 qe arriti thellesine 5333m dhe mbas testit per 3 dite rrjesht u vertetua se kishte debite te medha kondesate dhe gazi (rreth 150 ton condensate dhe 50 mij metro kub gas). Kondensate ishe i nje cilesie mjafte te larte.

Duke folur per kete rezultat Drejtuesi i Pergjithshem i Shell per Shqiperine eshte shprehur “...nese programi i vleresimit rezulton i sukseshem, atehere mund te flasim per nje zhvillim qe mund te prodhoj disa qindra milion fuci nafte te rikuperushem'. Dhe metej ai vazhdon “Keto volume do te ishin te rendesishme per SHELL, por ato do te ishin domethenese per Shqiperine dhe per te gjithe rajonin”.

Shell eshte kompania e gjashte ne bote per kerkimet e naftes. Per shkak te uljes se cmimeve te naftes ne tregun boteror, kjo kompani ka pezulluar kerkimet ne shume vende te botes. Fakti qe ne Shqiperi vazhdojne punimet tregon per interesin e madhe te tyre per kete rajon. Por ky interesim duhet te marre nje karakter regjional duke filluar nje projektit te madh per gjithe kete rajon mjafte perspektive. Eshte domosdoshmeri te filloj sa me shpejte shpimi ne zonen e Dumrese ku evidentohet nje strukture me thellesi rreth 6000-6200m e maskuar nga diapiri i Dumrese. Kjo strukture eshte vazhdim direkt i asaj te Shpiragut. Mbas braktisjes se shpimit te pusit Dumrea -7 nga kompania angleze Premier Oil, punimet qe u braktisen me pa te drejt dhe paargumenta shkencore, kjo zone eshte lene ne nje harrese te pajustifikueshme. Pusi Dumrea-7 arriti thellesine 6112m rreth 200m mbi tavanin e nje objekti te madh naftembajtes. Me dashje apo pa dashje kjo kompani jo serioze e ka penguar zbulimin e naftes ne zonen e Dumrese. Ne drejtim te jugut eshte struktura e Molishtit, e cila u braktis nga kompania Petromanas mbasi arriti thellesine rreth 4000m.

Te dhenat e melartme tregojne se zbulimi i vendburimeve te reja te naftes kerkon pune te madhe dhe

kembengulje te madhe. Naftetaret tane arriten te shponin pusin e Ardenices (6700m), pusin e Dumrese 7 (6112m) , puset e Delvines shume te komplikuar dhe me thellesi mbi 3000m.

Kjo tregon me se miri se kompania Shell po punon me ritme shume te ulta, duke zvarritur venien ne

shfrytezim te vendburimit te Shpiragut dhe duke mos pas interes per pregatitjen e zbulimit te vendburimeve te reja ne kete zone me shume perspektive.

Jane bere disa kontrata qesharake per zonen perspektive te Dumrese, por kane ngelur ne leter. Asgje konkrete nuk ka.´Shteti duhet te ushtroj per zbatimin e kotratave me SHELL dhe te kerkoj llogari per kryerjen e punimeve brenda afateve per keto zvarritje te pajustifikueshme.

Si e permendem edhe me larte ne vendburimin e Delvines nuk po kryhet asnje lloj punimi per te marre te dhena per zgjerimin e ketij vendburimi si ne drejtim te jugut dhe te veriut. Kjo eshte skandaloze!

Vajti me shume se 20 vjet qe Stream Oil shfrytezon kondesatin dhe gazin e puseve Delvina-4 dhe Delvina -12 duke mos kryer asnje punim suplementar. Ky eshte nje hajdutllek i paster dhe keta duhet te pergjigjen penalisht bashke me ata zyrtar te felliqur,qe per te marre pese leke te qelbura kane bere kontrata te tilla. Ka mjafte struktura te pritshme perspektive nen mbiypjet e strukturave siperfaqesore si ne brezin e Kurvelshit dhe ne ate Cikes, Ato paraqiten me ndertim gjeologjik te komplikuar dhe me thhellesi 5000-6000m.

Interesant paraqiten strukturat e mundshme te Ramices de Bolenes ne vazhdimin jugor te vendburimit te Amonices dhe vazhdimi me ne juge i strukturave te tjera te mundshme te maskuar nga mbyhypja e mekeve te Kurveleshit. Shume interesant paraqitet malesia e Kurveleshi qe nen mbyhypjen ka mundesi te maskoj struktura perspektive. Po keshtu me interes paraqitet dhe vazhdimi verior i anntiklinalit te Cakranit ne mbyhypjen e madhe te antiklinalit te varrosur te Patos-Verbasit.

Mjaft interesant eshte dhe nen mbyhypjen e antiklinalit te Kurveleshit ku eshte i kombinuar mbyhypja e antiklinalit te Kurveleshit me backthrustin e antiklinalit te Fterres, duke maskuar ne thellesi struktura me perspektive. Njekohesisht struktura perspektive priten ne mbihypjen e Maleve te Cikes nga Vlora dei ne Butrint..

Mjafte objekte perspektive jane evidentuar nen ujrat e deteve Adriatik dhe Jon.


Ne detin JON , ka te dhena te mjaftushme per evidentimin e nje strukture naftembajtese brenda territorit te ujrave detar te vendit tone, strukture me permasa dhe rezerva naftembajtese te komsiderueshme. Deti Adriatik ka qene arena e kontratave te shumta dhe asnjehere rezultative. E fundit qe ka punuar ne shelfin e ketij deti ka qene kompania “San Leon” . Sipas kesaj kompanie aty ka vendburime te naftes dhe gazit natyror,te cilat jane identifikuar 3,2 milion metro cub gas natyror dhe 145 milion fuci nafte. Ne Malin e Zi, ne kufirin detar me Shqiperine jane identifikuar dy vendburime gazi natyror.

Si kuptohet nga paraqitja e fakteve, Shqiperia ka nje pasuri te madhe nafte dhe gazi, por per fat te keq te saj, shteti eshte ne duar te disa horrave qe e kane mendjen te vjedhin dhe pasurohen. Kjo eshte nje fatekeqesi e madhe qe nuk zgjidhet dot pa nderhyrjen e USA. Evropa eshte e paafte, apo ashtu e duan interesat e saj ta lene ne duart e horrave drogaxhinje. Opozita ne Shqiperi eshte shume e dobet dhe e komprementuar nga e kaluara jo e paster e saj.Te mos harrojme shembullin e Serbise ku Milloshevici bente kerdine kunder popullit heroik te Kosoves dhe Evropa bente sehir. U desh nderhyrja ushtarake e mikut te madh te popullit te Kosoves, SHBA qe t'i jepte fund ketij genocidi te papare.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks