SHKRIMI
e shtunë, 17 nëntor 2018

DR.LEDIAN DROBONIKU: PSE DUHET TË RIKUPEROJMË IDENË E KOMBIT? (PJESA E PARË)

Tiranë, 9 korrik 2018: Shqipëria gjendet sot në një udhëkryq, ku shenjat orientuese fillojnë të zveniten. Busulla e globalizimit apo integrimit evropian është tronditur dhe nuk ofron më siguri për të ardhmen. Në fakt nuk e kanë ofruar kurrë. Fatalizmi dhe trishtimi kolektiv ka pushtuar vendin dhe frymorët e tij.

Në një nga letrat e tij, Cicëroni thoshte se: "nata më e zezë nuk është ajo që nuk ka yje, por ajo kur ti zgjedh të mbyllësh sytë". Popujt që kanë arritur tu mbijetojnë shekujve, e kanë realizuar këtë udhëtim duke prodhuar vlera autentike, të cilat i udhëhiqnin si yjet përgjatë netëve të historisë. Sot Shqipëria gjendet pikërisht në një nga ato netët e gjata të historisë pa gjetur dot yllin e vet polar, edhe pse e ka atë. Ashtu si pas 5 shekujsh errësirë osmane, edhe sot, ideja e kombit mbetet e vetmja që mund të zgjojë përsëri shqiptarinë, sigurojë pjesëmarrje dhe entuziazëm, të evokojë ndjenja për një bashkëjetesë solidare, ekonomi e begati, rikthejë etikën për funksionimin e institucioneve. Por kjo nuk mund të bëhet pa u ndarë më parë, nga ato vlera që janë antitetike me idenë e kombit.

Realiteti i sotëm është produkt i një projeksioni mbi vlera artificiale e jo natyrore.

Varfëria materiale nuk është rastësore, por lidhje shkak-pasojë e degradimit kulturor-shpirtëror që mban bashkë një komunitet. Shkatërrimi i ekonomisë kombëtare dhe transformimi në koloni importi, nuk do tolerohej nga populli shqiptar, nëse më parë nuk “do të punohej” për rënien shpirtërore e dorëzimin e tij. Mbjellja e fatalitetit dhe sensi i inferioritetit ndaj shqiptarizmës, krijoi një vakum të frikshëm, i cili u mbush me turli vlerash të importuara. Fakti që njerëzit shohin efektet por injorojnë shkaqet, nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit.

Shoqëria është organizëm i gjallë dhe ashtu si njeriu, nuk mund të krijojë asgjë në fushën materiale nëse nuk ndez motorin shpirtëror. Kjo do të thotë që energjitë e saj duhet të marrin kah qendërsynues, për tu shndërruar në sinergji. Ndryshe nga ajo çfarë ndodh prej dekadash, ku të gjitha forcat na shtyjnë në një drejtim konfliktual, centrifugal ose humbje të energjive. Ndryshimi i këtij kursi kërkon në vetvete energji kolosale, intelektuale e materiale. Nuk është e lehtë të zhbësh një botë fallso që na kanë sajuar përqark, sepse vetë ajo influencon dhe prodhimin e ideve dhe veprimeve tona. Si pasojë, edhe ata që dëshirojnë ndryshimin e gjendjes, vozisin pa dashje në forcim të status quos-s. Prandaj dhe distancimi nga antivlerat që janë metabolizuar tashmë, është shumë i vështirë por dhe hap i domosdoshëm për të fituar betejën e emancipimit shpirtëror dhe begatisë materiale.



Pas rënies së komunizmit, Shqipëria kaloi nga izolimi perfekt në ekstremin tjetër, atë të globalizmit. Kështu shqiptarët u detyruan të heqin dorë nga vlerat e tyre autentike pa fituar dot vlera të reja, thjesht sepse globalizmi nuk krijon por zhduk vlera. Vlerat autentike janë produkt i shpirtit të popujve, por globalizmi është një proçes që zëvendëson popujt me masa konsumatorësh dhe vlerat shpirtërore me ato monetare. Kjo strukturë krijon lidhje të dobëta, të cilat nuk mund ti rezistojnë kohës. E në fakt, është pikërisht ajo që po ndodh sot.

Rendi i Ri Botëror, ngritur mbi idenë e zëvendësimit të kombeve me mekanizmat e tregut, po falimenton. Kjo nuk është profeci e filozofëve apo politiologëve si Kissinger (Libri mbi World Order) por një realitet që po merr formë gjithmonë e më shumë. Politikat sovraniste të Trump kundër globalizimit (America First) në mbrojtje të popullit amerikan ekonomisë së saj kombëtare e fuqizimi i shteteve sovraniste si Kina, Rusia, Turqia, Brazili, India etj, i dhanë fund ëndrrës së një bote njëpolare. Rikuperimi i idesë së kombit, për mbrojtjen e interesave ekonomike rrezikuar nga forca globale, po forcohet e zgjerohet kudo.

Gjerat nuk bëjnë përjashtim as në Evropë. Projekti i BE-së “nuk ngroh” më dhe ka hyrë në një parabolë rënëse. Si një sovrastrukurë avangard e neoliberizmit globalist, ajo zëvendësoi proçeset demokratike me mekanizmat e tregut, solidaritetin me konkurrencën, duke rritur konfliktet sociale dhe larguar popujt nga njëri tjetri. BE-ja nuk ishte modeli që kërkoi Kant dhe iluministët evropianë për bashkimin e popujve, por projekt i ithtarëve të tregut si Kalergie e Hayek. Ja pse kudo në Evropë ka një rizgjim të ideve sovraniste, të kanalizuara në parti politike të reja apo të vjetra. Dhe këto forca do shtohen gjithmonë e më shumë sepse synojnë të rikuperojnë lidhjet natyrore mes shoqërisë, territorit dhe historisë.

Kombi nuk ofron vetëm një thirrje shpirtërore e aftë për të organizuar energjitë njerëzore por dhe për ti mbrojtur ato më me efikasitet, brenda strukturave solide të shtetit-komb.

Por në Shqipërinë tonë, çfarë po ndodh?

Si gjithmonë, Shqipëria ka një sfazaturë kohore me atë çfarë ndodh në botë. Të ngecur brenda ligjëratës të ç/integrimit evropian, fetiçizimit amerikan apo banalizimit me akuza mbi korrupsionin, vendi zhytet çdo ditë në errësirë. Degradimi shpirtëror, individual, familjar e shoqëror, shumëfishohet me atë material e skamja shtohet përditë, duke minuar të ardhmen. Duket sikur jemi trampoluar pas një shekulli kur mateshim me çështje ekzistenciale, si bashkimi dhe kohezioni kombëtar, analfabetizmi, rënia e shkollës, degradimi kulturor e shoqëror, deindustralizimi i vendit, rregullimi i raporteve në bazë të forcës e jo së drejtës, një oligarki që ka zaptuar vendin e nuk kuron interesin publik, padrejtësia shoqërore dhe varfëria strukturore, papunësia e madhe, hemorragjia e emigrimit dhe shpopullimi i trojeve. Ky është tuneli brenda së cilit kanë ngecur sot shqiptarët.

Por shqiptarët e kanë dritën e tyre nëse vendosin ta ndezin atë. Ne nuk jemi një popull artificial, por një komb autentik, plot vlera farkëtuar ndër shekuj. Vlera që na siguruan mbijetesën në këtë hapësirë gjithmonë të trazuar.

Jam i vetëdijshëm se këto fjalë, tingëllojnë patetike e nuk krijojnë rezonancë tek shumica e shqiptarëve. Kjo nuk vjen për shkak të vërtetësisë objektive të historisë por mutacionit subjektiv të shoqërisë e antropologjisë së njeriut, tashmë jo më qytetar por kafshë hobsiane individualiste.

Fundi i ideologjisë komuniste, nuk ishte fundi i ideologjive – si propagandojnë zotat e rinj – por zëvendësimi me një ideologji më të sofistikuar, por jo për këtë më pak të rrezikshme: neoliberizmi, i cili është i papajtueshëm qoftë me idenë e kombit ashtu dhe atë të shtetit. Likuidimi i çdo lloj lidhjeje komunitare, krijimin e turmave amorfe dhe individëve pa identitet, privatizimi dhe çmontimi i shtetit, përdorimi i demokracisë si fasadë ku vendimet nuk i merr më populli sovran por një oligarki autoreferenciale, përqendrimi i çdo lloj pushteti dhe pasurie në pak duar, polarizimi dhe konfliktualiteti i shoqërisë ku e vetmja vlerë është konkurrenca apo lufta për mbijetesë e jo më solidariteti. Nga një ideologji, ku ishim rrethuar me armiq, populli shqiptar u dopua me idenë se tani kishim vetëm miq, nga një shoqëri e ngritur mbi një shtet totalitar kaluam në ekstremin tjetër ku shteti hiqte dorë nga çdo detyrim kushtetues e mbrojtës i interesit publik.

Pikërisht ku rendi i ri botëror po ngrihej mbi globalizmin apo konkurrencën në shkallën më epërore, shqiptarët dorëzonin sovranitetin politik, ekonomik, monetar, kulturor e artistik. Kjo ka qenë emëruesi i përbashkët i çdo qeverie të tranzicionit shqiptar. Mbështetja reale e çdo qeverie në pushtet, më shumë vinte nga mbështetja e “emisarëve ndërkombëtarë” sesa nga legjitimimi formal i popullit sovran. Mjafton të kujtosh zgjedhjet (i vetmi kontakt mes popullit dhe shtetit) gjithmonë të kontestuar e pranuar vetëm me arbitrazhin ndërkombëtar. Duhet ndërhyrja e një instance të huaj (eterolegjitimiteti) për të kuptuar se cila parti "ka të drejtë", nëse një reformë është e duhura apo jo, e kështu me radhë. Kalimi nga izolimi në globalizëm e neo-kolonizëm, (mes lobeve transnacionale e oligarkisë lokale), duhej shoqëruar me një debat publik thelbësor, por kasta fabrikon një debat shterpë bazuar tek fytyrat e kastës dhe jo politikat konstante antikombëtare që po çbënin ekonominë, popullsinë e kulturën shqiptare.

Si në çdo ideologji, ata që ndodhen brenda saj metabolizojnë jo vetëm tezat por dhe antitezat. Ja pse çdo përpjekje për të trajtuar problemet dhe zgjidhjet brenda kësaj ideologjie, janë pa krye si ai që hedh ujin në hava prej 28 vitesh. Por kjo ideologji pompuar nga qarku politik, mediatik, OJQ, aktorë të brendshëm e të huaj, duket sikur ka shënuar fundin e saj. Përballë evidencës, ideologjia neoliberiste ka humbur forcën magjepsëse e po luan në mbrojtje. Ajo nuk bazohet më në premtime për një shoqëri më të mirë, por mbi frikën për mos ta braktisur këtë model, duke u aventuruar në shtigje të reja e të rrezikshme.

Por ideja e kombit nuk është as e re dhe as domosdoshmërisht e rrezikshme, si gabimisht mendojnë ata që ndihen "progresistë". Tipari themelor i këtij fenomeni është energjia që rrezaton, e kjo mund të jetë pozitive ose negative, në varësi të qëllimit. Prandaj dhe elaborimi i konceptit të nacionalizmit dhe patriotizmit. I pari si projeksion i jashtëm dhe i dyti si projeksion i brendshëm i një populli në kërkim të solidaritetit, lirisë, barazisë, drejtësisë, harmonisë e demokracisë. Por një nga shtyllat e neoliberizmit, është pikërisht ndotja semantike e fjalëve dhe koncepteve për të kolonizuar që në djep mendimin kritik. Bashkimi i njerëzve rreth gjuhës, zakoneve, historisë është natyrore e shpirtërore e nuk mund të zëvendësohet me sajesa artificiale e virtuale, si konsumerizmi e globalizmi.

Atë që duhet të bëjmë për mbijetesë pra, është ajo që bën çdo popull, atë që kemi bërë gjithmonë në ditë edhe më të vështira: bashkimi rreth një ideje të përbashkët. Dhe kjo nuk mund të jetë veçse rikuperimi i idesë së kombit në themel të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

Por cila është rruga që duhet të ndjekim për realizimin e shtetit komb? Dhe mbi të gjitha cilët janë shkaqet, faktorët dhe aktorët që e pengojnë sot këtë gjë?

Besoj se mbi këto tema duhet hapur një debat i thellë për të dalë nga një kaos ideologjik e koncepte anakronike-obskurantiste duke konverguar energjitë mbi një ide të përbashkët, progresiste e demokratike mbi shtetin-komb.

Le të mundohemi të hedhim pak dritë në këtë drejtim, duke larguar disa hije e fantazma që na kanë rrethuar.

Të vetëdijshëm për vështirësitë konceptuale për të përkufizuar plotësisht se çfarë është një komb, përgjithësisht teoritë ndahen në ato që e përkufizojnë si vullnet apo si ndjenjë.

Në rastin e parë, pra kombi si ide, ai do ishte një fenomen racional dhe i ravijëzueshëm, kurse si ndjenjë do të ishte diçka natyrale dhe e pashterueshme konceptualisht. Kështu vetëdijësimi kombëtar shfaqet si një ndjenjë e ndarë me të tjerë që perceptohen si pjesë e gjallë e një gjithçkaje, aty ku ndihet pjesë secili individ. Në bazë të kësaj qëndrojnë dakordësia për disa vlera, ide, stil jete dhe sjelljeje. Një përkatësi që zgjon një proces identifikimi brenda një komuniteti e që i siguron individit atë vazhdimësi të ekzistencës. Në këtë sens, kombi mund të kuptohet si i ngjashëm me konceptin e etnisë, që nga ana e saj mund të kuptohet si zgjerim i idesë së familjes. “Kombi është një familje e madhe, ndaj së cilës çdo antar është pjesë thelbësore dhe që ekziston edhe me variacionet e natyrshme që kanë antarët e tij”- thuhej në kohën e romakëve.

Kështu, disa kombe (psh Gjermania) janë formuar më së shumti duke u bazuar tek koncepti i parë, pra kombi si ndjenjë, e disa të tjerë mbi vullnetin, si është Zvicra. Është e vështirë të inkuadrosh në kontekstin e parë, sensin patriotik të zviceranëve, dhe nuk është për tu injoruar sepse kombi zviceran ka ruajtur për të gjithë Evropën nga fundi i 1700 modelin e një formacioni kombëtar autentik dhe solid. Në Zvicër nuk ka unitet gjuhe, as feje, as dhe territorial sepse lumenjtë dhe liqenet e Zvicrës i përkasin shtretërve hidrografikë të ndryshme.

Megjithë prioritetin logjik mes dy koncepteve, ato qëndrojnë bashkë duke u përplotësuar e përforcuar brenda shtetit-komb. Nëse mungon njëri, tretet dhe tjetri.


(VIJON)


____________________________________

DR.LEDIAN DROBONIKU: PSE DUHET TË RIKUPEROJMË IDENË E KOMBIT? (PJESA E PARË)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7831

***

DR.LEDIAN DROBONIKU: PSE DUHET TË RIKUPEROJMË IDENË E KOMBIT? (PJESA E DYTË)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7839

***

DR.LEDIAN DROBONIKU: PSE DUHET TË RIKUPEROJMË IDENË E KOMBIT? (PJESA E TRETË)

http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=7849


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks