SHKRIMI
e enjte, 15 nëntor 2018

REXHEP KASUMAJ: PUSHTIMI PACIFIK…(Kjo vdekje e paemër)

Berlin, 11 korrik 2018: Në një ndarje përgjithësore, pushtimi i një toke të huaj, e si pasojë, skllavnimi i një populli, bëhet dy udhësh.

Njëra, ndaj, është klasike ("occupatio bellica") me ushtri, marshim perandorak, shpatarë, kështjella që digjen, pastaj tanke, gjak, kampe, robër e mort.


Dhe tjetra - paqësore (occupatio pacifica) ose virtuale, por që ngadalë e sigurtë përfundon në ksenokraci, në sundim të huaj. E kjo domethënë, fillimisht e fshehtë që mbulon ftyrën e vërtetë pas një ideje madhnore: asistencë ndihmëtare, afrimitet historik a shpirtëror, përkitje interesash, aleancë natyrale...Nuk dëgjohen më rropamë kalorësie, karro të blinduara që shkallmojnë udhët, avionë mbi kulme ku ritmon butësia e jetës...

Rrjedhimisht s'do ketë as burgje, flamuj tek valojnë vrânshëm, përsekutim, vrasje, dyndje biblike. Të moderuarit duan një t'vetme gjë të thjeshtë: dorë mbi pasuritë, resurset dhe fuqinë e lirë punëtore.

Dhe shtypja ngjan, ashtu, e shtruar, madje e kadifenjtë, kurse gjunjëzimi i pavërejtshëm, elegant dhe flladitës. Veçse më pas vjen mekja e frymës që shuan ngadalë si një vdekje e paemër...

Por, megjithë ndryshmërinë, ato kanë një tipar të përbashkët: renegatët. Një racë, kurrizi i së cilës në të dy mënyrat e kohët kërruset përdhé, për tu bërë urë kalimi apo flamur justifikimi i Fuqisë së huaj!



 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks