SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

HAMDI RAFUNA: FRAGMENTE NGA LIBRI KRIGSHELTEN (HEROI I LUFTRAVE - TROND BOLLE)

Norvegji, 24 korrik 2018: Këta punonin në cilësinë e gazetarit, humanistit, ushtarakut apo si e donte puna vetëm e vetëm për të mbërri te informata e caktuar nga kryekreu i intelegjencës.

Bashkpunimi në mes këtij shërbimi me kolegët e anglezo-amerikanë ishte në nivelin me të lartë... por në vitet fundit ky shërbim nga ky shtet i vogël skandinavez i kishte befasue vëllezërit e mëdhenjë të MI6 dhe CIA me kundërzbulime precize për rajonin e Ballkanit. (fq.128)

Edhe pse kreu i kësaj intelegjence ishte në vendin e vetë, punëtorët ekspert të këtij zhanri luftarak bënin punën e tyre në terren.

Puna e tyre ishte e lidhur ngushtë me msheftësitë e tyre zbuluese për këtë rajon... detyrat ishin spacifike për persona e formacione të ndryshme ushtarake e paramilitare që vepronin nën ombrellën e kasapit të Ballkanit, Millisheviq.

Lufta e tmerrshme në Bosnje, krimet e Arkanit e të tjerëve të bashkërenditura tinëzisht me politikën e Beogradit bënë që të alarmohen edhe këta ekspertë skandinav të kundërzbulimit me në krye Trond Bolle.

Gjatë qëndrimit në Bosnje, këta infozbulues ushtarak norvegjez u njoftuan në detaje nga ushtarët anglez për krimet e monstrumit - Arkan.

Dhunimet e vajzave (12 vjeçe), masakrimi i tyre ishte kulmi i këtij vandali (fq.124).

Këtij procesi i paraprinte edhe aktakuza për krime të rënda lufte ndaj njerëzimit të pa fajshëm, aktakuzë e ngritur më 1997 nga ky tribunal ndërkombëtar, kjo nuk ishte bë publike për faktin se ndiqeshin edhe përkrahësit e tyre," ky duhet nxënë apo likuidue me çdo kusht ishte shprehë Trond B", por krimineli ishte i ruajtur mjaftë mirë dikund në Beogradin e Ri.

Këta të MI-së ishin të njoftuar në detalje për të bëmat e këtij hajni, vagabondi e krimineli i cili njëherit ishte bë i frikshëm edhe për vendorët që e kundërshtonin.

Ky edhe pse njihej si ateist prapseprap nuk i mungonte bashkëpunimi me kishën ortodokse serbe - shkruan autori në fq.125.

Lufta ishte e afërt edhe në provincën e Kosovës, represajlet s'kishin të ndalur ndaj shqiptarëve nga forcat policore serbe. Njerëzit e lëshonin vendin me të madhe kështuqë edhe në Bosnje kishim mbërri shqiptar të larguar nga Kosova...



Trond B me shokët në cilësinë e gazetarit i kishin marrë në pyetje disa nga këta duke u informue për së afërmi se çka është kah ndodhë atje poshtë....

Urdhëri tjetër për grupin e Trond. B ishte që t'i afrohen Kosovës. Trond si gjithënjë në krye të grupit prej katër vetave muarën rrugën për në Maqedoni, andaj edhe u vendosën në periferi të Shkupit, të ndihmuar nga bashkëpunëtorë vendor të rajonit.

Gjithënjë të kujdesshëm që mos të zbulohen sepse puna e tyre ishte e ndërlikuar në çdo hap....Plani ishte që të vejnë kontakt me ndonjë udhëheqës të U要K-së.

Për të lëvizur më lirshëm u deshtë që të porositen tabela norvegjeze me shenjën e UN përpara numrave të tabelës.... Kështuqë e shetitën tërë Maqedoninë e deri në Ohër, aty rastësisht u afruan te një kioskë dhe pyetën se kush është udhëheqësi i qytetit....Personi në fjalë ua tregoj një portë në të cilën edhe trokitën këta të MI (shërbimi intelegjet ushtarak).

Aty vërtetë kishte qenë dikush që këta po kërkonin.(fq113)

Ky personi shqiptar i drejtoj për në Tetovë dhe se atje vërtetë e gjetën një bazë të vendgrumbullimit për ushtarë të U要K-së edhe pse kishte edhe të tjera pika përgjatë kufurit me Kosovën, me destinim për të hy mbrenda....

Kjo ishta mrekullia vetë sepse punët shkonin për së mbari, andaj aftësia e Trondit në profesionin e tij bëri që ky të bëhet shumë i afërt e i besueshëm për u U要K-në.

Edhe gjenerali i U要K-së parapëlqente punën e tij e të bashkëpunëtorëve. fq.115.

Trond si gjithënjë i shkathët në vendime e veprime ua siguroj disa GPS-a të zakonshëm për ushtarët, e këta u futën mbrenda Kosove prej nga filloj bashkpunimi. Këta të U要K-së bënin punët e tyre sipas porosisë së Trond B., ku gjithëçka përcillej përmes telefonave satelitor.

Koordinatat e pozicioneve serbe ishin pikësynimi i Vikingut norvegjez ...pastaj përcjellja e këtyre kordinatave te forcat veriatlantike e pastaj pasonte bombardimi.

Resultatet e këtij bashkpunimi i shiqonte e gjithë bota në ekranet telivizive dhe se ky ishte kulmi i bashkpunimit ushtarak të moderuar.

Puna e këtij kolosi nuk do ishte bë publike sikur gjenerali të ishte në mesin e të gjallëve prandaj kjo që po përshkruaj nga libri KRIGSHELTEN/ HEROI I LUFTRAVE nuk është sekret e sekreti mbetet dikund te njerëzit tanë në Kosovë e më gjerë që nuk e kan idenë se me ç'njerëz të mëdhenjë kanë pas fatin me bashkëpunue për të ardhë te kjo ditë ku jemi sot... Ndoshta për këtë mungon edhe falenderimi i mirëfillt nga shteti ynë i Ri. Ne mërgimtarët e kemi provuar të falenderojmë ata që i njohim e na njohin në këtë vend për ndihmat e këtij vendi (e kujtoj spitalin fushor për operacione të shpejta në terren, me ekipë mjeksore- vlera dikund 4.5 milion kr, por modestia e këtyre njerëzve thotë kështu;

Falenderimi i juaj më i madhë kishte me qenë që ju të respektoni ligjet e rendin e këtij vendi!

Këtij trimi i ka raportuar edhe kryetari i ndjerë Ibrahim Rugova veçëse mbas luftës kur shkonte dhe i raportonte nga dy- tre herë në javë...(fq.141)

Ndërmjetës për këto kontakte kishte pas qenë një personazh me nofkën Bamse/Arushi e në libër thuhet se ky paska qenë mjek me profesion dhe se paska mbledhë para nga shqiptarët në diasporë, pastaj këto para janë përdorë për ndihma humanitare dhe armë....

Pikëpyetje e madhe për zotriun Bamse se sa ëshë në dijeni për këtë hero të gjallë edhe pas vdekjes heroike për lirinë e të tjerëve, sepse Norvegjisë nuk i mungon liria.

Këtu në libër është edhe një personazh mjafë diskutabil (mafioz) Fiksi që po punuaka për Bamsen, prandaj unë mendoj personalisht se këtu qëndron lepuri për heshtjen e Bamses edhe pse është për çdo lavdatë ky Fiksi kur nuk kursen asgjë për të i ndihmuar këta të MI-as norvegjeze...

Gjatë qëndrimit në Tetovë kur ndodhnin bombardimet mbi caqet serbe, dikush nga shqiptarët lajmëron se Arkan do bëjë një dasëm të madhe në hotelin Jugosllavia. Ky ishte një sihariq për Trond B e shokët se për çka kishte ardhë së pari në Bosnje.

Pa u hamend fare lajmëron vendndodhjen e Arkanit te forcat e Natos të cilat fillojnë me bë punën e tyre duke i bë matjet dhe duke përdorë një hartë të vjetër siç theksohet në një portal të Kosovës gjithashtu.

Avionët e Natos B2 nisen në drejtim të Beogradit dhe në mbrëmjen e 7 Majit 1999 i lëshojnë dy bomba 900 kilogramshe në cakun e kordinatave.( fq131)

Matjet kishin qenë të gabuara e predhat kishi ra 500m larg hotelit në ambasadën Kineze!

Pasojnë kërkimfaljet amerikane për gabimin dhe më pas u paguan shuma të mëdha milionash dollar si kompensim, thënë troç janë paguar 4.5million për familjet dhe 28 milion për objektin e ambasadës. (fq134)....

Trond nuk ndalet, pas përfundimit të bombardimeve (10 qershor 1999) përpara forcave të Natos u gjend si hije e forcave ruse kur ato u nisën për në aeroport..

Më 12 qershor 1999 ishte në qendër të Prishtinës. (fq137).

Tani dukej në rolin e ushtarakut të respektuar nga të gjithë..... Këtij ushtaraku të lartë i kishte dhënë raport edhe kryetari i ndjerë Ibrahim Rugova (është përmend në tekst në fq.141.)

Për fund, një porosi për organet e shtetit të Kosovës;

I respektuar Trond Bolle është hero i luftës me përmasa ndërkombëtare. Këtë e dëshmojnë dekoratat, medaljet, gradimet ushtarake nga shteti i vetë dhe aleanca veriatlantike për kontributin e dhënë në arenën ndërkonbëtare. Avganistan tre herë, Bosnje e Kosovë!!!

Një falenderim nga organet shtetrore të Kosovës do të ishte një falenderim pas vdekjes edhe për familjen e tij, sepse tani më 27 Qershorin e ardhshëm të këtij viti mbushen tetë vite që Trond Bolle nuk është në mesin e të gjallëve. Vdiq në Afganistan s'bashku me tre shokë... Nderim për jetë e mot edhe nga shqiptarët e gjithë globit për këta martirë të lirisë ndërkombëtare. Ky artikull u është dërguar organeve të "shtetit" që ata ta nderojnë familjen e dëshmorit apo së paku ambasadorin e norvegjisë. Në heshtje e pa zë fare është e mundur se e kanë la gojën si thuhet.

Me nderime: Hamdi Rafuna, dt.27.07.2018


CKA PO NDODHË ME NE QË NUK JEMI ASKUND NË KOHË?

Si duket jemi kah e vrasim kohën tonë! Vrasja po ndodhë për ditë e pa kurrfarë mëshire, derisa s'po kemi respekt për te! Në shiqim t'parë duket e pa kuptimt por kjo është një e vërtetë e hidhur! Kjo vlenë sidomos për elitën politike në Kosovë.

Ata si duket janë rehatue me kohë e në kohë vetëm për vetëveten. Luftën e bëjnë vetëm për pushtet (vend të punës). Një plak thoshte:dita shkon me mëngjesin biro, tjetri pat thënë: mos luajë me kohën, lëvizni se n'a nxë nata, kurse nata s'ka dëshmitar!

Kështu janë kah duken hapat e Kosovës në kohë, por jo edhe të atyre që po qeverisin me të gjitha t'mirat publike të këtij vendi, e të cilëve si duket nuk është kah u ha palla për të ardhmen e këtij vendi e brezave që vijnë!!

Këtyre nuk ju duhet shteti sepse shteti janë vet! S'kan nevojë për rend e rregull sepse vetë janë mbi rendin e rregullin! Nuk ju duhet as ligji sepse vetë janë mbi ligjin! Këtyre nuk është kah ju duhet asgjë tjetër vetëm se një mandat i përjetshëm, në cilësinë e mbretit.

Disa "tepër të menqur "në politikën e Kosovës janë në gjendje të I qesin pikë edhe çështjes kombëtare për interesa të ngushta personale.

Shpresoj të mos jenë kështu.

E po nuk është rastësi se respekti për kohën është i dy anshëm. I njëanshmi është jetëshkurt e me pasoja për të nesërmen . Zilja i bie gjithësecilit me kohë e në kohë! Zgjohesh herët, punët kryhen herët. Je në rend i pari e të vonshmit dihet..mbesin për nesër, nëse zgjohen herët dhe nxënë vend në rend..

Respekti për shtetin nuk është askund! Kjo është kah n'a mungon. Kurse gojën e kemi përplot shtet sa s'bëhet. E veçanta e kësaj është se jemi bë rob i pa m'vetësisë shtetërore, kurse mvetësia personale nuk është kah n'a mungon!

Gjithëçka sillet e mbështillet rreth asaj se si ne s'din askush.Secili nga ne ia kalon secilit (me fjalë)! Sistemi i vlerave njerëzore është nën zero prandaj edhe jemi ku jemi! Kështu është kah rrënohet edhe e kaluara e jonë në kohë duke shkatërruar gjithëçka paraprakisht. Në vendet ku sundon ligji i mirëfillt (e jo ai i gjungllës), secili që vjen në pushtet, punën e vazhdon aty ku e ka lënë ai para tij!! Pra lokomotiva e shtetit vazhdon rrugëtimin vetëm përpara, kurse te ne gjithëmon nga e para!

Jemi kah e luajm atë rolin e Jesusit përballë pansllavistëve, por jo kundër vetëvetes e njëri tjetrit, të mjerët ne. Të ashtuquajturit pushtetarë pa pushtet për shtet të mirëfillt e me xhepat plot nuk është kah u bëhet vonë për asgjë.

Këtyre u bëhet vonë vetëm atëherë kur vonohen për t'u lavdëruar nëpër portalet pa kurrfarë porte....

Në sport,humbësi i keq ndëshkohet e në rastin konkret po dekorohen humbësit /kriminelët. Edhe kësaj i thuhet drejtësi ...Drejtësia e tillë është kah n'a ngulfat s'bashku me këtë drejtësinë e tanëve që nuk është as në pubertet..

Të gjithë i jemi gëzuar largimit të thundrës sllave nga këto troje, e më së shumti ata që e dhanë më të shtrenjtën, jetën apo gjymtyrët e trupit për një trup të shëndoshë!

Sot kur është dashtë të punojmë e festojmë të gjithë së bashku, ndodhë e kundërta!! Shtrohet pyetja se a ka dikush përgjegjie për këtë ngecje shtetërore?

Pushtetarët ishte dashtë të prijnë për të mbarë e pastaj të tjerët të imitojnë këta të pushtetit. Imitim se jo mahi është kah n'a ndodhë.

E keqja e kësaj është se askush nuk po mbetet imun në kohë! Askush s'po i qëndron kohës! Me arsye apo pa arsye kjo s'ka rëndësi fare me të vertetën, për faktin se shumica po etiketohen për së gjalli, e nga të gjallët.

Tani kemi fillue edhe të vdekurve të ua luajmë dheun!!! Shtrohet pyetja se ku po mbetet historia e jonë? E kaluara e njerëzve të këtij vendi që i bënë ballë q'farosjes pansllave dhe se falë këtyre sakrificave jemi ata që jemi edhe në këtë shekull.

Sot edhe analfabetit i ka dal rend me u mat me alamet akademikun! Për diploma e tituj, jo se jo por për moral po se po.

鈼 Edhe hajnat janë kah maten me heronjët e trimat, bile edhe ua kanë zënë vendin! A nuk është ky një terr për farën tonë?

Disa deputet kanë shkua edhe më larg e në emër të heroizmës së dëshmorëve janë bërë "deshmorë për së gjalli " falë varfërisë së skajshme dhe çmimit të lirë të votës së blerë me para për të ardhë në pushtet.

Këta janë kah blejnë gjithëçka! Po thojnë kemi shtet, ndërsa shteti që blehet është gjithëçka por shtet nuk është!

Funkcionimin e mirëfillt të shtetit e kemi vetëm atëherë kur ai mbrohet me ligj... e nga njerëz të ligjit që s'janë as vetë mbi ligjin.

A thua, kur do të bëhet mirë për ne? Dikur po, por me këtë gjeneratë, vështirë sepse këta janë kah lypin vëtëm mjegull për të mbetë përjetësisht në pushtet po sikur ajo loza e keqe e komunizmit.

Se s'mërziten fare këta faqezinjë e tregon fakti kur për një palë zgjedhje u paguan miliona euro dhe se nuk hamenden fare të paguajnë sërish nga pasuria e shtetit ndërsa dikush vdes për një ilaq.

Pastaj ne lakmojmë te të tjerët që respektojnë rregullat e lojës dhe se kanë respekt për ligjin e shtetin.

Këto rregulla duhet para së gjithash të nxënë vend në truallin tonë, duhet të respektohen nga të gjithë ne pa përjashtim..

Respekt për shtetin e ligjet e tija, respekt për njëri tjetrin, sepse njeriu si qenje e vetëdijshme pa dallim race, feje e kombi është i njëjtë kur bëhet fjalë për egon e tij.

Kërraba tërhjek nga vetja! Si duket të gjithë janë të njejtë, aty ku nuk ka ligj, rend e rregull. Mos vallë ne shqiptarët jemi më të prirë për këtë ego...apo jemi aq mbrapa në kohë për të bë shtet ligjor.

Shteti ligjor drejton njerëzimin.

Hamdi Rafuna, Norvegji 22.07.2018

LETÊR KRYEMINISTRIT- RAMUSH HARADINAJ

Disa deputetë të partive politike në Kosovë, në pushtet e opozitë janë kah luajnë me ardhmërinë e vendit.

Këtë lojë e kanë kuptue të gjithë pasi që këta nuk janë kah ndalen e njëherit janë bërë të rrezikshëm. Këtë e theksojnë edhe disa miq tanë ndërkombëtarë, kur edhe këta habiten me patundshmëritë përrallore të këtyre matrapazëve.. Kur njeriu mundet me ble gjithëçka me para në këtë Kosovën tonë, pse mos me ble edhe pushtet e gjithëçka tjetër! A nuk është kjo cikërrimë për të ardhë në pushtet e pastaj te tenderët?

Po shpresoj se s'ka më tendere, u shituan të gjitha, dhe se pika pika është kah u mbushet pusi..

Këta deputetë, jo të gjithë, i kisha quajtur me një emër tjetër sepse këtë të mirë janë kah ia bëjnë Kosovës! Po ecin përpara vetëm për vetëveten e pastaj vetëm për një mandat po bëhen të mëdhenjë e me shumë para.

E keqja është se mandati po ua sjell mandatin tjetër dhe kjo është llotaria vetë!

Unë besoj se sa më lartë që të ngjiten edhe rënjen do t'a kenë më të furishme, ndërsa populli që i ka zgjedhë e bajtë me shëndet këtë dhuratë nëse vazhdojnë ta shesin veten për hiç pak para edhe në të ardhmen.

Të gjithë këta shqipëfolës janë bë mjeshtër të vërtetë sepse kur po arrijnë me e bë vegshin po ia ngjesin edhe vegën. Këtu është kah ju ndihmon dikush nga këto ligjet e nëpërkambura. Pra ky është shteti i gjungllës kur këta monstruma vetë po presin e vetë po qepin..

Po u mundove me e thënë të vërtetën për këta politikëbërës të mbrapshtë, këta t'a ngjesin edhe bishtin! Pra kujdesë nga kafshimet e tyre sepse po u kafshove nga këta shpirtëzinjë, s'të del ilaq gjë kundi në Kosovë por duhet me mbledhë ndihma për shërim jashtë vendit, apo dikund afër varrezave. E habitshme por e vërtetë!

Edhe pse këtë nuk e beson gjithëkush se sa të vrazhgët janë këta meleq kur bëhet fjalë për pasurinë e tyre. Pyeteni ndonjërin nga këta gazetarë të shkretë se si ndihen dhe çfarë përgjigje marrin... Këta faqezinjë i kanë vaksinue edhe disa të huaj, prandaj luaje macë kryet e buallit!

Sfidat janë për ty kryeministër RAMUSH HARADINAJ se shumë lehtë edhe ti mund të shkosh dushk për gogla në këtë demokracinë e hajnisë po nuk ua preve lozët e lozët kopila atyre kungujve që i ke përreth Kosovës, por edhe shqiptarëve në përgjithësi u mungon rrespekti për shtetin dhe loja pa rregulla.

I nderuari i pa harruar për jetë e mot, i madhi UKSHIN HOTI e ka thënë një herë; Bëje ose vdis!

Ti me shokë, luftën e bëre dhe se jemi ku jemi s'bashku me ndihmën e miqëve tanë, kurse tani pasi që jeni aty nën dardhë e me shumë shokë është e rrugës të vazhdoni të dalloheni nga të tjerët dhe të punoni që Kosova të bëhet shtet funksional, ligjor e për lakmi. Në të kundërtën bëhu modest dhe tregoj këtijë populli të shkretë se përse nuk bëhet kjo punë dhe se kush është kah të pengon!

Kështu duhet të ndodhë me të gjithë ata që nuk bëjnë shtet ligjor, prandaj shtrëngohu dhe bëje, sepse kjo është vlera e shtetit për të cilin u flijuan Shkelzenat e Luanat e këtijë trualli pa i harruar edhe motrat e nënat tona.

Me respekt; Hamdi Rafuna dt.22.07.2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks