SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

REXHEP KASUMAJ: BASHK脣PUN脣TOR脣 ...

Berlin, 26 korrik 2018: Është paksa i keqkuptuar, sepse, ndërsa këshillonte Princin për fron, Machiavelli i kërkonte atij një distancë të ekuilibruar: midis forcës dinake dhe dedikimit popullor. Madje, i sugjeronte të bëj kujdes, sidomos, me popujt që kanë kujtesë lirie...

Megjithatë, posi ai, dhe mendtarë tjerë politike, janë rrekur, pa ua kërkuar kush, të ngrejnë teori e t'mbajnë predikte mbi artin e sundimit.

Ndërkaq, njëj mjesi të hershëm kur rreze të kursyera parathoshin ditë të vagëllimtë, kolegu im i mirë pakistanez, burrë i shtyrë në moshë, më dhuroi një libër. Në fakt ishte një broshurë. E hollë dhe e lehtë si masë fizike, por rëndshëm e thellë në mendimësi filozofike: e epërme, vepruese e frytbartëse për kohët e vështira.

"Nëse dikush nga ju vëren të Keqen, duhet ta mposhtë me dorë atë; po t' mos jetë në gjëndje ose i aftë ta bëj, aherë nëvojitet ta kritikojë me fjalë. Nëse sërish nuk e pëlqen këtë, aherë duhet ta dënojë, së paku, me zemër. Veçse kjo e fundmja është shkalla më e ulët e besimit."



Dhe ja, teksa lexoja ëndshëm për të disatën herë këtë Hadis të Profetit Muhamed, u mrekullova nga përskajimi i përsosur i kulturës së Refuzimit. I kundërshtimit aktiv të së Ligës.

Nëse, ndaj, i transponuar veçorisht në botën e errtë politike t'një trualli me kufijë shteti, besimi rezulton ekuivalent i Rezistencës - aherë miljeu shqiptar vuan stadin më të poshtëm të saj.

E Keqja që shihet e ndjehet mbi krahët e lodhur, dënohet shumë me zemër, kritikohet pak me fjalë dhe nuk preket hiç me dorë. Ky shpirt i abstinencës do t'i shndërrojë ata, elektorë të shpërdorur e banorë të nënshtruar: në pëlhurë merimangash e gjah ekzotik për zogorinë dhunëtare të kohës. E, si përfundim i natyrshëm, ajo, madje, arrinë t'u dhurojë privilegjin e rrallë të bashkëpunëtorëve të paepur e mizorë në skalitjen e fatkeqësisë së vet..!

Por, si thotë dhe Niccolo, tribalëve të pushtetuar, nuk iu duhet shumë përpjekje, stil e mund. Poshtë tyre janë, me ç'duket, ata që vuajnë një mungesë të dhimbshme: kujtesën e lirisë!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks