SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

ELIFE PODVORICA JASHARI: LAMTUMIR脣 BACA ADEM!

Prishtinë, 28 korrik 2018: “Kaq shumë njerëz të mëdhenjë, në një vend kaq të vogël”...ishin këto fjalët e Çamërijes, njërës nga vajzat e Shaban Shalës, patriot e atdhetar i shquar në Demonstratat e vitit 1968!

Po! Një ditë shkurti të vitit 1936 , nëna Nazife lindi foshnjën e saj! Kush do ta kishte thënë që vaji i tij do të bëhej jehonë e zërit të popullit shqiptar! Viti 1936, për shqiptarët e kërrusur dhe të dërmuar nga varfëria e shtypja makabre nga fqinjët e tij sllav, shënonte marrëveshje “bilaterale’ midis Turqisë dhe Krajlisë serbe për shpërnguljen me dhunë të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike kah Anadolli! Shënonte vrasje e burgosje masive, dëbime nga fshatrat e vendbanimet e tyre , të cilat sot janë “pronë“ e shtetit serb! Varfëri, mjerim, shtëpi të vogla me pullazet puthitur për toke, ishte edhe Prishtina e vitit 1936! Atë ditë kur populli shqiptar u shtua edhe me një foshnje-një djalë të vogël, të pagëzuar Adem!

Kush do ta thoshte se nëna Nazife , do ta bënte tërmet historinë e popullit që i përkiste, por edhe gjithë popujve të tjerë liridashës nëpër Europë me këtë çunin e saj, që e rriti me shumë mjerim e skamje....

Ademi i vogël i përkiste popullit që njihej si popull bujar e mikpritës, si popull liridashës e paqësor! Por, vet u bë i zhurmshëm e kryengritës që në rininë e tij të hershme! Zëri i tij sa rritej e bëhej më i gjërë në ambitusin e tij! Aq shumë, sa notat e tij kryengritëse, shpërthyn grilat e burgjeve famkeqe dhe morën formën e këngës liridashëse, e cila mori flatrat e nënqiellit shqiptar, për tu bërë kushtrim, shkëndijë e ndriçim i vetdijësimit të popullit që po sulmohej nga çakenjtë fqinjë, të cilët hakërriteshin për t'i shqyer e bërë copë shqiptarët, të cilit kishin vetëm një faj - pse Zoti i kishte falur të parët në këtë cep të Globit dhe u kishte dhuruar gjithë ato virtyte, toka pjellore e begati, që ishin bërë synim e lakmi e gjithë atyre ziliqarëve, që përveç shkrepave të thata të Karpateve, Zoti nuk i kishte qerasur ndryshe! Amen...!



- Ngushëllime baca Osman! E di që je mërzitur shumë!...ishin fjalët e mia me të cilat mundohesha t'i ngushëlloja dy prindërit e Dëshmorit të Kombit, Afrim Zhitija!

- Atë ditë që erdhi tek ne, nuk e deshti as tasin me kos e as çajin që çdoherë e pinte sa herë vinte! Na tha se deshi vetëm të vinte edhe njëherë në konakun e shtëpisë sonë dhe ndejti vetëm 20 min! Kjo ndodhi para nja një jave, rrëfente nëna Qamë me lotët e saj të cilët strukeshin nëpër jazet e rrudhave që kishin marrë formën e tyre në fytyrën e saj të mërzitur!

- Ngushëllime halla Sebë! Mos u mërzit, por merr fuqi e ndjehu krenare për gjithë atë gatishmëri tënden ndër vite e dekada që tregove për nënën Ajshe sa herë që ajo bëhej gati dhe mirrte rrugën me trena për të shkuar nëpër burgjet jugosllave, aty ku i strehohej dhe i mbahej peng vëlla Ademi! Ishe pjesë e dhimbjes së nënës Ajshe gjatë gjithë rritës tënde rinore! Ishe pjesë e dajës Adem në gjithë furtunat e stuhitë e tij ndër vite!

- Ngushëllime Skënder! Pse ishe nipi i parë dhe rriteshe e frymoje nën frymën demaçiane, burgu serb nuk të kurseu as ty në moshën tënde më të re! Trupin e njomë ta dërmuan e shkatërruan përjetësisht me pasojat që të mbetën sot e asaj dite , por dashurinë e respektin për kauzën e dajës Adem, nuk mundën ta shkulnin në asnjë çast !

- Ngushëllime Dëshmorëve të kombit! Ideali i bacës Adem që ta duan dhe nderojnë popullin e tyre në mënyrën si ata e dashtën, i lartësoi në altarin e shenjtë të Lirisë!

- Ngushëllime gjithë atyre të burgosurve politik që sot në radhët e gjata të homazhit, vinin e i thonin lamtumirën e fundit, strategut e prjësit të tyre të idealit për çlirimin e popullit shqiptar!

- Ngushëllime Mërgatës shqiptare që e mbështeti pa kopromis Bacën e vet, në gjithë rrugëtimin e tij në luftën për të drejtat dhe çlirimin e popullit të Kosovës nga okupimi sërb!

- Ngushëllime gjithë popullit shqiptar! Familjes Demaçi me në krye bashkëshorten Xhemajlie , në veçanti!

- Ngushëllime dhe faleminderit njëkohësishtë gjithë miqve e aleatve ndërkombëtarë që e vlersuan dhe e ngritën lartë sakrificën e bac Ademit, duke e nderuar edhe me dekorata e mirënjohje të ndryshme ndërkombëtare, duke aktualizuar dhe qitur në pah kështu, vullnetin dhe përpjekjen e tërë popullit shqiptar në luftën e tij për Liri!

E Ty Bac Adem! Faleminderit për qenien tënde në këtë Botë!Na bëre që të jemi populli më krenar! Sa herë kemi pasur rastin të të dëgjojmë kah flisje me atë oratorinë tënde të begatshme me fjalët më të bukura që i nxirrje thellë nga thesari i shkëlqyer i gjuhës sonë, na bëje të ndiheshim të sigurtë e të mbrojtur para gjithë atyre ngjarjeve të hidhura pelim që i kemi përjetuar gjatë këtyre dekadave të shekullit që lam pas!

Lamtumirë Baca Adem! Viti që ti po na lë, ishte viti i shqiponjës që hapi krahët e mori dhenë!

Dhe nën krahët e saj kuq e zi, po të japim përshëndetjen e fundit në këtë botë! Nga thellësia e qenies sonë, urojmë që shpirti yt , më në fund të gjejë paqen në përjetësinë tënde !

Lavdi e përjetshme Baca Adem!






kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks