SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

HAJRIZ SEJDIU: VERSIONI SERB I 'KALIT TE TROJ脣S' (SIGURI, V脣SHTRIME, OPINIONE DHE TRAJTESA)

Pashtriku.org, 1 gusht 2018:

HYRJE


Këto shkrime të shtruara në këtë libër, janë një reflektim i situatave dhe gjendjes politike, ekonomike dhe sociale dhe të sigurisë në Kosovë që nga viti 2007 kur, Kosova po përballej me sfida të shumta, me rreziqe dhe kërcënime të të gjitha llojeve dhe formave, jo vetëm prej Serbisë si një shtet ish kolonialist dhe okupator por edhe prej një pjese të bashkësisë ndërkombëtare, tradicionalisht antishqiptare. Këtu janë shkoqitur tema të ndjeshme për çështjet e sigurisë dhe çështjet tjera për të ardhmen vendimtare të vendit, jo vetëm gjatë kërcënimit dhe rrezikimit të Kosovës dhe popullit të saj ne aspektin e lirive dhe të drejtave elementare njerëzore, por edhe të atyre politike, ekonomike dhe shoqërore në përgjithësi, e në veçanti për çështjet që kanë të bëjnë me kërcënimin e qenies sonë kombëtare dhe që njëkohësisht rrezikonin dhe ende rrezikojnë rajonin por edhe që kishin dhe kanë tendencën e kërcënimit të përhershëm të sigurisë ndërkombëtare. Deri në vitin 2007 kur Kosova përballej me rreziqe të shumta dhe të ndryshme, ajo ishte shumë e hendikepuar sepse administrohej nga UNMIK-u, kështu që në aspektin e sigurisë e edhe në aspektete tjera, institucionet Kosovare nuk mund të vepronin për shkakun se siguria definohet si funksion bazik i çdo shteti dhe natyrisht, duhet pas parasysh se pa një nivel të qëndrueshëm të sigurisë nuk mund të kemi një nivel demokratik të qeverisjes dhe as një siguri shoqërore në përgjithësi. Pas vitit 2008 kur Kosova fitoi pavarësinë e kushtëzuar, rreziqet dhe kërcënimet u shumëfishuan, qofshin ato të brendshme apo të jashtme e herë herë edhe nga vetë kosovarët në pozitë, opozitë, dhe nga shoqëria Civile, herë nga pakujdesia, mosdija apo të shtyrë nga elementet e huaja që vepronin dhe veprojnë edhe sot në Kosovë, të veshur me “petkun e solidaritetit, ndihmës, hvillimit dhe demokracisë” etj. Pas pavarësisë, Republika e Kosovës kishte nevojë për ligje që sigurojnë zhvillim ekonomik, arsimor, shkencor e teknologjik si dhe ligje që sanksionojnë krimin politik, ekonomik si dhe trafikimin dhe veprimet tjera që rrezikojnë një shtet të ri. Pasi këto mungonin, shpesh fatkeqësitë, incidentet apo krizat menaxhoheshin me vështirësi. Sidoqoftë pas miratimit të Kushtetutës shumë gjëra u qartësuan dhe sidomos pas aprovimit të Ligjit për Këshillin për Siguri të Kosovës u krijua bazamenti që Republika e Kosovës të menaxhojë me sukses çdo lloj të rreziqeve, fatkeqësive apo krizave.


Në shumicën e shteteve demokratlke siguria kombëtare përfshinë: sigurinë e territorit dhe sovranitetit kombëtar si dhe mbrojtjen e funksioneve themelore të shoqërisë si ato: (sociale, ekonomike, politike, kulturore, ekologjike, ekonomike, të mbrojtjes, etj). Njëkohësisht “siguria shtetërore përmban këto elemente bazë: sigurinë fizike, autonominë, zhvillimin dhe rendin“. Lexuesi dhe kritika duhet ta kenë parasysh se këto shkrime qëllimisht nuk janë menduar si shkrime strikte klasike shkencore të studimeve të sigurisë ku do të përfshiheshin citate apo fusnota të shumta, për më tepër, këtu janë trajtuar aspekte aktuale të Sigurisë dhe të fushave tjera shoqërore që ndërlidhen natyrshëm me sigurinë, me një gjuhë të kuptueshme për të gjitha shtresat shoqërore, sepse tek e fundit edhe vet studimi i sigurisë si shkencë, është i dizajnuar për individin, grupet dhe shoqërinë në përgjithësi. Pasi që siguria ka të bëjë me individin, grupet shoqërore, grupet etnike dhe me shoqërinë në përgjithësi në një anë, kurse në anën tjetër ka të bëjë me territorin, sovranitetin, ekonominë, politikën, diplomacinë, mbrojtjen dhe ambientin, lexuesit apo të gjithë të interesuarit për fushën e sigurisë dhe sigurinë si nocion, këtu mund të gjejnë tema të ndryshme nga jeta në Kosovë, gjatë një periudhe të caktuar kohore historike, të renditura jo në aspektin përmbajtjesor dhe tematik por sipas kronologjisë së ngjarjeve, të prekura si opinione, refleksione, trajtesa, vrojtime apo të strukturuara si opsione individuale për zgjidhjen e çështjeve jetike shoqërore dhe të sigurisë në vend.

Me respekt:


Autori!


__________________



Lexoni librin në formatin PDF:

Versioni serb i 'kalit të Trojës'

SIGURI, VËSHTRIME, OPINIONE DHE TRAJTESA

Hajriz Sejdiu

http://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/Hajriz%20Sejdiu%20Versioni%20serb%20i%20kalit%20te%20trojes.pdf


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks