SHKRIMI
e diel, 16 dhjetor 2018

DILAVER GOXHAJ: VDIQ ADEMI, PO KUSH MBETI? SI DEMAҪI S'KA TË TJERË!

Prishtinë, 1 gusht 2018: Në përcjelljen e lamtumirës së fundit të Adem Demaçit, e kisha detyrim të hidhja edhe unë një grusht dhé, sepse dalja e tij në krye të udhëheqjes politike të Luftës për Çlirimin e Kosovës, më frymëzoi mua për t’iu bashkangjitur UÇK-së.

Me të mbritur në Prishtinë, në mëngjesin e datës 28 korrik, së bashku me atdhetarin Xhemil Zeqiri nga Tetova, parkuam makinën dhe u nisëm për te Salla “1 Tetori” e Universitetit. Porsa kaluam rrugën pranë Mencës Universitare, një qytetar që po kalonte në atë trotuar e kuptoi për ku ishim nisur dhe na tha: “Nuk është atje Baca Adem, e kanë çuar në qendër”, dhe u largua. Nuk e besuam, e megjithatë, për t’u siguruar, vendosëm të pyesnim disa policë që mbanin rregullin te kryqëzimi i atjshëm i rrugëve.



- Zoti polic, mirëmëngjesi! A dini gjë se ku po organizohet përcjellia për Bacën Adem?

- Po, te “Sheshi Ibrahim Rugova”.

- Lutemi, a mund të na tregoni se ku bie ky Shesh?

- Pse nuk e dini ju që Sheshit Skëndërbej i është ndërruar emri, dhe tash quhet “Sheshi Ibrahim Rugova”?!

- Domethënë se Rugova qenka më i madh se Skëndërbeu?!

- Nxitoni, -vijoi polici duke na shkelur syrin-, se është ndryshuar edhe koha e përcjelljes, nga ora 11.00, që është thënë në media, do të bëhet më herët, në ora 10.00.

- Faleminderit për sqarimin, poooo, pse këto dy ndryshime gjatë natës? Nuk ka gjasa që populli të mos jetë i gjithi prezent në ora 10.00?

- Po, pse mos të themi se ndoshta është bërë për këtë qëllim?, na ktheu përgjigjen polici, dhe pastaj shtoi: U fola si qytetar dhe jo si polic, duke na kthyer krahët e duke na nderuar.

Në atë grumbull para Skënderbut, kushdo që e ka ndjekur situatën politike të Kosovës në këta 18 vitet e fundit, dhe që ishte prezent në cremoninë përcjellëse mortore të Bacë Adem Demaçi, e cila u zhvillua në qendër të qytetit të Prishtinës, nuk mund të mos e vinte re hipokrizinë e politikanëve prezentë: Hashim Thaçi, Ilir Meta, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Pandeli Majko, Petro Koçi e Mimi Kodheli. Sa qe gjallë Baca, nuk e respketuan asnjëherë, madje dikush nga këta edhe e ka anatemuar, ndërsa tashti lëshonin lotë krokodili. Kjo ka vëtëm një përgjigjie: Vdis pa të të dua.

Mirëpo u vu re dhe një diçka tjtër, asnjë partiak drejtues i çdo nivli i Lidhjes Demokratik të Kosovëstë (LDK) dhe asnjë deputet i saj nuk ishin presentë në atë ceremoni! Dikush prej tyre e quajti edhe djall! Me sa duket, Demaçi “edhe i vdekur i tmrronte ata me sy”.

Duke u larguar të nesërmen për në Tiranë më befasoi deklarata e Presidentit Thaçi kur tha: “Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por do të ketë korrigjim të kufijve shtetërorë”. Pak a shumë, kështu u shprej edh Ministri ynë i Jashtëm, Bushati.

Atëherë e kuptova pse partia e Rugovës nuk denjoi ta respektonte ndarjen nga jeta të Adem Demaçit, si dhe pse ishte gjithë hare shpura tjetër e politikanëve tanë prezntë në atë ceremoni lamtumire: Nuk ka kush i pengon më të sakrifikojnë territoret shqiptare.

Fundi i Demaçit, fundi i rezistencës shqiptare.

Lus të gabohem.

Tiranë, 01.08.2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks