SHKRIMI
e premte, 17 gusht 2018

AVDI GJATA: LIBRI 'I-LEGALJA E VITEVE SHTAT脣DHJET脣' I AUTORIT GANI SYLAJ

Prishtinë, 2 gusht 2018: Duke e lexuar librin e Gani Sylës: i-legalja e viteve të shtatëdhjetë dhe veprimtarinë më të re të Lëvizjes Kombëtare në Kosovë të bie në sy që pjesa më e madhe e kësaj Lëvizjeje Ilegale është shkruar nga kujtimet e deklaratat e veprimtarëve e mbështetur në kujtimet, veprimet e punës së vet autorit, tashmë të njohur Gani Sylës për çështje kombëtare dhe njërit nga organizatorët e veprimtarët e drejtëpërdrejtë e të dalluar në krahinën e Drenicës e vet Kosovës.

Kujtimet e shkrimet që i lexojmë në libër i përkasin kryesisht viteve të shtatëdhjeta-tetëdhjeta që shkruhet e kaluara historike e veprimatria politike kombëtare që zhvillohej fshehurazi po që quhej edhe lëvizje ilegale për ata që nuk e kuptonin, nuk dëshironin ta kuptonin apo edhe ishin kundër të vërtetës që ishte rezultat i mungesës të njohurive apo rrugës që kishte marrë Lëvizja Kombëtare.

Vështrimet e këtij libri nuk janë thjeshtë, vështrime sa për të mbushur faqe gazetash e librash , po diçka përtej kësaj, gjë që e dëshmon shumëanshmërinë e saj dhe përpjekja e autorit për të vënë në pah personalitetet e këtyre figurave madhore si edhe për vet kompleksitetin e Lëvizjes Kombëtare në Jugosllavi.



Ganiu në librin e tij ilegalja, është munduar që të kryej një pjesë të detyrës, siç e bëri edhe me veprimin e tij konkret, pasi që ishte edhe njëri nga organizatorët e lëvizjes. Duke pasur parasysh që organizatorët e Lëvizjes Kombëtare, nuk mbanin shënime gjatë mbajtjeve të mbledhjeve, se edhe për anëtarët e organizatës për shkak të ruajtjes së kosnspiracionit e rrezikut të zbulimit të dëshmive që e thotë edhe vet autori që është një e vërtetë e madhe, edhe përkundër asaj që gjatë këtyre viteve më shumë se kurrë më parë ishin shkruar e botuar nga anëtarët e mëhershëm të Lëvizjes Ilegale, megjithate ato nuk janë të mjaftueshme për të kuptuar rrugën, mënyrën e veprimtarinë e saj.

Gjatë këtyre viteve, po edhe deri te fillimi i luftës së fundit të UÇK-së, janë shkruar e botuar gazeta, libra, komente politike, historike e ekonomike që normalisht bëheshin me pseudonime e që shpërndaheshin natën e fshehurazi. Pjesa më e madhe e këtyre materialeve edhe më tutje kanë mbetur pa u zbuluar, pa u ditur e pa i njohur autorët e shkrimeve pasi që një pjesë e tyre janë vrarë e shpërndarë anë e mbanë botës.

Atëherë, poqese sot shkruhet për organizatën, anëtarët dhe autorët, duke u bazuar vetëm në kujtime, aktgjykime e aktakuza, nesër historisa do të ketë vështërsi për ta thënë fjalën e saj e të vërtetën.

Në periudha e kohë të caktuara, Lëvizja shqiptare kishte ndryshuar edhe mënyrën e punës e veprimit, autori me argumente na dëshmon e bind se qëllimi, pushtimi e masat që i merrte sigurimi e policia serbe, ishte e njejtë. Nga viti 1945, Qeveria Jugosllave vazhdimisht kishte mohuar të drejta e njeriut të drejtat kombëtare e politike edhe pse i kishin përcaktuar me kushtetutën e vetë"demokratike"

Autori, librin e fillon me një parathënje, hyrje e vazhdon të përshkruaj për vete, familjen, punën në arsim, shokët, lëvizjet nëpër vende të ndryshme ku banonin shqiptarët, organizimin, materialet, shumë qendra të strehimit e familjet ku ishte strehuar ai me shokët e tij, pastaj për fillimin e krijimin e celulave të para ilegale si edhe emrat e shumë veprimtarëve veç e veç me fotografi qysh nga vitet 1970 e deri sot.

Ajo, çka është më interesante në punën e Sylës është që autori në librin e tij "Ilegalja" ka thyer një heshtje dhe na ka afruar të dhëna të reja historike që shumëkush nga ne nuk i kemi ditur për punën e veprimtarinë e Lëvizjes në fundin e shek XX, kur dihet që ende nuk është shkruar sa duhet e si duhet. Pasi që historia e shqiptarëve është imponuese në luftën e përpjekjen e saj ilegale, po aq është edhe tragjike nga dhuna e pashembullt dhe e gjatë e pushtuesit serbo-jugosllav mbi te vetëm e vetëm për ta mbajtur nën sundim.

Ndonëse çështja shqiptare mbetet ende problematike, për ma shumë se një shekull, megjithate nuk munguan çastet e idetë kur mendohej që edhe këtij problemi iu ka afruar zgjedhja përfundimtare njëherë e përgjithmonë.

Avdi Gjata, Prishtinë, më 31.07.2018.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks