SHKRIMI
e shtunë, 17 nëntor 2018

SKËNDER KAPITI: JA PSE PRESIDENTI THAҪI KA TË DREJTË?!

Durrës, 1 shtator 2018: Këto ditët e fundit është bërë mediatik dhe publik deklarimi i Thaçit për Bashkimin e Luginës së Preshevës, më sakt i Kosovës Lindore me Kosovën si dhe ato se çfarë ai adresoi në adresë të Berishës. Dhe nuk është se nuk tha ndonjë gjë të paqënë, po pikërisht janë disa nga ato të cilat gazetat e guximshme dhe e pavarura, gazetarët, analistët dhe opinionistët e i kanë botuar, denoncuar e pasqyruar realisht dhe me objektivitet në kohë, edhe atëhere kur Berisha ka qenë ne pushtet.

Të gjithë e dimë tashmë aktin e rëndë antikombëtar të qeverisë së ishPresidentit Berisha në vitet 1992-1997,furnizimin e ushtrisë dhe të makinerisë serbe të Millosheviçit me naftë; i dimë pengesat ,arrestimet dhe veprimtarinë antiUÇK të të ishpushtetit të tij.

Të gjitha dihen ,dihet edhe ajo se PD dhe Berisha kanë qenë për autonomi të Kosovës, ashtu sikurse edhe në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Berisha nëpërmjet ishministrit të tij të Jashtëm Besnik Mustafaj deklaruan për Pavarësi të Kushtëzuar për Kosovën, pikërisht këtë që dëshironin serbët por të shprehur prej tyre si “autonomi substanciale”. Koha pra shkon ,por historia dhe kujtesa nuk harron. Dhe pra jo rastësisht e kundërshtoi Thaçin dhe e mbrojti Berishën po ky ishministër i tij, ashtu sikurse Berishën po e mbrojnë edhe isheksponentët e lartë politik të ishpushtetit të cilët drejtonin agjensitë partiake të karburanteve të cilat shkelën embargon ndërkombëtare të naftës kundër Serbisë.

Nëse Presidenti Thaçi kërkon korigjimin e kufijve me qëllim bashkangjitjen dhe bashkimin e trojeve shqiptare te Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës me Kosovën sipas vullnetit të shqiptarëve të këtyre trevave shqiptare, kjo përbën detyrë dhe akt patriotik dhe kombëtar, ndërsa e kundërta përbën pabesi dhe tradhëti ndaj tyre.

Së pari ashtu sikurse propaganda , pushteti, politika dhe shteti i Serbisë ka bërë maksimumin për ndërkombëtarizimin e komunave me shumicë popullsie serbe në Kosovë, edhe Thaçi e bën të njëjtën gjë për shqiptarët: e shtron dhe e bën çështje ndërkombëtare ekzistencën e problemit shqiptar në Luginën e Preshevës, problem i cili kërkon zgjidhje, ose si krijim të bashkësisë së komunave shqiptare atje ose bashkimin e tyre me Kosovën.

Pikërisht këtë të cilën Thaçi po e kërkon sot, këtë unë e kam shkruar në Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT” kur Kosova shpalli Pavarësinë në vitin 2008 ku i kërkoj politikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që serbët në Kosovë nuk duhet të kenë asgjë dhe asnjë të drejtë më tepër e më shumë se sa shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe të Bujanovcit, pra të Kosovës Lindore.

Pra, Lugina e Preshevës është Kosova Lindore, dhe pyesin se kush është patrioti në këtë rast,H.Thaçi,i cili kërkon Kosovën Lindore apo ata të cilët si rasti Sali Berishës (por jo vetëm i tij) i cili e kundërshton këtë ?! Kush bën papërgjegjshmërinë kombëtare këtu ai i cili kërkon bashkimin e trojeve shqiptare apo ai e ata të cilët nuk kërkojnë dhe janë kundër korigjimit të kufijve, pra ai dhe ata të cilët janë kundër të drejtës historiko-kombëtare të bashkimit të trojeve shqiptare.

Këtu duhet përshendetur qëndrimi i Thaçit si pragmatist, realist dhe i guximshëm pasi ai nuk braktis dhe nuk i harron trojet shqiptare dhe as shqiptarët e Medvegjës, Preshevës e Bujanovcit të cilët luftuan për lirinë e Kosovës dhe shumë prej shqiptarëve të Preshevës edhe kanë dhënë jetën për lirinë e për pavarësinë e Kosovës. Pra Thaçi nuk është si politika dhe politikanët e Tiranës e cila gjithmonë nuk ka bërë asgjë për Çamërinë, por pa harruar edhe atë që Shqipëria kurrë nuk ka bërë seriozisht gjë dhe as nuk ka hyrë në luftë asnjëherë as me Serbinë për Kosovën, edhe pse Kosova kishte mbi 100 vite që ka qenë në luftë me Serbinë.

Politika e Tiranës nuk ka kryer asnjëherë detyrën dhe përgjegjësitë e saj si duhet ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve të shtetit shqiptar dhe jo më të jetë interesuar ndonjëherë si duhet dhe seriozisht për Kosovën dhe për problemin gjithkombëtar shqiptar, dhe prandaj nuk ka se çfarë Kosova të marrë si leksione nga Tirana, por përkundrazi, Prishtina duhet të jetë shumë e kujdesshme nga politikanët , këshilltarët e “këshillat” që i merr nga Tirana sidomos nga ata që kur kanë qënë në pushtet i kanë bërë dëmë të mëdha Kosovës , sepse ata për interesa personale siç ka treguar historia nuk e kanë për asgjë që të pabesojnë, të spekulojnë dhe të veprojnë me shumë finesë e djallëzi kundër Kosovës, siç me të drejtë edhe Thaçi realisht i referohet në rastin konkret Berishës.



Madje për Kosovën Berisha ka qenë vetëm për autonomi.

Nga Shqipëria, jo vetëm nga Berisha por as nga paraardhësit e tij në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar, politikës sëTiranës kurrë nuk i ka interersuar problemi kombëtar, ai i shqiptarëve dhe i trojeve shqiptare jashtë Shqipërisë. Dhe as nuk pritet as tani ndonjë gjë e madhe nga Shqipëria, nga politika e saj, politikë e cila historikisht ka qenë politikë interesash të ngushta ideologjike, politike e pushteti për përfitime personale, dhe po për këto qëllime e ka përdorur edhe Kosovën dhe shqiptarët në trojet e tyre etnike jashtë shtetit të Shqipërisë.

Nëse ka popull në Europë i cili duhet të kërkojë dhe ka të drejtë për ndryshimin e kufijve , ai popull është populli shqiptar, dhe Shqipëria e Kosova, dy shtetet shqiptare të cilat edhe sot kufizohen nga të gjitha anët me troje shqiptare të grabituara padrejtësisht nga grekët, maqedonasit, serbët dhe malazezët. Pra problemi i padrejtë dhe i pazgjidhur shqiptar në Ballkan e mban Ballkanin në statusin e problemeve të pazgjidhura akoma.

Dhe për problemin shqiptar të pazgjidhur në Ballklan e që është fajtore Europa e viteve 1913; dhe që problemi i Ballkanit nuk është zgjidhur akoma kjo është edhe pikpamje e shprehur dhe e deklaruar edhe nga politika e SHBA-ve -Aleati i madh i shqiptarëve dhe faktori kryesor i Çlirimit dhe Pavarësimit të Kosovës.

Pra, kur Thaçi shprehet për Bashkim të Luginës me Kosovën kjo përputhet së pari me te drejtën kombëtare të shqiptarëve, me vullnetin e shqiptarëve të Kosovës Lindore të shprehur edhe me Referendumin e vitit 1992, por edhe me qëndrimin amerikan se problemi i Ballkanit nuk është zgjidhur ,dhe së pari nuk është zgjidhur problemi shqiptar. Dhe vjen si çudi e madhe pse gjithë kjo kundërshti, reagim e fantazi me paragjykime kundër Thaçit pothuajse nga e gjithë politika , opinionistët dhe nga mediat?!

Po i pyes këta intelektualë, këta farë opininistësh, këtë farë mediatikësh dhe sidomos këta politikanë ziliqarë, egoistë dhe nihilist e interesaxhinj pseudokombëtarë se a mos jeni dakord që Lugina e Preshevës të qëndrojë nën Serbi dhe të pastrohet etnikisht nga politika dhe pushteti i Serbisë siç po veprohet edhe aktualisht me presione ekonomike, varferie,papunësie, dhune policore dhe me demostrime ushtarake , ashtu siç kanë bërë grekët me Çamërinë, apo doni që Presheva, Kosova Lindore, të Bashkohet me Kosovën ?!

Lind pyetja shumë e thjeshtë dhe e qartë për t’i thënë jo vetëm Berishës por të gjithë atyre të cilët nuk duan dhe qe janë kundër këtij bashkimi se cila është zgjidhja më e mirë , përfundimtare dhe më e duhura për shqiptarët e Kosovës Lindore, Bashkimi i tyre me Kosovën apo qëndrimi nën Serbi?

Po i pyes persëri këta farë politikanësh nga Shqipëria e Kosova se si ka mundësi që Thaçi pothuajse është i vetmi që kërkon Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën i cili pra njeh dhe respekton edhe vullnetin e shqiptarëvë të Kosovës Lindore të deklaruar me Referendumin e 1-2 Marsit 1992 për Autonomi Politike dhe Territoriale me të drejtë të Bashkimit me Kosovën, dhe pse politika e Tiranës dhe ajo e Prishtinës dhe dy shtetet shqiptare nuk njohin legjitimitetin e këtij Referendumi të bashkëkombasve të tyre, por madje dalin edhe kundër Thaçit që deklarohet pro të drejtës së shqiptarëve të Kosovës Lindore për Bashkimin e tyre me Kosovën?

Ku shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit e Preshevës do t’i kishin të garantuara liritë, pavarësinë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare të tyre në shtetin e tyre shqiptar të Kosovës apo nën Serbi!?

Kush nuk dëshiron që për interesa dhe për përfitime të ngushta pushteti personal dhe për motive xhelozie politike dhe egoizmi negativ bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën nuk bën gjë tjetër përveçse tradhëtinë, pasi ata nuk duan as Bashkimin Kombetar. Berisha është mjaft i diskredituar edhe në Shqipëri pasi për interesa personale pushteti ai kurrë nuk punoi për një shtet modern e ligjor në Shqipëri; ai ka bërë dëme kombëtare të mëdha , si me Marrëveshjet kufitare të detit me Greqinë, dhënien e lejeve për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë , ka pranuar e lejuar ngritjen e shkollave greke edhe atje ku ka 2-3 nxënës minoritarë grekë në një kohë kur nuk ka asnjë shkollë shqipe në Greqi e madje atje shqiptarët nuk guxojnë as ta deklarojnë kombësinë shqiptare të tyre, miratimin nga ishpushteti i tij në heshtje shkuljen dhe rrënimin e sinjalistikës dhe të emërtesave në gjuhën shqipe të rrugëve dhe të fshatrave të Himarës etj.etj.

Pa harruar edhe një fakt tjetër atë se Berisha i bënte thirrje dhe madje edhe presion delegacionit kosovar në Rambuje që ata të mos e firmosnin Marrëveshjen e saj. Dhe çfarë do të thoshte kjo ? A nuk ishte një thirrje të cilën e dëshironte vetëm Serbia dhe Rusia. Nëse do ta dëgjonin Berishën Delegacioni kosovar me në krye Thaçin nuk do të ishte mundësuar dhe as justrifikuar ndërhyrja e NATO-s nën drejtimin e SHBA –ve për çlirimin e Kosovës.

Prandaj Berisha bën mirë të heshtë, dhe po nuk heshti ai e ka kot pasi askënd më nuk bindë se ai ka bërë ndonjë të mirë kombëtare gjatë sundimit politik të tij as për Shqipërinë dhe jo më për Kosovën, përveçse të kundërtën po.

Ndryshimi mes Thaçit e Berishës është ky: Thaçi është serioz, i matur, tolerant, i drejtpërdrejtë dhe i besueshën te faktori ndërkombëtar proshqiptar, e ndërsa Berisha dhe të tjerë politikanë si nga Shqipëria e Kosova sillen si demokrat hipokrit, si pseudoproamerikanë dhe si patriot fals me retorika dhe mashtrime.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks