SHKRIMI
e shtunë, 17 nëntor 2018

GJOKË DABAJ: MOS BËNI LOJË KURVASH! SHQIPTARËT NUK JANË EUNUKË!

Durrës, 1 shtator 2018: E dëgjuan të gjithë shqiptarët mbrëmë një pohim të zymtë e të zi të tradhtarit Hashim Thaçi! Ai tha, pa pikën e turpit dhe pa pikën e frikës: „Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por do të ketë korrigjim kufiri”. Se çfarë do të thotë “korrigjim kufiri” për Republikën e Kosovës, s’ka shqiptar mendjeshëndoshë që nuk e kupton. “Korrigjim kufiri” do të thotë, t’i japësh Sërbisë Mitrovicën! Ndaç quaje të veriut, ndaç quaje të jugut! Kur ia ke dhënë Shalën e Bajgorës dhe Kullën e Boletinëvet Sërbisë, ia ke dhënë krejt Kosovën Sërbisë! Kur ia ke dhënë minierat e Trepçës Sërbisë, ia ke dhënë krejt Kosovën Sërbisë! Kur ia ke dhënë Zveçanin Sërbisë, ia ke dhënë krejt Kosovën Sërbisë! Madje edhe vetëm Leposaviqin nëse Hashimi ia jep Sërbisë, ia ka dhënë krejt Kosovën Sërbisë! Sepse është ulje! Sepse është faqja e zezë! Sepse vetë Hashim Thaçi e ka lexuar para gjithë botës Deklaratën e Pavarësisë dhe sepse Leposaviqit nuk i ka ardhur as nuk i vjen asgjë e keqe se gjendet brenda kufirit tonë!

Me shprehjen “korrigjim kufiri” Hashim Thaçi po u sjell Kosovës dhe krejt Shqipërisë ditë të përgjakura! Ai po i jep toka shqiptare Sërbisë, siç ia dha Malit të Zi gjysmën e Rugovës, duke na mashtruar, si një grua e përdalë! Dhe dihej që dhënia Malit të Zi e dhjetë mijë hektarëve tokë shqiptare, bëhej, midis tjerash, edhe për t’i hapur rrugën një faljeje një milion herë më ogurzezë, që do t’i bëhej Sërbisë! Kushdo që kish sy në ballë, e kuptonte që, mbas bisedimevet për kufirin me Malin e Zi, do të vinin bisedimet për kufirin me Sërbinë, që do të thoshte: falje tokash të tjera Sërbisë!



Çfarë do të bëjnë shqiptarët tani që Hashim Thaçi po ia fal Sërbisë pjesë të tjera të Kosovës?! Çfarë DUHET të bëjnë tani shqiptarët?! Shqiptarët tani duhet t’i thonë, jo Hashim Thaçit, sepe ai është një kufomë, por drejtpërsëdrejti Sërbisë: Nëse ti, Sërbi, po kërkon të lëvizen këta kufij, që ti vetë i ke vënë, atëherë kufiri yt me Republikën e Kosovës është përtej Nishit, përtej Vranjës dhe përtej Sjenicës! Do që të ndryshohen kufijtë?! Ky është ndryshimi i kufijvet! Dëshiron që të korrigjohen kufijtë?! Ky është korrigjimi i kufijvet!

Shqiptarët tani duhet t’u thonë, edhe Evropës, edhe Rusisë, edhe Amerikës: Ose abrogojini, asgjësojini zyrtarisht, vendimet e Kongresit të Berlinit dhe të Konferencës së Ambasadorëvet të Londrës, dhe kufijtë e Shqipërisë të shkojnë atje ku ishin para vitit 1878, ose mos bëni lojë kurvash me shqiptarët! Mos bëni lojë kurvash me shqiptarët, se do të digjeni, bashkë me ne, që të gjithë, që nga Vashingtoni deri në Moskë! Dhe, që nga Kalifornia deri në Kamçatkë! Dhe, që nga Lisbona deri në Varshavë! Mos bëni lojë kurvash, po ju themi ne shqiptarët, me seriozitetin MË TË MUNDSHËM!

Kështu duhet t’i themi botës në këto ditë, kur, kjo botë e sëmurë, duke na i tredhur tre apo katër pushtetmbajtës, po mendon se e ka shndërruar në EUNUK krejt Kombin Shqiptar!

Gjokë Dabaj, Durrës - 2 gusht 2018.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks