SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

DILAVER GOXHAJ: 75 VJETORI I BRIGADĂ‹S -I- SULMUESE PARTIZANE

Tiranë, 2 shtator 2018: Në 15 gusht të këtij viti mbushen 75 vite nga krijimi i Brigadës parë Sulmuese Partizane, Heroinë e Popullit. Komandant i kësaj Brigade ka qenë një nga personalitetet më të spikatura të luftës dhe të paqes, Mehmet Shehu, dhe komisar Tuk Jakova. Kujtojmë sot atë Brigadë, e cila i dha asaj lufte çlirimtare 371 dëshmorë. Nga kuadrot dhe dëshmorët e saj 14 prej tyre janë dekoruar me Titullin “Hero i Popullit”. Mehmet Shehu, Tuk Jakova, Hekuran Pobrati, Muhamet Prodani, Vehbi Hoxha, Ndreko Rino, Gjeli Argjiri, Xheladin Beqiri (dëshmor), Inajete Dumi (dëshmore), Abdyl Elmazi ( dëshmor), Estref Osoja (dëshmor), Fejzi Micoli ( dëshmor), Gjok Doçi ( dëshmor), Myslym Shyri ( dëshmor).

Kujtojmë sot ata dëshmorë dhe heroizmin e asaj Brigade në një kohë kur Shqipëria është mpirë në një atmosferë shtypëse plot vese. Një etje për përfitime pa madhështi rëndon mbi mendimin e shqiptarëve, i cili pengon çdo lloj veprimi atdhetar shtetëror dhe individual. E përkujtojmë këtë Brigadë Heroinë e Popullit në një kohë ku shoqëria jonë po vdes e helmuar në egoizmin e saj të drojtur dhe të poshtër, ku forcat njerëzore humbasin kot, pa shpresë, pa një reze gëzimi; shumica e njerëzv që kanë mbetur në Shqipëri janë ndarë njeri nga tjetri, nuk e njohin njeri-tjetrin. Shoqëria jonë po mbytet, prandaj dhe ka hequr dorë nga përkujtimet e ngjarjve të historisë më të lavdishme të saj, nga Lufta Nacional-Çlirimtare.

Le të jetë ky shkrim një dritare, ku të lemë të hyjë era e lirisë për të thithur frymën e heronjve partizanë; le të nxisi sadopak grumbullimin e shpirtrave të mëdhenj që vuajnë për të mirën e shoqërisë sonë. Të tillë jetëshkrime për fornacionet partizane dhe për heronjtë e shkëlqyer të asaj lufte nuk i drejtohen kryelartësisë së ambiciozëve; ato i kushtohen fatkqësive. Atyre që vuajnë le t’u japim balsamin e dhimbjes së shenjtë.

Në krye të këtij legjioni heronjsh, le t’i japim vendin e parë komandantit të Brigadës së Parë partizane, Mehmet Shehut. Ai ka qenë pjesmarrës në radhët e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës I Sulmuese, komandant i Divizionit I Sulmues gjatë luftës sonë nacional-çlirimtare, Shef i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Popullore, Ministër i Brendshëm, Ministër i Mbrojtjes, 27 vite Kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë dhe antar i Byrosë Politike të PPSH.



Vullnetarë në Luftën e Spanjës:Mehmet Shehu (majtas poshtë) me Petro Marko, Skënder Luarasi, Iliaz Pashaj e Emrush Myftari

Brigada I Sulmuese

Brigada I Sulmuese u krijia një muaj pas krijimit të Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare, i cili u krijua më 10 korrik 1943. Shtabi i Përgjithshëm, me komandant Spiro Moisiu dhe komisar Enver Hoxha, ishte organi më i lartë ushtarak udhëhqës i Luftës dhe i Ushtrisë. Në Kongrsin Përmetit Enver Hoxha u zgjodh Komandant i Përgjithshëm.

Me krijimin e Shtabit të Përgjithshëm lufta e armatosur e popullit shqiptar hyri në një etapë të re zhvillimi, në atë të kryengritjes së përgjithshme të armatosur popullore. Si rrjedhojë, udhëheqja strategjike e forcave të armatosura u ngrit në një shkallë më të lartë, u hodhën themelet e Ushtrisë së rregullt Popullore Shqiptare. Duke u shndërruar nga ushtri partizane në një ushtri të rregullt popullore, ajo do të kryente detyra të mëdha strategjike: çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë dhe të siguronte ndërtimin e një Shqipërie demokratike.

Brigada I ishte i pari formacion i madh i kësaj ushtrie të rregullt. Br1S nuk isht një repart krahine e qarku, siç ishin çetat, batalionet dhe grupet partizane. Ajo ishte një njësi luftarake në dorë të SHP, e cila lëvizte dhe manovronte në të gjitha krahinat e Shqipërisë, ku të paraqitej nevoja. Udhëzimi për krijimin e Br1S u lëshua nga KQPKSH më 20 qershor 1943, ku delte qartë pikësynimi: “Formimi i Brigadës I si dhe formimi i batalioneve ngjall dhe forcon besimin në zhvillimin e luftës sonë drejt kryengritjes së përgjithshme. Në Brigadën I dhe në batalionet e zonave të ndryshme, populli do të shohë bërthamën e shëndoshë e të sigurtë të Ushtrisë Nacionalçlirimtar Partizane Vullnetare Shqiptare…Brigada do të ketë luftëtarë nga të gjitha anët e Shqipërisë dhe karakterin e një ushtrie të rregullt” (Dok. Krysore te PPSH,vëll.1,bot,2, 1971, f.175-176)

Si vend për grumbullimin e partizanëve dhe për organizimin e Br1S u caktua fusha e Makërzës, në Vithkuq, i cili ndodhet rreth 20 km në jugperëndim të Korçës; dhe inaugurimi i saj u bë në 15 gusht 1944. Të 556 partizanët e saj u ndanë: në 4 batalione pushkatare me rreth 120 veta secili, në një kompani murtajash, në një kompani kundërtankesh dhe në një bateri artilrie; çdo batalion përbëhej prej tri kompani, çdo kompani prej katër skuadrash. (Krijimi i strukturës së togave në çdo kompani ndodh në muajin shtator 1944, me udhëzim të SHP). Flamurin luftarak Brigadës ia dorëzoi Spiro Moisiu, Komandanti i SHP. Betimin në emër të partizanëve e bëri Komandanti i Brigadës, Mehmet Shehu. Enver Hoxha përshëndeti në emër të PKSH dhe të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist NÇl.

Biografi

Mehmet Shehu lindi më 10 janar të vitit 1913 në fshatin Çorrush të Mallakastrës, i biri i Sheh Ismailit (v. 1944), i cili ishte sheh i Teqes së Çorrushit, dhe Sulltana Alikaj (v. 1972) nga Shkoza e Sevasterit të Vlorës. Mehmeti ishte i pari ndër katër vëllezërit.

Pasi mbaroi Shkollën Teknike “Harri Fullc”, në vitin 1935, ai shkoi në Itali me bursë, për studime në Kolegjin e Napolit. Aty dallohet për ndjenjat e tij revolucionare dhe antizogiste. Duke vazhduar mësimet studionte vijimisht literaturën marksiste-leniniste në shkollë, fshehurazi. Për veprimtarinë e tij revolucionare, Mehmei spiunohet dhe për këtë arsye i pritet bursa, dëbohet nga shkolla dhe arrestohet. Këto masa e revoltuan akoma më tepër dhe e bëjnë më konseguent në rrugën që ndiqte. Gjatë qëndrimit në Itali ai njohu më mirë kalbësirën e fashizmit dhe urrejtja ndaj tij u bë akoma më e fortë kundrejt këtij regjimi shtypës.

Kthehet në atdhe dhe për shkaqe kundërshtie ndaj regjimit të Zogut, burgoset 2-3 muaj në Tiranë. Me daljen nga burgu, punon në fermën e Shkollës Teknike si traktorist. Më pas ndjek Shkollën e Plotësimit të Oficerëve, ku titullohet në 1937.

Në dhjetor 1937 ai shkon në Spanjë përmes Francës, ku merr pjesë në Brigadën e 127 Internacionaliste “Garibaldi, e cila ishte e përbërë nga vullnetarë nga shumë vënde të botës.

Mehmet Shehu ka dhënë një kontribut të vlefshëm edhe përsa i përket letërsisë shqiptare, veçanërisht historisë së luftës sonë antifashiste, teorisë së artit Ushtarak Popullor dhe çështjes së fortifikimit konkret të vendit, duke e renditur veten në teoricienin e vetëm ushtarak, në kuptmin e plotë të kasaj fjale. Qysh në vitin e parë pas çlirimit ai i dha kësaj teorie ushtarake disa vepra, si: “Kujtime nga jeta Br1S”, “Lufta për çlirimin e Tiranës”, është autor i Tezave të Këshillit të Mbrojtjes, autor i tekstit “Arti Ushtarak Popullor”, “Një vështrim i shkurtër mbi strategjinë e socialimperialistve sovjetikë”, “Mbi luftën popullore”, “Mbi eksperiencën e LANÇ-it dhe mbi zhvillimin e ushtrisë sonë kombëtare”etj, duke e treguar veten një përshkronjës të zotin i asaj strategjie dhe taktike të zgjuar që e shpuri ushtrinë tonë nacional-çlirimtare në fitoren e madhe dhe për mbrojtjen e vendit; materiale të vyera këto si për teorinë ushtarake ashtu edhe për letërsinë. Ai nuk ka fjalë të tepërta në veprat e tij. Ka më tepër brumë se fjalë. Kjo është një meritë tjetër e tij. Shkrimet e Mhmet Shehut janë pothuajse të vetmet që të japin një ide më se të qartë prej profesionisti mbi taktikën, stratgjinë, luftën, mbrojtjen, fortifikimin dhe ushtrinë. M.Shehu ishte edhe poet. Vlen të theksojmë se ai është edhe autor i poemës për Luftën Spanjës si dhe i Himnit të Br1S.

Në natyrën e Mehmet Shhut kishte diçka puritane, sikundër shprehen të gjithë ata që kanë luftuar e punuar bashkë me ‘të. Bisedat dhe mendimet e shthurura e tmerronin; ai kishte idera të patundura mbi zhvillimin shoqëror të Shqipërisë dhe ndoshta për këto ide e sakrifikuan; ai e kaloi jetën me një pastërti morali prej virgjëreshe, ku nuk është parë kurrë të pinte edhe një gotë alkol apo të shkonte nëpër restorante, klube apo buzuqe. Përzjerja që duan t’i bëjnë në kohën tonë njërës dhe tjetrës provon injorancën.

Mehmet Shehu ka punuar pa u lodhur pas lufte edhe për modernizimin e Ushtrisë Popullore dhe pajisjen e saj me shkencën ushtarake, të cilën e ka shprehur vetë Enver Hoxha me rastin e 15 vjetorit të çlirimit të Atdheut: “Për forcimin dhe modernizimin e ushtrisë iu desh një punë e madhe Partisë dhe komandës dhe këtë detyrë e kreu me nder gjenerali i lavdishëm i ushtrisë sonë, shoku Mehmet Shehu. Ai organizoi shtabet tona dhe, si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, organizoi ushtrinë dhe e modernizoi atë.”, (vepra, v.17,f.396). Të tilla vlerësime për M.Shehun Enver Hoxha ka bërë edhe për punën e tij 27 vjeçare si Kryeministër i Shqipëisë, i cili tregoi të gjitha cilësitë që duhet të ketë një burrë shteti i vërtetë.

Për merita të shquara ushtarake dhe politike Mehmet Shehu është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor i R.P.Shqipërisë me urdhërin “Hero i Popullit”.

Mehmet Shehu fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981. Nga rrethanat e ngjarjes së vdekjes së Mehmet Shehut ngjallet dyshimi se ai mund të jetë vrarë, sipas një shkrimi mbi Llambi Ziçishtin, antar i ekipit të mjekëve që shkoi tek shtëpia e ish-kryeministrit për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.


Mehmet Shehu - komandant Br1S

Mehmet Shehu ishte ndër komandantët më të shquar të Luftës Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë edhe më herët si dhe gjatë gjithë asaj lufte, veçanërisht i njohur për Inkursionin e Br1S, një nga sukseset më të rëndësishme të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shqiptare. Brigada I i kapërcen nga fama të gjithë formacionet e tjera partizane. Me këtë nuk duam të nënvleftësojmë as edhe një Brigadë tjetër partizane, pasi behari nuk vjen kurrë me një lule. Është tërësia e veprimeve luftarake të gjithë Brigadave, batalioneve e grupeve partizane që i rikthyen Shqipërisë pavarësinë.

Brigade I Sulmuese dhe Mehmet Shehu u shndërruar në një binom. Ka naivë që janë të mendimit, se ishte Brigada I ajo që e ngriti në hero legjendar Mehmet Shehun dhe se nuk ishte Mehmeti që e ngriti në legjendë Brigadën I. Të shprehesh kështu do të thotë se ndërgjegjia nuk i nënshtrohet arsyes. Dhe kjo vjen nga fakti se naivët e kanë të vështirë ta kuptojnë se ishte profesionalizmi dhe aftësitë komanduese të Mehmet Shehut, si dhe karakteri energjik e dinamik i tij që e bënë atë Brigadë të shndërrohej në Brigadë legjendë, bashkë me heroizmin e pashoq të partizanëve të asaj Brigade, që kanë ditur gjithmonë të vënë gjoksin e tyre kundër topave dhe tankeve të armikut. Napoleon Bonoparti thotë: “Nuk ka regjimente të paaftë, por kolonlë të paaftë.” Si të jetë komandanti, ashtu do të jetë dhe reparti a njësia luftarake.

Në çdo ushtri, ushtarët respektojnë dhe ndjekin komandantët (oficrët) që njohin profesionin e tyre. Kjo është më se e vërtetë, sepse ushtarët gjithmonë mendojnë se jeta e tyre dhe suksesi i çështjes për të cilën luftojnë, varet nga aftësitë profesionale të komandantit të tyre. Duke qenë profesionist i shkëlqyer, trim e i guximshëm, i vendosur, energjik dhe këmbëngulës, M.Shehu i frymëzonte partizanët e tij deri në vetëmohim, sikundër e kanë treguar me dhjetra ish bashkëluftëtarë të tij. Dihet se asnjë komandant frikacak nuk është pëlqyer ndonjëherë. Mehmet Shehu manifstonte edhe guxim moral, edhe guxim fizik; ai pranonte përgjegjësi të plotë për veprimet dhe urdhërat e tij, ngaqë ishte thellësisht i frymëzuar nga drejtësia e çështjes për të cilën ai luftonte dhe punonte.

Cilësitë drjtuese të M. Shehut nuk ishin dhurata të lindura; në pjesën më të madhe ato i kishte mësuar; ato ai i kishte fituar me anë të një njohjeje të plotë të parimeve psikologjike gjatë shkollimit ushtarak, por dhe me përvojën e luftës frontale disa vjeçare në Spanjë si dhe përmes praktikës së vijueshme gjatë luftës nacional-çlirimtare. Disa nga këto cilësi që M.Shehu manifestoi gjatë asaj lufte, duken lehtë të përvetësueshme, por nuk është ashtu.

Si gjithnjë, fitimtar do të jetë ai formacion ushtarak dhe ajo ushtri që ka drejtuesit më të mirë dhe në sajë të tyre, ajo që ka drejtuesit dhe ushtarët më të guximshëm, më besnikë dhe më të përkushtuar, sikundër i kishte Br1S, të zgjedhur nga gjithë trevat shqiptare.

Nevoja e parë e çdo grupi, qofshin dy njerëz apo edhe një komb i tërë, është drejtimi. Pa drejtim nuk mund të ketë veprim të bashkërenduar. Përvoja e të gjitha luftrave ka treguar se, për të bërë përpara, duhen bashkuar përpjekjet. Ky përqëndrim përpjekjesh është rezultat i drejtimit të mirë. Në kohë lufte, drejtimi i formacioneve ushtarake të çdo niveli, si dhe i gjithë ushtrisë, është i një rëndësie më të madhe se sa drejtimi në sektorë të tjerë të jetës.

Dy fjalë për udhëheqjen politike e luftës

Sikundër dihet, fitorja e luftës sonë nacional-çlirimtare nuk varej vetëm nga situata revolucionare, e krijuar nga kriza e përgjithshme e pushtimit, por nevojiteshin edhe kushtet subjektive: gatishmëria dhe ndërgjegjia e lartë politike e masave, udhëheqja dhe organizimi i shëndoshë i tyre. Këto kushte nuk u përgatitën vetvetiu. Kushtet subjektive të asaj lufte çlirimtare i përgatiti Këshilli i Përgjithshëm Antifashist NÇl. dhe PKSH-ja me në krye Enver Hoxhën. Këto dy institucione të larta i dhanë asaj qëndrese antifashiste lidhjen organike (kohezionin), programin e qartë, organizimin e shëndoshë, frymën e thellë revolucionare, karakterin masiv, ndërgjegjen e lartë dhe bindjen e patundur në fitore. Ishte aftësie drejtuese e atij Këshilli Antifashist, e Shtabit të Përgjitshëm dhe e Enver Hoxhës që dijtën të përpunonin qëllimet dhe detyrat strategjike që duhej të zgjidhte ajo luftë, duke bërë të mundur çlirimin e Shqipërisë me forcat e veta, pa ndihmën e Ushtisë së Kuqe, sikundër ndodhi me të gjithë shtetet e tjerë të Evropës Lindore.

Ishin kryesishtë aftësitë udhëheqëse të SHP dhe veçanërisht të Enver Hoxhës që Ushtria jonë NÇl, edhe pse më inferiore në numër e në pajisje, me gjithë ndikimin e dukshëm të faktorëve të tjerë logjistikë, që u përball me 15 divizione fashiste dhe triumfoi, në sajë të epërsisë në cilësinë e drejtimit, të udhëheqjes në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Por edhe për Enverin si Komandant i Përgjithshëm ka “kritikë”, të cilët kujtojnë se ia ulin vlerat udhëheqëse, duke thënë se, “ai nuk hodhi asnjë pushkë”. Këtë e thonë ata që nuk dinë se ç’është ushtria dhe ç’është lufta. Për t’u mundësuar komandantëve të gjithë formacionve të një ushtrie, që ata të udhehqin trupat që u janë besuar, është e domosdoshme, sikundër thamë më lartë, ekzistenca e një trupe të posaçme, që quhet Shtab i Përgjitshëm. Dhe në krye të këtij shtabi vendoset Komandanti i Përgjithshëm. Në rastin tonë ishte Enever Hoxha. “Kryekomandanti nuk mund të marrë pjesë kurrë në aksion, thotë Tolstoi, po vetëm jep udhëzimet e përgjithshme për lëvizjen e masave”.

Ecuria fillestare ushtarake e Mehmet Shehut

a) Mehmet Shehu në Spanjë

Luftën e popullit spanjoll kundër fashizmit nën udhëheqjen e Partisë Komunistë Spanjolle Mehmeti e ndoqi me interesim; i mbushur plot urrejtje për fashizmin, ai vendosi të shkonte vullnetarisht për të luftuar përkrah revolucionarëve demokratë të Spanjës. Përmes rreziqesh të shumta, ai kaloi me këmbë kufirin franko-spanjoll, të cilin e përshkruan në poemën e tij “Adelante kamaradas”:

Atë natë shënëndreu – kur në borë e në tufan,

Përmbi gërxhet e thepisur, nëpër shtigje me kallkan,

Vargu ynë i vullnetarëve gjarpëronte këmbë e duar

Pirenejve për në Spanjë, - kurrë s’kam për ta harruar,

gjrer në varr.

Shtatëdhjetë vullnetarë drejt kufirit ecim varg,

Detra, male kapërxyem, kemi ardhur që nga larg,

Unë vij nga Shqipërija – që përtej Adriatikut;

Gjithë bashkë po marshojmë lartë malit, drejt rrezikut –

drejt në zjarr.


Në Spanjë dallohet në luftë për trimëri dhe zgjuarsi, dhe për këtë meritë emërohet komandant i batalionit IV të kësaj Brigade, në moshën 23 vjeçar, si dhe pranohet antar i Partisë Komuniste Spanjolle në dhjetor 1937.

b) Internimi

Gjatë gjithë luftës në Spanjë ai lufton me heroizëm dhe më në fund, kur u tërhoqën trupat republikane nga Spanja, në shkurtin e 1939, pas çmobilizimit të vullnetarëve të huaj, internohet në Francë, në kampe përqëndrimi nga qeveria e atëhershm raksionare e Francës. Aty përsëri vijon të punoi pa u lodhur kundër fashizmit dhe arrin të bëht antar i PK Italiane, si dhe antar komitetit të partisë komunste të kampit.

c) Kthimi në Shqipëri

Mbas 40 muajsh në kamp, duke kaluar nga burgu në burg, më 10 gusht 1942 ktheht në Shqipëri, pasi u pushtua Franca prej Gjermanisë, ku krijohet një komision italo-gjerman që merrej me riatdhesimin e vullnetarëve. Mbrin në Shqipëri në gusht 1942, ku menjëherë e burgosin si komunist, por lirohet pas 20 ditësh, me ndihmën e miqve të babait të tij. Shumë më vonë, pas (vetë)vrasjes së tij, Enver Hoxha dhe PPSH e përdorën këtë fakt për propagandë, duke dashur ta fyejnë se gjoja Mehmet Shehu ishte agjent i Man Kukaleshit, (“Titistët”, f.576). Pasi kthehet në Çorrush qëndron në ilegalitet, derisa lidhet me Qarkorin e PKSH së Vlorës, ku zgjidhet sekretar organizativ i atij Qarkori.

Me t'u bashkuar me Qarkorin e PKSH së Vlorës, Mehmet Shehu shpejt e tregoi veten si një ushtar dhe lider i talentuar, duke u bërë figurë e shquar në udhëheqjen e luftës në këtë qark. Merr pjesë në të gjitha luftimet dhe i drejton këto, duke qenë komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.

Mehmeti dallohej për vullnetin e fortë. Vendimarrës i shpejtë dhe i vendosur. Demonstron vijimisht iniciativë dhe e zbaton atë me shkathtësi. I disiplinuar, duke dhënë shembullin personal. Kërkues dhe këmbëngulës në kërkesat e tij. Person i ashpër dhe mjaft simpatizues nga bashkëluftëtarët. Kokëfortë. Në aspektin profesional ushtarak i trajnuar shumë mirë. Përjetuar gjerësisht si një udhëheqës ushtarak. Për këto cilësi emërohet komandant i brigadës së parë partizane.

Mehmeti ishte ndër të parët që e kuptonte potencialin e sulmit të befasishëm të tipit gueril, por edhe atë frontal. Ai ishte një mbështetës i hershëm i krijimit të formacionve të mëdha partizane, i përkrahur jo vetëm nga Enver Hoxha, por nga e gjithë udheqja LANÇ-it, në teorinë e tij: “Shpirti sulmus, aktiviteti luftarak i pandërprerë, disiplina e fortë dhe e ndërgjegjshme, shkathtësia, shpjtësia dhe elasticiteti në veprime luftarake, janë faktorët krysorë për të fituar luftimin dhe luftën.”, duke u promovuar shumë shpejt në rangun e një stratgu ushtarak, prandaj dhe i besohet komandimi i Br1S, me Komisar Politik Tuk Jakovën, e cila më vonë do të rezultoi shpëtimtarja e Ushtrisë Partizane Shqiptare.

Dtyrat kryesore të M.Shehut si ushtarak:

• Shkurt 1943 komandant i Çetës Plakë të Mallakastrës.

• Mars 1943 kandidat i K.Q. i PKSH

• 15 Gusht 1943 komandant i Br1S, e cilia e justifikoi me nder porosinë e Komandantit të Përgjithshëm të UNÇLSH: “Tmerr për armikun, shpresë për popullin”.

• Maj 1944 zv. komandant i Divizionit I Sulmues me gradën e kolonelit.

• Gusht 1944 komandant i Divizionit I Sulmues.

• Në 15 shtator 1944 u ngarkua nga Komandanti i Përgjithshëm për organizimin dhe drejtimin e luftës për çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, të cilën e kreu me sukses.

• Në 9 nëntor 1944, me ardhjen në përforcim të Br 8, Br10S dhe Br12S, krijohet Shtabi Operativ për çlirimin e Tiranës i përbërë prej: Mehmet Shehut, Qazim Kondit dhe Zija Kambos, kryetar M.Shehu.

• Në nëtor 1944 gradohet gjeneral-major si dhe emërohet zevendës i dytë i shefit të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Popullore, gjeneral Dali Ndreu.

• Mbas çlirimit, me vendim të KQ të Partisë dërgohet në Bashkimin Sovjetik, për studime në Akademinë e lartë Ushtarake të Shtatmadhorisë së Ushtrisë Sovjetike "Voroshillov", 1945-1946.

• Pa mbaruar ende studimet në B.S., në gusht 1946 thërritet nga KQ i PKSH dhe emërohet shef i Shtatmadhorisë të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

• Në 8 korrik 1949 u gradua Gjeneral-Leitnant.



Disa nga luftimet kryesore të drejtuara prej M.Shehut gjatë Lufta Nacional-Çlirimtare

Aksioni Patosit. Në 10 shkurt 1943, komanda e çetës partzanë e Mallakastrës e komanduar nga M.Shehu dhe ajo e Vlorës , me një efektiv prej 80 veta sulmuan befasisht kantjerin vajguror të Patosit, nga i cili Italia fashiste merrte vajgurin tonë dhe e përdorte atë për luftën e saj grabitqare. Dy puse aktivë u ndezën, çentrali elektrik u eleminua, u dogjën automjetet, makineritë dhe 300 fuçi nafte e benzinë; u kapën 80 robër Italianë, një sasi armësh, municion e pajisje të tjera ushtarake. Çetat nuk pësuan asnjë humbje falë planit të hollësishëm të aksionit, befasisë dhe shpjtësisë. Gjithçka ndodhi brenda dy orëve.

Aksioni Selenicës. Njëmbëdhjtë ditë pas aksionit të Patosit, më 21 shkurt, në orën 23.00, Çeta Plakë e Vlorës dhe e Mallakastrës sulmuan një tjetër qendër minerale, që shfrytëzohej nga armiku, minierën e Selnicës. Për Italinë fashiste miniera e Selnicës kishte një rëndësi të madhe. Nga Selnica ajo tërhiqte mijëra tonelata bitum në vit. Të dy çetat, e Mallakastrës dhe ajo e Vlorës, nën drejtimin e M.Shehut, iu afruan qetësishtë natën, në ora 23.00, e sulmuan befasisht, duke mos i dhënë kohë armikut të organizohej. Si rrjedhojë armikut ia shkatërruan gjithë rafineritë, katër motorra dhe makineritë; u dogjën ofiçinat, depot me lëndë drusore, depua me material të shoqërisë, zyra teknike, depua e karburantit, një dekovil, u muarrën 11 kuaj, dy makina shkrimi, një kuintal dinamit, katër aparate telefonikë etj, duke e marrë dhe e mbajtur nën kontroll gjithë minierën. Fashistët në 1 prill, në ora 12.30 e sulmoi minierën, por u thyen dhe 50 karabinerë u vranë, 51 të tjerë, midis tyre dhe katër oficerë, u kapën rob, ndërsa një pjesë e tyre u mbytën në lumin e Vjosës gjatë përpjekjes për të shpëtuar, ndërsa nga pala partizane vetëm një humbje. Gjithçka falë planizimit të M.Shehut.

Ofensiva italiane në Mallakastër. Më 25 qershor 1943, më tepër se 8000 forca fashiste italiane dhe mercenarë shqiptarë sulmuan në drejtim të Mallakastrës nga Berati, nga Fieri dhe nga Mogila e Vasjari i Tepelenës. Partizanët e Mallakastrës nën drejtimin e M. Shehut si dhe ata të Teplenës, i kishin zënë të gjitha shtigjet nga mund të kalonte armiku, duke hyrë në luftime të përgjakshme. Pas katër ditë luftimesh të pandërprera armiku u detyrua të tërhiqej dhe të mbyllej në Fier, Berat e Tepelenë.

Brigade e parë Sulmuese. Më 15 gusht 1943, në fshatin Vithkuq të Korçës u bë inaugurimi i të parës Brigadë të U.N.Çl., e cila u përbë nga partizanë të ardhur vullnetarisht nga të gjitha çetat e batalionet e vendit, luftëtarë me përvojë dhe të pajisur me shpirt të lartë patriotizmi. Komanda e brigadës iu besua Mehmet Shehut dhe Tuk Jakovës. Pa kaluar as 10 ditë prej formimit të saj, Brigadës iu desh të përballonte përpara Vithkuqit një ofensivë armike, nga e cila doli edhe më e fortë.

Inkursioni Br I S, shkurt-mars 1944. Ofensiva e parë gjermano-balliste në dimrin e vitit 1943-44 kishte krijuar kushte të vështira për forcat e Ushtrisë N.Çl në gjithë vendin. Një pjesë e SHP me në krye E. Hoxhën kishte mbetur e bllokuar në zonën e Çrmenikës. Për këtë qëllim SHP i jep urdhër Br1S që të kalonte në këtë zonë. Megjithse Br1S në këtë periudhë vepronte kundër gjermanëve e tradhëtarëve në krahinën e Skraparit, menjëherë, në 21 shkurt, me një forcë prej 450 partizanë, me në krye komandantin, Brigada fillon marshimin drejt Çermenikës. Më 27 shkurt rrethohen në Skroskë, afër Quksit, dhe pas 6 orë luftimesh në rrethim, e shpërthejnë atë. Brigadës i duhej të çante në dimrin ashpër malet e larta plot borë që i kalonin 1000 metra lartësi dhe pas 24 orësh bien përsëri në rrethim në Qarishtë. Falë udhëheqjes prej M. Shehut e me shembullin e tij personal, eleminohet edhe ky rrethim, duke ndjekur intenerarin Qarishtë-Llëngë-Zabzun-Gollobordë-Okshtun-Kaptina e Martaneshit (1700m. lartësi)-Martansh. Këtu bien në rrethim në fshatin Peshk, ku pas 9 orë luftimesh mundën ta çajnë rretimin dhe pasi arrijnë në Gurabardhe marrin drejtimin për në Shëngjergj, ku mësojnë se SHP kishte kaluar në jug të vendit. Gjithçka u arrit falë moralit të lartë partizanëve dhe të vetë M.Shehut, i cili nuk u rrëmbye asnjëherë as nga paniku, as nga zemërimi i verbër, por plot vetëbesim, shpresë e guxim, sikur të kishte një hy përsipër, falë dhe guximit e vetmohimit të partizanëve, të cilët e kishin të ngulitur në mendje se nuk i përkisnin vetes por Atdheut. Kush di të udhëheqë, gjen dhe ithtarë.

Si rrjedhojë Br1S ia arriti objektivit, e cila u kthye përsëri kompakte në Jug. Ai marshim, i udhëhequr personalisht nga M.Shehu, sikundër shprehen të gjithë oficerat ndërlidhës anglezë si dhe Komanda e forcave Gjermane në Shqipëri, e shpëtoi Ushtrinë N.Çl dhe gjithë Luftën N.Çl. nga asgjësimi.

Për këtë heroizëm që tregoi Br1S gjatë atij marshimi 24 ditor në prapavija të armikut, pesë ditë më vonë, më 10 mars 1944, falënderohen nga Envr Hoxha në emër të SHP, i cili, midis të tjerave shkruante:”Shtabi i Përgjithshëm nënvizon kujdesin e veçantë të komandantit të asaj Brigade, shokut Mhmet Shehu, tok me batalionin e I-rë, II-të dhe III-të sulmues të Brigadës, që ka treguar dhe që, pa marrë parasysh as lodhjet as pengesat që mund të haste rrugës, por të bindur dhe të disiplinuar si u ka hije parrizanëve, të shtyrë nga dashuria e madh ndaj Shtabit të Përgjithshëm, kanë vrapuar në ndihmë të një pjese të Komandës së Shtabit të Përgjithshëm që ndodhej në zonat e rrezikshme e të përshkuara nga gjermano-ballistët”. (Dok. e SHP, v.1, 1976,f.251)

Lufta në Dunicë. Në mars 1944, forcat e Br1S, duke kaluar vështirësitë e tokës dhe kohës së keqe mundën të mbyllnin rrethimin e armikut në befasinë më të madhe gjatë natës. Pas dy orë luftimesh armiku u shpartallua plotësishtë, ku rreth 400 vetë u dorëzuan. Në duart e partizanëve ra një plaçkë e madhe lufte. Zona e Mokrës u çlirua dhe u bë një bazë e shëndetshme për manovrimin e forcave dhe për të goditur komunikacionet dhe qendrat armike gjatë rrugës Elbasan-Pogradec-Korçë.

Lufta për Pogradecin. Në natën e 16-17 prill 1944 Br1S merr urdhër nga SHP të sulmonte armikun në Pogradec. Mësymja u krye në befasi. Armiku rezistoi me këmbëngulje pasi ishte edhe i fortifikuar. Luftimet zgjatën 24 orë brenda në qytet. Armiku la rreth 40 të vrarë si dhe 240 robër, ndërsa nga radhët partizane ra një zv.komisar kompanie.

Lufta e Dibrës. Më 1 Gusht 1944 në befasinë më të madh Brigada I sulmoi Dibrën. Lufta brenda në qytet vazhdoi 36 orë pa rreshtur. Gjermanët u mbyllën në fortifikata prej betoni dhe shumë herë partizanët u përleshën trup me trup me armikun, derisa e çliruan qytetin. Më 9 gusht Mehmet Shehu emëroht Komandant i Divzionit I. Më 30 gusht gjermanët u detyruan të tërhiqen nga qyteti. “Mehmet Shehu dhe Divizioni I ishin bërë një forcë e shkëlqyer dhe me shumë përvojë për vazhdimin e mëtejshëm të luftës në Shqipëri.”, shkruan Reginald Hibbert (“Fitorja e hidhur”,f.288).

Lufta për çlirimin e Tiranës. Ishte koha që Ushtria jonë N.Çl të hidhej në mësymje të përgjithshme dhe të fillonte nga çlirimi i qyteteve. Një ndërmarrje e madhe ishte lufta për çlirimin e Tiranës. Faza përgatitore 25 shtator-29 tetor 1944; faza e parë e sulmit: 29 tetor-11 nëntor 1944; faza e sulmit vendimtar 11-14 nëntor 1944; beteja e Mushqetasë 14-15 nëntor; faza përfundimtare 15-17 nëntor 1944. Për çlirimin e Tiranës u angazhuan Br 1, 4,8,10, 12, 17, 23, 24 S. Në 17 nëntor Tirana u çlirua. Emërtohet “Lufta për Çlirimin e Tiranës”, pasi përbëhet nga disa beteja: beteja për çlirimin e Krujës; beteja për çlirimin e Shijakut; beteja për asgjësimin e forcave reaksionare të Abas Ermenjit në rrethet e Ishmit; beteja e Mushqetasë dhe beteja për çlirimin përfundimtar të Tiranës. Lufta për çlirimin e Tiranës u kushtoi gjermanëve më tepër se 2000 të vrarë, 300 robër dhe një material shumë të madh luftarak. Nga forcat e U.N.Çl. ranë 127 partizanë dhe 290 të plagosur.

Një muaj më herët se të vritej, në emisionin e RTSH “Ngjarje dhe data”, kushtuar 17 Nëntorit, çlirimit të Tiranës, nga ai emision u hoqën pamje e pasazhe të tëra, teksti e figura me pamje nga M.Shehu, dhe gjithçka iu atribua Hysni Kapos, ku deri në atë kohë historia fliste se çlirimin e Tiranës e kishte udhëhqur Mehmeti. Gjë që do të thotë se gjithçka ishte programuar se si do të përfundonte Mehmet Shehu, e këtij personaliteti me autoritet absolut për disa dekada. Dhe pas një viti, po në kuadër të 17 Nëntorit, për ta bërë edhe më bindëse akuzën se Mehmeti kishte qenë armik, në gazetën “Zëri i popullit” u shkrua me shkronja të mëdha, se Mehmet Shehu i lejoi vetë forcat gjermane të delnin nga rrethimi natën duke gdhirë 17 Nëntori, përmes Tiranës së Re, edhe pse Mehmeti e shpjegon qartë në librin e tij. Çuditërisht, të njëjtën akuzë i bënë injorantët edhe Kutuzovit pse nuk ua preu rrugën e tërhqjes nga Moska forcave franceze të Napoleonit, dhe ai, “me urtësinë e tij prej plaku, -shkruan Tolstoi,- u thosh atyre ato që mund të kuptonin, se një armiku që ikën, i duhet ndërtuar një urë e florinjtë.” Edhe nëse do të ishte e vërtetë kjo akuzë ndaj M.Shehut, atëherë duhet të pranojmë se, edhe pse 32 vjeçar, Mehmeti ishte strateg ushtarak i nivelit të Kutuzovit 72 vjeçar.

Asgjësimi i mbeturinave të forcave reaksionare në Malësinë e Veriut, 30 nëntor 1944-19 shkurt 1945.


Lufta për asgjësimin e Br1S

Para se Brigada I Sulmues të krynte Marshimin e saj Heroik në ndihmë të SHP në Veri të Shqipërisë, ajo kishte kryer rreth 40 luftime sulmuese të fuqishme kundër forcave gjermano-balliste, brenda një periudhe 5(pesë) mujore. Kjo sasi luftimesh është lëvizshmëri e pashoqe, që do të thotë se në çdo 4-5 ditë një luftim sulmues; sot në një krahinë të Jugut e pas 2-3 ditësh në një tjetër, ku më kryesorët janë: prita e Barmashit, lufta e Vithkuqit, sulmi në Pogradec, prita e Xhyrës, prita në qafën e Krabës, sulmi në postbllokun e Elbasanit, prita te ura e Farkës, prita te ura e Erzenit, prita te ura e Bërzhitës, depërtimet brenda në Tiranë, fuqizimi i saj me një batalion ish-ushtarë italianë në tetor 1943, prita e Dervenit në Dumre, asgjësimi bandave balliste në afërsi të Lushnjës, hyrja në Berat, shpartallimi i bandave balliste në Mallakastër, luftimet në rajonin e Patosit, luftimi i batalionit “Antonio Gramshi” në Berat, asgjësimi kolonës gjermane në Povël-Kapaj-Symizë, shpartallimi bandave balliste te Ura e Dragotit Tepelenë, disfata e ballistëve në Qafën e Kiçokut, disa luftime kundër gjermanëve në krahinën e Mesapilkut dhe krijimi i kushteve për formimin e Br5S, luftimet sulmuese në Dëshnicë, lufta në Tendën e Qypit, luftimet në Pogon e Lunxhëri, luftimet në afërsi të Përmetit dhe krijimi i kushteve për formimin e Br6S, spastrimi i zonës së Skraparit, spastrimi i Nahijes së Beratit, spastrimi i Tomoricës. Këtë gjë e pohon edhe oficri angles, Reginald Hibbert, kur thotë: “Brigada I partizane nën Mehmet Shehun u shfaq me luftime në lokalitete të ndryshme. (“Fitorja e hidhur”,f.183). Një shpeshtësi e tillë luftimesh, dhe kryesoria, të gjithë luftimet të përfunduar me fitoren e Brigadës I, rrallë mund të gjenden në historinë e gjithë luftrave partizane (guerile) çlirimtare. Janë këto luftime të suksesshme që e shndërruan atë Brigadë në Brigadë Legjendë, formacion luftarak i pashembullt në të gjithë historinë e luftrave të popullit tonë. Si rrjdhojë Br1S ishte shndërruar në tmerr për armikun dhe shpresë për popullin.

Krahas sulmeve të tjera të zhvilluara në të gjithë vendin nga çetat, batalionet dhe grupet, kjo veprimtari luftarake e Br1S në të gjithë Shqipërinë e Jugut, e detyroi pushtuesin gjerman të ndërmerrte Operacionin e Dimrit, me synim: asgjësimin me çdo kusht të Brigadës I, me shpresën se me asgjësimin e saj do të asgjësohej gjithë Lëvizja Nacionalçlirimtare. Këtë e vërteton gjithë korespondenca gjermano-balliste e asaj periudhe. Dhe për këtë qëllim komanda gjermane i vlerësonte të pamjaftueshme forcat që kishte në Shqipëri, prandaj ajo zgjodhi dy rrugë: shtimin e forcave, duke rigrupuar repartet e Divizionit 181, 118 dhe të Divizionit I malor, duke arritur në 70 mijë veta, nga të cilat në mësymje u hodhën 40 mijë përveç 10 mijë forca ballisto-zogiste. Forcat e tjera ruanin rrugët dhe qytetet. Raporti i forcave ishte 2,5 me 1 në favor të armikut, ndërsa në zona të veçanta ky raport rritej 5-10 herë.

Rruga e dytë e komandës gjermane ishte kryerja e një vargu operacionsh në mënyrë të shkallëzuar në gjithë Shqipërinë e Jugut, duke i kushtuar rëndësi të madh përdorimit të metodës së luftës kundërpartizane; mësymja drejtqëndrore do të ndërthurej edhe me bllokimin e rrugëve e të shtigjeve, për të mos lejuar hyrjen dhe daljen e forcave partizane, sikundër u mundua të vepronte kundër Br1S gjatë inkursionit të saj në Veri, por pa sukses në të gjashtë përpjekjet e tyre. Përsa u përket forcave reaksionare ato do të përdorshin kryesishtë për detyra ndihmëse, për të siguruar krahët e kolonave gjermane si dhe për të spastruar zonat e operacionit dhe për t’i mbrojtur ato pas kalimit të trupave gjermane, por ato me nismën e tyre sulmun disa hrë forcat partizane. (“Historia e Artit Ushtarak e LANÇ-it,”, 1989,f.117-118).

Por, Brigada I, ndryshe nga përhapja e forcave sipas vendimit të SHP, qëndroi kompakte dhe e sfidoi planin e armikut, duke kryer marshimin (inkursionin) e saj drejt Veriut, gjatë periudhës shkurt-mars 1944, dhe përballoi sulmet e afër 10 mijë forcav gjermane e xhandaro-balliste, por për ndjekjn e kësaj Brigade u angazhuan më tepër se 15 mijë armiq. Sfida që u bëri Br1S 80 mijë forcave gjermano-balliste ndodhi në një kohë kur “Vëzhguesit në Londër e në Kajro, shkruan oficeri angles Julian Amery, u dukej se ishte thyer boshti kurizor i kryengritjes shqiptare.”, (“Bijtë e shqipes”,f.95).

Suksesi i atij inkursioni krijoi kushtet për lëshimin e urdhërit nga SHP për kalimin e Ushtrisë NÇl në mësymje të përgjithshme, e cila njihet me emërin “Mësymja e pranvrës 1944”. Një vlerësim të tillë e bën edhe Reginald Hebbert: “Brigada I nën udhëheqjen e Mehmet Shehut mbeti corps délite e partizanëve, e kalitur nga vështirësitë e dimrit deri në nivelin e një qëndrushmërie të madhe dhe nga komandanti i saj i ashpër e i patundur deri në një shkallë disiplinore e manovrueshmërie që do ta habiste David Smajlin, i cili u zhgënjye aq shumë në përpjekjet e tij të para më 1943. Brigadat e tjera e kishin si një model të shquar për të konkuruar me të: së bashku ata përbënin bërthamën e një ushtrie të aftë për t’u përdorur lirisht nëpër gjithë Shqipërinë, kur të vinin pranvera dhe vera.” (“Fitorja e hidhur”,f.191).

PASLUFTA

Mbas përfundimit të studimeve në BS Mehmet Shehu kthehet në Shqipëri ku i besohen këto funksione shtetërore:

• Në vitin 1947 emërohet Shef i Shtatmadhorisë së Përgjithshme.

• Në tetor të vitit 1948 emërohet Ministër i Punëve të Brendshme.

• Në nëntor 1948 emërohet zv.Kryministër, duke mbajtur njëkohësishtë funksionin e Ministrit P. Brendshme, deri në vititn 1954.

• Nga viti 1954 deri në vitin 1981 është Kryetar i Këshillit të Ministrav të R.P. të Shqipërisë.

• Nga priudha 1974 – 1979, krahas të qenit K/Ministër, i besohet dhe detyra e Ministrit të Mbrojtjes, duke e forcuar edhe më shumë gatishmërinë e saj luftarake.

Funksione partiake:

• Në konferencën e Parë të Partisë u zgjodh kandidat i Komitetit Qëndror të PKSH.

• Në Kongresin e Përmetit u zgjodh antar i KQPPSH dhe antar i K.A.N.Çl.

• Në Kongresin I-rë PKSH u zgjodh antar i KQ, Komiteti e zgjodhi antar të Byrosë Politike dhe sekretar të P.P.Sh.

• Prej vitit 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike të PPSH.

Ndëshkimet

Mehmet Shehu, gjenerali ngadhnjimtar i LANÇ-it, pas fitoreve dhe sukseseve të njëpasnjëshme fryhet nga fuqia dhe gabon.

Në 5 nëntor 1943 i tërhiqet vërejtje nga Komanda Shtabit të Përgjithshëm, për vrasjen e dhjetra ballistëve në Lushnjë. M. Shehu e pranon fajin dhe bën autokritikë. Pra, u ndëshkua veprimi dhe jo Mehmeti. Kjo tregonte pjekurinë e lartë të Enver Hoxhës, prandaj dhe Mehmeti shkëlqeu edhe më shumë në të pastajmen gjatë gjithë luftës por edhe gjatë të qenit Kryeministër.

Në plenumin e K.Q. të vitit 1947, dhe mbas këtij plenumi, M. Shehu u godit rëndë nga Koçi Xoxe, Pandi Kristo etj., ngaqë mbronte me këmbëngulje Ushtrinë Kombëtare për mosnënshtrim të saj nga kolonizatorët jugosllavë. Por ai nuk u përkul, duke e përballuar me gjakftohtësi dhe guxim atë situatë të vështirë që u krijua rreth tij nga projugosllavët e atij Plenumi.

Në 17 dhjetor 1981 organizohet mbledhje e posaçme e Byrosë Politike për ndëshkimin e M. Shehut. Në këtë mbledhje u ndëshkua njeriu dhe jo veprimi, duke i vënë etiketën e një armiku. Ky ishte ndoshta veprimi më i padrejtë ndaj tij. Nuk mund të themi se u ndëshkua veprimi, pasi Mehmeti kishte 3 (tre) muaj që e kishte prishur fejesën e djalit me vajzëm e Qazim Turdiut. Fejsa ishte sebepi, me qëllim që të ndëshkohej personi dhe jo veprimi, pasi veprimi ishte ndëshkuar. Kur i thanë se ishte alibi autokritika e tij, atëherë Mehmeti e kuptoi qëllimin e vërtetë të atij ndëshkimi, një ndëshkim i mirëplanifikuar dhe i vonuar qëllimisht, ndëshkim me shumë emocione pothuajse nga të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, pasi na u dha ta dëgjonim të gjithë, duke ndëshkuar personalitetin e tij dhe jo fejesën e prishur. Bazuar në rrjedhat e viteve të mëpasme, kuptohet se ai ndëshkim kishte për qëllim që udhëhqja e partisë dhe e vendit duhej t’i besohej një klani të caktuar jo atdhetar. Mehmeti më në fund e kuptoi se lufta për çlirimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, në të cilën ai kishte luajtur rolin e vet prej idealisti, kishte mbaruar, e kuptoi se misioni i tij ishte kryer, prandaj dhe besohet se ka vrarë veten. Ky është fati jo i njerëzv të mëdhenj, por fati i njerëzve të rrallë, gjithmonë të veçuar, që, duke e kuptuar me intuitë vullnetin e asaj nate të Byrosë Politike, ua nënshtroi atyre vullnetin e tij personal. Plagët morale janë plagë vdekjeprurëse. Mehmeti vdiq, por vdekja e tij nuk i solli kurrfarë dobie Atdheut. Pas vdekjes dhe poshtërimit të tij, ç’besim mund të kishte ende njeriu në drejtësinë e byroistëve të PPSH?

Bazuar në botimet e bashkëshortes së Enver Hoxhës, të bëra pas vdekjes së Mehmet Shehut, rezulton se Enveri ra në kurthin e atij klani shumicë në Byro, jo atdhetar, edhe si rrjedhojë e presionit të Nexhmies, e cila ka pas bindjen se bëhej fjalë veçse për trashëgiminë e pushtetit, por që nuk ka kurajon ta pohoi haptas edhe sot, ngaqë e kupton se çfarë tragjedie të madhe i ka shkaktuar Shqipërisë.

Gjithashtu, mund të shtojmë se, ai klan arriti ta realizonte atë plan ogurzi, duke shfrytëzuar mosekzistencën e aftësisë të dikurshme mendore të Enver Hoxhës, e cila e ka fillesën prej vitit 1974, kur ai doli nga koma disa mujore, por dhe më pas ishte gjithnjë e më shumë i mundur dhe i nënshtruar nga sëmundja e parkistonit dhe e diabetit, të cilat patën pasoja tek ai si në memorje ashtu edhe në dukurinë e jashtme, sikundër jemi dëshmitarë të gjithë.

“Mehmet Shehu për vet karaktrin tij, për autoritetin e personalitetin “himn” që gëzonte, nuk do të pranonte kurrë të merrej për dore, të ngrihej në tribunë e aty të pranonte hapur, gjoja, fajet kundër partisë…Gjithë ajo skemë, ai teatër që do t’i bëhej atij, një poshtërim, të cilin ai nuk do ta pranonte. Ndaj, që të shpëtonte nga ai poshtërim, duke mos marrë mendimin e askujt, zgjodhi plumbin… Me atë vetëvrasje Mehmet Shehu ia dogji në duar letrat partisë… Me plumbin në zemrën e vet, M.Shehu vrau moralisht e shpirtërisht edhe E. Hoxhën.”, analizon ish-drejtori i RTSH, Marash Hajati, (“Telegraf”, 20 qershor 2018).

Ajo mbledhje nuk duhej të qe pranuar nga E. Hoxha, pasi ka qenë e lidhur me vullnetin e atij klani që e kanë bindur Enverin ta zhvillonte. Ajo mbledhje nuk ishte as çështje pasardhësi, sikundër shprehet Kadare te “Pasardhësi”, as çështja makbethjane për trashëgimimë e pushtetit, as çështje e zbutjes së luftës së klasave, gjë që e konfirmon edhe vetë Ramiz Alia disa muaj para se të ndahej nga jeta, në qershor 2011, i cili pranoi se “Tabloja sinoptike” ishte produkt i një analize emocionale. Gjetkë flinte lepuri. Ishte çështja e ekzistencës apo jo e pavarësisë së Shqipërisë; ishte çështja e privatizimit të pasurisë kombëtare prej tyre, dhe së fundi, ishte që Shqipëria të katandisej njësoj siç thoshte Pashko Vasa para 140 vjetve në manifestin e tij poetik: “Po sot, Shqypni, pa më thuej, si je? / Po sikur lis i rrëxuem përdhé! / Shkon bota, sipri, me kambë të shklet, / E nji fjalë t’ambël kurrkush s’ja flet!...E nuk të ka metun as emn as besë, / Vet e ke prishun për faqe t’zezë.” Me M. Shehun pasardhës, ata nuk e bënin dot kështu Shqipërinë.

Këtë përfundim e nxjerrim nga dokumentat që janë bërë publike. Ajo mbledhje e Byrosë Politike, në pasditen e datës 17 nëntor 1981, u mbyll në ora 21.00. Vetë E. Hoxha thotë, (më mirë të themi se, ia kanë shkruar): “si dënim u kërkua vetëm “vërjtje e rëndë me shënim në kartën e regjistrimit”. Në këtë frymë e kisha përgatitur edhe unë diskutimin tim. Por për shkak se qe bërë vonë diskutimi im nuk u mbajt atë ditë.”, (“Titistët”,1983, f.576-577). “Ajo ndërprerje, ai rrip kohe midis së hënës dhe të martës, - sikundër shkruan Kadare te “Pasardhësi” (f.54-55),- hulli e errët që Pasardhësi nuk e kishte kapërcyer dot, e kishte rrëzuar në humnerë. Të gjithë kishin qenë të pranishëm në faljen e tij, veç atij vetë.”

Atëherë, si na doli M. Shehu poliagjent e tradhëtar 5 (pesë) orë pas asaj mbledhjeje, kur ai u (vet)vra, në ora 02.00, datë 18 dhjetor?! Vetëm në këto 5 (pesë) orë të asaj nate u zbulua gjithë “tradhëtia” 40 vjeçare e kësaj “çerdheje gjarpërinjsh”?!, sikundër u tha të nesërmen. Ja që kemi të drejtën të themi se ky komplot kundër M. Shehut erdhi jo aq prej preteksteve që u morën si shkak, sesa prej qëllimit të tyre antikombëtar, mllefit dhe urrejtjes që kishin shumica e antarëve të Byros Politike prej atij personaliteti autoritar dhe kompleksit të inferioritetit që ata ndjenin e që u ishte shndërruar në urrejtje. Këtë e dëshmuan edhe poshtërimet e mizoritë që iu bënë M.Shehut gjatë procesionit të varrimit, më pas kufomës së tij, veprës së tij dhe gjithë familjes. Klanorët byroistë dhe lakejtë e tyre nuk e lanë me kaq hakmarrjen: përveç familjes, edhe vëllanë ia dënuan me burgim, farefisin ia dënuan me internim pa u bërë gjyq, të gjithë miqtë e tjerë i shkarkuan ose i pushuan nga punët shtetërore. Ato akte treguan se nuk paska kafshë më të egër se njeriu kur puqet tek ai forca e pushtetit me ndjenjën e urrejtjes. Po opinioni ka një forcë të madhe për t’i larguar mendimet nga koka, si të ishin njolla të sipërfaqshme, duke u marë me problemet që kanë.

Mehmet Shehu vdiq në 18 dhjetor të vitit 1981, në moshën 68 vjeçare. Disa ditë pasi u varros në Sharrë, për gjithë natë zhvarroset fshehtas dhe varri i tij u gjet pas 22 vjetësh poshtë një ure, në daljen jugore të Ndroqit. Sot eshtrat e tij janë varrosur përsëri në varrezat e Sharrës dhe nuk është riabilituar ende si figurë e shquar e luftës dhe as si burrë shteti.

Tiranë, 10.8.2018


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks