SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

AUREL DASARETI: O SHTYPËSI IM, UNË JAM SIҪ MË DO TI!

SHBA, 4 shtator 2018: Pa dashur veten nuk mund të duash të tjerët. Urrejtja për veten është plotësisht e njëjtë me egoizmin e tejskajshëm dhe të shkakton të njëjtin izolim të tmerrshëm, të njëjtin dëshpërim. Edhe milingonat bëjnë luftëra (për ta mbrojtur territorin e vet), edhe bletët kanë një Shtet, edhe kastorët grumbullojnë ushqime për konsum.

***

Vetëmohimi, tragjedia jonë. Sot mes shqiptarëve të trojeve dhe diasporës flitet shumë për vlerat. Por ka një “vlerë” për të cilën pothuajse askush nuk flet dhe pothuajse askush nuk dëshiron ta përmend: vetë-mohimin. Të mohosh veten, t`i thuash jo vetvetes, Kombit tënd, Tokës tënde, Atdheut tënd - a është kjo vlerë që ne nuk duhet ta humbasim? Prej kësaj ne kemi fjalën vetë-mohim, një vlerë që ka kapërcyer vijën e kuqe. Armiqtë e brendshëm, llomotitin bukur për mohimin dhe nënshtrimin, duke theksuar se këto “vlera” (copëtimi “korrigjim i kufirit” të Kosovës dhe Shqipërisë dhe falja e atyre tokave, detit, ujit dhe ajrit Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë) nuk janë negative, por se ato na vënë në të vërtetë në rrugën e “paqes” fqinjësore lirisë dhe prosperitetit.



Kur ne e nënshtrojmë dhe e mohojmë vetveten, bëhemi të lirë të vlerësojmë njerëzit e tjerë. Ëndrrat dhe planet e tyre janë të rëndësishme për ne. Kemi hyrë në një formë të re dhe të “mrekullueshme” të “lirisë”, lirinë për të hequr të drejtat tona për të mirën dhe në dobi të të tjerëve, pushtuesve gjakatarë - armiqve shekullor.

Atëherë për herë të parë mund t'i duam njerëzit e tjerë (armiqtë) pa kushte. Ne nuk jemi të shqetësuar që ata të na tregojnë përkatësisht dashuri të ngjashme. Ne nuk duhet të zemërohemi dhe shqetësohemi që tjerët na trajtojnë në mënyrë të veçantë, me poshtërsi. Ne duhet të kënaqemi kur të tjerët të kenë sukses. Ne ndiejmë trishtim të vërtetë dhe përlotemi kur ata dështojnë. Kjo do të thotë se pastaj ne do të mërzitemi më pak nëse planet tona nuk shkojnë ashtu siç dëshironim, vetëm nëse planet e të tjerëve (pushtuesve) ecin mirë për ta. Ne kemi ardhur në përfundim se është shumë më mirë t`u shërbejmë fqinjëve nazistë/racistë dhe dashakeqëve tjerë sesa të arrijmë qëllimet që neve na pëlqejnë.

Vetë-mohimi, një nga vlerat dhe virtytet më të vështira të të gjitha vlerave, lidhet me të qenët i përulur, tre hapa mbrapa - dhe le të vendosin fqinjët për fatin tonë.

Sunduesi i Kosovës, Taçi, me bërllok tjerë që e rrethojnë dhe bashkëpunojnë, i detyron shqiptarët ta mohojnë vetveten dhe vendlindjen, duke marrë kudo me vete kryqin e tij sllavo-ortodoks të dhuruar nga Sllobodan Milosheviqi.

(Të sqarohemi, pasi nuk jam korrekt politikisht, i quaj bërllok, pisa, kopilë, fëlliqësira etj vetëm ata që e meritojnë titullin. Është naivitet të quhen “zotëri” tradhtarët që shkelin mbi gjakun e mbi 20.000 shqiptarëve civil të masakruar të të gjitha moshave dhe po aq femrave të dhunuara seksualisht nga çetnikët, vetëm në gjenocidin e fundit 1998-99. Ok?).

Nëse e ndjekim presidentin Taçi dhe gjithë ata bërllok tjerë shqipfolës: politikë-bërës, pseudo-intelektualë, pseudo-gazetarë, pseudo priftërinj ortodoks dhe hoxhallarë, vetë-mohues të kombit shqiptar, shohim se fitoret më të mëdha të mbretërisë së këtyre tradhtarëve kanë të bëjnë me i thënë: JO vullnetit të popullit dhe Vendit të tyre që i lindi, por i thonë PO vullnetit të fqinjëve pushtues kasap gjakatarë.

***

Duhet të dallojmë qeverinë nga shteti (vendi). Qeveritarët dhe zyrtarët janë vetëm udhëtarët e rastit të historisë, do të vdesin një ditë, kurse shteti (Shqipëria natyrale) do të jetojë në përjetësi. Asnjëherë mos i lavdëroni politikë-bërësit, sepse edhe nëse ata rastësisht kanë kryer ndonjë punë të suksesshme për shoqërinë, janë të paguar për shërbimin, jo falas. Të tillët i forcojnë pozicionet në qeverisje, vjedhin sa mundin dhe në fund presin t`i varrosin si “heronj”. Ndërkaq popullata është varfëruar deri në trishtim, prandaj bie hovshëm edhe nataliteti. Nevojtarët lypin lëmosh rrugëve; për varfanjakun qeveritari, politikani dhe zyrtari më i mirë është ai që i jep një copë bukë. Prandaj edhe manipulohen në votime.

***

Politikanët e juaj para se me i hy këtij profesioni të lezetshëm nuk posedonin asnjë pasuri, ama brenda disa muajve pasi i hynë “politikës” zotërojnë pasuri astronomike. Kasollet përdhese, të bëra me thupra të thurura ose me qerpiçë dhe të mbuluara me kashtë, i zëvendësuan me pallate shumë të shtrenjta. Leckat i zëvendësuan me tesha të modës, biçikletat e prishura me automobil modern, diplomat e shkollës fëmijërore 4 vjeçare i zëvendësuan me diploma universitetesh dhe akademikësh të blera në rrugë për disa lek.

Pasuritë e tyre janë joligjore, të fituara nga keqpërdorimi i detyrës, ryshfeti, korrupsioni, krimi i organizuar. Duhet të konfiskohen. Mirëpo askush nuk mund t`i dënoj sepse nuk funksionon Ligji. Mbrohen me imunitetin e “politikanit”, dhe ata shfrytëzojnë rastin deri sa kanë poste të larta, të marrin ryshfet si kundërvlerë gjatë shitjes së pronave shoqërore tek persona ose sipërmarrje të ndryshme etj. Kanë punësuar të vetët kudo. Dhe, si të pamoralshëm e kriminel, nuk janë budallenj të largohen vullnetarisht nga “vendet e punës”. Largimi do të ishte fundi definitiv i tyre, prandaj 30 vjet me radhë, që të fitojnë në kohë, u premtojnë fusha e male vetëm që t`i leni rehat të vazhdojnë aktivitetin “patriotik”.

***

Krahas qartësisë së qëllimit, në letrat e intelektualëve të mirëfilltë dhe atdhetarëve, të cilët në damarët e tyre kanë gjak shqiptari, le të ndihet edhe një nëntekst i fuqishëm polemik kundër keqdashësve të Vendit dhe Kombit. Le të shprehet temperamenti i shkruesit, zemra e zjarrtë e patriotit.

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks