SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

GJOKË DABAJ: NE SHQIPTARËT, NË MOS PAÇIM RRUGË TJETËR, MUND T’I KTHEHEMI AVNI RUSTEMIT

Durrës, 7 shtator 2018: Këtu, në Republikën e Shqipërisë, antishqiptarët, duke vënë në shërbim tradhtarët mendjecekët, na e shkatërruan krejt ushtrinë. Nuk kemi më as topa, as tanke, as raketa, as avionë, as flotë lufte. Madje nuk kemi as këmbësori, sepse na e mashtruan rininë, na i hodhën trutë gomarit, duke ia paraqitur të panevojshme përgatitjen ushtarake. Puna ka arritur deri atje, sa, përfaqësues të lartë të NATO-s na “mburrin” dhe na quajnë “aleatë” me 15 a 20 “paqëruajtës” që po i çojmë në Afganistan a diku tjetër. Pika “paqëruajtjes” sonë! Kujt ia merrte mendja se do të shuhej kështu ushtria shqiptare, e cila realisht ishte paqëruajtëse për gati gjysmë shekulli?!

Në gjendjen që jemi katandisur, Kombi Shqiptar sot nuk ka asnjë forcë mbrojtëse ushtarake. Edhe ajo pak Ushtri Çlirimtare që u krijua në hapësirat jashtë Republikës së Shqipërisë, në vitet 1990 e deri në fillim të shekullit XXI, u sabotua dhe u poshtërua me çarmatosje publike nëpër sheshe qytetesh. Turp më të madh nuk ka! Ne nuk kishim sulmuar askënd jashtë territorit të tokavet tona. Të tjerët na kishin sulmuar, poshtëruar, masakruar, përdhunuar, plaçkitur dhe dëbuar, por nuk u çarmatosën! Nuk i çarmatosi askush! Ne na çarmatosën!

Tani kemi arritur në një të atillë shkallë që kushdo mund të tallet me ne. Tallja dhe cinizmi më për turp e për faqe të zezë është se, në krye të dy shtetevet tanë, po edhe në pjesët tona jashtë këtyre dy shteteve, po vihen gjithfarë kukullash që çdo gjë mund të jenë, përveçse atdhetarë. Atdhetarët nuk i lejojnë të huajtë të vihen në krye të shetevet tanë!



Tradicionalisht populli ynë pushtetarë të tillë i ka quajtur të shitur. Kuptimi i mirëfilltë i kësaj shprehjeje është ky: Ata veten e kanë shitur thjeshtë në këmbim të ndonjë ofiqi, ndërsa pasurinë ata s’e marrin nga padronët e vet, se ai s’u jep asgjë, por e rrjepin te populli i vet, ndërsa interesat e Kombit tonë i kanë F A L U R, jo shitur!

Deri kur do të durojë kështu pjesa e vetëdijshme, pjesa e patrullosur e Kombit Shqiptar?!

Historia na tregon që Kombi Shqiptar ka qenë në gjendje edhe më të vështira dhe ia ka dalë të mbijetojë. Ia ka dalë të mbijetojë, qoftë me veprime grupesh të armatosur e me kryengritje, qoftë edhe me heroizma individësh. Ia ka dalë të mbijetojë dhe të riçlirohet, me organizime dhe me formacione mirëfilli çlirimtarë e në vazhdim shtetforcues!

Mua tani po më vijnë ndërmend vetëm disa nga heronjtë tanë më të lavdishëm dhe heroinat tona më të lavdishme.

Ka qenë një vajzë, një trimëreshë malesh, që quhet NORA E KËLMENDIT. Ajo gjeti mënyrën më të paparashikushme, por njëkohësisht të bukur e të lavdishme, për t’i dalë zot vendit dhe popullit të vet: I shkoi në shtrat pashait turk dhe e vrau! Nuk i shkoi vetë shtrat, por e kërkoi pashai, ajo bëri sikur e pranoi dhe i mori jetën dhunuesit të vet, duke u flijuar edhe vetë. Dritë do të bëjë ndër shekuj heroizmi i asaj vajze!

Një RAMADAN ZASKOCI, trim i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vrau me atentat, në vitin 1878, telegrafistin e Ali Pashë Maxharit. E vrau, që Ali Pashë Maxhari të mos mund të lidhej me qeverinë e vet. Dhe s’i pushoi pushka Ramadan Zaskocit, deri sa ra heroikisht në luftë me sërbët, ardhur në vendin tonë për të na pushtuar!

Një AZEM GALICË, heroi i pamposhtshëm dhe i pavdekshëm i Drenicës, kur e pa të nevojshme, të arsyeshme dhe të domosdoshme, hyri mu në Mitrovicë dhe e vrau naçallnikun sërb. E pse të mos e vriste?! Ç’kërkonte sërbi në Mitrovicë?! Pse nuk shkonte sërbi në Sërbinë e tij, por vinte në Shqipëri për të na shitur trimëri?!

Një ÇERÇIZ TOPULL, bir i lavdishëm i Topullarëvet të Gjirokastrës, e vrau mu në qendër të qytetit komandantin turk të xhandarmerisë. Ç’kërkonte ushtaraku turk në Gjirokastër?! A nuk e kish hak kokrrën e plumbit?!

Të njëjtën trimëri bëri edhe trimi ZAHO KOKA nga Himara. Njëfarë tenente Moreti kish ardhur nga Italia dhe bënte të fortin nëpër Himarë. Zaho Koka ia dha plumbin!

Një VASIL SHANTO, atentator, organizues dhe komandant atentatorësh, ishte dhe mbeti një ndër heronjtë e shquar të Kombit tonë. Atij i këndonte arma në dorë, jo vetëm kur sulmonte, por edhe kur mbrohej, si atëherë kur u rrethua në Grilë të Shkodrës. U rrethua dhe u vra nga kuislingët, shërbyes të pushtuesvet gjermanë, por të gjitha gjasat janë se e kishin spiunuar “komunistët” jugosllavë, mbasi s’kish pranuar të bënte lojën e tyre.

KAJO KARAFILI, një tjetër djalë nga ata që u këndonte arma në dorë për larinë e Shqipërisë! I zinte tmerri kuislingët dhe pushtuesit, edhe natën kur binin për të fjetur!

MYSLYM KETA s’ish më i madh se 17 vjeç kur u bë, jo veç atentator, por edhe planifikues dhe drejtues atentatesh nga më të rrëzikshmin për armikun.

VOJO KUSHI, djalë fare i ri edhe ai, por komandant njësitesh dhe drejtues sypatrembur atentatesh mu në Tiranë. Dha jetën për larinë e Atdheut në mosën 24-vjeçare!

Midis të këtillë heronjve që e bëjnë vdekjen si me le, kur është puna për të mbrojtur Kombin e Atdheun, ndodhet edhe një THANAS MËRTIRI, trimi që vrau gazetarin fashist Gjergj Jubani. Ç’i duhej Gjergj Jubanit që kruhej në shërbim të zaptuesit?! Ia kish qejfi paranë dhe krekosjen!

Një HAJRULLAH KASTRATI ishte komandant i një grupi atentatorësh, nën komandën e të cilit vritej majori fashist Ndrecë Prenga dhe, një nga një, një sot e një nesër, një duzinë tradhtarësh të tjerë.

JAHO SALIH MANI vret në Tropojë Selahudin Çabejn, nënprefektin kuisling të Tropojës.

Nuk po ndalemi më gjatë te emrat jo të pakët të bijvet e bijavet të këtij Kombi, që rrethanat dhe atdhedashuria i kanë detyruar të flijohen në mbrojtje të vendit e të Kombit të vet për liri e për drejtësi. Vetëm në një krahinë fare të vogël, si ajo e Shestanit, buzë Liqenit të Shkodrës, mund të numërojmë disa: BOZHO NIKPALAJN, nga Pecanjt e Shestanit, që vrau majorin jugosllav Meqikukiq në mes të Tivarit, LUC TUSHËN NILAJ, që vrau narednikun, zullumqarin malazias, ardhur në katundin Ljare për ta bërë zap atë popull, SALI THTJANIN e disa të tjerë nga Kranja e Poshtme. Të gjithë ishin trima që s’e duronin dot zaptuesin mbi krye.

Por kurorën e kryeheroizmit shqiptar, për kohët kur Kombi gjendet ngushtë e s’ka rrugë tjetër, e mban pa dyshim AVNI RUSTEMI. Ai e vrau njerin prej tradhtarëvet të Kombit Shqiptar mu në njërin prej kryeqytetevet të Evropës dhe dëshmoi ashtu se me Kombin Shqiptar nuk mund të bëhen lojëra si t’i dojë qejfi njërit apo tjetrit shtet, cilido që të jetë ai, i fuqishëm apo më pak i fuqishëm.

Kombi shqiptar ka tradhtarë pa mbarim, por ka edhe të atillë bij e bija që dinë t’i dalin zot vatanit.

Në qoftë se bota, duke i përdorur si mashë tradhtarët e këtij vendi, arriti të na i asgjësojë ushtritë tona të rregullta, që ishin në gjithë aspektet faktor paqeje në këto hapësira, ajo duhet ta dijë që shpirtin liridashës të këtij Kombi nuk do të mund ta asgjësojë kurrë. Jo vetëm bota, por veçanërisht secili tradhtar i këtij Kombi, duhet ta dijë që, për tradhtinë e tij, për çfarëdo tradhtie, ndëshkimi me jetë i rri mbas veshit.

Në këtë kaos që na e ka krijuar në këta vite, kthimi në kapitalizëm, shumë shqiptarë, të çoroditur keqas, po vrasin njëri-tjetrin. Armiqtë e Kombit tonë ashtu duan: Të vritemi sa më shumë njëri me tjetrin! Por shqiptarët, më në fund, do të dinë t’i ndalin vëllavrasjet e kushërivrasjet, do të dinë t’i ndalin lemeri të tilla, siç ndodhi këto ditë në rrethinë të Selenicës me Demir Zykjen e mjerë! Do të dinë t’i ndalin dhe grykat e armëvet do t’i kthejnë andej nga duhen kthyer!

Në këta kushte që na janë imponuar, shqiptarët do të vënë në zbatim njërin nga parimet e vet të lashtë, larinë nuk na e fal askush, larinë duhet ta fitojmë, me largpamësi, me zgjuarësi dhe me trimëri, dhe atëherë tradhtarët s’do të gjejnë vrimë ku të futen. Që nga presidentët e kryeministrat (kur të vërtetohen si të tillë) e deri te parlamentarët (për të mos guxuar të votojnë ligje kundër Kombit)! Atentatorët, të frymëzuar nga shembulli i atyre që sapo i përmendëm me emra, nuk do t’i paralajmërojnë tradhtarët, as nuk do t’i kërcënojnë ata personalisht. Secili i di vetë fajet që ka bërë dhe të tillët, o do të heqin dorë nga puna tradhtare, o s’do të gjejnë dot vrimë ku të futen. Paralajmërimet atyre ua jep populli në tubimet dhe protestat në rrugët e sheshet e qytetevet.

Shqiptarët nuk do të vrasin kurrë gra e fëmijë. Përkundrazi, ne jemi i tillë popull që u ofrojmë mbrojtje edhe fëmijëvet të hasmit, kur ata gjenden në rrëzik. Shqiptarët nuk do të përdorin kurrë armë eksplozive të pakontrollueshme në vendet publikë dhe nuk do të kenë asnjëherë synim për të vrarë banorë civilë. Luftëtarët e lirisë nuk janë kriminelë! As metodën e kamikazëvet nuk do ta përdorin shqiptarët. Parimi ynë është e do të jetë: ta ndëshkojmë fajtorin, ndërsa vetë të shpëtojmë pa u dëmtuar. Për të shpëtuar jetën e një atentatori dhe për ta nxjerrë atë nga rrethimi, do të rrëzikohen shumë jetë shokësh, se jeta e një trimi është thesar i Kombit. Përjashtim mund të bëjnë vetëm rastet si ai i Norë Këlmendit e ndonjë tjetër, siç është për shembull rasti i vitit 1389 në Fushë-Kosovë.

Të huajtë që flasin e veprojnë në dëm të Shqipërisë e në dëm të shqiptarëvet, nuk do t’i kërkojmë për t’i ndëshkuar në vendet e tyre. Por, kur të shkelin në token tone, qoftë edhe në maskën e vizitavet formalisht të lejuara, ata duhet ta dine se edhe mund t’u shpohet koka dhe të kthehen në arkivol në vendet e tyre.

Gjithsesi, shqiptarët nuk do të pranojnë të luhet pafundësisht me fatet e tyre, qoftë edhe duke vepruar nën shembullin e AVNI RUSTEMIT. Heronjtë që japin jetën për Kombin e për Atdheun, janë të pavdekshëm! Kombet që lindin e rritin të tillë heronj, janë të pavdekshëm!

Gjokë Dabaj, Durrës 13 gusht 2018



 


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks