SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

SHERADIN BERISHA: THEMELET E "ZAJEDNICËS" SERBE NË KOSOVË U HODHËN NË VITIN 1999!!!

Pashtriku.org, 9 shtator 2018: Më 26 gusht 2015 në rrjetin facebook kam shkruar: "Themelet e "Asociacionit të Komunave etnike Serbe" (Zajednicës) janë vënë në fillim të qershorit 1999, pas disa takimeve të treshes: Marti Ahtisaari - Talbot - Cernomerdin me Sllobodan Millosheviqin, për ndalimin e bombardimeve të NATO-s dhe pranimin e kushteve të "Grupit te Kontaktit" për Kosovën.

Ky plan nisi të realizohet menjëherë pas përfundimit të luftës me krijimin e enklavave serbe brenda në Kosovë dhe veprimit të pavarur të tri komunave veriore serbe: Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, bashkë me Mitrovicën e veriut të ndarë në lumin Ibër, nga KFOR-i francezë, rojat serbe të urës, pushteti qendror i UNMIK'ut dhe institucionet vendore të ngritur në bazë të Rezolutës 1244 për Kosovën!

Kjo situatë ka vijëzuar substratin e ndarjes së Kosovës në dy etnitete, dhe ato janë formalizuar me PAKON E AHTISAARIT, gjatë bisedimeve të Vjenës (2006 - 2007), ndërsa dje (më 25 gusht 2015) me marrëveshjen e Brukselit të nënshkruar nga Isa Mustafa, Aleksander Vuciqi dhe Mogherini, u legalizua Autonomia territoriale e etnitetit serb, e quajtur "Zajednicë", ajo zajednicë e cila u formësua me marrëveshjen e 19 prillit 2013, të nënshkruar nga Hashim Thaci, Ivica Daciqi dhe Ashton!!!"

***

Rikujtesë:

Në shkurt 2007, derisa po vazhdonin bisedimet në Vjenë, kam shkruar një analizë për këtë temë, të cilën mund ta lexoni në vazhdim:

Grupi i papërgjegjshëm negociator i Kosovës!

OFERTA „HISTORIKE“ E GRUPIT TË UNITETIT - PËR FORMIMIN E KOMUNAVE TË REJA ETNIKE SERBE!

Shkruan: Sheradin BERISHA

- Botuar më 25. 02. 2007 -

Plani i Serbisë për ndarjen e Kosovës në dy etnitete (shqiptare dhe atë serbe) nuk është risi. Ky plan i projektuar nga akademiku shovinist Dobrica Qosiç, ndonëse gjatë periudhave të caktuara është përdorur si planë rezervë për realizimin e synimeve serbe, po të lexosh me vëmendje pakon e Ahtisaarit do të spikasësh me lehtësi shumë elemente të kamufluara apo thënë më qartë të modifikuara, të cilat reflektojnë qartë këtë ndarje. Dihet mirëfilli se substrati i ndarjes së Kosovës ngjashëm me Bosnjen, është hedhur përmes krijimit të enklavave serbe, dhe shkëputjes së plotë të pjesës veriore të Kosovës (Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit) duke përfshirë këtu edhe Mitrovicën verore deri në urë të lumit Ibër, nga tërësia e ushtrimit të pushtetit prej institucioneve ( të 1244-shit + anglisht ) të Kosovës.

Dhe, kjo ndarje e vijëzuar tashmë në pakon e Ahtisaarit, po legalizohet edhe me miratimin dhe zemërgjerësinë e Grupit negociatorë gjegjësisht Grupit të Unitetit, si rezultat i bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që u zhvilluan gjatë vitit 2006 e që po vazhdojnë edhe këtë vit, (nga 21 shkurti 2007) si raund "konsultimesh" ne mes të dyja palëve në Vjenë…

(…)

Më gjerësisht lexoni këtu: http://pashtriku.beepworld.de/akishatharta.htm



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks