SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

AUREL DASARETI: TĂ‹ VRITET TRADHTIA!

SHBA, 12 shtator 2018: Në këtë moment kritik që i kanoset Kosovës, ne duhet të jemi një tërësi e pandashme, pavarësisht nga afinitetet tona politike, interesat tona individuale, ndarjet ideologjike. Ne kemi një detyrë historike gjithëkombëtare. Ta mbrojmë nga copëtimi atë pjesë të amputuar të Shqipërisë, pikërisht nga tradhtarët/kolaboracionistët brenda dhe jashtë murit të arbrit, që nuk janë burrështetas por pela (femra) të kuajve serbo-rus dhe greko-turk.

***

Unë kurrë nuk kam shkruar asgjë për t`ju mashtruar juve. Çfarë kam shkruar në mediumet shqiptare prej vitit 2001, e kam shkruar me zemrën time, jo me tastierë. Çdo fjalë që kam shkruar erdhi nga një ndërgjegje e zjarrtë, një kokë e zhytur në mendime dhe një gjykim i zemrës.

Ju jeni vëllezërit dhe motrat e mia, të gjithë së bashku. Edhe ata të cilëve nuk u pëlqejë sepse për fat të keq janë trushpëlarë, nuk janë armiqtë e mi. Armiqtë e mi të vërtetë janë ata që morën kontrollin e Shqipërisë, Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare dhe për 30 vjet i konsideruan dhe trajtuan ato si pronën e tyre personale, si me ua pjellë mamaja. Ata plaçkitën dhe shiten tek armiku çdo centimetër katror, duke pretenduar se i shërbenin shoqërisë. Të njëjtët njerëz që duhet të kishin punuar për Vendin, e tradhtuan dhe shkatërruan atë, janë arsyeja kryesore për tragjedinë e radhës.



***

Çka është ajo që tek shqiptari përcakton të madhen, të voglën, të rëndësishmen e të parëndësishmen? Psikiatrit e quajnë psikopat atë njeri që reagon vrullshëm e dhunshëm ndaj shqetësimeve dhe mosmarrëveshjeve të parëndësishme, fyerjeve të papërfillshme të personalitetit, “dëmtimet” që pula e fqinjit i bën në kopshtin e tij; ndërkohë që ky person, ndoshta duron dhimbje e tronditje psikike që për shumicën janë vuajtje e madhe. Dhe quhet normal e i shëndetshëm ai që lejon ta fyejnë pa e kuptuar as vetë, ai që në shtëpinë e vet duron edhe muzikën më të çjerrë të armiqve shekullor, ai që nuk mërzitet aspak kur të huajt apo tradhtarët ia falsifikojnë/përvetësojnë historinë dhe ia shajnë rëndë etninë, ai që nuk ngre krye dhe nuk kundërvepron aspak kur tradhtarët/gomarët ia copëtojnë atdheun, por gërvisht tavolinën e çajtores dhe shpërthen kur i qëllon të humbas diçka në një lojë letrash apo domino.

***

“Presidenti” i Kosovës Hashim Thaçi nuk është gjarpër, por gjakpirës kokëkrisur dhe i pangopur, djalë çakalloz në tufën e çakejve, që zakonisht ushqehen me ngordhësira. Ai “burrështetas” i pa-mandat për të udhëhequr vendin, është një mizë mjaft e zakonshme, me madhësi të mesme. Krijesa e vetme në rruzullin tokësor, që lutën të huajt për ta copëtuar dhe shpërbërë atdheun e vet, të cilin e ka për detyrë për ta mbrojtur. Tradhtar me zhvillim mendor shumë të mangët që nga lindja.

Deputetë të Kuvendit të Kosovës!

Mos harroni se ju keni harruar gjithçka! Tregohuni me kundërveprime se nuk jeni të gjithë shakaxhinj siç ju trajton “presidenti”..., ndalojeni çmendurakun të copëton vendin. Shkarkojeni atë në Kuvend apo bashkojuni protestave masive që organizohen nga atdhetarët e vërtetë. Mbrojtja e Atdheut është detyrë e shenjtë, veçanërisht për të gjithë ju që edhe paguheni për atë çështje. Atdheu para përkatësisë partiake, para interesave personale-klanore, para inateve dhe xhelozisë së sëmurë karrieriste.

***

Pushteti nuk duhet të ketë në dorë dhe t`i jep urdhra politike prokurorisë, e cila duhet të bënë hetime të paanshme.

Uniteti dhe bashkëveprimet tona jetike duhet të realizohen nëse duam të mbijetojmë si popull dhe vend. Nëse kjo nuk ndodh tani menjëherë, kur Kosovës i nevojitet ndihmë akute, nuk do të kemi më një shans (mundësi) të tillë, sepse shumë shpejtë qenia jonë biologjike do të zhduket përfundimisht.

Fundi i këtyre kafshëve prostituta është afër, por gjendja e atdheut nuk ndryshon nëse lufta jonë shkruhet vetëm në letra. E gjithë logjika, arsyeja dhe konsideratat kombëtare/etike nënkuptojnë se ne duhet të dalim në rrugë tani, pasi siç duket, Kuvendi nuk funksionon dhe shteti i Kosovës shkon nga e keqja në më keq. Dilni në rrugë ku duhet të thoni: Kriminelë, mjaftë më! Mjaft! Mjaft!

Politika është një tregti dhe qëllimi është që Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera nën okupim, të dalin nga kriza dhe humnera në të cilën e kanë hedhur kriminelët, vrasësit, haraç-kërkuesit, hajdutët, trafikantët e drogës dhe qenieve njerëzore, pederastët, pedofilët, analfabetët, servilët, mafiozët, çmendarakët, tradhtarët.

Ne duhet të jemi në gjendje të bëjmë një marrëveshje të madhe për kombin tonë, Shqipërinë, dhe kjo nuk duhet të mungojë, sidomos jo për shkak të inateve.

Kur kombet luftojnë, para së gjithash ata luftojnë për territore. Interesi i tyre jetësor ka qenë gjithmonë për të kontrolluar zonat që ata konsiderojnë të jenë të tyre, dmth për të forcuar (konsoliduar) unitetin e pjesëve të ndryshme të trupit të tyre kombëtar.

***

Kosova ka shumë intelektualë dhe atdhetarë të mirëfilltë, por mjerisht, nuk janë ata që udhëheqin shtetin, por një kriminel analfabet i cili bashkë me kriminelë tjerë, i kontrollon edhe shumicën e mediumeve që mashtrojnë dhe manipulojnë opinionin. Dhe, kriminelët e dinë se nëse shkarkohen nga karriget, në rastin më të mirë, do të kthehen sërish tek profesioni i tyre i vërtetë në katundin e vet: samarxhinj apo çoban dhensh (dhish, lopësh), pse jo edhe derrash.

Atdhetarët e vërtetë, secili me mundësitë e veta, duhet të veprojnë bashkarish, mos lejojnë shakaxhiun të shesh Vendin, nuk ia ka pjellë nëna.

Kushdo që mendon të bënë tregti me Vendin, do të jetë një tradhtar kombëtar, dhe do të dënohet sipas ligjeve të luftës, assesi nuk do t`i shpëtoje asaj që e meriton.


***

Kosova, vendi që ngadalshëm shkon në shpërbërje!

Shqiptarët brenda dhe jashtë kufirit të imponuar nga të huajt dashakeq, lëngojnë nga vazhdimësia e verbërisë. Shqiptarët, historikisht, kanë një prirje të grinden midis tyre, janë në një pozitë të vazhdueshme "ndërmjet dy zjarreve". Karakterizohemi nga Mospajtimi i brendshëm, prandaj, që të mbijetojmë si Komb dhe Vend, doemos të kemi Unitetin e jashtëm. Duhet të jemi gati të qëndrojmë në këmbë kundër të gjitha sulmeve, nga brenda dhe nga jashtë, edhe nëse ato vijnë papritur.

***

Kompromis pas kompromisi dhe shitje pas shitjeje, Kosova tkurret. Kosova sundohet, plaçkitet dhe vazhdimisht copëtohet nga një grup i vogël kastravecësh, kriminelë të paprekshëm, që mbrojnë interesat e ngushta vetjake e jo të Vendit dhe Kombit.

Zgjohuni menjëherë nga toleranca ekstreme, indiferenca dhe apatia, ta shpëtojmë Kosovën nga fëlliqësirat e paligjshëm që janë të gatshëm për çdo poshtërsi dhe Tradhti të Lartë ndaj Vendit. Ne nuk duhet të mbetemi idiotët e dobishëm të mafiozëve, hipokritëve dhe psikopatëve.

Idiot i dobishëm, në njëjës ose në shumës, është një shprehje e përdorur në zhargonin politik për të treguar dikë i cili manipulohet nga një lëvizje politike ose grup tjetër i pushtetit, pa e kuptuar fare, për të kryer punën e tyre në dëm të vetvetes.

Aristoteli: "Toleranca dhe apatia janë virtytet e fundit të një shoqërie që po vdes"!

***

Të paprekshmit e Kosovës, shtetit vasal të Serbisë dhe Turqisë, pas vitit 1999 janë tragjedia dhe rreziku më i madh për vendin dhe gjithë shqiptarinë. Një vend sovran nuk mund të lejojë që territori i tij të jetë zonë e lirë për agjentët e huaj dhe të vendit që vrasin qytetarët dhe shkatërrojnë vendin.

***

Sa më i madh të jetë komiku, aq më e frikshme dhe e mjerueshme është shprehja e budallallëkut që ai jep në formë komike dhe aq më shumë është e nevojshme të qeshim! Gjuha mund të përdoret për të gudulis gënjeshtrat si logjikë, si shkarravina “autobiografike” e djalit të neveritshëm, presidentit të paligjshëm të Kosovës: “Shteti i ri – burrështetas modern”.

Ky bërllok modern, (doja të them “burrështetas modern”), mbeti i ngatërruar keq në pazaret e shitjes së Kosovës. Është dashur kaherë të hiqet për veshi zvarrë në rrugë, bashkë me ata bërllok tjerë që e shkatërruan krejt dhe e bënë copë-copë atë pjesë të amputuar të Shqipërisë londineze. Këta cofëtina “politike” duhet të dënohen shumë rëndë për *Tradhti të Lartë*.

Kosova nuk udhëhiqet por sundohet nga bërllok të paaftë dhe bythë-shitës, servil të armiqve kolonizatorë. Ata kanë krijuar një krizë pas tjetrës: kriza ekonomike, kriza e sigurisë, kriza e sovranitetit, kriza e braktisjes së vendit nga rinia etj. E vetmja gjë e arsyeshme është zëvendësimi i atyre që kanë krijuar kriza, por që nuk janë në gjendje t'i zgjidhin ato.

Kosovës i mungojnë jo vetëm udhëheqësit në administratën e përditshme, por edhe më shumë autoritete që ndjehen përgjegjës për vendin (shtetin) ku ata paguhen për të kontrolluar dhe ruajtur. Kjo do të thotë se politikanët duhet të jenë përgjegjës për atë që bëjnë me vendin.

Padituria politike dhe e drejta për pushtet politik: Qytetarët me njohuri më të mira nuk kanë të drejtë të veçantë për të qeverisur. Por qytetarë pa njohuri rreth politikës dhe pasojat e zgjedhjeve të tyre politike assesi nuk duhet të qeverisin.

Ne si të rritur kemi të drejtën ligjore për të votuar, kjo nuk do të thotë se ka arsye të mira që të gjithë të kenë një të drejtë morale për të votuar dhe në këtë mënyrë të kontrollojnë (qeverisin, të vendosin për) jetën e njerëzve të tjerë. Nëse nuk jemi të interesuar ose të gatshëm të fitojmë njohuri për pasojat e zgjedhjeve tona, atëherë duhet të heqim dorë nga votimi. Pra, të merremi vesh, ne kemi të drejtë të vendosim për veten dhe jetën tonë, pa marrë parasysh se sa budallallëk, larg realitetit ose irracionale mund të jenë zgjedhjet tona, por me kusht që të mos shkelim të drejtat themelore qytetare apo politike të të tjerëve.

Legjitimiteti demokratik: Një regjim politik është legjitim nëse ka të drejtën morale për të hartuar ligje që mund të zbatohen përmes shtrëngimit (forcës). Një demokraci përfaqësuese është një qeveri e popullit ku pushteti politik i takon qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.

Si qytetarë të një shteti demokratik, njerëzit duhet ta gjejnë veten në mënyrë që të zbatojnë vendimet e shumicës (janë të detyruar). Është pjesë e rregullave të lojës në një demokraci.

Sidoqoftë, është e arsyeshme të pritet që ata që duhet të marrin vendime politike që mund të na imponohen të gjithë neve, janë mjaft mirë të informuar (të kenë dituri, kualifikim përkatës) dhe përgjegjës.

Megjithatë, nuk ka asnjë arsye që ne të udhëhiqemi (sundohemi) nga njerëz injorantë gjysmë-analfabetë dhe të papërgjegjshëm që nuk kanë njohuri për politikën dhe pasojat e zgjedhjeve të tyre politike.

Votuesit e pavetëdijshëm dhe të papërgjegjshëm nuk kanë të drejtën morale për të votuar dhe ata duhet të qëndrojnë në shtëpi në zgjedhje, me respekt për të tjerët.

Një rezultat i zgjedhjeve ku votuesit e pavetëdijshëm janë vendimtarë për rezultatin, siguron që bazat normative për respektimin e rezultatit të jenë të pavlefshme. Kjo do të largojë, në vend që të forcojë, legjitimitetin e një demokracie.

***

Qeveritarët shqipfolës të trojeve janë joligjor, veçanërisht ata të Kosovës, për të cilët me shumicë kanë votuar njerëzit e pavetëdijshëm dhe të papërgjegjshëm. Prandaj pazaret e tradhtarëve të pa-mandatë me gjakatarët serbo-çetnik për copëtimin e mëtejshëm të Kosovës, të kamufluara si “korrigjim kufijsh” etj janë të pavlefshme.

Askush nuk mund të kthehet prapa dhe të krijojë një fillim të ri, por të gjithë mund të fillojnë sot dhe të bëjnë një fund të ri.

***

Unë kam emocione patriotike për vendin ku linda (Australinë) dhe ku jetojë (Amerikën), pa harruar rrënjët e mia dhe atdheun e gjyshërve të mi, Shqipërinë (gjithë trojet shqiptare), për të cilën gjithashtu kam emocione të zjarrta patriotike. Prandaj edhe angazhimi im vullnetar pa konflikt interesi prej 2001-shit, duke dhënë kontributin tim modest për çështjen e trojeve dhe kombit.

Detyra ime nuk është t`u jap të tjerëve atë që është objektivisht më e mira, por atë që është imja me sa më pastërti e sinqeritet që të mundem.

Mediat e pavarura atdhetare i publikojnë shkrimet e mia. Për motive të errëta antishqiptare, këtë nuk e bëjnë mediat e servilëve, por botojnë edhe shkarravina prej më të sertave nga shakaxhinj të sertë. Dhe, të tillët shumë shpejtë do të demaskohen, që të injorohen dukshëm nga lexuesit. Ju nuk mund të flisni për oqeanin me një bretkosë të ulur në një pus.

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks