SHKRIMI
e premte, 21 shtator 2018

SKËNDER SADRI KAPITI: THAҪI, PRESIDENTI I KOSOVËS, KA TË DREJTË QË KËRKON BASHKIMIN E KOSOVËS LINDORE ME KOSOVËN!

Durrës, 15 shtator 2018: Kosova Lindore (Lugina e Preshevës: Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) janë troje shqiptare të Kosovës, dhe Kosova është Shqipëri. Nuk kuptohet pse kjo histeri, ky inat, egoizëm dhe kjo papërmbajtje e “ngutje” politike dhe mediatike si në Kosovë por edhe në Shqipëri kundër Presidentit Thaçi pse ai deklarohet për Bashkimin e Kosovës Lindore me Shtetin e Kosovës, gjë të cilën shqiptarët e Kosovës Lindore e kanë shprehur dhe deklaruar edhe me Referendum që në vitin 1992?!

A e dinë kundërshtarët e këtij bashkimi se shqiptarët e Luginës dhe ushtria e saj, UÇPMB-ja kanë bërë edhe luftë të armatosur për Çlirimin e saj?!

Si është e mundur që të paramendohet e jo më të shprehen politikanët , intelektualë e media shqiptare kundër këtij Bashkimi, kundër aspiratës së popullit shqiptar të Luginës së Preshevës?!

Këto ditët e fundit është bërë mediatik dhe publik deklarimi i Thaçit për Bashkimin e Luginës së Preshevës, më sakt i Kosovës Lindore me Kosovën si dhe ato se çfarë ai adresoi në adresë të Berishës. Dhe nuk është se nuk tha ndonjë gjë të paqënë, po pikërisht janë disa nga ato të cilat gazetat e guximshme dhe e pavarura, gazetarët, analistët dhe opinionistët i kanë botuar, denoncuar e pasqyruar realisht dhe me objektivitet në kohë, edhe atëhere kur Berisha ka qenë ne pushtet.

Të gjithë e dimë tashmë aktin e rëndë antikombëtar të qeverisë së ishPresidentit Berisha në vitet 1992-1997,furnizimin e ushtrisë dhe të makinerisë serbe të Millosheviçit me naftë; i dimë pengesat ,arrestimet dhe veprimtarinë antiUÇK të ishpushtetit të tij.

Të gjitha dihen ,dihet edhe ajo se PD dhe Berisha kanë qenë për autonomi të Kosovës, ashtu sikurse edhe në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Berisha nëpërmjet ishministrit të tij të Jashtëm Besnik Mustafaj deklaruan për Pavarësi të Kushtëzuar për Kosovën, pikërisht këtë që dëshironin serbët por të shprehur prej tyre si “autonomi substanciale”. Koha pra shkon ,por historia dhe kujtesa nuk harron. Dhe pra jo rastësisht e kundërshtoi Thaçin dhe e mbrojti Berishën po ky ishministër i tij, ashtu sikurse Berishën po e mbrojnë edhe isheksponentët e lartë politik të ishpushtetit të cilët drejtonin agjensitë partiake të karburanteve të cilat shkelën embargon ndërkombëtare të naftës kundër Serbisë.

Nëse Presidenti Thaçi kërkon korigjimin e kufijve me qëllim bashkangjitjen dhe bashkimin e trojeve shqiptare te Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës me Kosovën sipas vullnetit të shqiptarëve të këtyre trevave shqiptare , kjo përbën detyrë dhe akt patriotik dhe kombëtar, ndërsa e kundërta përbën pabesi dhe tradhëti ndaj tyre.

Së pari ashtu sikurse propaganda , pushteti, politika dhe shteti i Serbisë ka bërë maksimumin për ndërkombëtarizimin e komunave me shumicë popullsie serbe në Kosovë, edhe Thaçi e bën të njëjtën gjë për shqiptarët: e shtron dhe e bën çështje ndërkombëtare ekzistencën e problemit shqiptar në Luginën e Preshevës , problem i cili kërkon zgjidhje, ose si krijim të bashkësisë së komunave shqiptare atje ose bashkimin e tyre me Kosovën.

Pikërisht këtë të cilën Thaçi po e kërkon sot, këtë unë e kam shkruar në Librin tim “TRIUMFI I KOMBIT” kur Kosova shpalli Pavarësinë në vitin 2008 ku i kërkoja politikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që serbët në Kosovë nuk duhet të kenë asgjë dhe asnjë të drejtë më tepër e më shumë se sa shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe të Bujanocit, pra të Kosovës Lindore.

Pra, Lugina e Preshevës është Kosova Lindore, dhe pyesin se kush është patrioti në këtë rast,H. Thaçi,i cili kërkon Kosovën Lindore apo ata të cilët si rasti Sali Berishës (por jo vetëm i tij) i cili e kundërshton këtë ?! Kush bën papërgjegjshmërinë kombëtare këtu ai i cili kërkon bashkimin e trojeve shqiptare apo ai e ata të cilët nuk kërkojnë dhe janë kundër korigjimit të kufijve, pra ai dhe ata të cilët janë kundër të drejtës historiko-kombëtare të bashkimit të trojeve shqiptare.

Këtu duhet përshendetur qëndrimi i Thaçit si pragmatist, realist dhe i guximshëm pasi ai nuk braktis dhe nuk i harron trojet shqiptare dhe as shqiptarët e Medvegjës, Preshevës e Bujanocit të cilët luftuan për lirinë e Kosovës dhe shumë prej shqiptarëve të Preshevës edhe kanë dhënë jetën për lirinë e për pavarësinë e Kosovës. Pra Thaçi nuk është si politika dhe politikanët e Tiranës e cila gjithmonë nuk ka bërë asgjë për Çamërinë, por pa harruar edhe atë që Shqipëria kurrë nuk ka bërë seriozisht gjë dhe as nuk ka hyrë në luftë asnjëherë as me Serbinë për Kosovën, edhe pse Kosova kishte mbi 100 vite që ka qenë në luftë me Serbinë.

Politika e Tiranës nuk ka kryer asnjëherë detyrën dhe përgjegjësitë e saj si duhet ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve të shtetit shqiptar dhe jo më të jetë interesuar ndonjëherë si duhet dhe seriozisht për Kosovën dhe për problemin gjithkombëtar shqiptar, dhe prandaj nuk ka se çfarë Kosova të marrë si leksione nga Tirana, por përkundrazi, Prishtina duhet të jetë shumë e kujdesshme nga politikanët , këshilltarët , “analistët”, mediatikët, “ historianët” e “këshillat” që i merr nga Tirana sidomos nga ata që kur kanë qënë në pushtet i kanë bërë dëmë të mëdha Kosovës , sepse ata për interesa personale siç ka treguar historia nuk e kanë për asgjë që të pabesojnë, të spekulojnë dhe të veprojnë me shumë finesë e djallëzi kundër Kosovës, siç me të drejtë edhe Thaçi realisht i referohet në rastin konkret Berishës.



Madje për Kosovën Berisha ka qenë vetëm për autonomi


Nga Shqipëria, jo vetëm nga Berisha por as nga paraardhësit e tij në historinë 100 vjeçare të shtetit shqiptar, politikës sëTiranës kurrë nuk i ka interersuar problemi kombëtar, ai i shqiptarëve dhe i trojeve shqiptare jashtë Shqipërisë. Dhe as nuk pritet as tani ndonjë gjë e madhe nga Shqipëria, nga politika e saj, politikë e cila historikisht ka qenë politikë interesash të ngushta ideologjike, politike e pushteti për përfitime personale, dhe po për këto qëllime e ka përdorur edhe Kosovën dhe shqiptarët në trojet e tyre etnike jashtë shtetit të Shqipërisë.

Nëse ka popull në Europë i cili duhet të kërkojë dhe ka të drejtë për ndryshimin e kufijve , ai popull është populli shqiptar, dhe Shqipëria e Kosova, dy shtetet shqiptare të cilat edhe sot kufizohen nga të gjitha anët me troje shqiptare të grabituara padrejtësisht nga grekët, maqedonasit, serbët dhe malazezët. Pra problemi i padrejtë dhe i pazgjidhur shqiptar në Ballkan e mban Ballkanin në statusin e problemeve të pazgjidhura akoma.

Këtë e kanë deklaruar edhe diplomatë amerikanë se problemi i Ballkanit nuk është zgjidhur . Këtu ata pra kanë parasysh problemin kryesor të pazgjidhur , që është ai shqiptar, por që për ata politikane shqiptar të cilët deklarohen kundër Thaçit i cili shprehet për bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën, ata nuk e njohin por madje e injorojnë këtë fakt historiko-kombëtar gjithshqiptar i cili kërkon zgjidhje.

Dhe për problemin shqiptar të pazgjidhur në Ballklan e që është fajtore Europa e viteve 1913; dhe që problemi i Ballkanit nuk është zgjidhur akoma kjo është pra edhe pikpamje e shprehur dhe e deklaruar edhe nga politika e SHBA-ve -Aleati i madh i shqiptarëve dhe faktori kryesor i Çlirimit dhe Pavarësimit të Kosovës .

Pra, kur Thaçi shprehet për Bashkim të Luginës me Kosovën kjo përputhet së pari me te drejtën kombëtare të shqiptarëve, me vullnetin e shqiptarëve të Kosovës Lindore të shprehur edhe me Referendumin e vitit 1992, por edhe me qëndrimin amerikan se problemi i Ballkanit nuk është zgjidhur ,dhe së pari nuk është zgjidhur problemi shqiptar.

Dhe vjen si çudi e madhe pse gjithë kjo kundërshti, reagim e fantazi me paragjykime kundër Thaçit pothuajse nga e gjithë politika , opinionistët dhe nga mediat?!

Po i pyes këta intelektualë, këta farë opininistësh, këtë farë mediatikësh dhe sidomos këta politikanë ziliqarë, egoistë dhe nihilist e interesaxhinj pseudokombëtarë se a mos jeni dakord që Lugina e Preshevës të qëndrojë nën Serbi dhe të pastrohet etnikisht nga politika dhe pushteti i Serbisë siç po veprohet edhe aktualisht me presione ekonomike, varferie,papunësie, dhune policore dhe me demostrime ushtarake , ashtu siç kanë bërë grekët me Çamërinë, apo doni që Presheva, Kosova Lindore, të Bashkohet me Kosovën ?!

Lind pyetja shumë e thjeshtë dhe e qartë për t’i thënë jo vetëm Berishës por të gjithë atyre të cilët janë në të njëjtin pozicion me të, të cilët janë kundër këtij bashkimi se: cila është zgjidhja më e mirë , përfundimtare dhe më e duhura për shqiptarët e Kosovës Lindore, Bashkimi i tyre me Kosovën apo qëndrimi nën Serbi?

Po i pyes persëri këta farë politikanësh nga Shqipëria e Kosova se si ka mundësi që Thaçi pothuajse është i vetmi që kërkon Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën, i cili pra njeh dhe respekton edhe vullnetin e shqiptarëvë të Kosovës Lindore të deklaruar me Referendumin e 1-2 Marsit 1992 për Autonomi Politike dhe Territoriale me të drejtë të Bashkimit me Kosovën, dhe pse politika e Tiranës dhe ajo e Prishtinës dhe dy shtetet shqiptare nuk njohin legjitimitetin e këtij Referendumi të bashkëkombasve të tyre, por madje dalin edhe kundër Thaçit që deklarohet pro të drejtës së shqiptarëve të Kosovës Lindore për Bashkimin e tyre me Kosovën?

Ku shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës do t’i kishin të garantuara liritë, pavarësinë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare të tyre në shtetin e tyre shqiptar të Kosovës apo nën Serbi!?

Pseudoatdhetarët nuk kanë të drejtë morale e politike për të dhënë leksion e as per të bërë moral politik patriotik.

Kush nuk dëshiron që për interesa dhe për përfitime të ngushta pushteti personal dhe për motive xhelozie politike dhe egoizmi negativ bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën nuk bën gjë tjetër përveçse tradhëtinë, pasi ata nuk duan as Bashkimin Kombetar. Berisha është mjaft i diskredituar edhe në Shqipëri pasi për interesa personale pushteti ai kurrë nuk punoi për një shtet modern e ligjor në Shqipëri; ndodhi katrahura rrënimtare e Shtetit Shqiptar në vitin 1997;ai ka bërë dëme kombëtare të mëdha , si me Marrëveshjet kufitare të detit me Greqinë, dhënien e lejeve për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë , ka pranuar e lejuar ngritjen e shkollave greke edhe atje ku ka 2-3 nxënës minoritarë grekë në një kohë kur nuk ka asnjë shkollë shqipe në Greqi e madje atje shqiptarët nuk guxojnë as ta deklarojnë kombësinë shqiptare të tyre, miratimin nga ishpushteti i tij në heshtje shkuljen dhe rrënimin e sinjalistikës dhe të emërtesave në gjuhën shqipe të rrugëve dhe të fshatrave të Himarës etj.etj.

Pa harruar edhe një fakt tjetër atë se Berisha i bënte thirrje dhe madje edhe presion delegacionit kosovar në Rambuje që ata të mos e firmosnin Marrëveshjen e saj. Dhe çfarë do të thoshte kjo ? A nuk ishte një thirrje të cilën e dëshironte vetëm Serbia dhe Rusia. Nëse do ta dëgjonin Berishën Delegacioni kosovar me në krye Thaçin nuk do të ishte mundësuar dhe as justifikuar ndërhyrja e NATO-s nën drejtimin e SHBA –ve për çlirimin e Kosovës.

Pra aktualisht kundërshtimi i të drejtës së Kosovës Lindore për tu bashkuar me Kosovën , vjen po prej atij individi dhe të tjerëve si ai i cili ishte edhe kundër Marrëveshjes së Rambujesë, që janë qëndrime antiKosovë dhe njëkohësisht edhe anti SHBA. Pra ky kundërshtim edhe prej shumë politikanëve ,mediatikëve dhe opinionistëve, kundërshtim i maskuar me finesë edhe me një pseudopatriotizëm antikombëtar, hipokrit, fals dhe djallëzor, është përpjekje për destabilizim të Kosovës, është edhe një antiamerikanizëm më i fundit i politikanëve antiamerikanë , i atyre të cilët duan destabilizimin dhe dështimin e edhe të VETTING-ut në Shqipëri.

Prandaj Berisha bën mirë të heshtë, dhe po nuk heshti ai e ka kot pasi askënd më nuk bindë se ai ka bërë ndonjë të mirë kombëtare gjatë sundimit politik të tij as për Shqipërinë dhe jo më për Kosovën, përveçse të kundërtën po.

Ndryshimi mes Thaçit e Berishës është ky: Thaçi është serioz, i matur, tolerant, i drejtpërdrejtë dhe i besueshën te miqt e shqiptarëve dhe te faktori ndërkombëtar proshqiptar, e ndërsa Berisha dhe të tjerë politikanë si nga Shqipëria e Kosova sillen si demokrat hipokrit, si pseudoproamerikanë dhe si patriot fals me retorika dhe mashtrime.

Nga Skënder Sadri KAPITI Durrës, Autor i Librit “TRIUMFI I KOMBIT”

***

Ja pse e mbështes Thaçin për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën

Nga Skënder Sadri KAPITI, Durrës


Duke gjykuar mendueshëm, realisht dhe me ndjesi e përgjegjshmëri kombëtare; duke vështruar tragjedinë dhe fatkeqësitë e shqiptarëve që u kanë ardhur nga padrejtësia europiane dhe genocidi serbo-sllav i tillë sa që kur përmenden Serbia dhe serbët te shqiptarët vijnë kujtimi i vuajtjeve, terroreve, përndjekjeve,vrasjeve, dëbimeve dhe i geonicidit 150 vjeçar, dhe për të gjitha këto serbët nuk kanë kërkuar as falje.

Është detyrë kombëtare e çdo shqiptari, e çdo politikani e pushtetari shqiptar dhe sidomos e dy shteteve shqiptare që të interesohen për bashkëkombasit e vet kudo që ndodhen ata.

Në rastin konkret Thaçi me të drejtë dhe me përgjegjësinë e detyrës së Presidentit të Kosovës interesohet me përkushtim dhe me përgjegjsi duke ndjerë dhe jetuar edhe me të drejtat e mohuara njerëzore e kombëtare, me problemet dhe shqetësimet reale që kanë shqiptarët e Kosoves Lindore.

Ai deklarohet me të drejtë se zgjidhja reale ,më e drejtë dhe përfundimtare është Bashkimi i Kosovës Lindore me Kosovën.

Prandaj unë e mbështes këtë qëndrim të tij dhe jam kundër atyre të cilët realisht nuk kanë bërë asgjë dhe nuk janë në gjëndje që të bëjnë ndonjë gjë të duhur për problemin shqiptar të Luginës , përveçse e kanë të lehtë dhe duan të duken duke bërë zhurma mediatike shterpë , përçarëse,pseudoatdhetarizmi dhe papërgjegjshmërie.

Shqiptarët e Kosovës Lindore edhe sot nën Serbi janë komuniteti më i diskriminuar në Europë.

Prandaj edhe e mbështes deklarimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën dhe jam kundër atyre intelektualëve, mediatikëve dhe kundër atyre politikanëve dritëshkurtër të Kosovës të cilët për egoizëm ,xhelozi dhe për inate politike deklarohen kundër Presidentit Thaçi i cili kërkon me plotësisht të drejtë Bashkimin e Komunave shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Ndërsa politikanëve të Shqipërisë nuk është për tua vënë re kundërshtimin e tyre pasi ata gjithnjë kanë bërë politikën e njerkës me shqiptarët e Kosovës e të trojeve të tjera shqiptare jashtë Shqipërisë. Tirana as sot nuk interesohet për shqiptarët dhe për Çamërinë shqiptare dhe jo më për Kosovën Lindore. Thaçi, politika, qeveria dhe shteti i Kosovës nuk do ta lejojnë që Kosova Lindore ta pësojë fatin e pastrimit etnik si e ka pësuar Çamëria dhe më heret Toplica.

Unë gjithashtu jam deklaruar ndër të parët edhe kundër instalimit të Gjykatës Speciale në Kosovë si një ndërmarrje e padrejtë dhe diskriminuese ndërkombëtare, si një akt disproporciteti sepse nuk është vepruar kështu me serbët , me autorët e vërtetë të krimeve dhe të genocidit mbi shqiptarët e Kosovës ,por u ngrit një gjykatë për të gjykuar viktimat e krimit dhe të genocidit.

Unë në këtë shkrim nisem nga fakti se duhet bërë shumë ,dhe duhet përkushtim që të mos i braktisim bashkëkombasit tanë të Kosovës Lindore ashtu sikur është bërë deri më tani, por është momenti historik që të mund të bëjmë më të mirën e mundshme dhe të duhur për bashkëkombasit tanë atje. Këtë duhet ta shikojmë si përgjegjsi kombëtare pavarësisht se Kosova dhe Shqipëria sot ballafaqohen me shumë probleme e pasoja të pakëndshme që vijnë nga keqpolitika, keqqeverisja, nga korrupsioni dhe nga padrejtësia e drejtësisë.

Çështja kombëtare është parësore dhe duhet mbështetur çdo nismë e inisiativë që i shërben asaj, në rastin konkret zgjidhjes së problemit shqiptar të Kosovës Lindore, pa marrë parasysh se nga cili personalitet politik e shtetëror vjen ajo, dhe pa marrë parasysh edhe nga cila politikë propozohet, përkrahet e mbështetet ajo.

Duke u nisur jo nga preferenca politike dhe as nga konsiderata dhe as nga simpati personale por nga ndjesia kombëtare së pari, ja pse edhe e mbështes Presidentin Thaçi për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën:

1-Thaçin e mbështes në kërkesën e tij e cila përputhet me Referendumin e shqiptarëve të Kosovës Lindore të vitit 1992 ku ata deklarohen edhe për Bashkimin me Kosovën, së cilës kjo krahinë i përket.

2- E mbështes sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kosovës Lindore, janë komuniteti më i diskriminuar në Europë ku shkelen liritë dhe të drejtat njerëzore si dhe ato kombëtare, pasojë e të cilave është pastrimi etnik dhe boshatisja në vijimësi edhe sot e këtyre viseve shqiptare nga popullsia shqiptare e këtyre trevave ,pasi shqiptarët atje trajtohen si qytetarë të dorës së dytë.

3- Tirana dhe Prishtina deri më sot nuk kanë treguar interesim dhe as qasje serioze për të ndihmuar, përkrahur e mbrojtur bashkëkombasit e vet në trojet e tyre në Kosovën Lindore përveçse sipërfaqësisht sa për të kaluar radhën dhe vetëm në mënyrë deklarative dhe emocionale kur ndonjë kryetar partie nga Tirana dhe personalite shtetëror nga Shqipëria :Kryeministër, President apo Kryekuvendar i kanë pritur në Tiranë apo i kanë vizituar shqiptarët në Preshevë, dhe janë mjaftuar vetëm me kaq .

Vetëm tani disa politikanë dhe intelektualë nga Shqipëria kanë filluar të flasin për reciprocitet të Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës pasi më parë as këtë reciprocitet as nuk e kanë përmëndur.

Pra, kërkesa e Thaçit për Bashkim të Luginës me Kosovën e ndërshqiptarizoi problemin shqiptar të Kosovës Lindore pra e bëri problem kombëtar gjithshqiptar , si dhe aq më tepër edhe e ndërkombëtarizoi atë ashtu siç e ka bërë më parë UÇPMB-ja, ashtu sikurse që e bëri dhe e ndërkombëtarizoi si kurrë më parë në histori Kosovën dhe Çështjen Shqiptare Lufta e Lavdishme dhe Heroike e UÇK-së.

4-E mbështes Presidentin Thaçi për faktin se përderisa nuk ka barazi dhe reciprocitet në krahasim me atë se çfarë lirish dhe të drejtash ka minioriteti serb në Kosovë me atë se çfarë kanë shqiptarët e Kosovës Lindore, ku serbët në Kosovë gëzojnë liri dhe të drejta si asnjë minoritet tjetër në asnjë vënd të botës, dhe përderisa nuk ka as gjasa që shqiptarët autoktonë në trojet stërgjyshore të tyre në Kosovën Lindore (sot akoma nën Serbi) që t’i fitojnë e t’i kenë po ato liri dhe të drejta të cilat i ka minoriteti i kolonëve serb në Kosovë, atëhere dhe prandaj është më se e drejtë që Kosova Lindore t’i bashkohet trungut të saj, Kosovës.

5- Thaçi ka plotësisht të drejtë kur kërkon Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën edhe si një sfidë ndaj Europës e cila sillet me dy standarte: ku nga njëra anë kërkon dhe mbron me fanatizëm minoritetin serb në Kosovë dhe nga ana tjetër bën shurdh-memecin dhe toleron diskriminimin serb të shqiptarëve të Kosovës Lindore, dhe prandaj mbrojtja dhe zgjidhja më e mirë dhe përfundimtare për trojet dhe shqiptarët e Kosovës Lindore është bashkangjitja e saj me Kosovën.

6-Agjenda “Thaçi” për Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën e cila është një e drejtë kombëtare e jona ka rëndësinë e saj të jashtëzakonshme të bërë ndonjëherë nga një politikan dhe përfaqësues i rangut të lartë shqiptar për Kosovën Lindore, dhe është ajo: Thaçi me këtë kërkesë legjitime si President dhe si një politikan i besueshëm ndërkombëtarish, i guximshëm dhe real e ka ndërkombëtarizuar si kurrë më parë në Europë dhe më gjërë Çëshjen Shqiptare të Kosovës Lindore e cila kërkon zgjidhje në kuadër të zgjidhjes së Çështjes së pazgjidhur në Ballkan, që është Çështja Gjithkombëtare Shqiptare.

Zgjidhja e të pazgjithshmes që është akoma Ballkani, ku kryesore është Çështja Shqiptare, përkrahet dhe mbeshtetet edhe nga aleati strategjk dhe miku i madh i shqiptarëve , SHBA-të, pa rolin vendimtar të tyre nuk do të ishte çliruar dhe as krijuar shteti i Pavarur i Kosovës që kemi sot.

Këtë duhet ta kenë mirë parasysh politika dhe politikanët shqiptarë si në Prishtinë dhe në Tiranë për të cilët kam një pyetjese se: a janë ata në gjëndje të bëjnë integrimin e Veriut shqiptar të Kosovës në shtetin shqiptar të Kosovës, dhe a janë ata në gjëndje për t’i siguruar, garantuar e mbrojtur liritë dhe të drejtat qytetare dhe kombëtare të bashkëkombasve të tyre në Kosovën Lindore apo edhe a janë ata në gjëndje për ta bërë vetë ata këtë me strategji politike e diplomatike , apo ta bëjnë edhe me luftë mbrojtjen dhe Bashkimin e Kosovës Lindore me Kosovën pa mbështetjen e SHBA-ve?!

Skënder Sadri KAPITI , Durrës. Autor i Librit “TRIUMFI I KOMBIT”



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks