SHKRIMI
e hënë, 10 dhjetor 2018

HILMI GASHI: USHQIM CILËSOR DHE I PRODHUAR NË KUSHTE KORREKTE TË PUNËS

Bern, 24 shtator 2018: Të dielën e ardhshme, qytetarët e Zvicrës votojnë për tri iniciativa nacionale. Dy prej tyre kanë në qendër të vëmendjes mënyrën e prodhimit të ushqimit tonë të përditshëm. Iniciative “Fair-Food” dhe ajo “për sovranitetin mbi ushqimin”. Sot do të thellohemi në iniciativën e parë.

Iniciativa “Fair-Food” kërkon prej organeve shtetërore të kujdesen që në Zvicër të lejohet dhe promovohet vetëm prodhimi i gjërave ushqimore, të cilat prodhohen duke respektuar standardet ekologjike dhe sociale. Sipas iniciatorëve gjerat ushqimore duhet prodhuar sa më afër ambientit natyrorë, duke respektuar natyrën dhe kushte korrekte të punës.

Standarde të larta edhe për importim të ushqimit

Gati gjysma e gjërave ushqimore, të cilat konsumohen në Zvicër, rrjedhin prej importit. Pra prodhohen nëpër ferma, fusha, plantacione dhe fabrika ushqimore dhe të mishit në shtetet e jashtme. “Me këtë Zvicra bartë edhe një lloj përgjegjësie, kur është fjala te kushtet e punës, nën të cilat prodhohen këto gjëra ushqimore”, thuhet mes tjerash në broshurën e komitetit iniciues “Fair Food Ja”. Iniciuesit kërkojnë që standardet e larta në cilësi dhe aspekte ekologjike të respektohen edhe në rast të importimit të prodhimeve ushqimore nga vendet e ndryshme të botës. Kjo duket mesa e logjikshme duke u nisur nga fakti, se sistemet e furnizimit me prodhime ushqimore të të gjitha vendeve janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, prandaj duket e logjikshme që ato duhet formuar dhe rregulluar së bashku dhe në drejtim të një zgjidhje të qëndrueshme. Kundërshtarët e Iniciativës

Ekspertiza dëshmon efektet pozitive për tregun

“Puna kërkimore e Qendrës ndërdisiplinore për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Mjedisit e zhvilluar në vendet sie Kenia dhe Bolivia tregojnë, se ekziston nevoja për tregje ku prodhohen dhe shiten prodhime ushqimore të qëndrueshme dhe cilësore si në tregjet regjionale ashtu edhe në ato globale”, thotë Juristja Dr. Elizabet Byrgi Bonanomi, profesoreshë dhe hulumtuese shkencore në fushën e Qëndrueshmërisë dhe të Drejtës. Njëkohësisht, kur është fjala te prodhimet e përpunuara ushqimore, duhet krijuar kushte që ato të prodhohen dhe shpërndahen në kushte të barabarta, duke mos i konkurruar prodhimtarinë e qëndrueshme me subvencionime të ndryshme shtetërore.

Në hulumtimin e saj, ajo ka dëshmuar se pjesa më e madhe e prodhimeve ushqimore -rreth 60 përqind- nxirren nëpër tregje ndërkombëtare nga vendet e zhvilluara anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Vendet më pak të zhvilluara si Afganistani, Bangladeshi etj. eksportojnë sot më pak se 1 përqind. Këto vende deri në vitin 1990 kanë qenë eksportues neto e tash janë bë importues neto të prodhimeve ushqimore, edhe pse 50 – 85 përqind e njerëzve në këto vende punojnë në sektorin e bujqësisë. Për krahasim me vendet e OECD-së ku në sektorin e bujqësisë punojnë vetëm 6.1 përqind e popullatës aktive. Vendet e zhvilluara anëtare të OECD-së mbrojnë bujqësinë e vendit me subvencionime dhe dogana të larta prej 282 Miliard Dollarë.

Sipas Dr. Byrgi Bonanomi, nisma “Fair Food” “nuk kërkon që të gjithë bujqit anembanë botës të prodhojnë sipas standardeve zvicerane. Iniciativa kërkon që të promovohen dhe mbështeten prodhimet ushqimore të kualitetit të mirë, të sigurte dhe të prodhuara duke e respektuar ambientin dhe në kushte korrekte të punës”.

Iniciativa dhe marrëveshjet ndërkombëtare

Kundërshtarët e iniciativës shprehen pro aspekteve dhe synimeve të iniciativës, por e luftojnë atë me argumentin se ky qëllim sjellë një seri të rregullimeve ligjore dhe pasiguri juridike, sidomos e sheh si problematike përputhjen me rregullat dhe konventat ekonomike ndërkombëtare.

Këto aspekte i ka hulumtuar dhe analizuar edhe Dr. Byrgi Bonanomi. Iniciativa, sipas saj, nuk bie ndesh me konventat ndërkombëtare dhe mund të zbatohet. Në këtë drejtim shumë vende njohin masa mbrojtëse në import të prodhimeve duke filluar prej ndalimit të importit, kufizimit të sasisë, ngritje të doganës për aspekte ekologjike dhe shumë të tjera. “Iniciativa lidhet me cilësinë dhe kushtet e mira prodhimit të gjërave ushqimore dhe prodhimeve bujqësore të cilat importohen për konsum në Zvicër”, shprehet ajo. Në lidhje me shanset për vendet në zhvillim, sie Kosova apo Shqipëria profesoresha Byrgi thotë se “Këtu kemi të bëjmë mes tjerash edhe me lehtësimin e qasjes në tregun zviceran për prodhime bujqësore, të prodhuara në mënyrë të qëndrueshme. Nëse zbatohen vazhdimisht , sistemet e qëndrueshme ushqimore në vendet eksportuese (sie për shembull Kosova) mund të mbështeten dhe promovohen në të njëjtën kohë (krijimi i një “mjedisi të përshtatshëm”)”.

Vendimin përfundimtar për Iniciativën “Fair Food” do ta sjellin votuesit zviceran të dielën më 23 shator 2018.

***



Dr. Elisabeth Bürgi Bonanomi


_________________________

Për më shumë Informacione

Ekspertiza e Dr. Elizabet Byrgi Bonanomi (Dr. Elisabeth Bürgi Bonanomi) në gjuhën gjermane. https://fair-food.ch/wp-content/uploads/2018/08/180809_ffi_Studie_NachhaltigeAgrarimporteInDieSchweiz_Agrarallianz-1.pdf

***

Faqja informuese për votuesit: https://www.easyvote.ch/abstimmungen/23-september-2018/fair-food-initiative/


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks