SHKRIMI
e hënë, 10 dhjetor 2018

ARIF EJUPI: NË PARLAMENTIN E GJENEVËS PËR HERË TË PARË EDHE NJË SHQIPTARE ME ORIGJINË NGA KOSOVA

Gjenevë, 2 tetor 2018: Në zgjedhjet e sivjetme të 15 majit për 100 (njëqind) vende aq edhe sa numëron Parlamenti i Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, kanë konkurruar shtatë parti dhe dy iniciativa qytetare me gjithsej 631 kandidatë.

Fushatën fillim e mbarim e ka përshkuar një frymë tejet korrekte dhe plotësisht demokratike, pa pasur rast të shënohet as edhe eksesi apo shkelja më e vogël.

Dëshirën e tyre për të qenë pjesë e këtij Kuvendi, me histori të bujshme parlamentare e kanë testuar edhe dhjetë shqiptarë të natyralizuar me origjinë nga Kosova.

Mirëpo, synimin e saj e ka realizuar me mjaft sukses vetëm zonja Xhevrie Osmani, me origjinë nga Gjilani i Kosovës, e specializuar në Shkencat Politike të Universitetit të Gjenevës.

Ajo, për suksesin e arritur shpreh mirënjohjen e saj ndaj udhëheqësve të Partisë Socialiste të Gjenevës, të cilët i dhanë besimin që të jetë e evidentuar në listat prioritare të këtij subjekti me ndikim në jetën politike dhe shoqërore të këtij kantoni.



E vetëdijshme për këtë privilegj zonja Osmani, iu qas pa zhurmë e publicitet punës, dhe në asnjë mënyrë nuk lejoi zhgënjimin e bashkëpartiakëve dhe të përkrahësve të saj të shumtë edhe jashtë partisë.

Për dallim nga kundër kandidatët e saj ajo ka zhvilluar fushatë të qetë dhe pa premtime boshe.

Si çdoherë e zellshme dhe fjalëpakë para elektoratit të saj është zotuar se gjatë mandatit të saj pesëvjeçar do të punojë ndershëm dhe në përputhje hëpërhë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Gjenevës.

Zonja Osmani, posedon përgatitje të duhur politike ngase para tre muajve ka hyrë në vitin e katërt të punës së saj si këshilltare në Bashkinë Meyrin të Gjenevës.

Veç kësaj ajo është në prag të mbrojtjes së një Masteri të Dytë në fushën e Administratës dhe Kriminalistikës, pranë Universitetit publik të Lozanës dhe atij të Bernës.

Njohës të shumtë të çështjeve politike në Gjenevë, mendojnë që elektorati është treguar i kujdesshëm në votën e tij.

Ai, ka përzgjedhur nga profile të shumta më të përgatiturit dhe më të merituarit. Bazuar në këtë fakt natyrisht që sistemi juridik, dhe ai ekonomik, si dhe hallkat e tjera shtesë të shoqërisë së këtij kantoni edhe në të ardhmen do të jenë efikase dhe të pakorruptuara.

Optimist se kjo legjislaturë gjatë mandatit të saj do të dalë nga të më suksesshmet, shprehet dhe Kryekuvendari 65 vjeçar Jean Romain, i cili në këtë pozitë nëse e kryen punën konformë Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, do të qëndrojë deri më 2023.

Ai,me rastin e organizimit të një solemniteti para 100 deputetëve të betuar të Parlamentit të Gjenevës, premtoi që krimi dhe korrupsioni do të luftohen ashpër dhe me të gjitha mjetet e mundshme.

Pastaj vazhdoi duke thënë që vetëm kështu ruhet Gjeneva, si qendër e diplomacisë ndërkombëtare dhe e investimeve kapitale, me afaristë nga më të suksesshmit në botë.

Andaj, të qenurit pjesë e një Parlamenti me traditë mbi dyqindvjeçare siç është ky i Gjenevës, është nder dhe krenari e veçantë, jo vetëm për zonjën Osmani, por edhe për komunitetin shqiptar, i cili në këtë Republikë dhe Kanton të Zvicrës, po shënon mbi tri dekada jete dhe pune.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks