SHKRIMI
e shtunë, 20 tetor 2018

GJEKË GJONAJ: NË NJU-JORK ADEM DEMAҪIT DO T'I NGRITET PËRMENDORE!

Ulqin, 3 tetor 2018: Nisma e grupit nismëtar për ngritjen e një shtatoreje (përmendoreje) Adem Demaçit në Nju - Jork është lajm i mirë dhe i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. Kjo ide e Këshillit Inicues në përbërje: Gjekë Gjonlekaj, Shefki Mexhuani, Gani Shehu, Naim Qelaj dhe Veton Grajqevci është e qëlluar dhe e shkëlqyeshme. Është ky një veprim i cili tregon qartë se ajo dinë të çmojë, të respektojë dhe të vlerësojë punën vetëmohuese, përpjekjen dhe sakrificën e veprimtarit të shquar Adem Demaçi në shërbim të lirisë, të drejtave njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve...

Kjo ikonë e Kosovës për diasporën shqiptare në Amerikë ka qenë simbol i qëndresës dhe përpjekjeve për liri e pavarësi. Atë çka ka qenë Nelson Mandela për afrikanët, thonë mërgimtarët, ka qenë Adem Demaçi për diasporën shqiptare në Amerikë. Simbol i rezistencës kombëtare, udhërrëfyes dhe zëri i ndërgjegjes popullore, mbrojtësi i të drejtave dhe lirive të atyre që nuk i përkasin kombit tonë. Në respekt të tij protestuesit në çdo demonstratë në Amerikë kanë brohoritur “Lirojeni Kosovën, lirojeni Demaçin”.



Adem Demaçi që nga viti 1990, pasi u lirua nga burgjet në ish-Jugosllavi dhe shpërbërjes së kësaj federate, ku qëndroi 28 vjet, ka bashkëpunuar ngushtë me diasporën shqiptare të Amerikës. Ka dhënë intervista në Kombet e Bashkuara, Zërit të Amerikës, gazetave më të njohura amerikane, ka mbajtur fjalime për liri, për pavarësi e barazi të Kosovës me republikat e tjera të Jugosllavisë së Titos.

Inkurajon fakti se emrin, veprën dhe punën e këtij heroi, atdhetari, luftëtari për të drejtat e njeriut, dijetari, shkrimtari, vizionari, e kalorësi të paqes, pas vdekjes së tij po e nderojnë edhe shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi. Të gjithë shqiptarët kurrë s’duhet t’i harrojnë fjalët e tij të para publike pasi u lirua nga burgu në një organizim të Shoqatës Shqiptare “Migjeni” në Lubjanë: “Populli ynë është me të vërtetë një popull heroik, një popull i guximshëm, një popull i papërkulur, një popull i paepur. Këtë nuk e themi sepse jemi romantik, sepse duam ta mashtrojmë vetëveten, por sepse faktet flasin kështu”.

Andaj, mërgimtarët shqiptarë në Amerikë, duke nderuar figurat e tyre historike, siç është njeriu legjendë, Adem Demaçi, dëshmojnë krenarinë me të kaluarën e ndritur dhe konfirmojnë përkushtimin për të ardhme më të mirë.

Ju lumtë bashkëkombasit e mi për këtë nismë (ide) fsinke që nderon komunitetin shqiptar në Amerikë në veçanti, dhe të gjithë shqiptarët në përgjithësi.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks