SHKRIMI
e hënë, 10 dhjetor 2018

NË PRISHTINË PROMOVOHET LIBRI ME OPINIONE PËR LUGINËN E PRESHEVËS

Pashtriku.org, 6 tetor 2018: Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, gjatë këtij vikendi, të javës së parë të tetorit, u promovua libri publicitar me opinione për Luginën e Preshevës, të autorit Nexhmedin Saqipit.

Promovimi i librit me opinione nga Lugina, në ambientin madhështor të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, e cila si asnjëherë më parë ishte e mbushur me adhurues të shumtë të librit nga të gjitha trevat e etnikumit shqiptar, u vlerësua lart nga kritikët letrarë dhe pjesëmarrësit e këtij evenimenti të lartë kulturor.

Për rolin dhe rëndësinë e librit me opinione nga Lugina e Preshevës, të autorit Nexhmedin Saqipi, foli redaktori i librit prof. dr. Sali Bashota, duke e cilësuar atë si një libër të rëndësishëm, që pasqyron realitetin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërmjet presionit, migrimit e integrimit.

“Ky libër ka shumë porosi, ka shumë tema, të cilat e kanë preokupuar në rrethana të zakonshme dhe të jashtëzakonshme autorin e saj, prandaj shumë kujtime, përjetime, qaste të përjetuara nga autori, janë paraqitur në këtë vepër me opinione”, u shpreh kritiku letrar Sali Bashota.

Po sa ta lexoni librin gjeni tri parime fundamentale e drejta e vërteta dhe liria përbërëse esenciale të shkruar nga autori ku flet për të drejtat shekullore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, theksoi në vazhdim të diskutimit të tij Bashota.

Libri freskon kujtesën për të gjitha ndodhitë në Luginën e Preshevës, tha recensenti Sevdail Hyseni,

“S`ka se si mos të na kujtohen gjithë ato zhvillime, ngjarje, bëma, nëpër të cilat ka kaluar vendlindja e autorit e cila sipas tij nuk ka qenë vetëm Luginë e luleve dhe gëzimeve, por edhe e dhembjeve, trishtimeve, nëpër të cilat kaloi vertikalisht, me kokën lartë, pa u përkulur dhe ligështuar asnjëherë”, tha Hyseni.



Lexuesi i këtij libri publicistik, tha më tej z. Hyseni, do të jetë shumë kurioz dhe i entuziazmuar për luftën e paepur mediale të gazetarisë shqiptare në Luginë të Preshevës, do të jetë shumë krenar për qëndresën heroike të shqiptarëve të kësaj Lugine, për ta ruajtur bërthamën etnike dhe identitetin kulturor e informativ, karshi një regjimi, i cili nuk kursente mjete e metoda për ta spastruar etnikisht nga hapësirat e këtij etnikumi, ku ata, gjithmonë, kanë qenë autoktonë.

Në vazhdim prof dr. Faik Shkodra, gjatë fjalimit të tij promovues, tha se “Dashuria për jetën dhe popullin, për lirinë dhe të vërtetën, për idealet e përflakura, për atdheun dhe traditat, kulturën dhe identitetin shpirtëror e kombëtar, e kanë frymëzuar Nexhmedin Saqipin të shkruaj veprën publicistike me titull të qartë e domethënës “Një libër me opinione për Luginën e Preshevës”.

Në vijim Shkodra, tha se autori i librit ka rritur të depërtoj në thellësi të vuajtjeve, të brengave e të shqetësimeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe këto konstatime e vlerësime mbi gjendjen e djeshme, të sotme e të nesërme e shqiptarëve të këtij rajoni, do të mbeten të kohshme te të gjithë ata që mbijetuan krizat e jetës së dhunshme nga shteti serb dhe vazhdojnë, mjerisht, të mbeten ende me këtë represion e mungesë lirie.

Kemi përshtypjen dhe bindjen se Nexhmedin Saqipi në këtë libër ka vërtetuar se, para së gjithash, është intelektual i guximshëm e i vyeshëm, është njeri me karakter të lartë dhe të pathyeshëm, si edhe është njeri me ideale të larta njerëzore e kombëtare, tha prof.dr. Faik Shkodra.

Në kuadër të promovimit të librit, moderatorja Ardita Behluli, e konsideroi të hapur debatin me lexuesit e librit, ku nga të pranishmit u paraqitën me diskutime: dr. Dali Emërllahu, dr. Beqir Hamidi, politologu Fehmi Ajvazi etj, të cilët dhanë vlerësime të larta për rolin dhe rëndësinë e këtij libri me opinione, që ka për lexuesit gjithandej hapësirave etnike shqiptare.

Në fund, autori i librit shprehu mirënjohje për të pranishmit dhe për gjithë ata që kontribuan për botimin e librit.

“Ne jemi munduar të prezantojmë gjendjen reale në Luginë të Preshevës, për atë çka mendon popullata e kësaj ane, me çfarë problemesh është ballafaquar në të kaluarën dhe çfarë e brengos në ditët e sotme”, deklaroi autori i librit me opinione Nexhmedin Saqipi.

Gjendja pezull, jeta e rëndë e përcjell me migrim dhe manipulimet e ndryshme politike janë shkas që shqetësojnë banorët e Luginës, të cilët nuk do të ndalen me kërkesa legjitime drejt realizimit të ëndrrës së tyre shekullore, u tha me rastin e promovimit të Librit me opinione për Luginën e Preshevës.

Vlen të ceket se Libri me opinione i publicistit Nexhmedin Saqipi, është publikuar në kuadër të Shtëpisë Botuese “Rozafa”, në Prishtinë dhe ndahet në katër kapituj: Në retrospektivë, Farsa politike dhe manovrat patriotike, Problemi i quajtur kufi dhe Intervista dhe biseda. Nëpër këto kapituj janë radhitur 22 opinione dhe tetë intervista dhe biseda të autorit, të cilat janë ndarë sipas karaktereve, vendit dhe kohës, kur ato janë zhvilluar dhe realizuar.

Promovimi i librit me opinione për Luginën e Preshevës, u përcoll nga medium të ndryshme me karakter nacional e lokal.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks