SHKRIMI
e mërkurë, 19 dhjetor 2018

SKËNDER SADRI KAPITI: ËSHTË DETYRIM KOMBËTAR QË KJO TAKSË TË RISHIKOHET, DHE TË HIQET PASI ËSHTË PENGESË PËR INTEGRIMIN GJITHKOMBËTAR

Durrës, 7 tetor 2018: Vetëm në Shqipëri ndodh që Shteti Kombëtar Amë si e quajnë dhe e admirojnë Shqipërinë shqiptarët e Kosovës të cilëve Qeveria Shqiptare u vendos taksë te larte për kalimin në Shqipëri; u vendos taksë të lartë shqiptarëve të Kosovës të cilët për 100 vite me përpjekje e qëndresë mbinjerëzore luftuan kundër kolonizatorit më barbar të Ballkanit, kunder serbëve. Dhe t’u vendosësh taksë bashkombasve të tu të cilët kanë qenë barrierë e fortesë njerëzore kundër synimeve shoviniste antishqiptare të Serbisë; t’u vendosësh barrierë taksimi atyre shqiptarëve të cilët gjithnjë kanë qëndruar heroikisht e patriotikisht kundër atyre të cilët janë munduar dhe kanë bërë gjithcka kanë mundur që ta asgjësojnë edhe Shtetin Shqiptar të Shqipërisë; t’u vendosësh taksë shqiptarëve të Kosovës , atyre të cilët janë vrarë, persekutuar e torturuar edhe për Shqipërinë dhe vetëm pse janë shqiptarë; dhe t’u vendosësh taksë për atë se ata vijnë ,udhëtojnë, vizitojnë dhe e duan Shqipërinë tani kur ata fituan lirinë e pavarësnë si dhe ëndrrën dhe lirinë për lëvizjen dhe për bashkimin kombëtar; dhe t’u vendosësh taksë atyre të cilët më shumë e kanë dashur dhe e duan Shqipërinë se jetën e tyre: kjo është vetëm pabesi, mosmirënjohje dhe kosovarofobizëm.

Mosareagimi ,indiferenca publike dhe paralizimi i shoqërisë civile; indiferenca e intelektualizmit servil e jopatriotik ; hipokrizia politike e opozitës dhe heshtja mediatike ndaj taksës korruptive qeveritaro-private së Rrugës së Kombit “justifikon” edhe meritën që ka shoqëria shqiptare për tu pajtuar me gjithçka çfarë bën e vepron pushteti dhe interesi i korruptuar i pushtetit dhe i pushtetarëve shqiptar në dëm të integrimit , në dëm të ndërtimit te shtetit ligjor dhe të interesave gjithkombëtare shqiptare, të demokracisë e prosperitetit .

Kjo përderisa nuk pati as reagim masiv dhe as solidaritet human kombetar e shoqëror proteste kundër kësaj takse të lartë dhe antikombëtare e cila është një gjobë për shqiptarët, sidomos apo më sakt këtë taksë qeveria shqiptare e vendosi apostafat për kosovarët, gjë që tregon se kjo qeveri dhe pa përjashtuar edhe të tjerë para saj “vuan” nga kosovarofobia.



Komuniteti i cili nuk i kushton vëmëndjen e duhur dhe nuk i përkushtohet interesit patriotik, publik dhe atij kombëtar mos ta gënjejë veten se do të arrijë rehatinë, qetësinë, sigurinë dhe mirëqënien personale, as atë familjare dhe as qetësinë shpirtërore ,as lirinë politike dhe as dlirësinë morale e humane.

Kur thuhet dhe emërtohet një Rrugë me emër të tillë të madh si “Rruga e Kombit”kjo nuk bëhet për ta mitizuar qeverinë apo politikën që e mori nismën për ndërtimin e saj si nje vepër që për nga rëndësia politike, ekonomike e strategjike mori jehonë gjithkombëtare. Kjo rrugë jo vetëm se duhet t’i shërbejë popullit dhe kombit dhe ajo vazhdon të ndërtohet (pasi nuk ka përfunduar) me paratë e popullit.

Pra, kjo rrugë i shërben Kombit sepse edhe Shqipëria e Kosova janë dhe i përkasin Kombit shqiptar.

Pra, Rruga është pronë kombëtare dhe as politike, as partiake e as private.

Dhe kjo Rrugë nuk duhet t’i jipej me koncension asnjë privati i cili nuk ka shpenzuar dhe as nuk ka investuar asnjë lek për ndertimin e saj.

Por kur një rruge të tillë strategjike kombëtare dhe me emërtesë autoritative patriotike , kur ajo tatohet kaq shumë shtrenjtë për të mbushur gropën e korrupsionit qeveritar , si dhe për faktin se kjo rrugë nuk ofron shërbimin e duhur e që nuk ka përfunduar, dhe për të cilën duhet të paguajnë një çmim shumë të lartë kryesisht pjesa kombëtare shqiptare që është në Kosovë dhe në Kosovë Lindore, kjo më nuk është rruga e kombit, por e zhvatjes dhe e grabitjes së asaj pjese të kombit e cila ka meritën më të madhe kombëtare shqiptare për sakrificat, vuajtjet dhe kontributin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptar të Shqipërisë .

Dhe për këto “arsye” politika e pushteti shqiptar i Shqipërisë për “integrimin gjithkombëtar” dhe për respekt e “mirënjohje “ua shpërblen me grabitje e zhvatje financiare kosovarëve që vijnë dhe e vizitojnë shtetin “Amë”, Shqipërinë.

Kjo vendimmarrje qeveritare duhet rishikuar edhe njeherë pasi është një ndërmarrje e veprim antikombëtarë , pasi qeveria shqiptare nuk bëri madje asnjë konsultë paraprake as me Shtetin Shqiptar të Kosovës.

Ky Vendim qeveritar taksimi , i cili edhe u kundërshtua fillimisht me proteste popullore, edhe nga biznesi, megjithse shume zbehte nga nje pjesë të politikës dhe ndonji medie e që shkaktoi pakënaqësi, mospajtim e refuzim dëshpërimi të madh te njerezit të cilët janë të detyruar për të udhëtuar në ata rrugë edhe për faktin se nuk ka alternativë tjetër kalimi për të ardhur banorët e Veriut të Shqipërisë në Tiranë dhe shqiptarët nga Kosova e Lugina e Preshevës për në Shqipëri.

Qeveria aktuale e Shqipërisë bën vetëm dukje e reklama simbolike të takimeve të qeverisë së Shqipërisë me atë të Kosovës por nuk bën asgjë reale e konkrete për integrimin ekonomik, doganor e strategjik mes dy shteteve shqiptare.

Por përkundrazi, tani vendos edhe një kufi tjetër si pengesë shtesë pa konsultim paraprak me Kosovën, gjë e cila ia nxjerr në shesh hipokrizinë patriotike Qeverisë së Tiranës.

Më shumë Qeveria e Tiranës është e interesuar për integrimin e Ballkanit Perendimor se sa për integrimin Shqipëri-Kosovë.

Shqipëria përkrah krijimin e një Tregu të Përbashkët të Ballkanit Perendimor ku më e favorizuara dhe kryesore e lider në këtë treg do të ishte Serbia e cila jo vetëm se nuk e ka njohur Kosovën por vazhdon me të gjitha kapacitetet e saj politike e diplomatike që të pengojë njohjet ndërkombëetare për Kosovën.

Kjo taksë më e fundit për Rrugën e Kombit është në vazhdën e pengesave korruptive dhe të monopoleve pranë qeveritarëve shqiptarë të cilët pengojnë krijimin e Tregut të Përbashkët Ekonomik shqiptaro-shqiptar, Shqipëri-Kosovë .

Kjo deri diku edhe tregon edhe se sa larg interesit kombëtar është politika në Shqipëri , apo ajo nuk e ka as si vizion, as si projekt dhe as si vullnet Bashkimin Kombëtar.


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks