SHKRIMI
e diel, 16 dhjetor 2018

SEJDI GEGA: FLAMURI KOMBËTAR QË RUHET (PËR 50 VITE) ME FANATIZËM NGA FAMILJA E HAXHI ZEKË BAJRAKTARIT

Winterthur, 8 tetor 2018: 50 vite më parë (1968), shpërthyen demonstratat e studentëve shqiptarë të Kosovës, të cilët kërkuan të drejtat e tyre kombëtare: përdorimin e Gjuhës shqipe dhe të Flamurit Kombëtar. Këto demonstrata ishin kthesa kryesore në rrjedhat politike të Kosovës.

Një demonstratë e ngjashme, do të organizohet edhe në Therandë (ish-Suharekë). Pjesëmarrësit aktivë dhe organizatorët e demonstratës së Prizrenit: Isa Demaj, Meriman Braha, Zymer Neziri, Haxhi Bajraktari dhe Isa Morina, vendosën që në Therandë të mbahet demonstratë më 8 tetor 1968, pikërisht në ditën e martë, kur ishte ditë tregu në këtë qytet. Përgjegjësinë për organizimin e demonstratës, u vendos ta ketë Haxhi Bajraktari, mësues në shkollën fillore të fshatit Nishor.

Në vitin 1968, në Therandë, funksiononte gjimnazi dhe paralelja e ndarë e Shkollës Normale të Prizrenit ku përgjegjës i kësaj shkolle ishte Isak Bajraktari. Haxhi Zekë Bajraktari, ky atdhetar i ri do ta vizatojë me përkushtim të madh, me tush, shqiponjën dy krerëshe në sfonin e kuq në pëlhurë gjatë tërë natës, duke ia mbajtur llambën e vajgurit mbi kokë për t`i bërë dritë, e motra, Fatime Bajraktari-Muqa.



Atëherë isha fëmijë dhe s’i kisha mbushur ende 14 vjet. Edhe ne nxënësit filluam të brengoseshim, për burgosjet e burrave, veçanarisht për burgosjen e mësuesit tanë të dashur, Shefki Muqaj. Në odën tonë dëgjoja biseda për FLAMURIN, për FAZLI Grejçevcin, ADEM Demaçin etj., i bëja pyetje vetes, vallë ç’është ky FLAMURI (mësuesit nuk na kishin shpjeguar kurrë në shkollë, në libra nuk e kisha hasur atëherë, fjalën Flamur e kisha ndëgjuar nga burrat në odë, kur thonin se mësuesin Shefki e kishin bugosur për Flamur etj), pse qenka i ndaluar ky Flamur të cilin, unë nuk e kisha parë deri këtë ditë.


Haxhi Zekë Bajraktari që e kishte vizatuar e ngjyrosur Flamurin dhe ndihmuar nga motra Fatime, me qetësi dhe me gëzim të pafund, për shkak të moshës, guximit, shkathtësisë dhe gatishmërisë që kishte gjimnazisti në Suharekë, Osman Hamdi Gegaj nga fshati Studençan (Gurrë), ia dorëzon atij dhe, më pas Osmani krenar do ta ngrisë lart, me shokët e shkollës që fillojnë defilimin nëpër qytet. Atë ditë ishte ditë tregu në Suharekë.

Unë, si fëmijë 14 vjeçar i strukur tek një kand i urës së qytetit, e përcillja me kureshtje një demonstratë të madhe, që s’kisha parë ndonjëherë më parë. Kurrë nuk kisha parë më parë burra dhe nxënës aqë të emocionuar, me brohoritje të zjarrta, i shihja tek brohorisnin me krenari parullat: "Kushtetutë - Republikë!", "Duam Universitet!" dhe "Rroftë Flamuri!". Brohoritjet e tyre të përcjellura nga shkëndijat e syve që u dukej sikur nxirrnin xixa të lirisë, brohorisnin me krenari, me dhembje e përmallim, si për një diçka që nuk kishin parë më parë, diçka që nuk e kishin përjetuar kurrë.

Gjatë defilimit, në menyrë mashtruese policia, e ndihmuar nga bashkëpunëtorët, do ta rrëmbejnë Flamurin nga një shtyllë, ku e kishin vendosur nxënësit dhe e mbyllin në një librari. Me të dëgjuar qytetarët se, flamuri gjendet në librari, ata të revoltuar pa masë, rrëmbejnë drunjtë para një furre të bukës, nga kuajt dhe gomarët që i kishin sjellur për t’i shitur. Kështu, të revoltuar pa masë dhe të vendosur edhe për të vdekur, do ta nxjerrin Flamurin nga Libraria. Duke brohoritur parulla demonstruesit kërkojnë që, Flamuri të vendoset në një shtyllë elektrike. Hysen Muharrem (Balia) Kabashi nga fshati Sopi i gëzuar shumë dhe i bekuar nga demonstruesit dhe vëllau i tij i madh, Arif Muharrem Kabashi, do ta vendosë në shtyllën elektrike të lartë mbi 6 metra.

Roje rreth Flamurit bënin xhaxhallarët e mi, nipat shtatëlartë; Azem, Rruste e Halim Gashi më babin e tyre Veliun, kushërinjtë poashtu shtatëlartë: Shefki e Dervish Gashi, Haki Kuqi, Rrahman Kryeziu, Miftar Bajraktari e shumë burra tjerë nga qyteti e fshatrat: Bukosh, Sopi, Dubravë, Studençan, Mushtisht, etj.

Atë ditë Theranda gumëzhinte nga njerëzit që kishin ardhur nga të gjitha fshatrat e rrethinës, në ditën e tregut. Pa u hamendur fare, pothuaj të gjithë iu bashkëngjitën gjimnazistëve dhe normalistëve dhe brohoritën parullat "Republikë - Kushtetutë!". Për disa orë, demonstruesit marshuan në rrugën kryesore të Therandës duke kënduar pandërprerë këngë për flamurin.

Shqipëria do të nxjerrë një këngë për këtë demonstratë, e cila këndohej nga Radio Kuksi dhe dëgjohej anëembanë Kosovës.

Kush e ngrit flamurin më i pari

Osman Gegaj, Bajraktari,…

… Ramadan, o faqe zi,

pse e hoqe flamurin kuq e zi ?!!!..


Pas gjitha këtyre ngjarjeve, më vonë edhe unë e kuptova mirë se përse u bë demonstrata, se përse qenka aq i dashur ai FLAMUR; e kuptova se kur një populli i mungon liria, ai shpalos FLAMURIN e vet dhe, me te në ballë, duke u betuar lufton për lirinë e tij.

Qe 50-vite, Flamuri ruhet me fanatizëm nga familja e Haxhi Zekë Bajraktarit. Flamurin, kanë mundur ta ruajnë dhe gjatë viteve të luftës në Kosovë, gjatë ndjekjes dhe përzënjes me forcë nga Kosova, në «Maqedoni» e Shqipëri.

Gjithmonë optimizmin e mosshuarjes si komb, shqiptarët e kanë përforcuar nga Flamuri dhe Himni Kombëtar.

Shqiponja dykrerëshe e zezë me sfondin e kuq, me këtë flamur u bë edhe betimi në aktivitete ilegale edhe në luftën e fundit në Kosovë, nga UÇK-ja në Luginën e Preshevës dhe në «Maqedoni».

Flamuri Kombëtar Shqiptar - kuq e zi - radhitet i 5-ti në listën e Flamujve, më të vjetër në botë.

RROFTË FLAMURI YNË KOMBËTAR!


kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks