SHKRIMI
e diel, 16 dhjetor 2018

DILAVER GOXHAJ: REAGIM NDAJ EMISIONIT T脣 TV-DUKAGJINIT, T脣 DAT脣S 10 TETOR 2018!

Tiranë, 12 tetor 2018: Duke ndjekur emisionin e TV Dukagjinit , me titull: “Të pathënat për U要K-në”, të përgatitur prej gazetarit të atij Tv, Ermal Panduri, transmetuar në datën 10 tetor 2018, ku kanë folur zotërinjtë: bashkluftëtari i Zahir Pajazitit Fadil Begu, kryetari i Organizatës së Veteranëve të U要K-së për Shqipërinë Sokol Poga, Komandanti i Qendrës Stërvitore të U要K-së në Helshan, kolonel Maliq Doçi, një prej furnitorëve kryesorë për formacionet e U要K-së prej Hasi në brendësi të Kosovës, Qamil Cahani, dhe autori i këtij reagimi.

Mirëpo, në fund të asaj interviste, gazetari Panduri i ka bashkangjitur edhe një intervistë të ish-oficerit nga Shqipëria, i njohur me emrin Spiro Butka, por de fakto mbiemrin e ka Buçka, i vetgraduar kolonel. Mirë ka bërë, e drejt e tij si gazetar. Por,sikundër do ta shpjegojmë më pas, kjo shtesë e tij është qëllim keqe.



- Dilaver Goxhaj -


Themi për Spiron “i vetgraduar”, për faktin se nuk e ka gëzuar kurrë atë gradë ushtarake sa ka qenë oficer efektiv në Ushtrinë e Shqipërisë. Kjo për arsyen e thjeshtë se, kur Spirua është liruar nga Ushtria e Shqipërisë , (në gjysmën e dytë të viteve ’70-të të shekullit XX), jo vetëm që Ushtria Shqiptare nuk kishte grada, por që të gëzoje atë gradë duhej të ishe minimalisht komandant Brigade (Regjimenti), ndërkohë që ai zotëri ka qenë shef stërvitjeje a shef operativ Brigade, që po të ishin gradat në atë kohë, do t’i takonte maksimalisht grada major, por kurrë kolonel. Por ky zotëri, me sa po duket, e ka qejf vetgradimin, pasi edhe kur krijoi Armatën Kombëtare Shqiptare (AKSH) në vitin 2003, për të cilën u fut edhe në listën e zezë të Presidentit të SHBA, Xhorxh Bush (i vjetri), edhe atëherë u vetgradua Gjeneral-Kolonel, (për t’u barazuar me Enver Hoxhën kur iu dha kjo gradë në Kongresin e Përmetit, 24 maj 1944, kur UN要SH vendosi gradat), dhe zgjodhi për pseudonim një emër e mbiemër madhështor për t’u paraqit si i lindur nga Zoti për beteja të mëdha ushtarake, Vigan Gradica. Edhe mbiemrin Gradica e ka zgjedhur për të na thënë se është Mehmet Gradica i kohës sonë! Kjo tregon se djallëzia e tij është e pa arritshme. Nëse nuk e ka nga djallëzia, atëherë ai është i sëmurë prej delirit të gjigando-manisë.

Por që të mos largohemi nga tema, z. Ermal Panduri përveç që i ka censuruar thëniet tona për “viganin” Spiro Buçka, por e mbyll qëllimisht atë intervistë me thëniet e tij. Dhe kuptohet se cili është qëllimi I këtij gazetari: që t’i paraqesë të pavlera e të paqena gjithçka folën e treguan parafolësit, protagonistët e vërtetë të atyre ngjarjeve që ata trajtuan e folën për operacionin “Shigjeta”, si dhe për çështjen e të qënit të Spiro Buçkës dëshmitar preferencial i Prokurorit Elez Blaka.

要’është gjithë kjo dashuri dhe përkrahje e prokurorëve dhe e gazetarëve në Kosovë ndaj një magazinieri të U要K-së që vepronte gjatë luftës në qytetin e Kukësit dhe kurrë në Kosovë, madje i përkrahur pa rezerva edhe nga z.Azem Syla, e i mbështetur pas lufte edhe nga shumica e ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të U要K-së?! Ku vallë flen lepuri?

Dhe ajo që është interesante në intervistën e Spiro Buçkës, në këtë emision, është shprehja e tij: “Unë, po të kisha 3000 ushtarë do ta çliroja vetëm Prizrenin”. 要’paska humbur Kosova një fat të madh!

Kjo deklaratë pompoze e Vigan Spiro Buçkës tregon se, ky zotëri ose nuk ka pirë ilaçet kur ka dhënë intervistën, ose nuk e kanë çuar për ta vizituar te mjeku psiqiatër. E themi këtë për vet faktin se ai bie ndesh me ato çka ka thënë në shumë shkrime të tij. Në ato shkrime, Ai është deklaruar se na paska qenë emëruar nga Azem Syla zëvendës Komandant i Operacionit “Shigjeta”. Madje ka deklaruar edhe tjetrën: e ka komanduar atë luftim, (le ta quajmë operacion), nga një largësi 20-30 kilometra larg, pasi, sikundër tregojnë të gjithë pjesëmarrësit në të quajturin Operacioni “Shigjeta”, ai ka qnë në një zyrë në ish-Uzinën Mekanike të Kuksit!

Dhe kjo duhet të jetë një risi në artin ushtarak botëror dhe jo vetëm shqiptar, që ta drejtosh luftimin nga një zyrë pa dritare dhe në një largësi të tillë, duke mos qenë nevoja ta shohësh fare as frontin e jo më vijën e parë të luftimeve.

Mirëpo, dimë që në mal të Pashtrikut dhe në Koshare u grumbulluan e u angazhuan në luftim gati 5000 ushtarë. Nëse do të pranojmë se ky zotëri ka qenë zevendës komandant i atij opracioni të planifikuar nga Shtabi Përgjithshëm(dhe jo nga ministri Azem Syla, sikundër na e paraqet ky, në disa dokumenta me nënshkrimet e Azem Sylës), si është e mundur që nuk e çliroi Prizrenin? Dhe kjo do të ketë ndodhur për faktin se kanë qenë më shumë ushtarë se sa i duheshin Spiros, ishin 5000 dhe jo 3000, prandaj nuk e ka marrë mundimin ky “trim vigan” që ta çlironte Prizrenin! Sa të humbur paskemi qenë!

Ngaqë kanë qenë 5000 dhe jo 3000 luftëtarë, prandaj ky zevendës komandant operacioni nuk mundi të çlironte edhe ato 300-1000 metra të territorit të Republikës së Shqipërisë që ishin pushtuar e fortifikuar nga forcat serbe, prej Qafës së Prushit e deri Gorozhup. E paskemi vrarë mendjen kot se pse nuk u realizua detyra për hapjen e korridorit të furnizimit si në Koshare edhe në Pashtrik, ngaqë kanë qenë më shumë se sa i nevoiteshin Viganit Spiro Buçkës.

Pse nuk na e ka thënë më parë ky vigan, që mos të ishim lodhur kaq shumë.

Dhe me këtë deklaratë mburavece të këtij “trim vigani”, gazetari Ermal Panduri na e mbyll intervistën e “të pathënave për U要K-në”. Turp, e faqe e zezë, kur duan të na i paraqesin si të vërteta këto broçkulla mburavece të një ish-oficeri të përjashtuar nga tre ushtri, (dy shqiptare e një ndërkombëtare), si i padenjë për të qenë oficer ushtrie: nga Ushtria e Republikës së Shqipërisë, nga Ushtria e Kosovës (TMK-ja) dhe nga KFOR-i .

Tiranë, 11.10.2018

_____________________

Debat Plus - Të Pathënat e Luftës së UÇK-së

https://www.facebook.com/tvdukagjiniofficial/videos/1846253795429326/



kthehu

SHKRIMET E FUNDIT

FOTOLAJM

FOTODËSHMI

  • Deshmoret e Kombit
  • Xhemajli Berisha
  • Shaban, Adem e Hamëz Jashari
  • Mehë Uka
  • Tahir Sinani
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
  • Xheladin Gashi - Plaku
  • Jashar Salihu
  • Xhemajl Fetahaj
  • Agim Ramadani
  • Indrit Cara - Kavaja
  • Mujë Krasniqi - Kapuçi
  • Abedin Rexha - Sandokani
  • Fehmi i Xheve Lladrovci
  • Remzi Ademaj, Xhevat e Seladin Berisha
  • Bekim Berisha - ABEja
  • Ilir Konushevci
  • Ismet Jashari - Kumanova
  • Luan Haradinaj
  • Adrian Krasniqi
  • Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu
  • Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani
  • Adem Jashari
  • Ahmet Haxhiu
  • Fadil Vata
  • Ukshin Hoti
  • Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
  • Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha
  • Jusuf Gërvalla dhe Kadri Zeka
  • Naser Hajrizi
  • Adem Demaçi
  • Metush Krasniqi
  • Zekeria Rexha
  • Xheladin Hana
  • Musine Kokollari
  • Marije Shllaku
  • Gjon Serreçi
  • Qemal Stafa
  • Mulla Idriz Gjilani
  • Shaban Polluzha
  • Avni Rrustemi
  • Azem e Shote Galica
  • Asdreni
  • Migjeni
  • Ndre Mjeda
  • Shtjefën Gjeqovi
  • Faik Konica
  • Fan Noli
  • Gjergj Fishta
  • Bajram Curri
  • Isa Boletini
  • Idriz Seferi
  • Hasan Prishtina
  • Luigj Gurakuqi
  • Ismail Qemali
  • Dedë Gjo Luli
  • Çerqiz Topulli dhe Mihal Grameno
  • Mehmet Pashë Deralla
  • Vaso Pashë Shkodrani
  • Naum Veçilharxhi
  • Haxhi Zeka
  • Mic Sokoli
  • Naim Frashëri
  • Sami Frashëri
  • Sylejman Vokshi
  • Ymer Prizreni
  • Ali Pashë Gucia
  • Abdyl Frashëri
  • Jeronim De Rada
  • Marko Boçari
  • Bubulina
  • Pjetër Bogdani
  • Lekë Dukagjini
  • Gj.K.Skënderbeu
  • Teuta
  • Kostandini i Madh
  • Leka i Madh
  • Iliria

VIDEO

Selver Mackaj 2

Selver Mackaj 1

Copyright © 2006 - 2012 Portali Pashtriku.org - Të gjitha të drejtat e rezervuara.     Zhvilluar nga: AlbaProject Networks